Ad imageAd image

Urbanisti i njohur: Qeveria shkon me duar në xhepa në Samitin e Triestes, Rama ska bërë asgjë për vendin

1 min lexim

Urbanisti i njohur Gent Kaprata u shpreh sot se qeveria Rama ka uzurpuar funksione të pushtetit vendor lidhur me menaxhimin urban, ku përfshihen kontrolli i territorit, lejet e ndërtimit etj.

Kaprata tha se Edi Rama ka bërë të kundërtën e asaj që duhej të bënte në procesin e decentralizimit.

“Shtetin shqiptar e ka bërë Ismail Qemali në 1912, sot kemi nevojë të modernizojmë shtetin dhe kjo bëhet duke përfshirë qytetarët në vendimmarrje dhe jo duke centralizuar pushtetin, duke bërë shtet policor”, tha Kaprata.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai akuzoi Kryeministrin se nuk merret me çështje të infrastrukturës urbane kombëtare, por merret me sheshet që i takojnë pushtetit vendor.

“Ka 5 vjet që nuk bëhet asnjë investim në infrastrukturën kombëtare, mungojnë projektet konkrete ndaj dhe ne nuk përfitojmë nga fondet, sikundër ndodhti nga Samiti i Triestes, ku qeveritarët tanë shkuan me duar në xhepa”, tha Kaprata. Sipas tij, Rama ka hequr dorë nga qeverisja qendrore dhe ka uzurpuar kompetencat e kryebashkiakëve, ndërsa ministrat janë kthyer në drejtorë.

Kaprata tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Kryebashkiakët, që janë kthyer në drejtorë të bindur ose jo shumë të bindur./syri.net

Ndani këtë artikull