akademia e shkencave Archives - 55 News https://55news.al/tag/akademia-e-shkencave/ Sun, 05 Apr 2020 14:44:33 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png akademia e shkencave Archives - 55 News https://55news.al/tag/akademia-e-shkencave/ 32 32 Koronavirusi/ Fuga: Ja si Akademia e Shkencave jep shifra dhe të dhëna joshkencore https://55news.al/politike/koronavirusi-fuga-ja-si-akademia-e-shkencave-jep-shifra-dhe-te-dhena-joshkencore/ Sun, 05 Apr 2020 14:44:33 +0000 https://new.55news.al/?p=154344 “Akademia e Shkencave thotë se, Shqipëria ka pasur një përhapje të moderuar të COVID-19 dhe parashikon se përhapja e virusit do të arrijë pikun brenda dy javëve dhe më pas kurba e të infektuarve do të vijë duke u ulur. Përveç rënies së ritmit të rasteve të reja, ASH nënvizon se në Shqipëri ka një […]

The post Koronavirusi/ Fuga: Ja si Akademia e Shkencave jep shifra dhe të dhëna joshkencore appeared first on 55 News.

]]>
“Akademia e Shkencave thotë se, Shqipëria ka pasur një përhapje të moderuar të COVID-19 dhe parashikon se përhapja e virusit do të arrijë pikun brenda dy javëve dhe më pas kurba e të infektuarve do të vijë duke u ulur.

Përveç rënies së ritmit të rasteve të reja, ASH nënvizon se në Shqipëri ka një ritëm të lartë të shërimeve, me 29%, gati sa niveli i Gjermanisë dhe Danimarkës që janë në nivelin 28-31%”.

Kështu do të shprehej dje Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila përmes një deklaratë publike na tregoi se si po ecën pandemia e Koronavirusit në vend dhe kur pritet piku i tij,

Por kësaj deklarate i përgjigjet akademiku Artan Fuga.

 

Përmes një reagimi të gjatë dhe të thelluar në Facebook, profesori i Universitetit të Tiranës dhe anëtari i Akademisë në fjalë shprehet ndër të tjera se, distancohet nga deklaratat e ASH duke dhënë edhe arsyet e tij.

Reagimi i plotë:

Artan Fuga

Profesor i Universitetit të Tiranës
Anëtar i Akademisë të Shkencave
Kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare e Kërkimit Shkencor – Francë
Pedagog i jashtëm i lëndës Menaxhimi i Informacionit për Sipërmarrjet – IPAG (Paris)
Anëtar i Senatit të Universitetit të Tiranës

Përse distancohem nga të dhënat mbi pandeminë covid19 dhe prediktimet e Akademisë të Shkencave ?

Deklaratë për mediat

05.04.2020

Dje më datën 4 prill 2020 Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi në disa media një deklaratë kur ndër të tjera jepeshin disa të dhëna statistikore për përhapjen e epidemisë të rëndë të Covid19 në vendin tonë, bëheshin prediktime për ecurinë e epidemisë, si edhe thirrje qytetarëve për të zbatuar masat e kërkuara, etj.

Kjo deklaratë më përfshin edhe mua si anëtar i atij institucioni dhe më detyron të shprehem publikisht rreth saj. Aq më tepër sepse deklarata në fjalë as është konsultuar, as është diskutuar dhe as është aprovuar në asamblenë e Akademisë të Shkencave qoftë edhe në formë elektronike.

Në gjykimin tim në deklaratën e Akademisë të Shkencave ka më së pari probleme shumë serioze dhe të papranueshme për mua në planin shkencor të metodologjisë dhe epistemologjisë të kërkimit statistikor.

Në deklaratë sikurse thuhet pretendohet të matet shkalla e rritjes të përhapjes të epidemisë pra “përhapja e pandemisë”. Bashkëshoqëruar jepet edhe një shifër në përqindje dalë mbi bazën e një përllogaritjeje shumë të thjeshtë të rezultatit të një thyese shumëzuar me 100.

Këtu ngatërrohen dy gjëra krejt të ndryshme me njera tjetrën, të cilat një statisticien serioz, pa ndonjë specializim të veçantë në fushë, nuk e bën. Akademia e Shkencave përdor shifrat zyrtare të institucioneve të specializuara, por ato në asnjë rast nuk kanë thënë se numri i të ekzaminuarve me coronavirus është i barabartë më numrin e të infektuarit realë. Dhe kanë shumë të drejtë për këtë. Kurse Akademia e Shkencave në deklaratën e saj ngatërron dukurinë reale me rezultatin e matjes të kësaj dukurie. Të infektuarit e dedektuar nga sistemi shëndetësor i barazon me të infektuarit realë. Në këtë mënyrë jep shifrat që pretendojnë të tregojnë shkallën e përhapjes reale të epidemisë të rëndë, ndërkohë që ato shifra që ka huazuar nuk masin veçse shkallën e matjes të përhapjes të epidemisë. Jo përhapjen e epidemisë në realitet. Ngatërrohet fenomeni real me rezultatin e matjes të fenomenit që sigurisht është shumë më i përhapur. Unë nuk përfshihem në këtë formulim që shtrembëron të dhënat dhe ngarkon moralisht çdokënd në këto kohë kaq delikate.

Po ashtu, në atë deklaratë jepen edhe shifra në përqindje që sipas saj masin “ritmin e të shëruarve nga të infektuarit gjithsejt”.

Edhe ky është një pretendim që as organet zyrtare të specializuara nuk e kanë pretenduar ta dinë. Mund ta dish këtë përqindje të të shëruarve vetëm nëse di numrin gjithsejt të të infektuarve realë. Por edhe këtë numur real faktik askush nuk pretendon se e njeh. Sepse ka të sëmurë që nuk shprehin asnjë simptomë dhe iluzivisht e quajnë veten të painfektuar, ka që kanë simptoma të lehta dhe nuk manifestohen në telefonata, shpërndarja e testeve të depistimit është e tillë që nuk mund të japi kurrszesi numrin real të të infektuarve gjithsejt, sikurse ka edhe individë që nuk telefonojnë fare në çdo rast për t’u evidencuar. Nuk ka nevojë të kesh njohuri të thella matematikore për të ditur se thyesa që pjeston numrin e të shëruarve mbi numrin e të infektuarve gjithsejt nuk mund të japi asnjë rezultat në realitet sa kohë as numuruesi dhe as emëruesi i saj nuk shprehin madhësi numerike reale.

Në gjykimin tim duke ndërmarrë këto përllogaritje, që pretendojnë të kenë përmasë shkencore, Akademia e Shkencave edhe një herë tjetër ka treguar se pozicionohet keq dhe gabim në misionin e saj të përcaktuar me ligj.

E them këtë sepse ato përllogaritje të thjeshta përqindjesh i bën çdo nxënës që ka njohur tashmë tabelën e pjestimit dhe të shumëzimi. I kanë medoemos edhe të gjitha organet zyrtare ne fushën e shëndetësisë.

Akademia e Shkencave do të justifikohej në atë përçapje që deklaron nëse do të mblidhte në mënyrë autonome të dhëna të pavarura sasiore duke krijuar bazat e saj të të dhënave.

Duke i krahasuar pastaj ato me të dhënat zyrtare. Ose nëse do të përpunonte procedura matëse shumë të specializuara, alternative, që do të jepnin rezultate të pavarura për përhapjen e pandemisë, shkallën e të shëruarve, shkallën e vdekjeve etj.

Në këtë mënyrë Akademia e Shkencave do të jepte një kontribut real nëse do të krijonte pikërisht këto baza të dhënash autonome si teste kontrolli të të dhënave zyrtare. Jo vetëm nuk e bën këtë, jo vetëm përdor të dhëna që nuk janë te sajat, por edhe ngatërron epistemologjinë e procedimit statistikor duke ngatërruar në disa raste dukurinë që matet me matjen e dukurisë. Merr si reale, të dhëna që nuk janë veçse rezultate të prodhuara nga procedurat e matësit. Ngatërron objektin e matur me rezultatet e matjes të objektit. Këtu gabimi epistemologjik është uluritës.

Nuk dua të ndaloj në atë që Akademia e Shkencave pretendon se di që po kryhen veprime për prodhimin e vaksinës kundër covid19, pa dhënë burimet e këtij informacioni!!!!

Por, nuk di se në çfarë mënyre dhe në çfarë mase ajo pretendon që njësitë shkencore që ka krijuar në nanoteknologji janë angazhuar në këto përllogaritje të thjeshta të dala nga të dhëna të marra tashmë nga dorë e dytë, çka kërkon testim dhe verifikim aq të domosdoshëm nga ana shkencore. Një tabelë e thjeshtë llogaritëse do të mjaftonte. Ose edhe një telefon celular.

Por, di me siguri që ai që quhet komision i ekonomisë, drejtësisë, etj, ku edhe unë jam integruar, nuk ka kryer deri më tash asnjë studim lidhur me çfarë pretendohet në deklaratën e Akademisë të Shkencave. Pretendimi i saj në këtë pikë është i pavërtetë. Dhe nuk ka bërë sepse nuk mund t’a bëjë nga mënyra sesi janë organizuar ato komisione dhe njësi studimi.

Mbi të gjitha, Deklarata e Akademisë të Shkencave pretendon të gjejë edhe se kur do të arrihet piku dhe kur do të nisi rënia e epidemisë!!!

Pa dhënë asnjë argument shkencor, çka është pjesë e etikës minimale të shkencës. Këto orvajtje të pabazuara kur epidemia po shkakton marrje jete në vend dhe në të gjithë botën janë me rrezikshmëri shoqërore dhe ngarkojnë me përgjegjësi etike. Unë nuk pranoj të jem pjesë e tyre. Eshtë detyra e deklaruesve tani të na i provojnë prediktimet e tyre!

Nisur prej këtyre rezervave shkencore serioze, etike, si edhe e faktit se Akademia e Shkencave nuk të pyet edhe kur deklarohet gjoja në emrin e akademikëv,e distancohem publikisht nga ajo deklaratë e saj duke qendruar aktiv që mesa mundem të kontribuoj në përballimin e pandemisë si qytetar, pedagog dhe kërkues shkencor.

Si edhe qendroj aktiv për të bërë që komuniteti shkencor të japi kontributet që duhen në këtë kauzë, larg deklaratave, propagandës dhe qendrimeve të padobishme.

Lajmi i plotë se çfarë deklaronte një ditë më parë Akademia e Shkencave:

https://www.syri.net/sociale/329020/akademia-e-shkencave-pandemia-ne-shqiperi-do-arrije-pikun-brenda-dy-javeve/

The post Koronavirusi/ Fuga: Ja si Akademia e Shkencave jep shifra dhe të dhëna joshkencore appeared first on 55 News.

]]>
Ja CV-ja e Skënder Gjinushit: Shikojeni të gjithë “kontributin shkencor” të tij në 30 vite!!! https://55news.al/politike/ja-cv-ja-e-skbnder-gjinushit-shikojeni-te-gjithe-kontributin-shkencor-te-tij-ne-30-vite/ Sat, 25 May 2019 09:32:57 +0000 https://new.55news.al/?p=101542 Pedagogia Dhurata Shehri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ironizuar zgjedhjen e kretarit të Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi. Duke publikuar një pjesë së CV-së së Gjinushti, Shehri shprehet se ka gabuar rëndë nëse ka menduar se në Shqipëri mund të ketë ende ndonjë akademik. Në CV dallohet qartë sipas Shehrit […]

The post Ja CV-ja e Skënder Gjinushit: Shikojeni të gjithë “kontributin shkencor” të tij në 30 vite!!! appeared first on 55 News.

]]>
Pedagogia Dhurata Shehri nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka ironizuar zgjedhjen e kretarit të Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi.

Duke publikuar një pjesë së CV-së së Gjinushti, Shehri shprehet se ka gabuar rëndë nëse ka menduar se në Shqipëri mund të ketë ende ndonjë akademik.

Në CV dallohet qartë sipas Shehrit kontributi i 30 viteve të fundit i Gjinushit.

Postim i plotë:

Gabova rëndë ku mendova se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri! 
Duke nisur nga “kryetari”, CV-në e të cilit ju ftoj ta lexoni për te gjetur kontributin shkencor te 30 viteve të fundit!

Skënder GJINUSHI (1949–). Matematikan, profesor, akademik. Lindi në Vlorë. 
Shkollën e mesme e kreu në Tiranë dhe përfundoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1972. Gjatë viteve 1973–1977 kreu studimet pasuniversitare në Francë 
(Universiteti Pierre e Marie Curie, Paris VI) dhe fitoi titullin “Doktor” i ciklit të tretë në analizën funksionale. U emërua pedagog në katedrën e matematikës së specialitetit 
në Fakultetin e Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës (1972). Skënder Gjinushi ka botuar tekstet “Bazat e topologjisë së përgjithshme” (1986), “Analiza funksionale” (1988), “Probleme të analizës funksionale (1992) dhe një varg artikujsh shkencorë në fushën e analizës funksionale. Në vitet 1987–1991 ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe ministër i Arsimit. U aktivizua në proceset politike pluraliste dhe më 1991 u zgjodh kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, funksion që vazhdon ta mbajë. Nga viti 1992 deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar i Kuvendit (1997–2001); zëvendëskryeministër e ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale (2001– 2002).

The post Ja CV-ja e Skënder Gjinushit: Shikojeni të gjithë “kontributin shkencor” të tij në 30 vite!!! appeared first on 55 News.

]]>
Rama ia kalon edhe Enverit: Në Akademinë e Shkencave tani kemi në krye një kryetar partie! https://55news.al/politike/rama-ia-kalon-edhe-enverit-ne-akademine-e-shkencave-tani-kemi-ne-krye-nje-kryetar-partie/ Sat, 25 May 2019 08:05:26 +0000 https://new.55news.al/?p=101522 Nga Petrit Vasili Në Akademinë e Shkencave edhe Enver Hoxha u druajt që të vinte në krye sekretar partie apo anëtar të Komitetit Qëndror apo ndonjë ofiqar tjetër partie. Edi Rama ia kaloi. Në krye kemi tani një kryetar partie! Para ca ditësh nënshkroi edhe marreveshje politike për 30 qershorin, Kryetari i Akademisë së Shkencave, […]

The post Rama ia kalon edhe Enverit: Në Akademinë e Shkencave tani kemi në krye një kryetar partie! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Petrit Vasili

Në Akademinë e Shkencave edhe Enver Hoxha u druajt që të vinte në krye sekretar partie apo anëtar të Komitetit Qëndror apo ndonjë ofiqar tjetër partie. Edi Rama ia kaloi. Në krye kemi tani një kryetar partie!

Para ca ditësh nënshkroi edhe marreveshje politike për 30 qershorin, Kryetari i Akademisë së Shkencave, që është kryetar i Partisë Social-Demokrate me Edin. Kur të filloje fushata, Kryetari i Akademisë së Shkencave do të shkojë në fushatë. Shkenca le të presë. Fushata me Edin të bën edhe Kryetar Akademie. Kështu edhe Edi ia kalon Enverit.

 

Bravo Edi!

Të lumte Edi!

I madh je Edi!

Image

The post Rama ia kalon edhe Enverit: Në Akademinë e Shkencave tani kemi në krye një kryetar partie! appeared first on 55 News.

]]>
Akademiku Artan Fuga: Çfarë turpi për Shqipërinë !!! Fol Edi, fol mor burrë! https://55news.al/politike/akademiku-artan-fuga-cfare-turpi-per-shqiperine-fol-edi-fol-mor-burre/ Thu, 23 May 2019 12:40:49 +0000 https://new.55news.al/?p=101238 Nga Artan Fuga E ka mirë deputetja: Kjo që po ndodh në Akademinë e Shkencave nesër më 24 maj, zgjedhjet e paligjshme atje në të gjitha kuptimet, ishte ajo që para disa muajsh ti quaje reformim nëpërmjet rithemelimit?! Të njejtët persona, që vijnë vërdallë si në lojën e karrikeve apo si te vallja gazmore për […]

The post Akademiku Artan Fuga: Çfarë turpi për Shqipërinë !!! Fol Edi, fol mor burrë! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Artan Fuga

E ka mirë deputetja: Kjo që po ndodh në Akademinë e Shkencave nesër më 24 maj, zgjedhjet e paligjshme atje në të gjitha kuptimet, ishte ajo që para disa muajsh ti quaje reformim nëpërmjet rithemelimit?!

Të njejtët persona, që vijnë vërdallë si në lojën e karrikeve apo si te vallja gazmore për çliminj : “Erdhi shoqja prapa meje dhe shaminë ma vuri!”, që zgjidhen pa kandidatura rivale sepse askush nuk guxon të flasin në Akademinë e Shkencave dhe jo më të kandidojë, zgjedhje të paligjshme me ligjin e vjetër që deputetët e kanë sjellë për t’a hedhur në kanal!!

Çfarë turpi për Shqipërinë !!!

Kjo ishte ajo që ti quaje demokratike? Që mënjanë deputetët tuaj, me në krye Eglantina Gjermenin, në komision ndjekin procedura antikushtetuese, për ta ndryshuar ligjin, kurse më anë tjetër Skënder Gjinushi dhe Vaso Tole, me Salvator Bushatin, votohen për pesë vjet me ligjin e kalbur të tanishëm?!

Çfarë turpi për një Shqipëri të shekullit të XXI!!!

Ky është pakti që ti gjoja ke bërë me universitetet, kur ministria jote e arsimit, jo imja, fsheh paturpësisht mendimin e komunitetit universitar të vendit sikur të kishte të bënte me kalamaj që mësojnë abetaren në ndonjë shkollë rurale fshati???

Çfarë skandali!!!

Dhe ti ndërkohë hesht, hesht, hesht!

Kjo është kultura, shkenca, arti, dija që ti mbron tani??? O në strehën e pushtetit dhe të politikës, o hiç fareeeeee!!!

Çfarë metamorfoze!

Bën sikur nuk ke dijeni, sikur është gjë e vogël me të cilën merren “thikat” e dorës së dytë si Gjermeni, Shahini, Ikonomi? Ato lënë të nënkuptohet se nuk kanë cfarë të bëjnë ty!

Hipokrizisë i beson ti tani?!

Fol mor burrë! O mbroji o dënoji ato zgjedhje që të mbetet në histori gjykimi yt!

Heshtja është aprovim!

Fol Edi!

Nuk besoj arrin derisa dikush të ta ketë mbyllur gojën ty! Veç në pastë me se!

The post Akademiku Artan Fuga: Çfarë turpi për Shqipërinë !!! Fol Edi, fol mor burrë! appeared first on 55 News.

]]>
Akademia e Shkencave shpall pjesëmarrësit për çmimet shkencore https://55news.al/kulture/akademia-e-shkencave-shpall-pjesemarresit-per-cmimet-shkencore/ Fri, 26 Apr 2019 11:09:03 +0000 https://new.55news.al/?p=96817 Juria e çmimeve shkencore kombëtare në mbledhjen e saj të parë shpalli listën e pjesëmarrësve për vitin 2018. Në mbledhjen e rradhës më datën 8 maj do të aprovohet dhe shpallet lista e të nominuarve për secilin prej çmimeve si dhe kalendari i referimeve publike të autorëve të nominuar. Për çmimin “Çabej”, Beqir Meta “Historia […]

The post Akademia e Shkencave shpall pjesëmarrësit për çmimet shkencore appeared first on 55 News.

]]>
Juria e çmimeve shkencore kombëtare në mbledhjen e saj të parë shpalli listën e pjesëmarrësve për vitin 2018. Në mbledhjen e rradhës më datën 8 maj do të aprovohet dhe shpallet lista e të nominuarve për secilin prej çmimeve si dhe kalendari i referimeve publike të autorëve të nominuar. Për çmimin “Çabej”, Beqir Meta “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”,  Stavraq Sokrat Trako “Gjuha  shqipe, çelës për historinë e gjuhëve të familjes doriano-europiane (monografi), Apollon Baçe “Arkitektura në Iliri”. Nga Kosova, Zymer Ujkan Neziri “Studime për folklorin III, ndihmesë për eposin e kreshnikëve”. Për çmimin “Radovicka” Adriatik Mateli “Sistemi tatimor në Shqipëri ( shek. XV-vitet 12, shek. XXI” 2018, Agim Bibaj “Shqipëria në tranzicion të zgjatur”, Apostol Pano e Anastas Angjeli, “Paraja, Banka dhe Shoqëria”, Jani Vangjeli “Atlasi i florës së Shqipërisë”, Rigers Bakiu “Molecular evolution of aquatic organisms’ biomarkers”. Për çmimin e kërkuesit të ri më të suksesshëm në shkencat natyrore, janë Deis Haxholli, “Multiplex strategy for gene editing and gene induction basen on CRISPR/Cas9 technology”, Aida Derrvishi, “Myrtus communis L. Në Shqipëri: vlerësimi i diversitetit gjenetik i popullatave natyrore”. Në konkurrim për çmimin e kërkuesit të ri më të suksesshëm shkencat albanologjike janë Olsi Lelaj, Nebi bardhoshi, “Etnografi në diktaturë: Dija shteti dhe holokausti ynë”, Mikaela Minga, “Këngë arumune të Drenovës/ Aromanian Songs from Drenova”, Belisa Muka, Giusepe Lepore, “Le necropoli meridionale di Phoinike. Le tombe ellenistike e romane”, Romina Gurashi, “Pathway of Peace: the Philosophy and Sociology of Peace and Nonviolence”. Juria e çmimeve përbëhet me kryetar akademikun Ethem Likaj, përfaqësues i kryesisë së ASH-së. Anëtarë janë akademik i asociuar Gjovalin Shkurtaj, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike, akademik Edi Pinguli, përfaqësues i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, akademike Aurela Anastasi përfaqësuese e SSHSHA të Asamblesë së ASH, akademik Floran Vila, përfaqësues i SSHNT të asamblesë së ASH, akademik Dhimitër Haxhimihali, përfaqësuese i akademikëve mbi 75 vjeç, Robert Dumi përfaqësues i Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, si dhe Redi Shtino përfaqësues i Ministrisë së Arsimit. Vlerësimi i kandidaturave bazohet në standardet ndërkombëtare të vlerësimit dhe në bazë të ekselencës. Secili prej çmimeve ka vlerë financiare, e cila përcaktohet në urdhrin për shpalljen e fituesve dhe organizimin e ceremonisë.

The post Akademia e Shkencave shpall pjesëmarrësit për çmimet shkencore appeared first on 55 News.

]]>
Biblioteka personale e akademikut Stipčevi​ć, i dhurohet Akademisë së Shkencave https://55news.al/kulture/biblioteka-personale-e-akademikut-stipcevi-c-i-dhurohet-akademise-se-shkencave/ Wed, 03 Apr 2019 11:39:31 +0000 https://new.55news.al/?p=92924 Rreth 1050 tituj librash të bibliotekës personale të akademikut kroat Aleksandar Stipčevi​ć i dhurohen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në mjediset e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Zagreb u organizua ceremonia e dorëzimit të bibliotekës personale të akademikut Aleksandar Stipčević, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2019/04/55931049_1039943559530595_862236043544363008_n-630×420-300×200.jpg 300w, Ishte amaneti i albanologut të […]

The post Biblioteka personale e akademikut Stipčevi​ć, i dhurohet Akademisë së Shkencave appeared first on 55 News.

]]>
Rreth 1050 tituj librash të bibliotekës personale të akademikut kroat Aleksandar Stipčevi​ć i dhurohen Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në mjediset e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Zagreb u organizua ceremonia e dorëzimit të bibliotekës personale të akademikut Aleksandar Stipčević, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2019/04/55931049_1039943559530595_862236043544363008_n-630×420-300×200.jpg 300w,

Ishte amaneti i albanologut të madh kroat, me origjinë shqiptare, prof. Stipčević që, pas vdekjes, e gjithë biblioteka personale e tij, me rreth 1050 tituj librash, t’i kalojë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. /KultPlus.com

The post Biblioteka personale e akademikut Stipčevi​ć, i dhurohet Akademisë së Shkencave appeared first on 55 News.

]]>
Përkujtohet 137-vjetori i lindjes së Fan Nolit https://55news.al/kulture/perikujtohet-137-vjetori-i-lindjes-se-fan-nolit/ Mon, 07 Jan 2019 14:29:46 +0000 https://new.55news.al/?p=78290 Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim e respekt të madh, kolosin e kulturës shqiptare, Fan Nolin, në 137-vjetorin e lindjes së tij. Fan Stilian Noli ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Ai lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (Ibrik-Tepe, Turqi). Fan Noli është protagonist i […]

The post Përkujtohet 137-vjetori i lindjes së Fan Nolit appeared first on 55 News.

]]>
Akademia e Shkencave e Shqipërisë kujton me nderim e respekt të madh, kolosin e kulturës shqiptare, Fan Nolin, në 137-vjetorin e lindjes së tij. Fan Stilian Noli ishte burrë shteti, atdhetar demokrat, klerik i lartë, poet, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog. Ai lindi më 6 janar 1882 në Qytezë (Ibrik-Tepe, Turqi). Fan Noli është protagonist i përpjekjeve dhe i zhvillimeve politike e kulturore gjatë Rilindjes Kombëtare e pas saj, duke luajtur një rol themelor në këto zhvillime. Pikëpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme e të jashtme, Noli i shtjelloi në shkrime e fjalime në vitet 1921–1924. Personalitet poliedrik, erudit poliglot, Noli është gjeniu i kulturës shqiptare të shek. XX. Një pjesë të mirë të forcave të tij, Fan Noli ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës duke bërë objekt kritike realitetet shoqërore e politike të shoqërisë shqiptare në vitet e monarkisë. Noli është ndër mjeshtrit e poezisë shqipe. Përmbledhja e parë dhe e vetme poetike e tij është “Albumi” (Boston, 1948).

Krijimet e tij himnizuan traditat historike të shqiptarëve (“Hymni i Flamurit”, “Shpell’e Dragobisë”, “Syrgjyn-vdekur” etj.), dhe figurat e bashkëluftëtarëve të tij, atdhetarëve demokratë, shprehën shpresën e shtresave demokratike për liri, drejtësi e përparim (“Anës lumenjve”, “Rend or marathonomak”), satirizuan me një stil sarkastik anakronizmin feudal (“Kënga e Salep Sulltanit”, “Marshi i Barabajt” etj.).

Duke u nisur nga përvojat individuale dhe duke aktualizuar motivet dhe alegorinë biblike, Noli i dha poezisë shqiptare një përmasë universale dhe një thellësi filozofike.

Fan Noli u kushtoi vëmendje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqendruan rreth jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Monografitë “Historia e Skënderbeut” (botimi i dytë i plotësuar dhe i ripunuar, 1947) dhe “Historia e Skënderbeut” (1949) në gjuhën angleze, shënojnë një etapë më të lartë në studimet për Heroin Kombëtar

Njeri me interesa të gjera krijuese, F. Noli u mor edhe me muzikologji; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni Francez” (1947) në gjuhën angleze u çmua lart nga specialistë dhe personalitete të shquara europiane të kohës. (B. Shou, T. Man, etj.).

Ai është autor edhe i një vargu kompozimesh muzikore, nga të cilat vlen të përmendet një rapsodi për Skënderbeun etj.

Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa kryeveprave të shkrimtarëve të mëdhenj botërore, si: U. Shekspir, E. Poe, H. Longfellou, H. Ibsen, M. Servantes, O. Khajam. Ai u bë themeluesi i shkollës shqiptare të përkthimit, që nën shembullin e tij, arriti në vitet që erdhën më pas, nivele të larta cilësore.

Veprat që përktheu Fan Noli i shoqëroi me introdukta (hyrje) duke aktualizuar idetë e tyre përmes një kritike eseistike që thekson rolin shoqëror të artit.

Një vend të veçantë në punën e Nolit si përkthyes zënë përkthimet fetare. Për të pajisur kishën ortodokse shqiptare me literaturën përkatëse në gjuhën shqipe, ai përktheu një varg tekstesh për shërbesat kishtare.

Fan Noli përktheu dhe në anglisht dy kryevepra të letërsisë biblike “New Testament” (Dhjata e re, 1961) dhe “The Psalms” (Psalmet, 1964), të cilat u përdorën në praktikën liturgjike edhe të kishave të tjera ortodokse në Amerikë.

Fan Noli është dhe autor i dy dramave: “Zgjimi” (greqisht, e pabotuar) dhe “Izraelitë dhe filistinë” (1907), me subjekt nga Bibla, por me përmbajtje filozofike dhe me tingëllim aktual për kohën kur u shkruan.

Vepra e gjithanshme e Fan Nolit luajti një rol të rëndësishëm për formimin shpirtëror të intelektualëve demokratë dhe për emancipimin e përgjithshëm të shoqërisë e të kulturës shqiptare.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka përgatitur prej kohësh një botim kritik në gjashtë vëllime të veprës së Fan Nolit (në vitet 1988–1996) si pjesë të serisë “Trashëgimi Kulturor i Popullit Shqiptar”.

The post Përkujtohet 137-vjetori i lindjes së Fan Nolit appeared first on 55 News.

]]>
Gashi: Qosja qe 10 vjet nuk ka shkuar në mbledhjet e Akademisë, por merr pagë https://55news.al/kulture/gashi-qosja-qe-10-vjet-nuk-ka-shkuar-ne-mbledhjet-e-akademise-por-merr-page/ Wed, 26 Sep 2018 06:21:25 +0000 https://new.55news.al/?p=52367 Shkëlzen Gashi në Rubikon të KTV-së ku bashkë me Kushtrim Koliqin lansuan raportin “Kriza në Akademi” – Vlerësim i shoqërisë civile për akademinë e shkencave dhe të arteve, foli edhe për akademikun Rexhep Qosja. Ai përmendi rregulloren, sipas se cilës, nëse nuk marrin pjesë në mbledhjet e Akademisë deri në gjashtë muaj, atëherë anëtari duhet […]

The post Gashi: Qosja qe 10 vjet nuk ka shkuar në mbledhjet e Akademisë, por merr pagë appeared first on 55 News.

]]>
Shkëlzen Gashi në Rubikon të KTV-së ku bashkë me Kushtrim Koliqin lansuan raportin “Kriza në Akademi” – Vlerësim i shoqërisë civile për akademinë e shkencave dhe të arteve, foli edhe për akademikun Rexhep Qosja.

Ai përmendi rregulloren, sipas se cilës, nëse nuk marrin pjesë në mbledhjet e Akademisë deri në gjashtë muaj, atëherë anëtari duhet të përjashtohet mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me Rexhep Qosjen, i cili, sipas tij, ndonëse vazhdimisht e kritikon këtë institucion, ai ka kohë që nuk ka qenë në këto mbledhje.

“Sipas rregullores së Akademisë, nëse një anëtar nuk shkon në mbledhjet e saj për gjashtë muaj atëherë ai përjashtohet e profesor Qosja po besoj që ka një dekadë që nuk ka shkuar dhe po ashtu përjashtohet nëse dikush e denigron akademinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur nëse Qosja vazhdon të merr pagë nga Akademia, Gashi ka thënë se beson që po mirëpo më mirë që të pyetet edhe vetë ai.

“Me paratë e Akademisë botohen memoaret e kryeakademikut Daci”

Shkëlzen Gashi ka pohuar të ketë dëgjuar që Nexhat Daci, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me paratë e institucionit që drejton, ka publikuar memoaret e veta.

“Duke ardhur këtu [në Rubikon] dëgjova që kryetari me para të akademisë ka financuar publikimin e memoareve të tij personale. Është botim luksoz dhe u kushton taksapaguesve të Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Memoaret nuk janë kategori e veprave shkencore”, ka shtuar ai.

Gashi: Akademia është politizuar nga LDK-ja

Një ndër qëllimet kryesore të AshAK-ut është realizimi i projekteve shkencore me interes në zhvillimin e vendit. Mirëpo sipas Shkëlzen Gashit, deri tash as edhe një projekt shkencor në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, nuk është realizuar.

“As edhe një projekt shkencor me interes për vendin nuk është bërë. Ata janë shumë të mbyllur, po iu bëjmë thirrje publike t’i publikojnë, ata është mirë m’i publiku buxhetet, raportet e auditimit, qëllimet e tyre, projektet shkencore, sa janë realizu dhe çka ka ndodh me to”, ka thënë Gashi.

“Nuk ka. Janë të mbyllur edhe ndaj gazetarëve e anëtarëve të shoqërisë civile. Natyrisht që kur kanë me promovu diçka, do të vijnë. Mirëpo kur i thirr t’i sfidosh, lere që nuk do të vijnë, po nuk kanë me kthyer fare përgjigje”.

Sipas Gashit, pika që është zbatuar në listën e qëllimeve të kësaj akademie, është ajo e 11-a me renditje.

“Asnjë akademi nuk ka objekt dhe kushte më të mira. Nuk është problemi të objekti po edhe te honorarët dhe mëditjet që i marrin. Nuk duhet me harru që Kosova është vendi më i varfër në Evropë”, ka thënë ai.

“Objekti është shumë i bukur po duket se po hyn në një objekt të fantazmave sepse nuk është askush. Ai objekt është bërë për me punu po aty gjen veç disa punëtorë të administratës, nuk është askush”, ka thënë Kushtrim Koliqi nga organizata “Integra”.

Autori i këtij raporti, Shkëlzen Gashi ka thënë se politizimi i Akademisë filloi nga vitet ’90 dhe kjo nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nga 22 anëtarë të rregullt të AShAK-ut, pak më shumë se gjysma, 12 prej tyre, kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike. 8 tetë në LDK dhe prej tyre më vonë dy në Lidhjen Demokratike të Dardanisë, dy në PFK, një në LBD dhe një në ORA”.

“Kurse nga 16 anëtarë korrespodentë, gati gjysma, shtatë prej tyre, kanë qenë të angazhuar nëpër parti politike, katër në LDK, dy në PDK dhe një në PSD”.

“Prej viteve të 90-ta është politizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë tutje Gashi.

Në Rubikon të KTV-së, Shkëlzen Gashi dhe Kushtrim Koliqi lansuan raportin “Kriza në Akademi” – Vlerësim i shoqërisë civile për Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Kosovës, me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike– i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit dhe e organizatës Integra.

Autori Shkëlzen Gashi bëri të ditur se për realizimin e këtij raporti përveç metodave tjera provuan të intervistonin edhe anëtarët e akademisë mirëpo nuk morën përgjigje pozitive.

“Diku 10 prej tyre, udhëheqës të seksioneve, kryetarët, ish udhëheqësit, të gjitha janë përgjigje negative. I vetmi prej anëtarëve që ka kthyer përgjigje pozitive është Fetah Podvorica. Jo rastësisht është përgjigj pasi studimet master dhe PHD nuk i ka në universitetet shqipfolëse por në Paris. Prej që ai është udhëheqës i seksionit të shkencave natyrore dhe redaktor i revistës ‘Kërkimet’, numri i fundit i saj ka dalë në anglisht”, ka thënë Gashi.

“Anëtarët si ata të rregullt dhe korrespodent të Akademisë së arteve i kanë të publikuara biografitë e tyre goxha të detajuara mirëpo nuk i kanë në ndonjë format të CV-së”, ka thënë ai.

Endri Sina: Një jetë e varfër kulturore sjell mbylljen e shkollave të muzikës, të merren masa sa nuk është vonë…/Kultplus.com

The post Gashi: Qosja qe 10 vjet nuk ka shkuar në mbledhjet e Akademisë, por merr pagë appeared first on 55 News.

]]>
Kadare nderohet me çmimi e karrierës akademike https://55news.al/kulture/kadare-nderohet-me-cmimi-e-karrieres-akademike/ Fri, 15 Jun 2018 15:10:11 +0000 https://new.55news.al/?p=26386 -“Krijimtaria e Kadaresë mbetet “buka” shpirtërore, që  ka ushqyer imagjinatën dhe ka riformatuar përmasat e munguara të lirisë individuale të ҫdo shqiptar”. Ishin këto fjalët e dedikuara gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit të karrierës akademike për vitin 2017 për akademikun Ismail Kadare, nga ana e sekretarit shkencor të Akademisë së Shkencave akademiku,  Vasil S. Tole. ”Si propozuesi […]

The post Kadare nderohet me çmimi e karrierës akademike appeared first on 55 News.

]]>

”Si propozuesi i këtij ҫmimi pranë jurisë, i përkas atij brezi të cilit për të lexuar librat Tuaja mbanin radhë të gjata pranë librarisë së vetme të qytetit, aty ku radha e njerëzve që prisnin ishte më e gjatë se tek radhët e bukës apo tek ushqimet e tjera. Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen”-thuhet në librat e shenjtë. Atë kohë dhe në këtë kohë, letërsia juaj na bëri dhe na bën të jemi njerëz normalë, në një vend të bekuar, por shpeshherë i mposhtur nga e keqja. Sipas Toles, gjuha shqipe nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që gjendet në veprën e Kadaresë.”Gjuha shqipe, gjuha jonë e përditshme, kurrë nuk e kishte arritur atë fuqi shprehëse që ne të gjithë gjejmë në veprën tuaj. Kjo vepër është konfirmimi më i padiskutueshëm i barazisë së shqipes me çdo gjuhë tjetër si gjuhë letërsie e si mundësi për të shqiptuar e kënduar të gjitha kumtet e mundshme të kësaj bote, letrare, muzikore a shkencore qofshin. Këtu ne e kemi për detyrë të saktësojmë dhe rolin tuaj vetjak për lartësimin e shqipes letrare si gjuhë e njësuar në mënyrë sovrane dhe vendimtare.”

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tole tha se veprat e tij përbëjnë arritje për të gjitha brezat shqiptarë.

”Përtej kësaj, e gjithë karriera juaj ka qenë në shërbim të promovimit të identitetit historik dhe kulturor të shqiptarëve. Shqipëria tjetër, ajo e ndritshmja, qoftë dhe në prapësi, që gjendet në veprën tuaj, është pa dyshim një arritje për të cilën brezat e shqiptarëve duhet t’ju jenë dhe do të jenë përjetë mirënjohës. Letërsia shqipe ka pritur plot pesë shekuj për të arritur atë që arriti me veprën tuaj të bëhet njëkohësisht letërsi europiane dhe fenomen botëror”.

The post Kadare nderohet me çmimi e karrierës akademike appeared first on 55 News.

]]>
Gjuhëtarët mbildhen në konferencë për shenjat e pikësimit https://55news.al/kulture/gjuhetaret-mbildhen-ne-konference-per-shenjat-e-pikesimit/ Fri, 01 Jun 2018 07:53:23 +0000 https://new.55news.al/?p=21606 Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën ndërkombëtare “Pikësimi në gjuhën shqipe”. Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, […]

The post Gjuhëtarët mbildhen në konferencë për shenjat e pikësimit appeared first on 55 News.

]]>
Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën ndërkombëtare “Pikësimi në gjuhën shqipe”. Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë. Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes. Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional? Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit. Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual? Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete.Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën ndërkombëtare “Pikësimi në gjuhën shqipe”. Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë. Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes. Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional? Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit. Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual? Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete.

The post Gjuhëtarët mbildhen në konferencë për shenjat e pikësimit appeared first on 55 News.

]]>