Ad imageAd image

Ja si mashtron Rama, publikon në Facebook të punësuarit e para disa viteve

3 min lexim

Kryeministri Rama mashtron opinionin publik duke postuar në Facebook lajme për punësimet e bëra gjatë ditëve të fundit, por duke dalë blof sepse personat që publikon Rama janë punësuar para disa viteve. Që para 2 muajsh kur qindra familje u hoqën nga ndihma ekonomike simbolike prej 4 500 lekë në muaj dhe Rama u përball me reagimin e ashpër të opozitës, nuk i ndal postimet propagandistike në Facebook. Sipas tij, alternativa e kësaj qeverie është punësimi dhe jo lëmosha për të varfrit. Por kush janë të punësuarit? Le ti referohemi rastit të fundit që Kryeministri Edi Rama postoi në facebook mëngjesin e sotëm (e martë).

“Me Suadën, që tregon se si nisja e punës qoftë edhe me një rrogë të ulët është baza e rritjes profesionale dhe e ngjitjes së shkallëve të pagesës, për këdo që ka ambicie për më shumë e vullnet të fortë për punë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Kush është Suada Çeka, që Kryeministri e bën personazh publik? Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit gjejmë se Suada është punësuar në shtator të vitit 2015 pranë kompanisë “Forschner Albania”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Suada Çeka, 29 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është regjistruar prej kohësh pranë Zyrës tonë. Ka qënë pjesë e Programeve të Nxitjes së Punësimit pranë një shtypshkronje. Tashmë, finalizuam me sukses së bashku punësimin e saj tek “Forschner Albania”.Urojmë shumë suksese për Suadën!”, shkruhet në faqen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në shtator 2015.

Një muaj më pas në tetor 2015 po kjo faqe shkruan: “Në ambientet e punës së “Forschner Albania” takojmë Ajshe Goga, Elvana Tafa, Brunilda Stafa dhe Suada Ceka, . punonjëset më të reja të kësaj kompanie, ndërmjetësuar nga ne. Falënderojmë kompaninë “Forschner Albania” për mundësinë që i ofron kanditdatëve të zyrës tonë të punësimit”.

Pra, 1 e punësuar, 3 reklama! Dy herë nga shërbimi i punësimit e një herë nga Kryeministri.

Në çdo vend të botës kjo është një procedurë normale që ndodh rëndom në zyrat e ndërmjetësit, qofshin shtetërore apo private, ndërsa në vendin tonë kjo shihet si arritje qeveritare! RD

Ndani këtë artikull