Ad imageAd image

Vlerësimi i mediave për Hysajn, kalon Dibalën dhe Mandzukiç

1 min lexim

Takimi që u zhvillua midis Napolit dhe Juventusit u mbyll me rezultatin 0-1 ku triumfues i ndeshjes ishte Napoli, duke rihapur kampionatin 4 javë nga mbyllja. Goli i Kulibalit i dha fitorentë kaltërve. Një fitore e merituar për skuadrën e Sarrit të cilët e dominuan takimin.

Një përfaqësim dinjitoz edhe për mbrojtësin e Kombëtares Elseid Hysajn, i cili u vlerësua shumë pozitivisht nga mediat. Shkodrani është shndërruar në një lider të mbrojtës te napolitanët.

Vlerësimi i medias pas,ndeshjes:

- reklamë -
Ad imageAd image

Goal.com.
Hysaj nota 7: Mundohet ti japë rritëm lojës, duke i zgjeruar nga krahët shpesh dhe me dëshirë. Nuk shkëlqen në krijimin e superioritetit numerik, por provon të jetë shumë solid.

TËM
Hysaj nota 7: Bën detyrën në korsinë e tij: i jep dinamizëm lojës dhe e kërkon gjithmonë pasimin. Përpiqet, me të drejtë, të rrezikojë sa më pak duke u limituar në daljet sulmuese. Dibala, për sa kohë qëndron në lojë, është kockë e fortë, por mbrojtësi shqiptar e mban “urtë”, me të mira apo me të këqija. Më pas bën detyrën edhe me Duglas Kostën, veçanërisht në momentet e fundit kur loja bëhet më e hapur./panoramasport

Ndani këtë artikull