ahmet Archives - 55 News https://55news.al/tag/ahmet/ Mon, 04 Mar 2019 18:33:50 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ahmet Archives - 55 News https://55news.al/tag/ahmet/ 32 32 Ahmet Prençi: Ministri i Brendshëm Leshi po e transformon Policinë e Shtetit si armë në duart e pushtetit kundër qytetarëve https://55news.al/aktualitet/ahmet-prenci-ministri-i-brendshem-leshi-po-e-transformon-policine-e-shtetit-si-arme-ne-duart-e-pushtetit-kunder-qytetareve/ Mon, 04 Mar 2019 18:33:50 +0000 https://new.55news.al/?p=88549 Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë, se ministri i Brendshëm, me urdhëresën që të pranohen në Policisë e Shtetit edhe ushtarakë, po shkel ligjin, sepse kërkon që të transformojë policinë e Shtetit në një armë të pushtetit kundër popullit. Ndërsa për përdorimin e gazit helmues, zoti […]

The post Ahmet Prençi: Ministri i Brendshëm Leshi po e transformon Policinë e Shtetit si armë në duart e pushtetit kundër qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë, se ministri i Brendshëm, me urdhëresën që të pranohen në Policisë e Shtetit edhe ushtarakë, po shkel ligjin, sepse kërkon që të transformojë policinë e Shtetit në një armë të pushtetit kundër popullit. Ndërsa për përdorimin e gazit helmues, zoti Prençi thotë se prokuroria duhet të fillojë hetimet kundër atyre që dhanë urdhër, të hetojë çfarë gazi helmues u përdor, nga erdhi, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Ministrisë së Brendshme nuk mund të hetojë, sepse urdhërohet nga ministri.

-Zoti Prençi ditët e fundit ministri i Brendshëm nxjerr një urdhëresë me fuqi ligjore që edhe ushtarakët të pranohen në Polici. A shkelet ligji?

– Unë publikisht kam mbajtur qëndrim kundër, para se Komisioni i Sigurisë Kombëtare të shqyrtonte dhe rrëzonte ndryshimet e Ligjit të Policisë së Shtetit që I kërkonte Ministri i Brendshëm pikërisht për këtë qëllim. Në opinionin tim, të publikuar, unë kundërshtoja angazhimin e ushtarakëve në polici, pasi misioni i tyre është i ndryshëm që në formimin bazë, në eksperiencën e tyre dhe qëllimin për të cilin janë krijuar. Nëse ushtria është një forcë që përdoret për luftë, policia është një shërbim që u bëhet qytetarëve. Janë dashur rreth 30 vjet për ta ndryshuar policinë nga një forcë në duart e pushtetit komunist në një shërbim ndaj qytetarëve të lirë. Ministri i Brendshëm, meqenëse vetë ka formim ushtarak, po përpiqet që ta transformojë policinë, duke e kthyer edhe një herë në një armë në duart e pushtetit kundër popullit të tij. Këtë po e tregon me konceptin e gabuar që ka në mendje dhe që reflektohet në tentativat për t’i materializuar në Ligj. Dhe urdhri i ditëve të fundit për 100 ushtarakë të instaluar në polici për mendimin tim është i panevojshëm, i gabuar dhe me pasoja. Rekrutimi në polici i specialistëve me njohuri të veçanta në fusha të ndryshme është i nevojshëm, përfshi dhe ushtarakë por ky numër është i limituar dhe kurrsesi s’ka të bëjë me zbatimin e ligjit por me qëllimin e mbrapshtë që ka në filozofinë e tij Ministri.

-Ju si e kuptoni këmbënguljen e ministrit Lleshi që ushtarakët të pranohen në Policinë e Shtetit?

– Unë mendoj që Ministri kërkon të sjellë njerëzit besnikë të tij. Saimir Tahiri solli militantët e tij, Fatmir Xhafa sapo mori detyrën i ndryshoi militantët e Saimirit për të sjellë të vetët. Ky aktuali nuk ka militantë pasi nuk është deputet por ka gjetur dhe ky mënyrën për të ndërtuar rrjetin e tij në Policinë e Shtetit me njerëz besnikë e të bindur që të plotësojë prioritetet e Edi Ramës në rrugë militare, siç po e shikojmë në protesta. Këto eksperimente ministrash me trupën e policisë janë shkatërrimtare për të. Unë çuditem, pse misionet monitoruese e këshilluese të huaja (PAMECA dhe ICITAP) nuk reagojnë.

– Kush e ka kompetencën të urdhërojë Policinë e Shtetit të përdorë gaz lotsjellës kundër protestuesve?

– Legjislacioni shqiptar është i paplotë për raste të tilla. Tek Ligji “Për armët” përmenden: “armët për përhapjen e gazrave irituese” dhe “municionet shpërthyese”. Procedurat standarde të punës së Policisë nuk detajojnë hapat konkretë të përdorimit dhe mënyrës së aplikimit të tyre. Edhe në sheshe lufte janë të ndaluara Lëndët Helmuese Luftarake ku hyn dhe gazi lotsjellës. Parlamenti Evropian e ndalon përdorimin e tyre. Unë në karrierën time si anëtar e, më pas, drejtues i policisë së Shtetit për disa vite nuk përdora kurrë këto metoda kundër bashkëqytetarëve të mi, edhe pse ka pasur protesta të shumta. Kompetencën për të urdhëruar, në kushtet se si funksionon sot policia e shtetit që është kthyer në një vegël në duart e pushtetit e ka Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm. Me dhimbje e them se, sot Prokuroria është inekzistente. Një hetim i menjëhershëm i Prokurorisë për urdhëruesit dhe kushtet se si është përdorur gazi lotsjellës, ku dhjetëra qytetarë kanë përfunduar të shtrirë në rrugë dhe në urgjencën spitalore, ishte emergjente. Prokuroria duhet të kishte informuar publikun mbi analizën kimike të lëndës së përdorur si dhe personat e urdhëruesit e tyre kanë apo jo përgjegjësi për këto pasoja që u sjellin qytetarëve duke përfshirë gra shtatzëna e njerëz të moshuar.

– Ka denoncime që Policia e Shtetit nuk përdori gaz lotsjellës por gaz tjetër më helmues. A e lejon ligji Policinë të përdor tjetër lloj gazi?

– Nuk di të them se çfarë gazi është përdorur. Nuk di çfarë prodhimi është ai gaz, nuk di përbërësit e tij. Këtë e sqaron një hetim që Prokuroria shpresoj ta ketë filluar, e që e ka për detyrë ta bëjë. Ajo bën ekspertimin kimik të lëndës dhe përcakton shkencërisht se çfarë është ajo lëndë?! Nga ka ardhur?! A lejohet përdorimi i saj në turmë?! Çfarë pasojash sjell?! etj. Për mendimin tim, në kushte normale, duhet që urdhëruesit politikë të përdorimit të gazit helmues nga Policia dhe Grada të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në MB, në kushte normale, duhet të kishte inspektuar rastin e të dilte me rekomandime të qarta për atë çfarë ka ndodhur por kjo s’mund të bëhet kur ky institucion është nën Ministrin e Brendshëm, urdhëruesin e përdorimit të tyre. Gjithmonë policia përgjigjet me të njëjtin intensitet me sulmin e protestuesve. Unë, me aq sa kam parë, nuk mendoj kurrsesi që ishim në kushtet e masave më ekstreme që përdori policia ose garda. E them këtë, pasi kam parë dhe punonjës policie të helmuar ashtu si qytetarët nga gazi lotsjellës. Kjo tregon që eksponentë të caktuar të forcave speciale apo të gardës që me qetësi dhe devocion të madh hedhin helm mbi bashkëqytetarët e tyre dhe kolegëve të tyre, punonjës policie. Këtë e bënë militarë të Ministrit Lleshi që e mendojnë veten në frontin e luftës e jo përballë bashkëqytetarëve të tyre në pikë të hallit. Nuk kam parë të ezaurohen kordonët e duhur të policisë që përballojnë turmën, përfshi dhe përballjen shteruese me trupën speciale të policisë e pajisur me gjithë arsenalin e vet mbrojtës. Nuk kam parë veprime ekstremisht të dhunshme nga protestuesit e më pas kur mbarohen këto veprime mund të kalohet në ekstremitetet e gazit e të plumbave plastikë. Jakup B. GJOÇA/Telegraf

The post Ahmet Prençi: Ministri i Brendshëm Leshi po e transformon Policinë e Shtetit si armë në duart e pushtetit kundër qytetarëve appeared first on 55 News.

]]>
Ditëlindja e Ahmet Zogut dhe 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare mesazh i shtetit komb https://55news.al/aktualitet/ditelindja-e-ahmet-zogut-dhe-90-vjetori-i-mbreterise-shqiptare-mesazh-i-shtetit-komb/ Tue, 09 Oct 2018 15:50:28 +0000 https://new.55news.al/?p=56418 Nga Azgan HAKLAJ Momenti kulmor i historisë së Kombit Shqiptar i konsakrimit juridik e kushtetues i Mbretërisë Shqiptare me dt. 2 shtator 1928. Roli i saj i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern progresiv, ekonomik e kulturor. Mbrojtja konseguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Ballkan. Orientimi i Shqipërisë drejt […]

The post Ditëlindja e Ahmet Zogut dhe 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare mesazh i shtetit komb appeared first on 55 News.

]]>
Nga Azgan HAKLAJ

Momenti kulmor i historisë së Kombit Shqiptar i konsakrimit juridik e kushtetues i Mbretërisë Shqiptare me dt. 2 shtator 1928. Roli i saj i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit modern progresiv, ekonomik e kulturor. Mbrojtja konseguente e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve në trojet etnike në Ballkan. Orientimi i Shqipërisë drejt modelit qeverisës e mënyrës së jetesës së vendeve të civilizuara të Europës Perëndimore.

Të gjitha këto janë anatemuar e madje shtrembëruar qëllimisht për një gjysëm shekulli nga propaganda e diktaturës komuniste. Rebelimi antikombtar i Haxhi Qamilit dhe falangave të tij filoturke. Lufta e Dytë Ballkanike. Tradhëtia e Esat Pashë Toptanit dhe e Qeverisë së Durrësit.

Okupimi i Vlorës nga italianët dhe i viseve të Veriut nga serbo-malazezët e vunë në pikëpyetje jo vetëm aktin e Shpalljes së Pavarësisë, por dhe vet ekzistencën e kufijve të Shqipërisë të njohur nga Konferenca e Londrës e vitit 1913, lirinë dhe ekzistencën e Kombit.

Përpara se të flasim për Mbretërinë Shqiptare të themeluar 90 vjet më parë si shprehje e vullnetit të popullit per liri, bashkimin e trojeve etnike në një shtet të vetëm dhe ecjen në rrugën e civilizimit e prosperitetit nuk mund të anashkalojmë personalitetin më të shquar politik e historik të shekullit të XX-të të shqiptarëve, Ahmet Zogun – që u konfirmua në fron nga Asambleja Kushtetuese si pasardhës i Gjergj Kastriotit me emrin Zogu i Parë.

Ahmet Zogu pasardhës i njërës nga familjet më të vjetra e të shquara të Kombit tonë u pagëzua që në rininë e hershme në Lëvizjen Kombëtare për Liri e Pavarësi.

17 vjeç në kryje të prijësve të Matit shkoi në Vlorë ně Shpalljen e Pavarësisë dhe garantoi betejë pa kompromis për mbrojtjen e saj.

Me forcat e tij të armatosura mbrojti Kongresin e Lushnjes.

Dha aty një kontribut të shquar dhe marshoi me guxim e trimëri të pashoqe drejt Tiranës, duke e bëre kryeqytet të përkohshëm e duke i hapur rrugën Sulejman Delvinës e qeverisë së tij për të zbatuar programin e Kongresit të Lushnjës.

Karriera politike e Ahmet Zogut është brilante dhe e rrufeshme, ashtu siç janë dhe aksionet e tij politike dhe ushtarake për shtrirjen e autoritetit të qeverisë në të gjithë territorin e vendit, shtypjen e Lëvizjes Separatiste dhe garantimin e kufijve shtetërorë.

Ministër i brendshëm në vitin 1920, Kryeministër në vitet 1922-1924, President i Republikës në vitet 1925-1928 dhe Mbret i shqiptarëve në vitet 1928-1939, Ahmet Zogu ka lanë gjurmë të ndritura e tě pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

Mbretëria Shqiptare 1928-1939 është emblema e shtetformimit dhe E përpjekjeve titanike të shqiptarëve, të cilët prej pesë shekujsh nuk i pushuan betejat e kryengritjet kundër Perandorisë Otomane e invadarëve serbo-sllavë.

Mbretëria Shqiptare nuk lindi vetëm si kujtim i historisë sonë të lashtë, i kujtimit të Bardhylit, Lekës së Madh, Pirros, Teutës, Mbretërisë Dardane apo Epokës së ndritur të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), stema e lavdishme e të cilit u ba stemë e Mbretërisë Shqiptare.

Mbretëria lindi si simbol i bashkimit e unitetit të shqiptarëve, dëshira e flaktë e të cilëve ishte bashkimi i të gjitha trojeve etnike të Atdheut nën Flamurin Kuqezi.

Është anti-historike të thuhet se Ahmet Zogu kishte ambicie të shfrenuara karrieriste e donte të bahej Mbret me çdo çmim.

Jeta e tij politike na rrëfen krejt të kundërtën e asaj që ka trumbetuar diktatura komuniste.

Qëndrimi i tij në përkrahje të Princ Vidit. Dorëheqja si Kryeministër në vitin 1924 dhe sjellja e tij prej politikani, patrioti e burrështetasi të madh në rastin e atentatit që ju ba në Parlament tregojnë qartë se ai mbi çdo gjë tjetër vinte interesat kombëtare dhe ishte dishepull i Shtetit Komb.

Hyrja e tij triumfale në Tiranë më dt. 24 dhjetor 1924 për t’i dhanë fund rebelimit majtist që në histori njihet si Revolucioni i Qershorit i dha me të drejtë epitetin shpëtimtar i Kombit.

Stabiliteti i plotë politik, progresi i shpejtë ekonomik e kulturor që pati vendi në kohën e Republikës së Tij Presidenciale në vitet 1925-1928 e thirrën atë si personalitetin më të shquar të kohës të ulej në Fronin Mbretëror.

Edhe pse Mbretëria jetoi vetëm një decade e la vulën e vet të pashlyeshme historike.

Ajo nuk lindi si një kurorë tiranike, por si një Mbretëri moderne Parlamentare, e konfirmuar jo vetëm nga vullneti i popullit, por edhe e mbështetur në statusin juridik që i dhanë Shqipërisë Fuqitë e Mëdha në vitin 1913 si Principatë e Pavarur e Neutrale dhe nga aktet e Kongresit të Lushnjes, të cilat krijuan Regjencën apo Këshillin e Lartë të Shtetit me atributet e një Regjence. mbretërore.

Vet emërimi apo titulli Zog i Parë – Mbret i Shqiptarëve tregon gjeninë e tij politike si simbol i bashkimit të Kombit tonë.

Mbretëria Shqiptare i tregoi Botës se çfarë është në gjendje të bëjë një komb i vogël e i lirë kur thyen prangat e robërisë dhe hedh jashtë vellon e obskurantizmit e të prapambetjes shekullore, të imponuar me dhunë nga pushtuesit.

Në 10 vjet Mbretëri Shqipëria njohu progres të pandalshëm në rrugën e saj drejt qytetërimit e civilizimit europian.

U ndertua shteti i së drejtës sipas modelit më të përparuar europian. Arsimi Kombëtar mbi baza laike.

Kodi Penal e ai Civil, që garantonte barazinë e shtetasve para ligjit.

Legjislacion model për komunitetet fetare. U garantuan me ligj të drejtat e gruas.

U krijua një administratë shtetërore model.

U krijua Banka Kombtare dhe garantimi i monedhës kombtare në lingota të arta.

Pashaportë që garantonte lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë Botën.

Të gjitha këto janë arritje historike e të pakalueshme nga koha, nga kohërat..

Kjo është meritë e pavdekshme e Mbretërisë Shqiptare dhe e Mbretit Ahmet Zogu që sot kujtohet me nostalgji në 90 vjetorin e saj dhe 123 vjetorin e ditëlindjes së Tij. Qendrimi ndaj Mbretërisë Shqiptare është vijë demarkacioni mes patriotëve dhe atyre që Atdheun e duan vetëm për ta sunduar e zhvatur.

Ti japim Qezarit atë që i takon Qezarit.

Autori eshte President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

The post Ditëlindja e Ahmet Zogut dhe 90 vjetori i Mbretërisë Shqiptare mesazh i shtetit komb appeared first on 55 News.

]]>
Rivarrimi, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në truallin e tij https://55news.al/bota-shqiptare/rivarrimi-kolonel-ahmet-krasniqi-heroi-i-kosoves-po-kthehet-triumfal-ne-truallin-e-tij/ Fri, 21 Sep 2018 07:55:51 +0000 https://new.55news.al/?p=50979 “Drejtësia vonon e nuk harron, sepse, Koloneli Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në Kosovë dhe, vrasësit nuk i shpëtojnë dënimit të merituar, moralisht dhe nga drejtësia. Qeveria Haradinaj e ka meritën e hapjes së kapitullit të ri për lavdinë e heroit Ahmet Krasniqi në historinë e re të Kosovës. Kjo është fitorja e […]

The post Rivarrimi, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në truallin e tij appeared first on 55 News.

]]>
“Drejtësia vonon e nuk harron, sepse, Koloneli Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në Kosovë dhe, vrasësit nuk i shpëtojnë dënimit të merituar, moralisht dhe nga drejtësia. Qeveria Haradinaj e ka meritën e hapjes së kapitullit të ri për lavdinë e heroit Ahmet Krasniqi në historinë e re të Kosovës. Kjo është fitorja e Kolonelit”, ka përfunduar Skënder Zogaj, për gazetën “Bota sot”.

Këtë vit po bëhen 20 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit, ndërkohë që akoma ky rast nuk është zbardhur nga organet e drejtësisë.
Vrasja enigmatike e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, e cila tronditi tërë shqiptarinë, hynë në mesin e vrasjeve që konsiderohen si vrasje të kryera për motive politike.
Ani pse nuk dihet se cila dorë shtiu mbi të, eshtrat e kolonelit tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendim që nga Tirana, të rivarrosen në Kosovë.
Një gjë e tillë po ndodh pikërisht në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Për kujtuar veprën e kolonel Ahmet Krasniqit,  për gazetën “Bota sot”, kanë folur bashkëpunëtorë të afërt të tij.
 Ata kanë theksuar se, vrasja e kolonel Krasniqit ishte akt i një tradhtie të rëndë, që për qëllim kishte të pengonte bashkimin e të gjitha forcave luftarake dhe organizimin institucional të luftës çlirimtare.

Ndërsa, për njohësin dhe ekspertin e sigurisë në vend, zhvarrimi i eshtrave të kolonelit dhe prurja e tyre në Kosovë, nuk e amniston Shqipërinë zyrtare nga përgjegjësia për këtë vrasje.
Saim Tahiraj: Vrasje me motive politike
Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, në rastin e kolonel Krasniqit, drejtësia ka dështuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
“Mbushen 20 vite që kur u vra me një atentat mu në mes Tiranës, ministri i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi. Sot e 20 vite më parë nuk u bë edhe përpjekja më e vogël që ky rast të trajtohet nga prokuroria e dy shteteve, andaj nuk mund të themi se drejtësia ka dështuar si në Shqipëri e po ashtu në Kosovë. Pra, një gjë që nuk fillon edhe nuk mundë të dështon. Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ishte vrasje me motive krejtësisht politike, e organizuar mirë nga strukturat më të larta të pushtetit aktual të kohës në Tiranë, në bashkëpunim me strukturat më të larta të të ashtuquajturit SHP-UÇK-së të cilët ishin të vendosur në Tiranë”, ka thënë Tahiraj.
Bashkëluftëtari i Sali Çekajt, gjithashtu ka thënë se, vrasjen e Krasniqit e bënë persona të specializuar, ndërkohë që ka përmendur edhe dy arsye lidhur me këtë rast.
“Ekzekutimin e kolonel Krasniqit e bënë persona të specializuar të cilët në mënyrë shumë profesionale e kryen aktin makabër pa lënë fare gjurmë. E them se ishte vrasje me motive politike për dy arsye. E para sepse ishte ministër në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga presidenti Rugova, dhe e dyta se i takonte një organizimi politik me orientim djathtist të drejtuar nga atdhetari i madh Metush Krasniqi, që shumë vite më përpara ishte organizuar në të. Arsyeja e mos fillimit të hetimit të kësaj vrasje qëndron pikërisht këtu. Si mund të fillohen hetimet për këtë vrasje ku pikërisht strukturat më të larta të pushtetit në Tiranë organizuan atentatin ndaj kolonel Krasniqit?”.
“Të hetojnë vetveten e tyre, është absurd të pritet një veprim i tillë kur dihet se prokurorin e shtetit dhe gjykatat i kanë dorë ata pushtetarë. Tani e 20 vite është punuar që kjo çështje të bllokohet tërësisht edhe ato pakë gjurmë që ndoshta kanë mbetur të pastrohen tërësisht dhe normalisht që edhe interesimi i opinionit të bie, sepse janë dy dekada dhe kujtesa fshihet, në mos krejtësisht, në masë të madhe po. Në këtë heshtje 20 vjeçare një pjesë të madhe të përgjegjësisë e bartin edhe institucionet përkatëse të Kosovës, e posaçërisht qeveria në krye me njeriun më përgjegjës, kryeministrin Bukoshi, i cili nuk bëri asnjë lëvizje në këtë drejtim. Së paku bile ka mundur të aktivizonte avokat. Avokat vendorë apo ndërkombëtarë dhe të fillonte procedurën, por nuk e bëri.”,  ka thënë veprimtari i hershëm i LDK-së.
Ndër tjerash, ai ka thënë se, kthimi i eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit dhe rivarrosja e tij në Kosovë nuk po bëhet për rastësi.
“Bukoshi jo vetëm që nuk e bëri këtë por ai shkoi edhe më larg, duke i mohuar edhe ekzistimi e FARK-ut që kolonel Krasniqi me oficerë e kishin themeluar. Kthimi i eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit dhe rivarrosja e tij në Kosovë pas 20 viteve nuk është rastësi, pikërisht tani kur në pushtet në Kosovë janë komplet ajo struktura e cila ishte në krye të atij farë shtabi të UÇK-së. Gjithashtu edhe në Shqipëri qeverisë e njëjta parti e cila mbanë përgjegjësin së bashku me këta në pushtet në Kosovë për vrasjen e kolonel Krasniqit”, tha ndër tjerash ai.
Krejt në fund, Tahiraj thekson se një pjesë të përgjegjësisë e mbanë edhe udhëheqja e LDK-së, e cila, sipas tij, kurrë nuk e pati guximin për të vepruar lidhur me këtë rast.
“Qëllimi kryesorë i këtij rivarrimi ne Prishtinë është që dosja e vrasjes së kolonel Krasniqit të mbyllet përfundimisht. Një pjesë të përgjegjësisë e mbanë edhe udhëheqja e LDK-së e cila kurrë nuk e pati guximin që të filloj diçka, edhe pse disa herë e pati pushtetin. Në vitin 2004 i ndjeri ish-zëvendësministri i ministrisë së mbrojtjes Agim Mehmeti bëri një kërkesë me shkrim duke ju dërguar të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës ,për kthimin e eshtrave të kolonel Krasniqit, por ai kurrë nuk e mori përgjigjen nga asnjë institucion edhe pse LDK e kishte pushtetin. Një mundësi të tillë e pati edhe atëherë kur Isa Mustafa ishte kryeministër, por as ai nuk e bëri, edhe pse kishte kërkesa”, ka përfunduar, Saim Tahiraj, për gazetën “Bota sot”.
Skënder Zogaj: Vrasja ishte akt i një tradhtie
Ndërsa, bashkëpunëtori i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit, Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deklaroi se koloneli ka qenë një strateg i madh ushtarak, më i madhi i kohës, që për një kohë fare të shkurtër themeloi Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturoi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, që menjëherë iu rrekën veprimeve për e Kosovës.
“Që në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, me seli ne Tiranë, me ftesën e ministrit Ahmet Krasniqi kam qenë pjesëtar krenar i FARK-ut, në kuadër të Qendrës për Informim, si gazetar-analist politik te “Revista ushtarake”. Ajo që mund të them është se, koloneli Ahmet Krasniqi ka qenë një strateg i madh ushtarak, më i madhi i kohës, që për një kohë fare të shkurtër themeloi Ministrinë e Mbrojtjes dhe strukturoi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, që menjëherë iu rrekën veprimeve për çlirimin e vendit”.
“Një numër i madh oficerësh dhe ushtarësh të karrierës, ekspert të artit luftarak ishin të gatshëm, ndërsa disa edhe ishin futur në Kosovë. Prandaj, kur gjithçka ishte e gatshme për lokimin e gjithë potencialit ushtarak në Kosovë, në krye me komandantin Krasniqi, dora e zezë godet në një terr të mesnatës dhe e vret Kolonelin në Tiranë, 3-4 ditë para se të merrte udhë për në Kosovë”, deklaroi Zogaj.
Tutje, Zogaj shton se vrasja e kolonel Krasniqit ishte akt i një tradhtie të rëndë, që kishte për qëllim të pengonte bashkimin e të gjitha forcave luftarake dhe organizimin institucional të luftës çlirimtare.
“Vrasja ishte akt i një tradhtie të rëndë, që kishte për qëllim të pengonte bashkimin e të gjitha forcave luftarake dhe organizimin institucional të luftës çlirimtare, e cila nuk u konvenonte armiqve të Kosovës. Unë akuzoj grupet ilegale marksiste leniniste dhe padronët e tyre në Tiranë, nga radhët e sigurimit të shtetit, që këtë akt e bën për zhvatje të mëdha materiale, Drejtësia nuk ka dështuar, por ka qenë e penguar që ta zbardhte vrasjen dhe të zbulonte e dënonte vrasësit e Kolonelit”, shoti Zogaj.
Në fund, Zogaj theksoi se Krasniqi po kthehet triumfalisht në Kosovë, ndërsa, siç ka thënë ai, vrasësit nuk do t’i shpëtojnë dënimit të merituar.
“Mirëpo, drejtësia vonon e nuk harron, sepse, Koloneli Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në Kosovë dhe, vrasësit nuk i shpëtojnë dënimit të merituar, moralisht dhe nga drejtësia. Qeveria Haradinaj e ka meritën e hapjes së kaptinës së re për lavdinë e heroit Ahmet Krasniqi në historinë e re të Kosovës. Kjo është fitorja e Kolonelit”, ka përfunduar Skënder Zogaj, për gazetën “Bota sot”.
Fadil Kajtazi: Zhvarrimi nuk e amniston Shqipërinë zyrtare
E, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, duke folur për kolonel Krasniqin, ka thënë se, zhvarrimi i eshtrave të kolonelit dhe prurja e tyre në Kosovë, nuk e amniston Shqipërinë zyrtare që nuk zbardhi vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës nga strukturat e saja shtetërore,
“Kolonel Ahmet Krasniqi më shumë se çdo kush e meriton një varr në Kosovë. Por zhvarrimi i eshtrave të kolonelit dhe prurja e tyre në Kosovë, nuk e amniston Shqipërinë zyrtare që nuk zbardhi vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës nga strukturat e saja shtetërore”, ka thënë Kajtazi për gazetën “Bota sot”.
Ai gjithashtu ka thënë se vrasja në kulmin e luftës të një koloneli më shumë se sabotim i lirisë së Kosovës është tradhti.
“Vrasja në kulmin e luftës të një koloneli, ministër të mbrojtjes, me qellim për të vendosur ministër të mbrojtjes një analfabet në fushën ushtarake, është më shumë se sabotim i lirisë se Kosovës, është tradhti. Dhe pjese e tradhtisë se madhe janë strukturat e shtetit të Republikës së Shqipërisë të cilët duke sabotuar intelektualet e Kosovës që po përpiqeshin të çlironin vendin me gjitha mjetet, krijuan dhe instaluan në strukturat ushtarake dhe politiken kosovare pjesën me primitive të Kosovës, e cila i veniti këtij vendi ardhmërinë; e cila ne vend se të zhvilloi vendin, e beri kulturë qeverisje krimin e organizuar, korrupsionin, vrasjet politike etj”, ka thënë ai.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, në fund potencon se, kjo klasë politike e cila në vitet e nëntëdhjeta ishte asgjë në politiken e Kosovës, po negocion me pavarësinë dhe territoret shqiptare, të fituara me jetën e 11 mijë shqiptarëve të vrarë.
“Kjo klasë politike e cila në vitet e nëntëdhjeta ishte asgjë në politiken kosovare, e instaluar me sportin e shtetit ame, këto ditë, mes tjerash, me armikun e shqiptarëve – Serbinë, po negocion me pavarësinë dhe territoret shqiptare, të fituara me jetën e 11 mijë shqiptarëve të vrarë kryesisht me torture, dhe të 20 mije grave të dhunuara”, ka përfunduar njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi për gazetën “Bota sot”.
Ndërkohë, kujtojmë se, kolonel Ahmet Krasniqi u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate.

The post Rivarrimi, Kolonel Ahmet Krasniqi, Heroi i Kosovës po kthehet triumfal në truallin e tij appeared first on 55 News.

]]>