Ad imageAd image

Kombëtarja e femrave i “rrëmben” barazimin Polonisë

1 min lexim

Ekipi kombëtar i femrave ka barazuar në sfidën e rradhës ndaj Polonisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Francë 2019”.

Në takimin e zhvilluar sot, në orën 17:30 në stadiumin “Osrodek Sportu i Rekreacji” në Wloclawek, të Polonisë, ekipi ynë i drejtuar nga Armir Grima ka arritur të barazojë dhe të marrë kështu pikën e parë në këto eliminatore.

Polaket kanë kaluar në avantazh në minutën e 2-të duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë të ndeshjes. Në pjesën e dytë ka qenë pikërisht Geldona Morina ku në minutën e 74-ët, falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, arriti të shënoj golin e barazimit për Shqipërinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shqipëria luajti me këtë formacion: Zani, Rrahmani (c), Bajraktari, Maliqi, Elezaj, Morina, Bajramaj (’73 Maksuti) Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.

Ndani këtë artikull