Ad imageAd image

NJË TJETËR INFARKT NË BOTËN E FUTBOLLIT/ ISH-MESFUSHORI I ÇELSIT NË LUFTË PËR JETËN

1 min lexim

Një goditje tjetër nga infarkti në botën e futbollit. Këtë herë bëhet fjalë për një ish lojtar të përfaqësueses angleze. Është pikërisht Rei Wilkins i cili pësoi një infarkt dhe tashmë po lufton për jetën.

Ish-mesfushori kombëtares që ka zhvilluar 84 ndeshje dhe madje në disa prej tyre kapiten, nuk ndodhet në një gjendje të mirë. Këtë e raportoi për “Daily Mirror” bashkëshortja e tij. Wilkins ka zhvilluar një karrierë në nivele shumë të larta. Ai ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të mira sic janë Çelsi dhe Mançester Junajtid përpara se të transferohej te Milani, ku u bë edhe më i famshëm.

Ai qëndroj aty për 3 sezone dhe zhvilloj gjithsej 105 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Wilkins provoj të luante edhe me PSG, QPR, Kristal Palas dhe Leiton Oriente. Pasi i dha fund të qënurit protagonist në fushën e blertë ai mbajti rolin e asistentit të Vialit dhe më pas të Ançelotit te Çelsi.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull