Ad imageAd image

MOSBINDJA CIVILE/ Ja cilat do jenë rrugët që do bllokohen të enjten

1 min lexim

Fushë-Kruja, Vora, Bradasheshi apo edhe aksi Lushnjë-Fier do jenë disa nga akset rrugore që do të bllokohen, pikërisht me nisjen e MOSBINDJES CIVILE, ditën e enjte.

Mosbindja civile është shpallur ditën e djeshme nga opozita e bashkuar dhe do të përfshijë një shumëlloshmërish aktesh protestuese, që nga bllokimi i rrugëve deri tek mospagimi i taksave.

Edhe kryetari i PD, zoti Basha zhvilloi pasditen e sotme takime të ndara me krerët e degëve, kryetarët demokratë të bashkive dhe me deputetët e PD-së, për të koordinuar aksionin e mosbindjes civile.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull