Ad imageAd image

Tabaku hedh dyshimet e para: A fshihet qeveria pas falimentimit të “Gulf”?

2 min lexim

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar ditën e sotme lidhur me falimentimin e kompanisë së karburantit “Gulf”.

Duke sjellë në vëmendje një bashkëbisedim të gazetarëve me ministrin e Financave Arben Ahmetajn ditën e sotme, i cili nuk tha asnjë fjalë, për taksën e TVSH që do të paguajnë bizneset e vogla, Tabaku sqaron se qeveria e Edi Ramës bën vetëm propagandë.

 “Nuk foli as për kompaninë Gulf që para pak ditësh ka “vetëfalimentuar” pasi ka shitur miliona tollona karburant me çmim më të ulët se i tregut duke krijuar kështu një piramidë. Nuk foli as se kush janë pronarët e vërtetë të kësaj kompanie? As se pse kjo kompani njësoj si Armo ka taksa e tatime të papaguara? Nuk foli megjithëse një vit më parë nisi një aksion për kontrollin e pikave të karburanteve. Nuk foli edhe pse kjo kompani fantazëm mbyllet sa hap e mbyll sytë dhe ne nuk dimë në ka paguar punonjësit e saj. Nuk foli ministri që betejën anti-informalitet e ka parullë për çdo rritje takse për qytetarët dhe bizneset por jo për kompanitë pas të cilave fshihen oligarkët e qeverisë”, shtoi ajo.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kjo është Shqipëria e propagandës, ajo ku i varfëri burgoset e klienti i qeverisë favorizohet. Ajo ku burimet natyrore shfrytëzohen e ku biznesi ndershëm ul qepenat”, mbylli reagimin e saj Jorida Tabaku.

Ndani këtë artikull