Agim Krajka Archives - 55 News https://55news.al/tag/agim-krajka/ Mon, 25 Feb 2019 12:18:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Agim Krajka Archives - 55 News https://55news.al/tag/agim-krajka/ 32 32 “Të gjithë e duan Krajkën”, në Shkodër. Kompozitori kritikon artistët e rinj https://55news.al/kulture/te-gjithe-e-duan-krajken-ne-shkoder-kompozitori-kritikon-artistet-e-rinj/ Mon, 25 Feb 2019 12:18:54 +0000 https://new.55news.al/?p=87394 Emocione të forta për aktorët dhe publikun mbizotëruan të dielën në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Rreth 70 artistë sollën interpretime të ndryshme nga krijimtaria e muzikantit të madh, Agim Krajka. Për rreth 2 orë, as mungesa e ngrohjes në teatër nuk e pengoi spektatorin që të mbushë sallën me duartrokitje. Krajka erdhi me […]

The post “Të gjithë e duan Krajkën”, në Shkodër. Kompozitori kritikon artistët e rinj appeared first on 55 News.

]]>
Emocione të forta për aktorët dhe publikun mbizotëruan të dielën në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër. Rreth 70 artistë sollën interpretime të ndryshme nga krijimtaria e muzikantit të madh, Agim Krajka.

Për rreth 2 orë, as mungesa e ngrohjes në teatër nuk e pengoi spektatorin që të mbushë sallën me duartrokitje.

Krajka erdhi me zërin e Rovena Dilos, Eneida Tarifës, Kamela Islamajt dhe Venera Lumanit, e me interpretimet e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili festoi 60-vjetorin e tij.

“Mjeshtri i Madh” Agim Krajka nuk i fshehu emocionet, ashtu sikurse nuk kurseu as kritikat ndaj artistëve të rinj.

“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”, “Kafe Flora burra plot” nuk munguan në sallën e mbushur plot për shfaqjen “Të gjithë e duan Krajkën”.

The post “Të gjithë e duan Krajkën”, në Shkodër. Kompozitori kritikon artistët e rinj appeared first on 55 News.

]]>
Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka https://55news.al/kulture/nje-grand-gala-per-kompozitorin-e-dashurise-agim-krajka/ Fri, 07 Dec 2018 17:16:58 +0000 https://new.55news.al/?p=72622 Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq në 7 dhe 8 dhjetor, ora 19:00 në arTurbina – Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”. Gjatë këtij viti ka pasur  performanca të shumta me rastin e 60-të vjetorin e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, që mbyllin siparin me këtë koncert kushtuar nje […]

The post Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka appeared first on 55 News.

]]>
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shfaq në 7 dhe 8 dhjetor, ora 19:00 në arTurbina – Grand Gala “Të gjithë e duan Agim Krajkën”. Gjatë këtij viti ka pasur  performanca të shumta me rastin e 60-të vjetorin e Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve, që mbyllin siparin me këtë koncert kushtuar nje artisti të madh, që ka kompozuar e drejtuar për 30-të vjet me radhë  orkestrën e AP.

Gjatë koncertit Presidenti i Republikes Ilir Meta do të dekorojë me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, “Mjeshtrin e Madh” të muzikës shqiptare.

Agim Krajka i kushtoi çdo ditë të karrierës së tij artistike, folklorit muzikor duke e eksploruar në çdo cep të Shqipërisë, për ta patur si muzën më të shtrenjtë, më të dashur,  e cila do ti jepte frymëzimet më të bukura per veprat muzikore, të cilat gjithmonë bënin tendencën e muzikës së kohës. Ai ishte i fundit që shkëputej nga folklori dhe i pari që ndiqte trendet e muzikës së kohës, prandaj të gjithë e kërkonin dhe donin të bashkëkrijonin e ndanin  skenën me të.

Publiku e dëshironte pa fund kur luante në fizarmonike dhe mezi priste të dëgjonte kengët e tij në festivalin e fundvitit. Miqt dëshironin ta kishin afër në tryezë për tu gëzuar me alegrinë që shpërndante përreth. Ndaj të gjithë e donin dhe e duan Agim Krajkën.

Agim Krajka erdhi në Ansamblin Shtetëror 54 vjet më parë si fizarmoniçist me aftësi të rralla dhe individualitet  virtuozi. Ai më pas u bë dirigjenti dhe përpunuesi më i rëndësishëm në historinë e AP. Ashtu si “Mjeshtri i Madh” – Panajot Kanaçi, që e ngriti trupen e valleve të AP në nivele tejet të larta duke  e ngritur vallen popullore  në majen më të lartë të intepretimit  edhe “Mjeshtri i Madh” – Agim Krajka e ngriti në këto nivele ekzekutimin e  melodive të valleve popullore .

Ai me klasin dhe talentin e tij ndërtoi një strukturë në formacionin e orkestrës, i cili nuk ishte parë deri në atë kohë.  Ndërtoi modele orkestrimesh e përpunimesh të këngëve dhe valleve nga gjithë krahinat, duke ruajtur me fanatizëm karakteristikat ritmike e melodike. Kjo strukturë mbajti gjatë, deri më sot, gjithë peshën e  krijimtarisë së Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve.

Agim Krajka u lind në 3 maj të vitit 1937 në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si: violinë, mandolinë dhe fizarmonikë, të cilën e mbante si pasurinë më të çmuar të familjes. Magjia e këtij instrumenti ndezi pasionin e madh të djalit të vetëm, Agimit që fshehurazi nisi ta vetmësonte dhe luante në të meloditë e para. Që në moshën 16 vjeçare, Agim Krajka u dallua për aftësi të rralla, me një individualitet e qartësi ekzekutimi perfekt dhe u cilësua si virtuozi i fizarmonikës.

Në vitin 1963, Agim Krajka filloi studimet për teori e kompozicion, nën drejtimin “Artistit të Popullit” – Çesk Zadeja. Krijimtaria e tij është voluminoze. Mjeshtri ka kompozuar qindra këngë, valle popullore  dhe shumë pjesë për orkestër simfonike si: “Suite me valle popullore” për orkestër simfonike,  “Uverturë rinore” për orkestër simfonike, “Romancë” për violinë e orkestër simfonike, “Fantazi” për fizarmonikë e orkestër simfonike .

Krijimtaria e tij mori vlera të tjera me muzikën e shumë filmave, të cilat i kompozoi gjatë viteve 70-80. Kryeveprat e kinematografise si: “Cifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Nje shoqe nga fshati” etj, nuk do kishin vend të veçantë në historinë e kinematografisë tonë, pa kolonat zanore që shkroi për to “Mjeshtri i madh” – Agim Krajka.

Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse ai kompozoi për të gjithë. Të gjithë e duan Agim Krajkën sepse krijimtaria e tij është skenë e madhe që bashkon artistë të melodisë e valles popullore, të kengës së lehtë moderne, sepse muzika  e tij është kinematografike e simfonike. E duan se ai i shkroi gjyshes, e duan se Agim Krajka është kompozitori i  rinisë. Agim Krajka është kompozitori i dashurisë.

The post Një Grand Gala për kompozitorin e dashurisë Agim Krajka appeared first on 55 News.

]]>
Rikthimi i Agim Krajkës, dy net live tek ‘Art’turbina’ https://55news.al/kulture/rikthimi-i-agim-krajkes-dy-net-live-tek-art-turbina/ Wed, 05 Dec 2018 14:37:24 +0000 https://new.55news.al/?p=72134 “Grand gala. Të gjithë e duan Agim Krajkën”, me këtë titull manifestiv krijimtaria muzikore e kompozitorit Agim Krajka do të vijë në në dy mbrëmje të veçanta tek qendra multikulturore “ArTurbina”. Plot 140 artistë do të dhurojnë një performancë me veprat më të bukura të mjeshtrit Agim Krajka. Koncertet do të mbahen në datat 7 […]

The post Rikthimi i Agim Krajkës, dy net live tek ‘Art’turbina’ appeared first on 55 News.

]]>
“Grand gala. Të gjithë e duan Agim Krajkën”, me këtë titull manifestiv krijimtaria muzikore e kompozitorit Agim Krajka do të vijë në në dy mbrëmje të veçanta tek qendra multikulturore “ArTurbina”. Plot 140 artistë do të dhurojnë një performancë me veprat më të bukura të mjeshtrit Agim Krajka. Koncertet do të mbahen në datat 7 dhe 8 dhjetor. 

Zyra e shtypit të TKOB bën me dije se do të jenë dy mbrëmje të paharruara dhe në skenë do të ngjiten trupa e Ansamblit Popullor, artistët e muzikës së lehtë, si dhe trupa me artistët të këtij institucioni. Prej disa ditësh artistët po përgatiten për të sjellë në skenë perlat muzikore të Agim Krajkës, “Mjeshtër i Madh”. Ata njëzëri shprehen se të gjithë e duan Agim Krajkën, sepse ai ishte kompozitori që ka shkruar për të gjithë këngë, ka krijuar muzikë filmash, muzikë për vepra instrumentale dhe për orkestër.

Edhe pse ka kaluar gati gjysmë shekulli nga krijimtaria e parë e tij, të gjithë I këndojnë me dashuri këngën për gjyshen, këngët për jetën dhe atdheun. Krajka e kapërcente gjithnjë korpusin tematik të diktuar nga dogma komuniste, sepse ai ishte mjeshtër i ndjenjës dhe lirizmit në muzikë.  Për rikthimin madhështor të Agim Krajkës, orkestra e TKOB-it, Ansambli Popullor, bandi Jazz dhe këngëtarë të njohur do të interpretojnë të gjithë repertorin e mjeshtrit të madh.

Janë dhjetëra kompozime të Agim Krajkës që nuk i mungojnë edhe skenave të sotme. Të gjithë e kujtojnë kënga “Lemza” që ai kompozoi për të madhen Vaçe Zela, që ishte edhe kompozimi i parë i Agim Krajkës. Këngët “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e Gjyshes” kanë qenë të kënduara dhe të interpretuara ndër vite e ndër breza. Krajka ka shkruar muzikën e shtatë filmave artistikë, ndërsa me Ansamblin Popullor ka punuar për vite me radhë, duke e shoqëruar edhe në koncerte të mëdha jashtë vendit. 
Mbrëmjet koncertore do të jenë nën shoqërinë e Orkestrës së TKOB dhe dirigjentit Edmond Doko.  “Koncerti do të jepet dy ditë live para publikut”, thotë dirigjenti Doko, ku sipas tij nuk do të mungojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë si Irma Libohova, Juliana Pasha, e të tjerë. “Zëri brilant i saj njihet menjëherë nga të gjithë, ashtu sikurse edhe vlerat e saj artistike. Ajo është Irma Libohova e cila do të jetë pjesë e Grand Galas. Ajo do të interpretojë këngën “Kur këndoje ti”. Zërit të saj unik do ti bashkëngjitet edhe këngëtaria mjaft e talentuar me një stil të veçantë e tepër karizmatik, Kamela Islamaj, e cila do të performojë këngën “Kafe Flora burra plot”.”, njofton TKOb për këngëtaren Irma Libohova.”E të dy zërat brilantë do të sinkronizohen së bashku në këngën “Të kërkoj””, shkruhet nga institucioni për Juliana Pashën. Kompozitori Agim Krajka sot është 81 vjeç, por vijon të krijojë për zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare e më gjerë.

The post Rikthimi i Agim Krajkës, dy net live tek ‘Art’turbina’ appeared first on 55 News.

]]>
Agim Krajkën nuk e nget më lemza… https://55news.al/kulture/agim-krajken-nuk-e-nget-me-lemza/ Thu, 03 May 2018 09:05:08 +0000 https://new.55news.al/?p=11714 Sot është ditëlindja e 81-të e kompozitorit Agim Krajka. Sikurse edhe vitin e kaluar,  janë miqtë, kolegët e famlijarët që urojnë artistin, që ka një kontribut prej më shumë se një gjysmëshekulli në muzikën shqiptare, kompozitori që e nxori muzikën nga bazat e amatorizimit dhe e largoi atë nga thonjtë e politikës, e ktheu drejt […]

The post Agim Krajkën nuk e nget më lemza… appeared first on 55 News.

]]>
Sot është ditëlindja e 81-të e kompozitorit Agim Krajka. Sikurse edhe vitin e kaluar,  janë miqtë, kolegët e famlijarët që urojnë artistin, që ka një kontribut prej më shumë se një gjysmëshekulli në muzikën shqiptare, kompozitori që e nxori muzikën nga bazat e amatorizimit dhe e largoi atë nga thonjtë e politikës, e ktheu drejt rinisë, popullit të tij. Ka vite që mjeshrin e muzikës së lehtë nuk e merr më lemza, askush, nga lart, nuk kujtohet për të. Ai, herë pas here, thyhen heshtjen me kritika e sugjerime, por këtu nuk do kush kritika, do lavde, do osanara, por mjeshtri nuk ka, ai thotë të vërteta të hidhurapër dje, për sot e nesër…Sot është ditëlindja e 81-të e kompozitorit Agim Krajka. Sikurse edhe vitin e kaluar,  janë miqtë, kolegët e famlijarët që urojnë artistin, që ka një kontribut prej më shumë se një gjysmëshekulli në muzikën shqiptare, kompozitori që e nxori muzikën nga bazat e amatorizimit dhe e largoi atë nga thonjtë e politikës, e ktheu drejt rinisë, popullit të tij. Ka vite që mjeshrin e muzikës së lehtë nuk e merr më lemza, askush, nga lart, nuk kujtohet për të. Ai, herë pas here, thyhen heshtjen me kritika e sugjerime, por këtu nuk do kush kritika, do lavde, do osanara, por mjeshtri nuk ka, ai thotë të vërteta të hidhurapër dje, për sot e nesër…
Sipas kompozitorit, muzika shqiptare ka humbur tabanin kombëtar dhe këngëtarët më shumë rëndësi i kushtojnë veshjes së muzikës. Artistët i kanë shërbyer sistemit komunist, ka pasur në radhët e tyre edhe spiunë e bashkëpunëtorë, imoralë, etj. Po këto i dinë të gjithë por fshehin kokën si struci…
“Me çfarë krijimtarie muzikore po ushqehet rinia sot? Me muzikën e turmës. Sepse vetë ata që e shkruajnë atë janë pjesë e turmës, nuk janë masë e vetëdijshme, e ndërgjegjshme që i përket një kombi, që ka për detyrim të riprodhojë kulturën e atij populli”.
Pas disa ditëh nis në Lisbonë Festivali Europian i Këngës, Eurovizion. Mjeshtri është kritik, si gjitjmonë: “Mund të jetë këngë shumë e bukur, por bota e njeh Shqipërinë. Edhe kënga shqiptare, që të jetë shqiptare duhet të ketë rrënjën që të ketë ardhur nga shqiptarizmi”, është sugjerimi i hershëm i tij.
Shkurtimisht, mjeshtrin sot nuk e nget lemza. Nuk kujtohet ministria t’i çojë tufë lule, apo TKOB, askush…
Në Evropë apo në SHBA, aty ku ndenji 17 vjet, është ndryshe. Artisti ka vendin dhe piedestalin e tij!
Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja. Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve populloreë në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 3mime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. F. Slatina/55news.al/

 

The post Agim Krajkën nuk e nget më lemza… appeared first on 55 News.

]]>