Ad imageAd image

Fitton tregon skandalin: 9 milion dollarë të dhëna nga Sorosi shkuan për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama

2 min lexim

Tom Fitton president i  Judical Watch,ka treguar për televizionin amerikan Fox NEWS se si Soros, një miliarder i krahut të majtë hungarezo-amerikan, i ka përdorur paratë e dhëna nga Administrata Obama për të nxitur ‘reformën’ e sistemit gjyqësor shqiptar.

Fitton tregon se si administrata e Obamës dërgoi rreth 9 milionë dollarë për një grup të quajtur ‘Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim’, organizatë që financonte aktivitetet politike në Shqipëri.

Paratë sollën fuqizimin e qeverisë socialiste dhe të Edi Ramës në Shqipëri”, tha Fitton.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas tij, fondet ndihmuan në sponsorizimin e sondazheve që ‘prodhuan rezultate të tipit, 91 për qind të mbështetjes pro-qeverisë ose thënë ndryshe pro-Sorosit që po financonte Reformën në Drejtësi’.

JË thotë se kjo reformë i shërbeu qeverisjes së majtë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, është kreu i Partisë Socialiste prej më shumë se një dekadë.

Sipas Fitton, e keqja më e madhe lidhet edhe me faktin se, Soros financon qeveri që janë kundër SHBA-së.

Fitton tha se Soros ose grupet e tij të lidhura janë me organizata aktive kundër Amerikane në Hungari, Guatemalë dhe Kolumbi.

Ai pretendoi se organizata e lidhura me Sorosin kanë këshilluar dhe kanë bërë politikën e amerikane ndaj Shqipërisë.

Gjashtë ligjvënës të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah) i kërkuan sekretarit të shtetit të atëhershëm, Rex Tillerson, të bënte një hetim në çështjen Soros-Shqipëri.

Por duket se ky hetim ka nisur tani.

Nën akuzë nga JË është edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ky i fundit ka mohuar gjithçka.

Çështja po merr një pasqyrim të gjerë në SHBA nga mediat konservatore.( syri.net)

Ndani këtë artikull