Ad imageAd image

Sulmi me mikrobus në Munster, nuk ishte akt terrorist

1 min lexim

Tragjedia e Munsterit, ku 3 persona u vranë nga një sulm me mikrobus, në fund rezultoi se nuk ishte një akt terrorist.

Sipas gazetës “Süddeutsche Zeitung”, autori i krimit ishte një 48-vjeçar vendas me probleme psikike.

“Bild” nga ana tjetër sqaron se agresori që përdori automjetin për t’u vërsulur mbi turmën e njerëzve, nuk ka qenë person i njohur për policinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai vrau veten menjëherë pas ngjarjes, duke përdorur një armë zjarri.

Policia gjermane ka kontrolluar apartamentin e 48-vjeçarit për të zbuluar nëse mbante lëndë shpërthyese e po kontakton edhe me ata që e njihnin.

Mediat raportojnë se 6 prej 20 të lënduarve nga incidenti, janë në gjendje të rëndë. Tragjedia ndodhi në restorantin tradicional ‘Kiepenkerln’.

Kryebashkiaku i Munsterit, Markus Lewe tha në komentet për shtyp se i gjithë qyteti mban zi për këtë ngjarje të tmerrshme, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave si dhe shpresën për shërim të shpejtë të të plagosurve.

 

Ndani këtë artikull