Ad imageAd image

“Haki droga” merr post të rëndësishëm nga Edi Rama

1 min lexim

Nuk kanë të mbaruar skandal e kësaj qeverie.

Edhe pse është akuzuar nga opozita se ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës, duket se kryeministri Edi Rama nuk e ka problem që ta emërojë atë në një post të rëndësishëm.

Haki Çako nga dita e sotme do të jetë këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kur në krye të Policisë së Shtetit ishte Çako, shumë prej drejtuesve të policisë, u përfshinë në trafikun e drogës dhe lejimin e kanabisit.

Në fakt, edhe pse kur Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, nuk bëri të njëjtën gjë me Çakon.

Po ashtu, Rama e mbrojti edhe pas marrëveshjes që ai pati me kreun e PD-së Lulzim Bashën vitin e kaluar, ku lëshoi disa drejtorë të rëndësishëm, përveç Çakos.

Duket se Çako ka në dorë dosje që kërcënojnë Edi Ramën, çka e bën këtë të fundit që të përulet para kërkesave të tij.

Gjatë fushatës, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta e pagëzoi Çakon me nofkën “Haki droga”.

 /55News.al/

Ndani këtë artikull