agim mujo Archives - 55 News https://55news.al/tag/agim-mujo/ Sat, 21 Sep 2019 12:49:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png agim mujo Archives - 55 News https://55news.al/tag/agim-mujo/ 32 32 Arti në zi, ndahet nga jeta parakohe vëllai i aktores Yllka Mujo https://55news.al/kulture/arti-ne-zi-ndahet-nga-jeta-parakohe-vellai-i-aktores-yllka-mujo/ Sat, 21 Sep 2019 12:49:16 +0000 https://new.55news.al/?p=119004 Artisti i njohur Agim Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Ai është vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo. Lajmin e ka dhënë ish-bashkëshorti i aktores Yllka Mujo, Gjergj Zaharia. Mësohet se Mujo ka ndërruar jetë mengjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë në Rome nga një atak kardiak. “Me hidhërim të […]

The post Arti në zi, ndahet nga jeta parakohe vëllai i aktores Yllka Mujo appeared first on 55 News.

]]>
Artisti i njohur Agim Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Ai është vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo. Lajmin e ka dhënë ish-bashkëshorti i aktores Yllka Mujo, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Mujo ka ndërruar jetë mengjesin e djeshëm në kryeqytetin e Italisë në Rome nga një atak kardiak.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë nga një atak kardiak Agim Mujo, vëllai i Artistes Yllka Mujo. Në moshë fare të re Agimi luajti në një sërë filmash, midis të cilëve në filmin ‘Malet në blerim mbuluar’. Ai mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita në Itali dhe Francë”, shkruan Zaharia.

 

Duket se Agimi nuk ka mundur të çojë në fund planet e tij, pasi më datë 27 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk ariti ta realizonte dot.

Agim Mujo hyri në kinematografi me interpretimin në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njejtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për filim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit. Po kështu ka luajtur dhe në rolin e Ardianit tek filmi “Guximtarët”. Mujo jetonte prej vitit 1990 në Itali i larguar me hapjen e ambasadave.

The post Arti në zi, ndahet nga jeta parakohe vëllai i aktores Yllka Mujo appeared first on 55 News.

]]>