Ad imageAd image

Ish vartësi i Ramës kërkon arrestimin e Kryeministrit

2 min lexim

Taksa për Rrugën e Kombit jo vetëm që për shumicën e shqiptarëve është një tarifë tejet e kripur, por është futur nga qeveria duke shkelur ligjin.

Është ky pretendimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili shprehet se është detyrë e kryeprokurores Arta Marku që ta çojë për kallëzim penal kryeministrin në lidhje me këtë çështje. Vasili shkruan se sipas Kushtetutës, taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore duhet të caktohen me ligj, një veprim të cilin kreu i qeverisë nuk e ka bërë për Rrugën e Kombit.

Statusi:

- reklamë -
Ad imageAd image

Kryeministri te ike,prokuroria te filloje ndjekjen penale pasi shkeli kushtetuten per taksen e rruges.

Kushtetuta e shqiperise eshte e qarte si drita e diellit. Ja cthote fjale per fjale:

“FINANCAT PUBLIKE

Neni 155

Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi

prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre

caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ky dhunues i kushtetutes ja ka vene ne qafe taksen e rruges se kombit njerezve te thjeshte PA LIGJE kuptoni pa ligj.

Ç’pret prokuroria akoma.. apo e kane zene per fyti dhe nuk guxon. E ka me te lehte prokuroria te procedoje e burgose njerezit e thjeshte,ndersa kryeministrin dhunues te kushtetutes nuk e procedon por e mbron dhe i ben sherbim antiligjit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull