abuzim Archives - 55 News https://55news.al/tag/abuzim/ Fri, 14 Feb 2020 13:29:19 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png abuzim Archives - 55 News https://55news.al/tag/abuzim/ 32 32 Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare/ Vasili: Abuzim me një shërbim jetik. Qeveria ne krah të monopoleve dhe kundër qytetarëve https://55news.al/politike/rritja-e-cmimeve-nga-kompanite-celulare-vasili-abuzim-me-nje-sherbim-jetik-qeveria-ne-krah-te-monopoleve-dhe-kunder-qytetareve/ Fri, 14 Feb 2020 13:29:19 +0000 https://new.55news.al/?p=144923 Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha e konsideroi “abuzim me një shërbim jetik” rritjen e çmimeve nga kompanitë celulare. Me një deklaratë për mediat, Vasili tha se rritja e tarifave u bë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë paralajmërim, ndërsa akuzoi qeverinë se është në krah të monopoleve. Sipas Vasilit, qeveria që administron frekuencat […]

The post Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare/ Vasili: Abuzim me një shërbim jetik. Qeveria ne krah të monopoleve dhe kundër qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha e konsideroi “abuzim me një shërbim jetik” rritjen e çmimeve nga kompanitë celulare.

Me një deklaratë për mediat, Vasili tha se rritja e tarifave u bë në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë paralajmërim, ndërsa akuzoi qeverinë se është në krah të monopoleve.

Sipas Vasilit, qeveria që administron frekuencat që përdorin kompanitë celulare, në vend  që duhet të sigurojë që ato të mos përdoren në dëm të shqiptarëve “bën pikërisht të kundërtën”.

Deklarata e plotë:

Shqiptarët janë përballur këto ditë me një rritje të menjëhershme të tarifave të telefonisë celulare të kryera nga disa kompani njëherësh, deri në 15-20% të çmimit dhe dyfishimin e vlerës minimale të rimbushjes nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë të vjetra.

Kjo rritje e tarifave bëhet në mënyrë të menjëhershme, pa asnjë paralajmërim dhe pa dhënë asnjë arsye.

Fakti që këto rritje tarfiash bëhen menjeherë dhe të gjitha kompanitë ofrojnë të njëjtat paketa, me të njëjtat çmime dhe të njëjtat rritje, tregon që kemi të bëjmë me një marrëveshje të karakterit monopolist në dëm të qytetarëve dhe me garancinë që kjo do të jetë e paprekshme nga ana e qeverisë.

Një veprim i tillë sigurisht i kryer në këtë formë dhe në këtë masë, është një veprim i rëndë që u bie ndesh interesave të gjithë shqiptarëve.

Ky është një abuzim me një shërbim jetik pa të cilët shqiptarët nuk bëjnë dot dhe që lidhet jo vetëm me punën e tyre por edhe me raportet familjare e në mënyrë të veçantë të lidhjes që mijëra shqiptarë brenda Shqipërisë kanë me mijëra e mijëra shqiptarë jashtë vendit.

Kjo do të thotë që mijëra e mijëra prindër të detyrohen të paguajnë shumë më tepër për të komunikuar me fëmijët e tyre që nuk i shohin prej vitesh e që roptohen e sakrifikojnë në emigracion.

Sigurisht një veprim i tillë, kryhet sepse drejtuesit e kompanive celulare janë shumë të qetë që qeveria nuk është kurrë pengesa e tyre por është në krah të tyre dhe nuk bën asgjë për mbrojtjen e intereasve te qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka mbrojtur e ulëritur për oligarkët e koncesionet e tyre, nuk thotë asnjë fjalë për këtë veprim që monopolet e telefonisë celulare kryejnë në dëm të qytetarëve.

Asnjë agjensi shtetërore, qoftë AKEP, apo Autoriteti i Konkurencës nuk lëvizin gishtin dhe nuk reagojnë, a thua se kjo masë ka të bëjë me popuj të tjerë mijëa kilometra larg shqipërisë dhe jo vetë me shqiptarët nga xhepat e të cilëve do të dalin miliona euro të cilat do të përvetësohen nga kompanitë.

Shqiptarët janë pronarët e frekuencave që këto kompani përdorin por shqiptarët vuajnë sepse qeveria që administron këto frekuenca dhe që duhet të sigurojë që ato të mos përdoren në dëm të shqiptarëve bën pikërisht të kundërtën e në vend të lehtësonte komunikimin e shqiptarëve të varfër, u’a rëndon edhe më shumë atyre duke pranuar rritje të tilla dhe duke mos reaguar fare.

Qeveritë shqiptare përpara ardhjes së rilindjes në pushtet, kanë bërë gjithcka që tarifat e kompanive celulare të ishin të arsyeshme dhe të përballueshme për xhepat e varfër të shqiptarëve dhe është e ditur ulja drastike që ndodhi vite më parë në tarfiat e telefonisë celulare.

Ndërsa sot, qeveria ka vetëm një shqetësim, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një objektiv: Të jetë kundër qytetarëve dhe të mbështesë interesat e monopoleve, oligarkëve, koncesioneve, të cilët janë njëherazi klientë të saj dhe shpërdorues të parave dhe aseteve publike të Shqipërisë.

Ndaj, koha e një qeverie të tillë ka mbaruar. Pasi ajo është një qeveri e vendosur haptaz dhe egërisht kundra qytetarëve.

The post Rritja e çmimeve nga kompanitë celulare/ Vasili: Abuzim me një shërbim jetik. Qeveria ne krah të monopoleve dhe kundër qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Tirana pa ujë, Ujësjellësi konsumatorëve: Do të paguani edhe sahatin e ri, në faturën e radhës https://55news.al/politike/tirana-pa-uje-ujesjellesi-konsumatoreve-do-te-paguani-edhe-sahatin-e-ri-ne-faturen-e-radhes/ Tue, 24 Sep 2019 08:14:08 +0000 https://new.55news.al/?p=119384 Teksa Tirana kohët e fundit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar klientët e saj përmes një shkrese se ka nisur procedurën e e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi. Sipas njoftimit, verifikimit periodik të ujëmatësave do t’i nënshtrohen të […]

The post Tirana pa ujë, Ujësjellësi konsumatorëve: Do të paguani edhe sahatin e ri, në faturën e radhës appeared first on 55 News.

]]>
Teksa Tirana kohët e fundit po vuan mungesën e furnizimit me ujë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar klientët e saj përmes një shkrese se ka nisur procedurën e e verifikimit dhe kolaudimit të aparateve matës të konsumit të ujit, që ata kanë në pronësi.

Sipas njoftimit, verifikimit periodik të ujëmatësave do t’i nënshtrohen të gjithë ujëmatëset që kanë plotësuar kriterin e datës së vendosjes së tyre, 60 muaj, (5 vjet), përcaktuar në Urdhrin 195, date 09.03.2009, “Për verifikimin fillestar dhe pasardhës të instrumentave matëse ligjërisht të kontrolluara” të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në rast se ujëmatësi do të duhet të ndryshohet, atëherë konsumatori detyrohet për shpenzimet e furnizimit dhe të instalimit të ujëmatësit sipas faturës qe jepet nga Operatori (vlera nuk bëhet e ditur).

Ujësjellësi i njofton klientët se ata duhet të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së kësaj procedure për të bërë sa më transparent këtë proces bashke me përfaqësuesit e UKT sh.a dhe të subjektit të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë për kolaudimin e ujëmatëseve. Në përfundim të verifikimit/kolaudimit aparati ujëmatës do të pajiset me vulën e verifikimit, e cila do të certifikojë përmbushjen e përcaktimeve ligjore dhe teknike për aparatin.

1 / 1
 

Verifikimi/kolaudimi i ujëmatësit do të kryhet sipas planit të veprimeve të hartuar nga UKT sh.a në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe/ose subjektet e autorizuar prej saj. Për datën dhe orën e kryerjes së këtij procesi, konsumatorët do të njoftohen nga Njësia përkatëse (strukture e UKT sh.a)  që mbulon zonën ku ndodhet objekti dhe subjekti që kryen verifikimin. Akti i verifikimit mund të kryhet në ambientet për të cilat është e lidhur kontrata e furnizimit me ujë ose në laboratorët e subjektit te licencuar. Ata duhet të njoftohen një muaj përpara për zëvendësimin e ujëmatësit në fund të jetëgjatësisë së tij, sipas listës se ujëmatësve që ka hartuar vetë Operatori.

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka autorizuar subjekte juridike private për kryerjen e veprimtarisë së verifikimit të aparateve matës të konsumit të ujit.

Zëvendësimi

Sipas njoftimit, Ujësjellësi i bën me dije se ne rast se pas verifikimit/kolaudimit të aparatit Tuaj matës, rezultati vërteton se aparati në pronësinë Tuaj është jashtë kushteve tekniko-ligjore për përdorim, atëherë nga ana Juaj duhet te merren masa qe brenda 30 ditëve nga data e njoftimit te Akt-verifikimit të ujëmatësit të siguroni ujëmatësin e ri bashke me aksesoret, të verifikuar/kolauduar nga subjekte juridike të autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe të kërkoni vendosjen e tij nga UKT sh.a.

Në rast se Ju nuk merrni masa për zëvendësimin e aparatit ujëmatës të konsumit të ujit me matës të ri brenda kushteve teknike dhe që ka kaluar testin e verifikimit fillestar (kolaudim), UKT sh.a është e detyruar të zëvendësojë matësin me një ujëmatës të ri të kolauduar kundrejt pagesës së vlerës së furnizim-vendosjes se matësit, që do të aplikohet në faturën e radhës, sipas përcaktimeve të kontratës tip./MONITOR

The post Tirana pa ujë, Ujësjellësi konsumatorëve: Do të paguani edhe sahatin e ri, në faturën e radhës appeared first on 55 News.

]]>
I mori para për legalizimin e banesës, arrestohet 26 vjeçarja nga Tirana https://55news.al/aktualitet/i-mori-para-per-legalizimin-e-baneses-arrestohet-26-vjecarja-nga-tirana/ Sat, 24 Aug 2019 10:05:02 +0000 https://new.55news.al/?p=114862 Një shtetase 26 vjeçare e cila kishte mashtruar një shtetas duke i marrë 500 mijë lekë në këmbim të ndihmës për legalizimin e banesës, është arrestuar sot nga specialistët e Hertimi të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan. Shtetasja e ndaluar është A. D, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë […]

The post I mori para për legalizimin e banesës, arrestohet 26 vjeçarja nga Tirana appeared first on 55 News.

]]>
Një shtetase 26 vjeçare e cila kishte mashtruar një shtetas duke i marrë 500 mijë lekë në këmbim të ndihmës për legalizimin e banesës, është arrestuar sot nga specialistët e Hertimi të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Elbasan.

Shtetasja e ndaluar është A. D, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan

Ndërkohë që është ndaluar edhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve .

Sipas Policisë, kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit, do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

The post I mori para për legalizimin e banesës, arrestohet 26 vjeçarja nga Tirana appeared first on 55 News.

]]>
Edi Rama u zë rrugën qytetarëve, nuk i lë të hyjnë në shtëpi https://55news.al/politike/edi-rama-u-ze-rrugen-qytetareve-nuk-i-le-te-hyjne-ne-shtepi/ Sun, 11 Aug 2019 18:40:09 +0000 https://new.55news.al/?p=113310 I gjendur me pushime në Dhërmi, Edi Rama ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët e duke mos lejuar qytetarët të shkojnë në shtëpitë e tyre, siç bënin çdo ditë. Një denoncim në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar edhe me pamje se si mëngjesin e sotëm, policia nën drejtimin e Ardi Veliut ka […]

The post Edi Rama u zë rrugën qytetarëve, nuk i lë të hyjnë në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>

I gjendur me pushime në Dhërmi, Edi Rama ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët e duke mos lejuar qytetarët të shkojnë në shtëpitë e tyre, siç bënin çdo ditë.

Një denoncim në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar edhe me pamje se si mëngjesin e sotëm, policia nën drejtimin e Ardi Veliut ka vendosur dy blloqe betoni duke bllokuar rrugën për banorët.

I gjendur me pushime në Dhërmi, Edi Rama ka vendosur që të bllokojë edhe rrugët e duke mos lejuar qytetarët të shkojnë në shtëpitë e tyre, siç bënin çdo ditë.

Një denoncim në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka treguar edhe me pamje se si mëngjesin e sotëm, policia nën drejtimin e Ardi Veliut ka vendosur dy blloqe betoni duke bllokuar rrugën për banorët.

 

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Skandali i Edvin Hajdutit ne Dhermi!

Ai u mbyll deren me blloqe dhe i ndryne brenda ne shtepi banoret e Dhermiut!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr Berisha, jam nje banor i dhermiut edhe doja te ndaja me ju nje problem tonin si komunitet. Te dielen ne mengjes, sulltan Rama dha urdher te bllokohet hyrja jone per ne shtepi, po ashtu edhe hyrja per te shkuar tek hotel restorant Luciano. Pas pak erdhi aty xhelat Ardi Veliu personalisht edhe vendosi blloqet e betonit.

Kjo rruge esht e vetmja hyrje per te hyre ne shtepin tone. Jemi ankuar ne bashki por nuk kthejn asnje pergjigje sepse nuk guxojne te thyejne urdhrat e sulltanit e thone prisni sa te iki sulltani nga sarajet. Nuk dime ku te ankohemi.

Ne cdo qender pedonale te botes ka nje orar te caktuar apo leje per te hyre ne pronen tende ndersa ky i bie shkurt e vendos blloqe betoni ne vend qe te vendoste nje roje ose pistona per ato 50 metra rruge qe ne pershkrojme per te hyre ne pronat tona.

1 / 2
 

© SYRI.net

 

Skandali i Edvin Hajdutit ne Dhermi!

Ai u mbyll deren me blloqe dhe i ndryne brenda ne shtepi banoret e Dhermiut!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr Berisha, jam nje banor i dhermiut edhe doja te ndaja me ju nje problem tonin si komunitet. Te dielen ne mengjes, sulltan Rama dha urdher te bllokohet hyrja jone per ne shtepi, po ashtu edhe hyrja per te shkuar tek hotel restorant Luciano. Pas pak erdhi aty xhelat Ardi Veliu personalisht edhe vendosi blloqet e betonit.

Kjo rruge esht e vetmja hyrje per te hyre ne shtepin tone. Jemi ankuar ne bashki por nuk kthejn asnje pergjigje sepse nuk guxojne te thyejne urdhrat e sulltanit e thone prisni sa te iki sulltani nga sarajet. Nuk dime ku te ankohemi.

Ne cdo qender pedonale te botes ka nje orar te caktuar apo leje per te hyre ne pronen tende ndersa ky i bie shkurt e vendos blloqe betoni ne vend qe te vendoste nje roje ose pistona per ato 50 metra rruge qe ne pershkrojme per te hyre ne pronat tona.

 

The post Edi Rama u zë rrugën qytetarëve, nuk i lë të hyjnë në shtëpi appeared first on 55 News.

]]>
Ina Zhupa: Abuzim i hapur me parate e taksapaguesve nga Veliaj ne krye te bashkise Tirane! https://55news.al/aktualitet/ina-zhupa-abuzim-i-hapur-me-parate-e-taksapaguesve-nga-veliaj-ne-krye-te-bashkise-tirane/ Sun, 07 Apr 2019 15:40:51 +0000 https://new.55news.al/?p=93572 Raste te shumta ku fondet publike perdorura nga Veliaj ose jane shkaterruar po nga Veliaj ose jane shkaterruar nga cilesia e dobet apo menaxhimi i keq i bashkise. Rasti i fundit eshte i fidanishtes se UBT, para nje viti Veliaj mblodhi aty fidane, sigurisht jo te paguara nga familja e tij por nga parate tona. […]

The post Ina Zhupa: Abuzim i hapur me parate e taksapaguesve nga Veliaj ne krye te bashkise Tirane! appeared first on 55 News.

]]>
Raste te shumta ku fondet publike perdorura nga Veliaj ose jane shkaterruar po nga Veliaj ose jane shkaterruar nga cilesia e dobet apo menaxhimi i keq i bashkise.

Rasti i fundit eshte i fidanishtes se UBT, para nje viti Veliaj mblodhi aty fidane, sigurisht jo te paguara nga familja e tij por nga parate tona. Pas nje viti ka marr po ai vendimin qe ta prish, vec probleme qe shkakton per universitetin, kemi nje papergjegjshmeri totale sesi shpenzohen parate tona. Ai investim do shkaterrohet.

E njejta skeme po te kujtojme parkimin tek stadiumi kombetar Qemal Stafa, e beri te ri, me taksat tona, e inaguroj me pagese dhe ne pak kohe e prishi gjithe investimin duke ja dhene Arenes Kombetare per ta bere pastaj parkimin nentokesor. Para te tjera te shkuara dem.

Po ashtu kemi raste pafund ku inagurimi i Veliajt nuk justifikon dot parate e harxhuara dhe shkaterrohet sa hap e mbyll syte. Kolektor te ri te paguar nga ne qe permbysin lagjet me shirat e pare, rruge te inaguruara qe shkrihen si sheqeri duke u bere rrezik per banoret, fonde te vena ne perdorim qe zhduken pa marr asgje mbrapsh qytetaret.

Ky eshte modeli i keqmanaxhimit, abuzimit dhe shperdorimit te fondeve publike qe qytetaret e Tiranes do e perbuzin masivisht kur te jene perballe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

( bashkelidhur foto krahasuese te disa prej deshtimeve te bera nga Veliaj me parate tona)

 

The post Ina Zhupa: Abuzim i hapur me parate e taksapaguesve nga Veliaj ne krye te bashkise Tirane! appeared first on 55 News.

]]>
Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën https://55news.al/aktualitet/pas-akuzave-per-abuzim-seksual-vjen-falimentimi-per-kryepeshkopaten/ Fri, 30 Nov 2018 16:59:47 +0000 https://new.55news.al/?p=71134 Kryepeshkopata katolike e Santa Fe-së në shtetin jugperëndimor të SHBA-së Nju Meksiko, ka nisur procedurat e falimentimit pas një numri të madh akuzash për abuzim seksual. Në një deklaratë të enjten, kryepeshkopi i Santa Fe-së John Wester tha se shqetësimi kryesor i kishës janë viktimat e abuzimit seksual. Ai tha se do të bëhet gjithçka […]

The post Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën appeared first on 55 News.

]]>
Kryepeshkopata katolike e Santa Fe-së në shtetin jugperëndimor të SHBA-së Nju Meksiko, ka nisur procedurat e falimentimit pas një numri të madh akuzash për abuzim seksual.

Në një deklaratë të enjten, kryepeshkopi i Santa Fe-së John Wester tha se shqetësimi kryesor i kishës janë viktimat e abuzimit seksual. Ai tha se do të bëhet gjithçka e mundur për të siguruar kompensimin e drejtë të tyre.

Sipas kryepeshkopit nisja e procedura të falimentimit do të “sigurojë transparencë të plotë financiare në lidhje me operacionet dhe pronat e kryepeshkopatës”.

Njoftimi i tij vjen një ditë pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Meksikos zhvilloi kontrolle për dokumente që lidhen me dy priftërinj të akuzuar me fakte të besueshme për abuzim seksual me fëmijët.

Kryepeshkopata e Nju Meksikos është përballur me padi të shumta dhe ka paguar ndërkohë miliona dollarë në formë kompensimi ndaj viktimave, tha John Wester.

Kryepeshkopata është një prej rreth 20 dioqezave në Shtetet e Bashkuara që kanë nisur procedurat e falimentimit në lidhje me skandale abuzimi.

Në mbarë botën kisha katolike është tronditur për shkak të zbulimit të skandaleve të shumta të abuzimit seksual të kryera nga priftërinj, klerikë të tjerë, anëtarë të stafit dhe vullnetarë.

The post Pas akuzave për abuzim seksual vjen falimentimi për kryepeshkopatën appeared first on 55 News.

]]>
Hillary mbron Bill Clintonin për skandalin me Lewisnkyn, thotë se nuk ishte abuzim i pushtetit https://55news.al/aktualitet/hillary-mbron-bill-clintonin-per-skandalin-me-lewisnkyn-thote-se-nuk-ishte-abuzim-i-pushtetit/ Tue, 16 Oct 2018 16:55:43 +0000 https://new.55news.al/?p=58463 Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA në një intervistë për CBS ka thënë se afera e bashkëshortit të saj, Bill Clinton, me Monica Lewinskyn teksa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte një abuzim i pushtetit, pasi Lewinsky ishte 22-vjeç dhe ishte e rritur. Me këtë rast, ajo vuri në dukje se Bill […]

The post Hillary mbron Bill Clintonin për skandalin me Lewisnkyn, thotë se nuk ishte abuzim i pushtetit appeared first on 55 News.

]]>
Hillary Clinton, ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA në një intervistë për CBS ka thënë se afera e bashkëshortit të saj, Bill Clinton, me Monica Lewinskyn teksa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte një abuzim i pushtetit, pasi Lewinsky ishte 22-vjeç dhe ishte e rritur.

Me këtë rast, ajo vuri në dukje se Bill Clinton kishte vepruar si duhet, sepse ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit për shkak të skandalit, pasi u konfirmua se kishte gënjyer lidhur me këtë çështje. Kur u pyet nga CBS nëse ishte dashur të largohej nga posti, siç kishin kërkuar disa, Hillary u përgjigj: “Absolutisht jo”.

“Më lejoni t’ju pyes diçka. Ku është hetimi për presidentin aktual kundër të cilit janë bërë shumë akuza, dhe ai i mohon, i hedh poshtë dhe tallet me ta? Ishte një hetim kundër Billit dhe besoj se gjithçka kishte të drejtë”, tha Hillary Clinton, transmeton KP.

Ajo i bëri këto deklarata pas pretendimeve të dyshuara për vepra seksuale kundër Donald Trumpit dhe presidentit të Gjykatës së Lartë Brett Kavano.

The post Hillary mbron Bill Clintonin për skandalin me Lewisnkyn, thotë se nuk ishte abuzim i pushtetit appeared first on 55 News.

]]>
PD: 2,18 miliardë euro, fatura totale e abuzimit qeveritar https://55news.al/politike/pd-2-18-miliarde-euro-fatura-totale-e-abuzimit-qeveritar/ Mon, 24 Sep 2018 10:24:45 +0000 https://new.55news.al/?p=51863 Ish-ministri i Financave, Florian Mima, ka bërë të ditur sot se pasojat e abuzimeve qeveritare me fondet e buxhetit janë 2.18 miliardë euro. Ai theksoi se Borxhi Publik është rritur nga 71% në 87,5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pra, ka një rritje prej 16.5%. Shifrat janë publikuar me përgjegjshmëri sot në takimin ku kryetari […]

The post PD: 2,18 miliardë euro, fatura totale e abuzimit qeveritar appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Financave, Florian Mima, ka bërë të ditur sot se pasojat e abuzimeve qeveritare me fondet e buxhetit janë 2.18 miliardë euro.

Ai theksoi se Borxhi Publik është rritur nga 71% në 87,5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, pra, ka një rritje prej 16.5%.

Shifrat janë publikuar me përgjegjshmëri sot në takimin ku kryetari i PD, Lulzim Basha, prezantoi platformën e opozitës për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga korrupsioni dhe oligarkët.

The post PD: 2,18 miliardë euro, fatura totale e abuzimit qeveritar appeared first on 55 News.

]]>
Vrau nënën dhe vajzën/ Prokuroria nuk hetoi denoncimet për abuzim seksual https://55news.al/bota-shqiptare/vrau-nenen-dhe-vajzen-prokuroria-nuk-hetoi-denoncimet-per-abuzim-seksual/ Sat, 11 Aug 2018 13:58:51 +0000 https://new.55news.al/?p=41777 Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja makabre që tronditi pak ditë më parë Gjakovën, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij, 9 vjeçe. Në qendër të hetimeve është vënë mënyra se si prokuroria e shtetit kishte trajtuar denoncimet e Valbona Nrecaj, se përveç dhunës fizike, abuzohej seksualisht nga burri i saj. […]

The post Vrau nënën dhe vajzën/ Prokuroria nuk hetoi denoncimet për abuzim seksual appeared first on 55 News.

]]>
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja makabre që tronditi pak ditë më parë Gjakovën, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën e tij, 9 vjeçe. Në qendër të hetimeve është vënë mënyra se si prokuroria e shtetit kishte trajtuar denoncimet e Valbona Nrecaj, se përveç dhunës fizike, abuzohej seksualisht nga burri i saj. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 gushtit. KALLXO.com ka zbuluar se Valbona ishte ankuar në maj të këtij viti në prokurorinë e Gjakovës duke pretenduar se burri i saj e kishte dhunuar edhe seksualisht gjatë jetës së tyre. Zbulon se deklarata e saj nuk është pjesë e diapozitivit të aktakuzës në të cilin Pjetër Nrecaj akuzohet vetëm për lëndim trupor. Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje në mbrëmjen e 7 gushtit, ndërsa i dyshuar për këtë është Pjetër Nrecaj, ish-bashkëshorti i viktimës. Megjithatë, dhuna në këtë familje ishte raportuar edhe në maj të këtij viti nga Valbona Nrecaj, që më pas Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Nrecaj, për veprën penale lëndim të lehtë trupor.

Kjo media ka siguruar aktakuzën e cila e ngarkon Pjetër Nrecaj me akuzën për lëndim të lehtë trupor ndaj Valbona Nrecaj, ish-bashkëshortes së tij. Këtë aktakuzë e kishte përfaqësuar prokurorja Mone Syla. Në lidhje me këtë rast, ndaj të akuzuarit Pjetër Nrecaj ishte shqiptuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Në deklaratën e dhënë në prokurori, e cila përshkruhet në këtë aktakuzë, Valbona Nrecaj kishte deklaruar se burri i saj kishte kryer me dhunë marrëdhënie seksuale me të.

“Ai gjithmonë ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale pavarësisht prej meje se a jam e sëmure, a jam me vullnet, dua apo nuk dua, kam qenë e detyruar që t’i nënshtrohem kërkesës së tij për marrëdhënie edhe atëherë kur unë e kam kundërshtuar, ai këtë proces e ka kryer ndaj meje dhunshëm”, kishte deklaruar viktima Valbona Nrecaj para prokurores. Mirëpo, vëren se askund në aktakuzë nuk përshkruhet nëse prokurorja e rastit, Mone Syla kishte ndërmarrë ndonjë veprim për të hetuar këtë deklaratë të Valbona Nrecaj. Me një kërkesë zyrtare KALLXO.com, ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të trajtoj mos hetimin e kësaj deklarate të viktimës Valbona Nrecaj nga prokurorja Mone Syla.

“Ju njoftoj se unë sot i kam pranuar shkresat e lëndës të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit Pjetër Nrecaj dhe pas shikimit të tyre, kemi gjetur se të dhënat e ofruara nga ana juaj përmes emailit janë plotësisht të sakta”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas njoftimit të prokurorit Besim Kelmendi, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të njoftoj Këshillin Prokurorial, gjegjësisht Njësitin për vlerësim të përformancës së prokurorëve në lidhje me këtë rast.

“Lidhur me ketë rast, ne do të njoftojmë edhe Njësitin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për vlerësimin e përformacës së prokurorëve”, thuhet në përgjigjen e prokurorit Besim Kelmendi. Më tej, Besim Kelmendi ka njoftuar KALLXO.com se për këtë rast kanë kërkuar nga prokurorja Mone Syla që të shyrtohet mundësia e ndryshimit të aktakuzës ndaj të pandehurit Pjetër Nrecaj. “Ju njoftoj se Zyra jonë ka kërkuar nga prokurorja e rastit që të shqyrtoj të gjitha mundësitë ligjore që gjatë shqyrtimit gjyqësor, të ndryshoj aktakuzën e ngritur kundër të pandehurit Pjetër Nrecaj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Prokurorja e ceshtjes, Mone Syla ka deklaruar se ishte e vetëdijshme për deklaratën e Valbona Nrecaj për marrëdhënie seksuale të kryera me dhunë nga ish-bashkëshorti i viktimës, por se sipas saj, nuk ka asnjë ekspert që do të vërtetohen një gjë e tillë. “Cili ekspert në botë mundet me konstatu një ekspertizë të dhunës seksuale kur ajo pretendonte se bashkëshorti ka kryer marrëdhënie me dhunë për 16 vjet, por asnjëherë se ka tregu kohën as mënyrën dhe as nuk e ka paraqitur rastin, por vetëm se ka pas raste gjatë martesës”, deklaroi prokurorja Mone Syla.

Sipas prokurores, për shkak të pamundësisë për të vërtetuar, ajo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim shtesë për të hetuar pretendimin e viktimës Valbona Nrecaj, për marrëdhënje seksuale më dhunë të kryera ndaj saj nga ish-bashkëshorti Pjetër Nrecaj. Më tej prokurorja Mone Syla deklaroi se si prokurore i trajton me prioritet të gjitha rastet e dhunës në familje dhe se këtë rast e ka trajtuar me kujdes. “Të gjitha lëndët e dhunës në familje, jo vetëm këtë rast, unë i trajtoj me prioritet”, u deklarua prokurorja Mone Syla. Valbona Nrecaj u qëllua për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit pesë orë më herët ajo kishte njoftuar policinë për kërcënimet që po i bëheshin nga ish bashkëshorti. Inspektorati Policor është duke hetuar nëse policia kishte mbrojtur në masën e duhur viktimën.

The post Vrau nënën dhe vajzën/ Prokuroria nuk hetoi denoncimet për abuzim seksual appeared first on 55 News.

]]>
Australia skemë dëmshpërblimi për fëmijët e abuzuar seksualisht https://55news.al/globi/australia-skeme-demshperblimi-per-femijet-e-abuzuar-seksualisht/ Sun, 01 Jul 2018 11:25:29 +0000 https://new.55news.al/?p=30985 Australia ka nisur një skemë kompensimi për viktimat minorene të abuzimit seksual insititucional. Rreth 60 000 australianë përfshihen nga ky plan, që njihet si Skema kombëtare e dëmshpërblimit Autoritetet australiane besojnë se skema prej 4 miliard dollarësh australianë apo 3 miliard dollarësh amerikanë, do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes për viktimat. Dëmshpërblimi financiar ishte […]

The post Australia skemë dëmshpërblimi për fëmijët e abuzuar seksualisht appeared first on 55 News.

]]>
Australia ka nisur një skemë kompensimi për viktimat minorene të abuzimit seksual insititucional. Rreth 60 000 australianë përfshihen nga ky plan, që njihet si Skema kombëtare e dëmshpërblimit

Autoritetet australiane besojnë se skema prej 4 miliard dollarësh australianë apo 3 miliard dollarësh amerikanë, do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes për viktimat.

Dëmshpërblimi financiar ishte një prej rekomandimeve kyç të Komisionit Mbretëror për tu përballur me abuzimin e fëmijëve që zgjati me dekada në institucionet australiane.

Për 5 vjet, komisioni mbretërorë hetoi abuzimet e kryera në organizata fetare, shkolla, organizata bamirëse, klube sportive, jetimore, shkolla riedukimi e të tjera. në fund të hetimit, komisioni paraqiti shumë rekomandime që u pranuan thuajse tërësisht nga qeveria australiane. Shumë organizata shtetërore dhe grupe fetare, përfshirë kishën katolike, i janë bashkuar skemës së dëmshpërblimit.

Por kjo e fundit ka një kleçkë, ata që pranojnë dëmshpërblimin heqin dorë nga e drejta për ta paditur institucionin ku janë abuzuar. Shpërblimi maksimal për viktimat është llogaritur në 150 000 dollarë australianë dhe ai mesatar llogaritet në 67 000 dollarë.

Një pjesë e ekspertëve e kanë sulmuar skemën e dëmshpërblimit për shifrat që ata mendojnë janë qesharake krahasuar me abuzimin e pësuar, ndërsa gjithashtu thonë se heqja në të drejtës së padisë në këmbim të parave është një mënyrë për të mbyllur sa më shpejt problemet e institucioneve të përfshira në abuzimin e fëmijëve.

The post Australia skemë dëmshpërblimi për fëmijët e abuzuar seksualisht appeared first on 55 News.

]]>