Ad imageAd image

Protesta dhe thirrjet “Kosova është Serbi”/ Kurti përgjigjet: Ekstremistët janë të inkurajuar nga Beogradi

1 min lexim

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Shkodra flet për protestën në ambasadën shqiptare në Serbi, ku një grup të djathtës ekstreme serbe kanë lëshuar thirrje “Kosova është Serbi”. Kurti u shpreh se ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe për këtë janë të inkurajuar nga Beogradi.

 

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithatë, Kurti nënvizoi se ata janë një pakicë e zhurmshme dhe e papërfillshme.

 

“Në Kosovë ka ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin. Ata janë një pakicë e papërfillshme dhe e zhurmshme. Besoj se në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi”,deklaroi Albin Kurti.

Albin Kurti ishte në Shkodër për të parë ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Vllaznisë dhe Prishtinës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vizita e kryeministrit Kurti në Shqipëri vjen një ditë përpara se të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

Ndani këtë artikull