Ad imageAd image

‘Gjermani, shqipet po vijnë’/ Spanja dhe Italia nuk trembin ‘Tifozët Kuq e Zi’, reagimi në rrjetet sociale

1 min lexim

“Gjermani, shqipet po vijnë”! Ky është postimi i Tifozave Kuq e Zi, menjëherë pas goglave, të cilat për Euro 2024 na vendosën në Grupin B ndaj kundërshtarëve si Spanja, Kroacia, Italia.

As emrat e mëdhenj të futbollit europian duket se nuk trembin aspak mbështetësit e Kombëtares, që kanë përkrahur skuadrën gjithmonë.

Në shortin e hedhur në Hamburg, përveç personaliteteve të shumta të futbollit europian ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Ndani këtë artikull