Ad imageAd image

MASHTRIMI/PD ZBARDH LISTËN: JA KUSH ISHIN ZYRTARËT QË ‘BISEDUAN’ ME RAMËN NGA KUKËSI

2 min lexim

Zyra e propagandës e qeverisë vijon me mashtrimet e mëdha për shqiptarët. Rama nga Kukësi në fakt nuk bisedoi me qytetarë të zakonshëm por me vartësit e tij. Partia Demokratike ka zbardhur listën e zyrtarëve të drejtorive shtetërore që kanë dalë sot dhe kanë biseduar me Edi Ramën në një takim online, pasi kryeministri nuk shkon dot në Kukës.

Sipas PD-së, takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës.

Reagimi i plotë i PD-së:

- reklamë -
Ad imageAd image

Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.

Jaho Hoxha             – Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha           – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina            – Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu       – Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça       – Mësuese

Afrim Hoda             – OSHEE

Ledian Halilaj           – Zyra Punës

Skënder Ahmeti        -DAR

Çlirim Spahiu           – Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi             -Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota             -Drejtor i IKMT-së

Ndani këtë artikull