Ad imageAd image

Reagimi i Manjanit: Drejtësia i është dorëzuar Ramës, kjo është më e rëndësishmja

1 min lexim

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur që drejtësia i është dorëzuar Ramës dhe ky është alarmi më i madh. Duke komentuar për skandalin që thotë se janë dhënë të paktën 9 milionë dollarë për Xhorxh Sorosin për të financuar Edi Ramën dhe kapjen e drejtësi ndaj tij.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Që të mos shfokusohet vëmendja: Nuk ka shumë rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo! Ky mund të jetë një argument plus, por jo thelbësor. Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë! Ky është thelbi i problemit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë! Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës. Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij. Prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive.

Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion. Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi. Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik.

Ndani këtë artikull