Ad imageAd image

Spanjë, jo vetëm e ngordhur, por edhe plot mbeturina, ja çfarë u gjet në bregdetin spanjoll

1 min lexim

Një tjetër balenë është gjetur e ngordhur buzë detit pasi kishte përtypur plot 29 kilogramë mbeturina në ujërat e Murcias, Spanjë.

Fotografia e trishtë është përhapur me shpejtësi në internet duke na kujtuar sesi po e dëmtojmë ekosistemin ujor për shkak të hedhjes së mbetjeve plastike të padekompozueshme.

Një grup aktivistësh të mbrojtjes së ambientit hetuan ngordhjen e balenës dhe zbuluan se kishte ardhur si pasojë e përtypjes së 29 kg mbetje plastike që më pas i kishin shkatërruar stomakun.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas autopsisë ata panë se balena kishte përtypur litarë, qese plastike, rrjeta e bidona plastikë.

Kjo është balena e dytë që vdes brenda pak muajsh për shkak të përypjes së mbetjeve plastike.

Ndani këtë artikull