Ad imageAd image

Video/ Ulërimat e familjarëve pranë makinës, dalin pamjet e reja të shpërthimit në Fier

1 min lexim

Të tjera detaje janë zbuluar nga policia lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, shtetasi Ervin Memo 38 vjeç.

Shpërthimi ndodhi sapo 38-vjeçari po hynte në makinën e tij, çka do të thotë se ka qenë i telekomanduar.  

Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshimet janë se atentati me eksploziv ndaj Memos mund të ketë lidhje me konfliktet e pronësisë të familjes së tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mësohet se grupi hetimor po heton në dy pista: hakmarrja dhe konflikti për pronat.

Makina ishte parkuar afër banesës, në momentin që Demo është ulur në sedilje ka shpërthyer eksplozivi. Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit.

Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivit.

Nga të dhënat mësohet se gjandja shëndetësore e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën.

Ndani këtë artikull