Ad imageAd image

Palestinezët mblidhen me mijëra në protestë për kufirin Gaza-Izrael

1 min lexim

Palestinezët në Gaza kanë marshuar me qindra, në kufirin Izrael për një protest më shumë se 6 javore.

Zyrtarët palestinezë thonë se një fermer dhe një protestues janë vrarë dhe dhjetëra demonstrues u plagosën nga ushtarët Izraelit.

Ushtria izraelite raportoi “trazira” në gjashtë vende dhe tha se ajo ishte “duke gjuajtur drejt nxitësve “.

- reklamë -
Ad imageAd image

Palestinezët kanë ngritur pesë kampe pranë kufirit për protestën, të quajtur ‘’Kthimi I marsit të madh ‘’ .

Arsyeja e protestës

Protesta e Marsit të Madh të Kthimit filloi të premten, pasi 30 marsi shënon Ditën e Tokës, e cila përkujton vrasjen e gjashtë protestuesve nga forcat izraelite të sigurisë gjatë demonstratave mbi konfiskimin e tokës në vitin 1976.

Protesta është planifikuar të përfundojë më 15 maj, të cilën palestinezët e quajnë Nakba (katastrofa) dhe që shënon zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve gjatë konfliktit të krijimit të Izraelit në vitin 1948.

Palestinezët kanë kërkuar për një kohë të gjatë të drejtën e tyre për t’u kthyer, por Izraeli thotë se ata duhet të vendosen në një shtet të ardhshëm palestinez në Gaza dhe në Bregun Perëndimor.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull