Ad imageAd image

Sezon i suksesshëm për Valon Berishën, ja kush ekip i madh e kërkon

1 min lexim

Ky ka qenë një nga sezonet më të suksesshëm për ekipin e Salzburgut, në të cilin luan dhe Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Valon Berisha, i cili këtë sezon ka arritur të shënojë 5 gola. Mesfushori i lindur në Malmo të Suedisë ka rënë në sy nga drejtuesit e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp, të cilët po vëzhgojnë gjendjen e Berishës.

Kosovari ka arritur të shënojë 10 gola në Europa League.

Skuadra e tij eliminoi gjigantët e Borusia Dortmund dhe Berisha bëri një paraqitje të shkëlqyer.

- reklamë -
Ad imageAd image

Po ashtu ylli i Salzburgut i shënoi me penallti edhe Thomas Strakoshës në sfidën e parë çerekfinale të Europa League me Lazion.

Ndani këtë artikull