Ad imageAd image

Dhuna ndaj deputetëve të PD-së/ Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Ramës

1 min lexim

Vetëm pak minuta pas dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj deputetit të Partisë Demokratike Edmond Spaho, kryetari i saj Lulzim Basha ka postuar një status në faqen e tij “Facebook”, ku ka theksuar se sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës, kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.

Statusi i plotë

”Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel.”

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull