Ad imageAd image

Raporti i DASH/ Paloka: Pse po heshtin Rama, ministrat dhe të paguarit e Ramës?!

2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar ashpër në lidhje me heshtjen e Ramës dhe ministrave të tij apo edhe mediave për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se nuk gjejnë dot asnjë rresht për ta kapur si gjë pozitive nga ky raport.

Statusi i plotë

“Asnjë reagim nga Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit!

- reklamë -
Ad imageAd image

Asnjë reagim nga asnjë prej ministrave!

Asnjë reagim nga asnjë prej funksionareve të “Rilindjes”!

Asnjë reagim prej mediave apo “analistëve” të paguar nga Rama

Te gjithë këta , që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeministrisë , bërtasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë”, për Raportin e Departamentit të Shtetit , kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!! Sigurisht këtë herë nuk dalin dot as të lexojnë fjali të shkëputura e të thonë me paturpësi ( siç kanë bërë në fakt herë tjetër) se raporti është pozitiv për qeverinë…

Zgjedhje të blera!

Qeveri e korruptuar në çdo degë!

Drejtësi dhe media të kapura e të shantazhuara. Tani ju mbetet vetëm të dalin e të thonë që Departamenti i Shtetit nuk përfaqëson Departamentin e Shtetit…

Ndani këtë artikull