Ad imageAd image

Berat/ Plagosin me mjete të forta 40-vjeçarin, në pranga vëllezërit

1 min lexim

Policia e Beratit  ka vënë në pranga dy vëllezër pasi kanë plagosur me mjete të forta një 40-vjeçar.

Autorët e ngjarjes janë shtetasit Tiliano Asko, 30 vjeç dhe Safet Asko, 23 vjeç nga fshati Goriçan. Vëllezërit kanë goditur me mjete të forta dhe grushta 40-vjeçarin E.S, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, raportohet nga burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull