Ad imageAd image

Rrezikonte mandatin, Saimir Tahiri rikthehet në Kuvend, pritet fjalimi i tij

1 min lexim

Ish-ministri Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe lidhje me grupin Habilaj është rikthyer sërish në Kuvend.

Tahiri po kërkon të shpëtojë mandatin e tij të deputetit, pasi ka 6 muaj që nuk flet në seancat parlamentare. Për këtë arsye ka regjistruar emrin e tij për të të folur në Kuvend.

Në momentin kur Tahiri sot po futej në Kuvend, gazetarët e kanë pyetur atë nëse ‘i trembej arrestimit’, por ish-ministri ka heshtur duke mos thënë asnjë fjalë.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull