Ad imageAd image

UEFA shkatërron Skënderbeun, 10 vite dënim

1 min lexim

Ashtu  siç ishte paralajmëruar UEFA dënon Skëndërbeun me 10 vite jashtë aktiviteteve të Europës dhe me 1 milion euro gjob.Vepra për të cilën korcarët akuzohen është manipulimi i ndeshjeve.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit në Europë e ka vendosur dënimin ndaj klubit korcar më 21 mars. Gjithashtu mësohet se klubi i Skëndërbeut ka gjithsej 60 ditë kohë për të kundërvepruar ndaj këtij veprimi që e shkatërron si ekip.

Dy inspektor të UEFA-s kishin përgatitur një raport paraprak për klubin korcar.Nga ta u raportua për rreth 53 ndeshje të manipuluara dhe për këtë arsye kërkesa ishte për një ndëshkim me 10 vite, gjë që sot u bë konkrete.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull