Ad imageAd image

Deliron Rama: Po e çoj në fund amanetin e Skënderbeut

1 min lexim

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave, ka dalë në një deklaratë për mediat dhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri foli tejet i ekzaltuar duke vënë në dukje herë pas here se sa i emocionuar ishte. Rama nuk hezitoi të përmendte as heroin kombëtar, Skënderbeun, duke u shprehur se do e çojë deri në fund amanetin e tij.

“Këto nuk janë dhurata dhe as gjeste bujarie, Evropa nuk bën dhurata, Brukseli sheh dhe njeh vetëm meritën. Është njohja e meritave tonë për të bërë shtet me reforma reale.  Sot është ngritur shtiza e flamurit Kuq e Zi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit. Do e çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeut, Rilindasve… që rrojtën në këtë vend pa e parë dot në vendin që i takon”, tha Kryeministri.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë zyrtarët e lartë të BE, u shprehën se ende ka shumë punë për të bërë. Eurokomisioneri Hahn theksoi se “shqiptarët nuk kanë kohë për t’u vetëkënaqur, pasi nuk jemi ende aty ku duhet.”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull