Ad imageAd image

Belgjika paralajmëron veton për “Negociatat”, arsyeja është Azili

1 min lexim

Shqetësimi për shqiptarët që kërkojnë azil në Belgjikë i është shprehur sot organeve shqiptare nga sekretari belg i shtetit për Azilin dhe Migracionin Teo Fransken. Ai takoi në Tiranë drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Kufirit.

 Zyrtari belg foli edhe për përdorimin force nëse shqiptarët nuk do të respektojnë rregullat e lëvizjes në zonën Shengen

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian, veçanërisht Shtetet Anëtare si Belgjika, kanë patur një numër të konsiderueshëm të kërkesave për azil nga shqiptarët, më shumë se çdo shtetas tjetër evropian.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në Francë, shqiptarët ishin kontigjenti më i madh i azilkërkuesve në vitin 2017, më shumë se afganët, sudanezët, sirianët apo shtetasit e ndonjë vendi tjetër që është në krizë.

Europa, duke përfshirë Belgjikën, e cilëson Shqipërinë si një “vend të sigurtë”.  Kjo, megjithatë, nuk i ndalon autoritetet të shqyrtojnë kërkesat individuale për azil nga ai vend, në përputhje me Konventën e Gjenevës, e cila mbron viktimat e mundshme të persekutimit, për arsye racore, fesë, grupit social apo të opinionit politik, nga çdo vend. Aplikimet nga qytetarët e vendeve të sigurta trajtohen sipas një procedure të shpejtë, por për shqiptarët shkalla e miratimit është veçanërisht e ulët. Në Belgjikë është 5%.

Ndani këtë artikull