Ad imageAd image

Simptomat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës

3 min lexim

E dëgjojmë termin “prostatë e zmadhuar” gjatë gjithë kohës, por çfarë do të thotë realisht?

Kur është e zmadhuar një prostatë?

Prostata është një gjëndër e vendosur poshtë fshikëzës dhe uretrës, tubi nëpërmjet të cilës del jashtë urina. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen uretër. Nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit, fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës, rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe shfaqen probleme gjatë urinimit.

Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës.

Cilat janë shkaqet e një prostate të zmadhuar?

Hiperplazia beninje e prostatës zakonisht shfaqet pas tëmoshuarit, ndërsa simptomat e një prostate të zmadhuar mund të shfaqen edhe pas të 40-ave. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, hiperplazia beninje e prostatës ose zmadhimi i prostatet prek rreth gjysmën e meshkujve të moshës 51-60 vjeç. Nuk dihet se çfarë e shkakton saktësisht këtë sëmundje, megjithatë, duke qenë se kryesisht shfaqet vetëm tek të moshuarit, ekspertët mendojnë se mund të ketë të bëjë me ndryshimet hormonale. Për shembull, me kalimin e moshës, burrat fillojnë të prodhojnë më pak testosteron, duke u rritur kështu përqinja e estrogjenit. Është e mundur që kjo të nxisë zmadhimin e prostatës.

Ka mundësi gjithashtu që një akumulim i hormonit dihydrotestosterone, që mund të vazhojë edhe pas rënies së niveleve të testosteronit, mund të shkaktojë rritje të qelizave të prostatës.

Cilat janë shenjat e një prostate të zmadhuar?

Në shumë raste, kjo hapje tubulare e prostatës bëhen e tendosur dhe shtrënguar me zmadhimin e prostatës. Prandaj fillojnë të shfaqen edhe problemet e para me vështirësinë për të urinuar.

Disa nga simptomat që paralajmërojnë për zmadhim të prostatës janë:

  • Ndjesia e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës kur përfundoni së urinuar
  • Nevoja për të urinuar sërish edhe pas 2 orësh pas urinimit
  • Urinim i shpeshtë natën (nokturi)
  • Urinim me ndërprerje
  • Nevojë për sforcim kur urinoni
  • Rrjedhje e dobët e urinës
  • Vështirësi në nxjerrjen e urinës

Çfarë duhet të bëni nëse mendoni se keni zmadhim të prostatës?

Prostata e zmadhuar do të thotë që madhësia e gjëndrës është rritur më shumë se normalisht – nuk është rritje kancerogjenem prandaj edhe termi mjekësor është hiperplazia beninje prostatike. Megjithatë, simptomat e prostatës së zmadhuar mund të jenë të ngjashme me kancerin e prostatës, prandaj nëse përjetoni këto shenja, është mirë të bëni një kontroll mjekësor. /Men’s Health /

Ndani këtë artikull