aksidentohet Archives - 55 News https://55news.al/tag/aksidentohet/ Sun, 13 Jan 2019 17:42:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png aksidentohet Archives - 55 News https://55news.al/tag/aksidentohet/ 32 32 FOTO/ Aksidentohet moderatorja e njohur e Top Channel https://55news.al/aktualitet/foto-aksidentohet-moderatorja-e-njohur-e-top-channel/ Sun, 13 Jan 2019 17:42:05 +0000 https://new.55news.al/?p=79586 Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ moderatorja, Fjoralba Ponari ka zbuluar se ka bërë aksident me makinë. Ajo ka përplasur makinën pas një shtylle, por fatmirësisht nuk është lënduar. Fjoralba e ka marrë situatën me sportivitet dhe menjëherë pas aksidentit ka dalë për të kaluar të fundjavën në një nga lokalet e […]

The post FOTO/ Aksidentohet moderatorja e njohur e Top Channel appeared first on 55 News.

]]>
Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ moderatorja, Fjoralba Ponari ka zbuluar se ka bërë aksident me makinë.

Ajo ka përplasur makinën pas një shtylle, por fatmirësisht nuk është lënduar. Fjoralba e ka marrë situatën me sportivitet dhe menjëherë pas aksidentit ka dalë për të kaluar të fundjavën në një nga lokalet e kryeqytetit.
Moderatoren së shpejti do e shohim në ekranin e “Top Channel” në prezantimin e emisionit “E Diell” së bashku me disa prezantues të tjerë./revistawho

The post FOTO/ Aksidentohet moderatorja e njohur e Top Channel appeared first on 55 News.

]]>
Aksidentohet treni, të paktën 17 të vdekur https://55news.al/aktualitet/aksidentohet-treni-te-pakten-17-te-vdekur/ Sun, 21 Oct 2018 11:55:58 +0000 https://new.55news.al/?p=59828 Dalja e një treni nga binarët në verilindje të Tajvanit të dielën ka lënë të vdekur së paku 17 persona dhe 126 të lënduar, kanë thënë autoritetet qeveritare atje. Aksidenti ndodhi të dielën në mesditë në Qarkun Yilan afër bregut, ku disa vagonë u rrokullisën në hekurudhën e famshme në mesin e turistëve, raporton Reuters. […]

The post Aksidentohet treni, të paktën 17 të vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Dalja e një treni nga binarët në verilindje të Tajvanit të dielën ka lënë të vdekur së paku 17 persona dhe 126 të lënduar, kanë thënë autoritetet qeveritare atje.

Aksidenti ndodhi të dielën në mesditë në Qarkun Yilan afër bregut, ku disa vagonë u rrokullisën në hekurudhën e famshme në mesin e turistëve, raporton Reuters.

“Që nga ora 6.30 pasdite [ora lokale në Tajvan] kemi 17 të vdekur në vendngjarje dhe 126 të tjerë të lënduar”, ka thënë Administrata Tajvaneze e Hekurudhave në një deklaratë, duke shtuar se treni ka qenë duke lëvizur mes dy stacioneve në Qarkun Yilan para se të ndodhte dalja nga binarët, transmeton Koha.net.

Qeveria qendror e Tajvanit ka thënë se shërbimet e shpëtimit kanë dalë në vendngjarje dhe kryeministri është njoftuar dhe ka thënë të jetë tejet i shqetësuar me sigurinë e udhëtarëve.

Agjencia Qendrore e Lajmeve në Tajvan ka raportuar se më shumë se 30 persona janë ende të bllokuar në tren.

The post Aksidentohet treni, të paktën 17 të vdekur appeared first on 55 News.

]]>
Tragjike, aksidentohet për vdekje vajza 6-vjeçare në Has https://55news.al/aktualitet/tragjike-aksidentohet-per-vdekje-vajza-6-vjecare-ne-has/ Fri, 07 Sep 2018 15:42:59 +0000 https://new.55news.al/?p=47472 Një aksident tragjik me pasojë një vdekje ka ndodhur sot pasdite në Has. Deri më tani mësohet se viktima është një vajzë 6-vjeçare. Dy makina, një me targa kosovare dhe një tjetër me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Deri më tani s’ka një komunikim nga policia për ngjarjen.

The post Tragjike, aksidentohet për vdekje vajza 6-vjeçare në Has appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident tragjik me pasojë një vdekje ka ndodhur sot pasdite në Has.

Deri më tani mësohet se viktima është një vajzë 6-vjeçare. Dy makina, një me targa kosovare dhe një tjetër me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Deri më tani s’ka një komunikim nga policia për ngjarjen.

The post Tragjike, aksidentohet për vdekje vajza 6-vjeçare në Has appeared first on 55 News.

]]>
Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdes babai dhe djali https://55news.al/aktualitet/aksidentohet-familja-shqiptare-ne-kanada-vdes-babai-dhe-djali/ Fri, 24 Aug 2018 16:17:03 +0000 https://new.55news.al/?p=44177 Nga Beqir SINA – New York Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kanada. Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me makinë, u përplasën me një automjet tjetër në Ontario. Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç nga Erseka dhe djali i tij Fioralb Metko 14 […]

The post Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdes babai dhe djali appeared first on 55 News.

]]>
Nga Beqir SINA – New York

Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kanada. Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me makinë, u përplasën me një automjet tjetër në Ontario.

Mediat kanadeze shkruajnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç nga Erseka dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç. Të plagosur mbetën bashkëshortja e Fatos Metko, Maralba dhe vajza e tij Brianna. Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Winnipeg. Ndërkohë, tre persona të tjerë po nga automjeti i dytë kanë mbetur të plagosur.

Shtypi vendas raporton se Fatos Metko kishte punuar si kuzhinier në dy restorante për më shumë se 9 vjet. Kështu shprehet edhe bashkëpunëtori i 45-vjeçarit Metko, shqiptari Ervin Bushi. Ky i fundit ka punuar për 8 vite me viktimën, dhe thotë se Fatosi ishte një ndër personat më punëtorë.

“Mjaftonte që të kërkoje ndihmë dhe ai nuk thoshte jo….Ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë. Ai dhe gruaja e tij ishin të dy punëtorë. Punonin çdo ditë në industrinë e shërbimit dhe të restoranteve. Përpiqeshin t’u ofronin fëmijëve më të mirën. Është e trishtë që përfundoi kështu”, shprehet Ervin Bushi.

Familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios për të vizituar qytetin, me synimin për t’u shpërngulur në atë qytet aty javët e ardhshme. Çifti shqiptar kishte nisur procedurat për të regjistruar në shkollë dy fëmijët. Përmes një deklarate, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze tha se po mbledhin fonde për familjen Metko që u përfshi në aksidentin tragjik. Policia kanadeze bëri me dije se automjeti me të cilin udhëtonte familja shqiptare u përplas fillimisht me një dre dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë tjetër

The post Aksidentohet familja shqiptare në Kanada, vdes babai dhe djali appeared first on 55 News.

]]>
Divjakë/ Aksidentohet nga korrësja e barit, ndërron jetë 12-vjeçari https://55news.al/aktualitet/divjake-aksidentohet-nga-korresja-e-barit-nderron-jete-12-vjecari/ Fri, 29 Jun 2018 17:48:38 +0000 https://new.55news.al/?p=30657 Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës. Vogëlushi u aksidentua nga një mjet që përdorej për korrjen e barit, shkruan ABC Neës. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit që korrte barin, Ervis Hallkanjari, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post Divjakë/ Aksidentohet nga korrësja e barit, ndërron jetë 12-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës.

Vogëlushi u aksidentua nga një mjet që përdorej për korrjen e barit, shkruan ABC Neës.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit që korrte barin, Ervis Hallkanjari, ndërkohë që ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

The post Divjakë/ Aksidentohet nga korrësja e barit, ndërron jetë 12-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Berat/ Del nga rruga mjeti, aksidentohet rëndë pasagjeri https://55news.al/aktualitet/berat-del-nga-rruga-mjeti-aksidentohet-rende-pasagjeri/ Wed, 06 Jun 2018 14:24:09 +0000 https://new.55news.al/?p=23322 Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Kantina Çobo”.  Automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H.H, 55 vjeç, banues në Kuçovë ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Për shkak të kësaj është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në […]

The post Berat/ Del nga rruga mjeti, aksidentohet rëndë pasagjeri appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Kantina Çobo”. 

Automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H.H, 55 vjeç, banues në Kuçovë ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Për shkak të kësaj është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë për jetën.

The post Berat/ Del nga rruga mjeti, aksidentohet rëndë pasagjeri appeared first on 55 News.

]]>
Aksidentohet rëndë 24-vjeçari në Gjermani https://55news.al/aktualitet/aksidentohet-rende-24-vjecari-ne-gjermani/ Wed, 02 May 2018 15:44:33 +0000 https://new.55news.al/?p=11480 Një  shqiptar 24-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 29 prill në Rhein-Neckar të Gjermanisë. Automjeti i tij u përplas me mburojat anësore dhe me një shtyllë betoni dhe më pas ‘fluturoi’ për gati 100 metra, duke u ndalur tek një pemë. Sipas […]

The post Aksidentohet rëndë 24-vjeçari në Gjermani appeared first on 55 News.

]]>
Një  shqiptar 24-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Kjo ngjarje ka ndodhur në datën 29 prill në Rhein-Neckar të Gjermanisë. Automjeti i tij u përplas me mburojat anësore dhe me një shtyllë betoni dhe më pas ‘fluturoi’ për gati 100 metra, duke u ndalur tek një pemë.

Sipas ‘Mrn-neës.de’ emigranti ilegal, identiteti i të cilit nuk dihet, ka përfunduar në telashe me policinë, pasi drejtonte mjetin pa lejen e pronarit dhe në gjendje të dehur.

Dëmi i përllogaritet 28 mijë euro. Ndërkohë, duke mos pasur edhe një adresë banimi në Gjermani, ndaj shqiptarit është caktuar masa e paraburgimit.

The post Aksidentohet rëndë 24-vjeçari në Gjermani appeared first on 55 News.

]]>