Ad imageAd image

Pasaporta më e rrallë në botë, ja cili vend e ka…

1 min lexim

Pasaporta është mjeti me të cilin lëvizim në shtete të tjera. Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.

 

Në botë është një pasaportë shumë e rrallë dhe e vështirë për tu gjetur, pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Është fjala pikërisht për pasportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës. Sipas “The Independent”, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.

 

Ky urdhër u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor. Urdhri i kushtoi shumë vëmëndje të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.

 

Me mbështetjen e mijëra vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.

pasaporta 2

Ndani këtë artikull