A1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/a1/ Fri, 12 Jun 2020 06:13:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png A1 Archives - 55 News https://55news.al/tag/a1/ 32 32 Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian https://55news.al/globi/rrezohet-statuja-e-kristofor-kolumbit-ne-minneapolis-dhurate-e-nje-emigranti-italian/ Fri, 12 Jun 2020 06:13:06 +0000 https://new.55news.al/?p=164588 Turma njerëzish shkatërruan një statujë të Christopher Columbus në Minneapolis, të mërkurën. Statuja  që u skalit nga një emigrant italian dhe iu dha dhuratë qytetit nga italo-amerikanët e Minesota. “Statuja prej bronzi, 10 këmbë e lartë, u tërhoq nga baza e saj e granitit nga disa duzina njerëz, të udhëhequr nga një aktivist amerikan me […]

The post Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian appeared first on 55 News.

]]>
Turma njerëzish shkatërruan një statujë të Christopher Columbus në Minneapolis, të mërkurën. Statuja  që u skalit nga një emigrant italian dhe iu dha dhuratë qytetit nga italo-amerikanët e Minesota.

“Statuja prej bronzi, 10 këmbë e lartë, u tërhoq nga baza e saj e granitit nga disa duzina njerëz, të udhëhequr nga një aktivist amerikan me origjinë nga Minesota, njoftoi Reuters. Shkatërrimi i pronave, statujave  dhe objekteve të tjera vjen si pasojë e trazirave në qytetet amerikane, pas një valë protestash, që shëpërthyen për vdekjen e George Floyd. Disa nga rebelët me ngjyrë kanë filluar të rrëzojnë monumentet historike për të cilat ata konsiderojnë fyese.

Sipas një faqe në internet të qeverisë së Minneapolis, “Skulptura prej bronzi e gjatë prej 10 metrash e Christopher Columbus, iu kushtua atij në 12 tetor 1931 dhe u prezantua si një dhuratë nga italo-amerikanët e Minesota. Skulptura qëndronte në një bazë graniti të kuq, të zbukuruar me gdhendje e perla deti dhe peshqish në majë të sipërme dhe në të dy anët janë shqiponja me krahë të përhapur sipër sferave në formë globi.

Autori i saj ishte skulptori Carlo Brioschi dhe vepra u inaugurua më 12 tetor 1931. Pati përpjekje për restaurimin dhe ruajtjen e saj  në 1992.

Në vitin 2015, gazeta “MinnPost” raportoi se Brioschi “ishte një skulptor me origjinë italiane, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1899 – së pari në New York, ku ai do të punonte në Stacionin e Madh Qendror, dhe më pas në Shën Pali 10 vite më vonë.”

Shkatërrimi i statujës vjen pasi kryengritësit në Virxhinia të cilët gjithashtu rrëzuan një statujë të Christopher Columbus këtë javë.

“Daily Wire” raportoi:  Statuja e Christopher Columbus në Parkun Byrd u rrëzua rreth orës 9 pas mesnate, “pas një demonstrimi paqësor jashtë statujës për nder të indigjenëve”. Statuja u hoq nga themelet e saj, u shkatërrua, dhe iu vu zjarri dhe në fund e hodhën në liqenin e afërt.

 Gjatë fundjavës, protestuesit në Richmond rrëzuan një statujë të Gjeneralit të Konfederatës Williams Carter Wickham, e cila kishte qëndruar në Parkun Monroe që nga viti 1891. Ajo statujë u rrëzua dhe një protestues raportohet se urinoi mbi të para se të ikte. Një tjetër statujë në Parkun Monroe është ende në këmbë.

Javën e kaluar, Gov. Ralph Northam (D-VA) njoftoi se ai i kishte drejtuar Departamentit të Shërbimeve të Qeverisë së Virxhinisë për të hequr një statujë ikonike të Gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee, të pozicionuar në mes të Richmond në tokën në pronësi të shtetit.

Të mërkurën në mbrëmje, kryengritësit shkatërruan një statujë të Konfederatës në Virxhinia dhe, ndërsa statuja po binte, ajo goditi një njeri në kokë që raportohet se shkaktoi lëndime të rënda.

The post Rrëzohet statuja e Kristofor Kolumbit në Minneapolis, dhuratë e një emigranti italian appeared first on 55 News.

]]>
“Të gjithë duan një shans për të qenë të lumtur”- Rita Ora publikon videon kur ishte fëmijë dhe tregon vështirësitë si refugjatë: Jemi një rracë e vetme https://55news.al/show-biz/te-gjithe-duan-nje-shans-per-te-qene-te-lumtur-rita-ora-publikon-videon-kur-ishte-femije-dhe-tregon-veshtiresite-si-refugjate-jemi-nje-rrace-e-vetme/ Wed, 10 Jun 2020 19:09:57 +0000 https://new.55news.al/?p=164438 Rita Ora ka kujtuar vështirësitë me të cilat u përball kur ishte fëmijë në Angli për shkak se ishte emigrante. Ajo është shprehur se iu desh të përjetonte shumë gjëra për tu ndjerë e përfshirë në shoqëri. Knëgëtarja me origjinë shqiptare tha se çdokush dëshiron që të ketë mundësi për të qenë i lumtur dhe […]

The post “Të gjithë duan një shans për të qenë të lumtur”- Rita Ora publikon videon kur ishte fëmijë dhe tregon vështirësitë si refugjatë: Jemi një rracë e vetme appeared first on 55 News.

]]>

Rita Ora ka kujtuar vështirësitë me të cilat u përball kur ishte fëmijë në Angli për shkak se ishte emigrante.

Ajo është shprehur se iu desh të përjetonte shumë gjëra për tu ndjerë e përfshirë në shoqëri.

Knëgëtarja me origjinë shqiptare tha se çdokush dëshiron që të ketë mundësi për të qenë i lumtur dhe për të pasur një jetë të mirë.

Ndërsa bëri apel për krijimin e një mjedisi të mirë ku fëmijët të mund të rriten duke thënë se njerëzit nuk mund të gjykohen në bazë të ngjyrës së lëkurës apo prejardhjes së tyre.

Postimi i plotë:

Arsyeja përse dua të publikoj këtë video është t’iu tregoj veten time në korrikun e vitit 1994. Mendoj se thjesht ndihesha e lirë duke e parë këtë video dhe doja ta ndaja me ju. Pse e doja kaq shumë kameran? Edhe kur isha fëmijë. Shpresoj që kjo video t’iu bëjë të qeshni, thjesht duke parë jetën e një fëmije të lirë.

Kjo është ajo çfarë çdokush dëshiron, një shans për të pasur jetë të mirë dhe mundësi për të qenë i lumtur. Gjërat e thjeshta që të bëjnë të ndiheni të sigurtë, të shkosh në park duke ngrënë një akullore, të qenurit një fëmijë i lirë. Këto janë kujtimet që ne vlerësojmë. Këto janë momentet që na bëjnë neve këta që jemi kur rritemi. Le tu japim njerëzve një mjedis të jashtëzakonshëm ku mund të jenë fëmijë dhe të rriten. Kur prindërit e mi vendosën të transferoheshin nga Kosova në Angli ishte shumë e vështirë.

Mbaj mend që duhet të shihja dhe përjetoja disa gjëra, vetëm për t’u ndjerë e përfshirë në shoqëri, në mënyrë që një vajzë refugjate të kishte mundësi të lozte me vajzat tjera. Por, kur isha në parkun që shihni në video, më kujtohet se ndihesha e lirë. Racizmi, mënyra si ndihen imigrantët dhe refugjatët është vërtetë një fenomen i tmerrshëm. Ne nuk mund të gjykohemi në bazë të ngjyrës së lëkurës, apo vendit prej nga vijmë. Ne jemi një racë e vetme. Raca njerëzore. Sidoqoftë, vetëm dua t’iu them se ju dua të gjithëve dhe shpresoj të keni buzëqeshur sot. Faleminderit… E juaja përgjithmonë, Rita.

The post “Të gjithë duan një shans për të qenë të lumtur”- Rita Ora publikon videon kur ishte fëmijë dhe tregon vështirësitë si refugjatë: Jemi një rracë e vetme appeared first on 55 News.

]]>
Studimi/ Si ndikon grupi i gjakut te COVID-19, ja njerëzit që preken më shumë https://55news.al/politike/studimi-si-ndikon-grupi-i-gjakut-te-covid-19-ja-njerezit-qe-preken-me-shume/ Tue, 09 Jun 2020 16:05:49 +0000 https://new.55news.al/?p=164266 Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve […]

The post Studimi/ Si ndikon grupi i gjakut te COVID-19, ja njerëzit që preken më shumë appeared first on 55 News.

]]>
Sipas studimeve të fundit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe.

Për një kohë të gjatë fokusi i hulumtimeve lidhur me COVID-19 ishte i përqendruar tek pacientët e rrezikuar për shkak të moshës, pirjes së duhanit apo sëmundjeve të caktuara. Tani studiuesit po ndjekin një shteg tjetër në labirintin e Coronës.

 

Grupi i gjakut në fokus

 

Pas krahasimit të ADN-së dhe të grupeve të ndryshme të gjakut të pacientëve të infektuar me virusin Corona studiues gjermanë dhe norvegjezë kanë konstatuar se grupi i gjakut duket se ka ndikim lidhur me rrjedhën e sëmundjes COVID-19.

 
 

Studiuesit analizuan të dhënat e 1,610 të infektuarve nga epiqendrat e infektionit në Itali dhe Spanjë, ku virusi pati pasoja të ashpra. Pacientët ishin nga Milano, Monza, Madridi, San Sebastiani dhe Barcelona dhe kishin pasur një rrjedhë të rëndë të infektimit, disa madje nuk arritën të mbijetonin.

Sipas përfundimeve paraprake të studimit grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes COVID-19. Konkretisht: njerëzit me grup gjaku A duket se janë veçanërisht të rrezikuar për të pasur një rrjedhë të rëndë të sëmundjes. Në Gjermani këtë grup gjaku e kanë 43 përqind e popullsisë. Njerëzit me grup gjaku A duket se janë dy herë më tepër të predispozuar që të kenë nevojë për oksigjen nëse infektohen me virusin Corona, sesa njerëzit me grup gjakut 0.

Kush e ka grupin e gjakut 0 (zero) duken se është me fat në situatën aktuale, edhe pse dhe personat me grup gjaku 0 (zero) nuk kanë imunitet ndaj infektimit me virusin Corona. Por sipas studimit ata kanë më pak rrezik për një rrjedhë të rëndë të sëmundjes.

Grupet e gjakut B dhe AB nuk janë aq të përhapura prandaj nuk zënë vend të mjaftueshëm në studimin mbi COVID-19 dhe rolin e grupeve të gjakut.

Terapi dhe ilaçe

Nëse rezultatet e studimit konfirmohen, kjo do të ndihmojë edhe në zhvillimin e terapive të ndryshme me ilaçe. Lidhjet mes grupit të gjakut dhe rrjedhës së sëmundjes kanë luajtur rol edhe në rastin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundje të tjera.

Për shembull në rastin e malaries shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me grup gjaku 0 (zero) rrallë preken rëndë nga malarja dhe kanë një rrjedhë të rëndë të kësaj sëmundjeje. Nga ana tjetër edhe grupet e tjera të gjakut e mbrojnë trupin e njeriut nga sëmundje të ndryshme. Kështu grupi i gjakut A e mbron trupin nga sëmundja e murtajës./DW

The post Studimi/ Si ndikon grupi i gjakut te COVID-19, ja njerëzit që preken më shumë appeared first on 55 News.

]]>
Dalin imazhet se si mund të përhapet virusi në transportin publik https://55news.al/aktualitet/dalin-imazhet-se-si-mund-te-perhapet-virusi-ne-transportin-publik/ Tue, 26 May 2020 15:51:24 +0000 https://new.55news.al/?p=162674 Një video e animuar ka treguar përmes simulimeve realitetin e tmerrshëm se si një person i infektuar përhap koronavirusin në publik, ndërsa në shumë vende të botës po përgatiten për të rivendosur në funksion Modeli tregon se si një person i infektuar duke folur me dikë në një mjedis të mbyllur, rrezikon infektimin me koronavirus […]

The post Dalin imazhet se si mund të përhapet virusi në transportin publik appeared first on 55 News.

]]>

Një video e animuar ka treguar përmes simulimeve realitetin e tmerrshëm se si një person i infektuar përhap koronavirusin në publik, ndërsa në shumë vende të botës po përgatiten për të rivendosur në funksion

Modeli tregon se si një person i infektuar duke folur me dikë në një mjedis të mbyllur, rrezikon infektimin me koronavirus të njerëzve, nëse nuk mbajnë maskë, apo nuk ruajnë largësinë.

Simulimet janë botuar nga Universiteti i Oregonit, në SHBA, dhe tregojnë se ndërsa biseda në distancë të shkurtër nuk është aq problematike sa teshtitja ose kolla, që mund të shkojnë deri në 7 metra. Piklat mund të fluturojnë më tej nga sa mendoni vetëm nga të folurit ose frymëmarrja.

Shkencëtari i frymëmarrjes në Universitetin e Leicester, dr Julian Tang tha: “Nëse jeni duke marrë frymë dhe po flisni, piklat nuk udhëtojnë aq larg, por ato mund të udhëtojnë aq larg sa të ndikojnë te miku juaj i ulur pranë jush, ose dikujt që po bisedon me ju.

Deri në ç’distancë mund të udhëtojnë piklat e pështymës për të infektuar dikë tjetër?

Piklat e infektuara mund të bartet edhe më tej, pasi ato kalohen përmes transmetimit nga sipërfaqja në sipërfaqe.

 

The post Dalin imazhet se si mund të përhapet virusi në transportin publik appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri spanjoll jep ‘Ok’: La Liga mund të fillojë prej 8 qershorit https://55news.al/politike/kryeministri-spanjoll-jep-ok-la-liga-mund-te-filloje-prej-8-qershorit/ Sat, 23 May 2020 13:58:05 +0000 https://new.55news.al/?p=162284 La Liga, kampionati elitar i futbollit spanjoll mund të fillojë prej 8 qershorit. Në fakt datat e mundshme ishin 12 apo 19 qershori por duket se Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll ka rënë dakord që të fillojë më herët. Spanja është vendi me më shumë të infektuar me COVID-19 në Europë por shifrat kohët e fundit tregojnë […]

The post Kryeministri spanjoll jep ‘Ok’: La Liga mund të fillojë prej 8 qershorit appeared first on 55 News.

]]>
La Liga, kampionati elitar i futbollit spanjoll mund të fillojë prej 8 qershorit. Në fakt datat e mundshme ishin 12 apo 19 qershori por duket se Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll ka rënë dakord që të fillojë më herët.

Spanja është vendi me më shumë të infektuar me COVID-19 në Europë por shifrat kohët e fundit tregojnë rënie teksa duket se edhe futbolli do të rikthehet.

The post Kryeministri spanjoll jep ‘Ok’: La Liga mund të fillojë prej 8 qershorit appeared first on 55 News.

]]>
Anulohet festivali i ‘Eurosong’, këngëtarët do të performojnë nga shtëpia në reskpekt të të prekurve nga kriza e COVID-19 https://55news.al/kulture/anulohet-festivali-i-eurosong-kengetaret-do-te-performojne-nga-shtepia-ne-reskpekt-te-te-prekurve-nga-kriza-e-covid-19/ Wed, 13 May 2020 15:01:28 +0000 https://new.55news.al/?p=160693 Anulohet festivali i muzikës europiane”Eurovizion”.Ai do të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj. Por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të këndojnë nga vendet e tyre. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët “Eurovision Song Contest 2020 qe duhej te zhvillohej […]

The post Anulohet festivali i ‘Eurosong’, këngëtarët do të performojnë nga shtëpia në reskpekt të të prekurve nga kriza e COVID-19 appeared first on 55 News.

]]>
Anulohet festivali i muzikës europiane”Eurovizion”.Ai do të zhvillohej në datat 12, 14 dhe 16 maj. Por këngëtarët për të nderuar të prekurit nga kriza e pandemisë së koronavirusit do të këndojnë nga vendet e tyre. Festivali nuk do të ketë as fitues dhe as votim për këngët

“Eurovision Song Contest 2020 qe duhej te zhvillohej ne dt. 12; 14 dhe 16 maj 2020 u anuluar për shkak te pandemisë se krijuar prej koronavirusit.

Shqipëria, që përfaqësohej nga këngëtarja Arilena Ara, fituese e Festivalit te 58 të Këngës ne RTSH, do te konkurronte në natën e dyte gjysmë finale, në datën 14 maj.

Pavarësisht anulimit, për të nderuar 41 artistet pjesëmarrës, me 16 maj, ora 21:00, do te mbahet “Eurovision: Europe Shine a Light”, një spektakël ndryshe, ku këngëtarët do të këndojnë nga vendet ku jetojnë. Ky spektakël do te mbahet edhe për të nderuar te prekurit nga kriza e Covid-19 dhe ata që po punojnë fort për ta luftuar atë. Te 41 artistet do të kendojnë të gjithë bashke në njëperformancë të veçante e te unifikuar ndonëse në distansë.

“Do mbahej në Roterdam. Nuk do ketë as fitues as votim. Mund të jetë prapë Roterdam por nuk është marrë vendim. Mbetet në vullnetet e shteteve dhe vendimet e tyre përcaktimi nëse vitin tjetër do jenë këta këngëtarë që ishin sivjet. Gjithsesi këngët e sivjetshme nuk mund të vlejnë për vitin tjetër. Përfaqësimi i vitit tjetër varet edhe se sa e mundshme do jetë sivjet të mbahen festivale në shtete të ndryshme për shkak të pandemisë”- kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj për News 24.

The post Anulohet festivali i ‘Eurosong’, këngëtarët do të performojnë nga shtëpia në reskpekt të të prekurve nga kriza e COVID-19 appeared first on 55 News.

]]>
“Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 https://55news.al/globi/me-ne-fund-me-kapi-nje-virus-shkencetari-qe-luftoi-ebola-n-dhe-hiv-in-rrefen-perballjen-me-covid-19/ Wed, 13 May 2020 14:44:52 +0000 https://new.55news.al/?p=160691 Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, dhe drejtori i Shkollëssë Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale ne Londer ka treguar për “përballjen e tij me vdekjen”, pasi është infektuar me koronavirus. Sipas The Guardian, profesori nuk ishte sëmurur seriozisht asnjehere, por pas 40 vjetësh duke studiuar dhe udhëhequr përgjigjen globale ndaj sëmundjeve infektive […]

The post “Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Peter Piot, shkencëtari që ndihmoi në zbulimin e virusit Ebola, dhe drejtori i Shkollëssë Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale ne Londer ka treguar për “përballjen e tij me vdekjen”, pasi është infektuar me koronavirus.

Sipas The Guardian, profesori nuk ishte sëmurur seriozisht asnjehere, por pas 40 vjetësh duke studiuar dhe udhëhequr përgjigjen globale ndaj sëmundjeve infektive përfshirë HIV dhe AIDS, ai tha se “më në fund, një virus më kapi”.

Piot, i cili u nderua për shërbimet ndaj shkencës në vitin 2017, ende po shërohet nga virusi pasi pneumonia e rëndë e la të shtruar në spital.

Ekspertiza profesionale dhe përvoja personale i japin atij një pasqyrë të jashtëzakonshme mbi ndikimin e mundshëm të virusit në shëndetin publik, duke parashikuar se shumë njerëz do të lihen me probleme kronike të veshkave dhe zemrës.

Por ai shpreson se kriza mund të lehtësojë tensionet politike mbi vaksinat dhe t’i detyrojë fushatat kundër vaksinave të rivlerësojnë pozicionet e tyre, si dhe të çojnë në reformimin e Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO).

Në intervistën e tij të parë që nga kontraktimi i virusit, profesori tha që filloi të kishte simptoma më 19 mars kur ai kishte ethe dhe dhimbje koke.

“Sikur kisha dhimbje në kafkë dhe në flokë, gjë që ishte e çuditshme”, tregoi ai.

The post “Më në fund më kapi një virus”! Shkencëtari që luftoi Ebola-n dhe HIV-in rrëfen përballjen me COVID 19 appeared first on 55 News.

]]>
Zyrtare/ Premier League do të rifillojë në qershor, qeveria britanike jep “ok” https://55news.al/politike/zyrtare-premier-league-do-te-rifilloje-ne-qershor-qeveria-britanike-jep-ok/ Mon, 11 May 2020 14:22:13 +0000 https://new.55news.al/?p=160378 Vjen drita jeshile nga qeveria angleze për rifillimin e Premier League. Nga 1 qershori, kampionati anglez do të mund të rifillojë, ndonëse me dyer të mbyllura. Këtë mëngjes, Boris Xhonson dhe qeveria e tij kanë prezantuar planin për rifillimin e normalitetit në Britaninë e Madhe pas karantinimit dhe kanë dhënë “ok” për fillimin e sportit […]

The post Zyrtare/ Premier League do të rifillojë në qershor, qeveria britanike jep “ok” appeared first on 55 News.

]]>
Vjen drita jeshile nga qeveria angleze për rifillimin e Premier League. Nga 1 qershori, kampionati anglez do të mund të rifillojë, ndonëse me dyer të mbyllura. Këtë mëngjes, Boris Xhonson dhe qeveria e tij kanë prezantuar planin për rifillimin e normalitetit në Britaninë e Madhe pas karantinimit dhe kanë dhënë “ok” për fillimin e sportit profesionist.

Sporti do t’i duhet të ndjekë protokollet e parashikuar në programin prej 60 faqesh të prezantuar këtë mëngjes nëse kërkon që të rifillojë aktivitetet. Ky është një lajm i mirë për Football Associaton, që po mendon të rinisë kampionatin në datën 12 qershor.

The post Zyrtare/ Premier League do të rifillojë në qershor, qeveria britanike jep “ok” appeared first on 55 News.

]]>
Ndahet nga jeta në moshën 87- vjeçare, babai i rock ‘n’ roll Little Richard https://55news.al/show-biz/ndahet-nga-jeta-ne-moshen-87-vjecare-babai-i-rock-n-roll-little-richard/ Sat, 09 May 2020 18:12:30 +0000 https://new.55news.al/?p=160198 Richard Wayne Penniman, apo i njohur ndryshe botërisht me emrin artistik Little Richard i cili ishte një nga pionerët e zhanrit muzikor rock ‘n’ roll ka ndërruar jetë në moshën 87- vjeçare. Ylli i muzikës që shiti më shumë se 30 milionë këngë të xhiruara fitoi famë në fund të viteve ’58 krahas The Beatles.   […]

The post Ndahet nga jeta në moshën 87- vjeçare, babai i rock ‘n’ roll Little Richard appeared first on 55 News.

]]>
Richard Wayne Penniman, apo i njohur ndryshe botërisht me emrin artistik Little Richard i cili ishte një nga pionerët e zhanrit muzikor rock ‘n’ roll ka ndërruar jetë në moshën 87- vjeçare.

Ylli i muzikës që shiti më shumë se 30 milionë këngë të xhiruara fitoi famë në fund të viteve ’58 krahas The Beatles.

 

Penniman ishte biseksual, shkonte me meshkuj por ndërkohë u martua me Ernestine Harvin si dhe adoptoi një fëmijë.

Gjithashtu ylli i rokut njihej për jetën e shthurrur, drogë, alkool dhe orgji.

The post Ndahet nga jeta në moshën 87- vjeçare, babai i rock ‘n’ roll Little Richard appeared first on 55 News.

]]>
Koreja e Jugut kthen futbollin në fushë, luhet ndeshja e parë pas 69 ditësh pritje https://55news.al/sport/koreja-e-jugut-kthen-futbollin-ne-fushe-luhet-ndeshja-e-pare-pas-69-ditesh-pritje/ Fri, 08 May 2020 13:07:43 +0000 https://new.55news.al/?p=159954 Megjithëse ishte një nga vendet e para të prekura nga Covid-19, Koreja e Jugut rikthen futbollin në fushën e lojës pas 69 ditësh ndërprerje. Ndeshja e parë e kampionatit kryesor në vend u zhvillua mesditën e së premtes. Jenbuk u përball me Suvon në një stadium të boshatisur për shkak të masave shtrënguese të diktuara […]

The post Koreja e Jugut kthen futbollin në fushë, luhet ndeshja e parë pas 69 ditësh pritje appeared first on 55 News.

]]>
Megjithëse ishte një nga vendet e para të prekura nga Covid-19, Koreja e Jugut rikthen futbollin në fushën e lojës pas 69 ditësh ndërprerje. Ndeshja e parë e kampionatit kryesor në vend u zhvillua mesditën e së premtes. Jenbuk u përball me Suvon në një stadium të boshatisur për shkak të masave shtrënguese të diktuara nga qeveria në vend.

Skuadrat zbritën në fushë sipas protokollit, që pengon takimin mes futbollistëve që duartrokitën në nderim të punës së mjekëve dhe infermierëve të impenjuar në luftën kundër Coronavirus. Sa për kronikë, ndeshja u fitua 1-0 nga vendasit, ndërsa kjo sfidë i hap rrugën rifillimit të kampionatit në Korenë e Jugut, që do të vijojë gjatë fundjavës.

 

 

The post Koreja e Jugut kthen futbollin në fushë, luhet ndeshja e parë pas 69 ditësh pritje appeared first on 55 News.

]]>