Ad imageAd image

Aksident i rëndë në Kukës/ 14-vjeçari në luftë me vdekjen

1 min lexim

Një fëmijë 14- vjeçar është plagosur rëndë në një aksident automobilistik në fshatin Lusen në Kukës, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se 14 -vjeçari me iniciale I.L., i është ngjitur nga pas një automjeti në lëvizje, por është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.

I dëmtuari u dërgua për mjekim më të specializuar me helikopter në spitalin e Tiranës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një hetim ka nisur me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndani këtë artikull