aktor Archives - 55 News https://55news.al/tag/aktor/ Wed, 21 Nov 2018 11:51:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png aktor Archives - 55 News https://55news.al/tag/aktor/ 32 32 Kur aktori i famshëm i jep fund martesës pas 20 vjetesh https://55news.al/show-biz/kur-aktori-i-famshem-jep-fund-marteses-pas-20-vjetesh/ Wed, 21 Nov 2018 11:51:17 +0000 https://new.55news.al/?p=68967 Pas 20 vitesh martesë gjërat nuk shkuan siç duhet mes ikonës së Holliwood-it Roberto De Niros dhe bashkëshortes së tij  Grace Hightower. Burime pranë çiftit raportuan se ata kanë vendosur ti japin fund njëherë e mirë dhe të divorcohen nga njeri –tjetri.   Ky vendim ka ardhur i papritur për të gjithë, pasi askush nuk […]

The post Kur aktori i famshëm i jep fund martesës pas 20 vjetesh appeared first on 55 News.

]]>
Pas 20 vitesh martesë gjërat nuk shkuan siç duhet mes ikonës së Holliwood-it Roberto De Niros dhe bashkëshortes së tij  Grace Hightower.

Burime pranë çiftit raportuan se ata kanë vendosur ti japin fund njëherë e mirë dhe të divorcohen nga njeri –tjetri.  

Ky vendim ka ardhur i papritur për të gjithë, pasi askush nuk e dinte se çifti kishte mosmarrëveshje.

Ata kanë kurorëzuar martesën e tyre në vitin 1997 dhe kanë dy fëmijë, djalin 20-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare.

The post Kur aktori i famshëm i jep fund martesës pas 20 vjetesh appeared first on 55 News.

]]>
Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Sulejman Dibra https://55news.al/kulture/shhuet-ne-moshen-75-vjecare-aktori-i-mirenjohur-sulejman-dibra/ Tue, 20 Nov 2018 14:01:17 +0000 https://new.55news.al/?p=68733 Aktori i mirënjohur Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku kardiak. Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbaruar studimet në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë dhe karrierën e nisi në vitin 1966 në qytetin e Shkodrës ku […]

The post Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Sulejman Dibra appeared first on 55 News.

]]>
Aktori i mirënjohur Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku kardiak. Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Ai ka mbaruar studimet në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë dhe karrierën e nisi në vitin 1966 në qytetin e Shkodrës ku punoin si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni”.

Në vitin 1969 u transferua në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Këtu ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui” e Bertold Brehtit, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj…

Në kinematografi ka interpretuar mbi 15 role. Roli i tij i parë ishte ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej interpretoi në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “Nëntori i dytë” etj.

Roli i tij më i fundit ishte në vitin2012, ku interpretoi brigadierin në filmin “Pas diellit” të Kled Kapexhiut.

Sulejman Dibra gjithashtu ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai është i martuar me pianisten Anita Tartari dhe ka një vajzë, Enin, e cila është sot një pianiste e njohur.

Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashri i Artë”.

Sulejman-Dibra-1.png

The post Shuhet në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Sulejman Dibra appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet e dashura e aktorit turk që pranoi se ka prejardhje shqiptare https://55news.al/show-biz/zbulohet-e-dashura-e-aktorit-turk-qe-pranoi-se-ka-prejardhje-shqiptare/ Fri, 09 Nov 2018 09:08:52 +0000 https://new.55news.al/?p=65803 Momentalisht është njëri prej aktorëve të juaj të preferuar turk. Can Yaman ka rrëmbyer zemrat e vajzave me rolin e tij në serialin turk “Ekenc Kus” që në shqip do të thotë “Zogu i hershëm”. Me një fizik të hatashëm dhe pamje të bukur, Yaman lirshëm mund të thuhet se është njëri nga aktorët më […]

The post Zbulohet e dashura e aktorit turk që pranoi se ka prejardhje shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Momentalisht është njëri prej aktorëve të juaj të preferuar turk.

Can Yaman ka rrëmbyer zemrat e vajzave me rolin e tij në serialin turk “Ekenc Kus” që në shqip do të thotë “Zogu i hershëm”.

Me një fizik të hatashëm dhe pamje të bukur, Yaman lirshëm mund të thuhet se është njëri nga aktorët më të pashëm turk.

Aktori me prejardhje shqiptare por që ka lindur në Turqi besohej se ishte në lidhje me aktoren, Demet Ozdemir por që tashmë ky lajm doli të jetë i rremë.

E dashura e shqiptarit është Elif Tutarkaban, me të cilën është në lidhje prej vitesh. Bukuroshja ka përfunduar Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Stamboll gjersa punon në një prej bankave të këtij vendi.

The post Zbulohet e dashura e aktorit turk që pranoi se ka prejardhje shqiptare appeared first on 55 News.

]]>
Reshat Arbana, tornitori që u bë aktor i madh i skenës dhe ekranit https://55news.al/kulture/reshat-arbana-tornitori-qe-u-be-aktor-i-madh-i-skenes-dhe-ekranit/ Mon, 01 Oct 2018 15:33:37 +0000 https://new.55news.al/?p=53978 Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove u mbyll me triumfin e “babait”. Kupa e festivalit, si “Aktori më i mirë” iu dha aktorit Reshat Arbana. “Nderi i Kombit”, “Artisti i Popullit”, aktori i shquar i skenës dhe ekranit është një prej personaliteteve më të mëdha të artit sot, artisti i madh i  regjisorëve të mëdhenj,  aktori i […]

The post Reshat Arbana, tornitori që u bë aktor i madh i skenës dhe ekranit appeared first on 55 News.

]]>
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove u mbyll me triumfin e “babait”. Kupa e festivalit, si “Aktori më i mirë” iu dha aktorit Reshat Arbana. “Nderi i Kombit”, “Artisti i Popullit”, aktori i shquar i skenës dhe ekranit është një prej personaliteteve më të mëdha të artit sot, artisti i madh i  regjisorëve të mëdhenj,  aktori i sa e sa personazheve, gjithnjë i pranuar dhe i pëlqyer nga shikuesi dhe kritika. Gjithnjë i adhuruar nga populli dhe i dashur për popullin. U lind në Tiranë në 15 shtator 1940 në familjen e një zanatçiu, i ardhur nga fshati Arbanë i Tiranës, shumë kohë më parë. Babai i Reshatit, Hamiti, së bashku me të vëllanë,  Shaqirin, banonin pranë rrugës së Kavajës, ngjitur me ish-godinën e Radio Tiranës. Ata ishin zanatçinj të atë dhe me emër në kryeqytet. Mbasi mbaron arsimin e detyrueshëm, 7-vjeçar, ku ra në sy për talentin dhe prirjet e tij për teatrin, me aktivizimet e herëpasherëshme në grupin artistik të shkollës, gjatë skeçeve, interpretimit të poezive apo imitimeve,  ndoqi shkollën e mesme teknike, politeknikumin “7 Nëntori”, gjatë viteve 1954-1958. Edhe këtu, sikurse edhe gjatë viteve në shkollën 7-vjeare, ai u aktivizua në grupet artistike dhe thelloi më tej dëshirën, pasionin dhe aftësitë e tij artistike. Atë vit, sapo mbaroi politeknikumin, fillon punë në Parkun e Kamionëve, një vend shumë larg ëndrës së tij. Por që për tre vjet pune si tornitor, ai nuk hoqi dorë nga ëndrra e hershme. Në 1961 konkuron dhe komisioni përzgjedhës i artistëve të ardhshëm nuk gaboi. Pas konkurrimit fiton të drejtën për të vazhduar studimet e larta në ILA, dega dramatike. Ishte viti 1961. “Arkeologu” dhe “Kovaçanë” janë dy etydet e para në ILA, që u pasuan me të tjera etyde dhe role në skenën e Institutit të Lartë të Arteve. Në vitin 1965 diplomohet për aktor, por u emërua redaktor në Radio Tirana për emisionet e fëmijëve dhe të rinisë, si regjisor dhe më pas shef redaksie.  Për shtatë vjet rresht ai realizon shumë emisione, kulturore-artistike për fëmijë e të rinj. Gjithashtu Reshat Arbana është autor i disa pjesëve me një akt, dramatizime etj. Paralelisht me punën Reshat Arbana u angazhua në filmin artistik. Ishin dy regjisorët e shquar Viktor Gjoka e Dhimitër Anagnosti që i besuan rolin e parë, Nikolla, në filmin “Komisari i dritës”, në vitin 1966, dhe pak më vonë, ky i fundit, e mori përsërinë filmin e tij të parë “Dueli i heshtur”, ku roli i Islamit e bën atë të njohur në të gjithë vendin. Deri në vitin 1974, kur Reshat Arbana kapërceu dyert e Teatrit Popullor, ëndra e tij e vjetër.

Pervoja e grumbulluar prej vitesh, dëshira dhe pasioni i madh së bashku me talentin e padiskutueshëm të Rashat Arbanës shpërthyen në një sërë rolesh të sukseshme në Teatrin Kombëtar.

“Nga ato  “role të zemrës” janë p.sh në dramën “Familja e peshkatarit”, të Sulejman Pitarkës, ku kam patur rolin e Selim Brukës.Një nga rolet që e kam dashur shumë. Unë në përgjithesi jam aktor i heroikes, i tragjikes. Nuk jam i planit estradesk. Mbase edhe karakteristikat e jashtme i kanë shtyrë regjisorët të më japin role qëndrore, me peshë dramatike dhe heronj.”

Pas vitit 1991, për mëse një dekadë, pati një periudhë heshtjeje, por që u thye në vitet 2000, me dy role në Teatrin Kombëtar: aktorin te “Streha e të harruarve” dhe Xhef Kalni te “Fishkëllimë në errësirë” i Spiro Dunit.

“Puna ime, dashuria për profesionin, ndihma e shokëve dhe eksperienca e Teatrit Kombtar bëri që unë të evidentohem si edhe shumë kolegë të tjerë e të bëhem një personazh që gëzon respekt gjithandej.Ky është një respekt që nuk e gjen në të gjitha profesionet. Sepse,një politikan edhe nëse kujtohet, kujtohet për keq. Kurse, aktori e ka fatin e madh se bëhet i pavdekshëm. Njerëzit gjithnjë do të kujtojnë kush ka qënë Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, SanderProsi …, sepse ata e kanë ushqyer popullin shpirtërisht.”

Por artisti i madh Reshat Arbana që është nderuar disa herë me çmime në festivalet e filmit dhe ato të teatrit, si dhe është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit” dhe në vitin 2011, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi, e vlerësoi atë me titullin e lartë “Nder i kombit”, titulli i parë që i është dhënë një aktori të madh.  Vlerësimi i fundit erdhi në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ku u vlerësua me kupën si “Aktori më i mirë” për rolin e babait në dramën që mban po atë titull, me regji nga Spiro Duni. I emocionuar Arbana u shpreh pas marrjes së çmimit: “Hera e parë që marr një çmim në karrierën time dhe u jam mirënjohës dashamirësve dhe jurisë që më dha këtë çmim…”

Lidhur me zhvillimet e fundit mbi artin e kulturën, si dhe TK, ai është shprehur gjatë një takimi me kreun e Bashkisë Velija se “unë vij për hërë të parë në këto takime. Nuk na lejohet ne aktorëve që të zihemi dhe t’i vëme epitete njeri-tjetrit.  Teatri duhet të mbetet aty. Unë nuk e di se sa mund te shkojë aty si vlerë. T’i lemë këtë njerez të ushqejne me emocione popullin…  Kullat do të duken sikur do të na bien mbi kokë!”.

Urojmë që ky rol e ky çmim të mos jetë i fundit për të pasi është një aktor i madh, një nga më të mëdhenjtë e TK dhe që ka forca, ka energji dhe klasin e sharmin për të na dhuruar të tjera role e kryerole si në skenë ashtu edhe në film.F.S/55news.al

 

The post Reshat Arbana, tornitori që u bë aktor i madh i skenës dhe ekranit appeared first on 55 News.

]]>
“Ta ** atë familje”/ Aktori i njohur shan shqip në serialin turk https://55news.al/show-biz/ta-ate-familje-aktori-i-njohur-shan-shqip-ne-serialin-turk/ Tue, 11 Sep 2018 06:25:46 +0000 https://new.55news.al/?p=48188 Është me origjinë nga Shqipëria, por është bërë mjaft i famshëm në shtetin turk, ku dhe po korr sukses të madh përsa i përket aktrimit. Bëhet fjalë për aktorin Nik Xhelilaj, i cili po  merr pjesë së fundmi në serialin “Nefes Nefese”, ku protagonist është aktori turk Sukru Ozyildiz. Mirëpo, aktori Nik Xhelilaj në episodin […]

The post “Ta ** atë familje”/ Aktori i njohur shan shqip në serialin turk appeared first on 55 News.

]]>
Është me origjinë nga Shqipëria, por është bërë mjaft i famshëm në shtetin turk, ku dhe po korr sukses të madh përsa i përket aktrimit.

Bëhet fjalë për aktorin Nik Xhelilaj, i cili po  merr pjesë së fundmi në serialin “Nefes Nefese”, ku protagonist është aktori turk Sukru Ozyildiz.

Mirëpo, aktori Nik Xhelilaj në episodin e pestë të serialit, përveç gjuhës turke, përdor edhe atë shqipe.

Xhelilaj shan shqip.

Këtë fragment ai ka vendosur që ta ndajë në Instagram me të gjithë ndjekësit e tij.

Bashkëngjitur, aktori shkruan:

M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!”

Ky serial është pritur mjaft mirë nga audienca në Turqi dhe është duke korrur një sukses të madh.

 

The post “Ta ** atë familje”/ Aktori i njohur shan shqip në serialin turk appeared first on 55 News.

]]>
Ndahet nga jeta aktori shumë u njohur Hollywoodian https://55news.al/show-biz/ndahet-nga-jeta-aktori-shume-u-njohur-hollywoodian/ Fri, 07 Sep 2018 08:37:43 +0000 https://new.55news.al/?p=47356 Ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Hollywood, Burt Reynolds. Burt Reynolds ka vdekur nga një sulm në zemër të enjten në mëngjes në një spital në Florida. Ai ka pasur probleme me zemër për vite me radhë, e madje ka pasur një ndërhyrje të rëndë në shkurt të vitit 2010. Aktori është një nga […]

The post Ndahet nga jeta aktori shumë u njohur Hollywoodian appeared first on 55 News.

]]>
Ka ndërruar jetë aktori i njohur nga Hollywood, Burt Reynolds.

Burt Reynolds ka vdekur nga një sulm në zemër të enjten në mëngjes në një spital në Florida.

Ai ka pasur probleme me zemër për vite me radhë, e madje ka pasur një ndërhyrje të rëndë në shkurt të vitit 2010.

Aktori është një nga legjendat e Hollywood-it, pasi ishte yll i shumë filmave dhe serive televizive, duke u paraqitur në filma klasikë si “Smokey and the Bandit”, “Boogie Nights” e “The Cannonball Run”.

Reynolds ka qenë i nominuar për çmim Oscar për rol dytësor, për rolin e tij si drejtori i pornografisë në filmin “Boogie Nights” në vitin 1997. Atë vit ka fituar një Golden Globe.

Reynolds ishte 82 vjeçar.

0906-burt-reynolds-remembering-footer-3_1536308453-5899300.jpg

The post Ndahet nga jeta aktori shumë u njohur Hollywoodian appeared first on 55 News.

]]>
Aktori turk në gjendje të rëndë shëndetësore https://55news.al/show-biz/aktori-turk-ne-gjendje-te-rende-shendetesore/ Mon, 06 Aug 2018 11:14:13 +0000 https://new.55news.al/?p=40602 Aktori Burak Ozçivit po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Ai ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran. 33-vjeçari është prekur nga “burnout syndrome”. “Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar […]

The post Aktori turk në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on 55 News.

]]>
Aktori Burak Ozçivit po viziton një psikolog dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen po i qëndron pranë në këto momente të vështira. Ai ka refuzuar disa projekte dhe nuk dihet nëse do e shohim sërish në ekran.

33-vjeçari është prekur nga “burnout syndrome”. “Burnout” është një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

The post Aktori turk në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on 55 News.

]]>
Shpërthen Naun Shundi: Jemi bërë si arrat kur i ndan kaqoli https://55news.al/aktualitet/shperthen-naun-shundi-jemi-bere-si-arrat-kur-i-ndan-kaqoli/ Sun, 05 Aug 2018 18:46:12 +0000 https://new.55news.al/?p=40490 Gjëja e parë, e cila duhet të preokupojë ministren e Kulturës sipas artistëve duhej të ishte koordinimi dhe planet afatshkurtra dhe afatgjata për sistemin teatror në Shqipëri. Por sipas tyre përderisa drejtori i Teatrit Kombëtar, propozohet nga ministrja përkatëse e Kulturës dhe firmoset nga kryeministri përkatës, do të thotë që kemi një shtet dhe pushtet […]

The post Shpërthen Naun Shundi: Jemi bërë si arrat kur i ndan kaqoli appeared first on 55 News.

]]>
Gjëja e parë, e cila duhet të preokupojë ministren e Kulturës sipas artistëve duhej të ishte koordinimi dhe planet afatshkurtra dhe afatgjata për sistemin teatror në Shqipëri. Por sipas tyre përderisa drejtori i Teatrit Kombëtar, propozohet nga ministrja përkatëse e Kulturës dhe firmoset nga kryeministri përkatës, do të thotë që kemi një shtet dhe pushtet që vendos politikën e tij mbi institucionin bazë siç është Teatri Kombëtar. Autor veprash dramaturgjike, regjisor dhe aktor Naun Shundi në intervistën për “SOT” flet për situatën në jetën artistike dhe problemet me të cilat po përballen artistët. Për Shundin është një situatë që artistët, në qoftë se janë të lirë, mundet të krijojnë institucionet e tyre të pavarura dhe vetëm atëherë nuk do të pinë më ujë shantazhet politike. Për regjisorin Naun Shundi komuniteti teatror, është e vërtetë që është i përçarë, por kjo ka ardhur për disa shkaqe dhe mes tyre edhe presionet politike. Regjisor dhe aktor Naun Shundi pohon se në qoftë se Teatri Kombëtar dhe ata që e përfaqësojnë realisht atë, do të heqin dorë nga shfrytëzimi politik, do të jenë më të besueshëm dhe më rehat me veten e tyre. Në problemet me teatrin Shundi ndalet dhe në dramaturgjinë shqiptare dhe pohon se nuk ka asnjë politikë kombëtare për stimulimin e dramës shqipe. Sipas tij, dramaturgët ata që kanë mbetur, duhen ftuar pranë teatrit për të qenë pjesë organike, që në bashkëpunim me regjisorët përkatës të krijojnë vepra të mirëfillta teatrore.

-Presidenti i republikës hodhi poshtë ligjin për shembjen e teatrit, mendoni se ishte i saktë motivimi?

Po, arsyet që presidenti i Republikës hodhi poshtë ligjin për shembjen e teatrit ishte i saktë. Presidenti tregoi që është mbi palët. Uroj të vazhdojë në këtë paanshmëri politike, sepse çështja e teatrit po politizohet më shumë seç duhet. Dëgjova dhe lexova disa prononcime të krerëve të pozitës së sotme, që ishin të indinjuar me këtë akt të presidentit. Në asnjë rast nuk kam dëgjuar ose lexuar që 9 pikat e presidentit të hidhen poshtë me argumente ligjorë. Madje dëgjova që në shtator parlamenti do ta rivotoj ligjin, duke treguar kështu arrogancën qeveritare. Të tërë deputetët e PS vihen në rresht dhe votojnë siç kanë votuar dhe pretendojnë të rivotojnë këtë ligj antikushtetues. Përderisa kemi një maxhorancë absolute, vendi me këta qeveritarë dhe pushtetarë po shkon drejt një diktature “pluraliste”. Opozita nuk ka bërë aq sa duhet për tu përballur me këtë rrezik shoqëror.  Marrëveshjet e fshehta dhe të pabëra publike, në mungesë të plotë të transparencës midis pozitës dhe opozitës, na rrezikojnë neve si qytetarë shqiptarë që duam një klasë politike, e cila duhet të na shërbejë neve, dhe jo vetëm vetes.

-Dikur jeni shprehur se nuk ka ministri arti, por kulture. Sot, si e shihni situatën?

Gjëja e parë, e cila duhet të preokupojë ministren e Kulturës dhe jo të artit, duhej të ishte koordinimi dhe planet afatshkurtra dhe afatgjata për sistemin teatror në Shqipëri. Përderisa drejtori i Teatrit Kombëtar, propozohet nga ministrja përkatëse e kulturës dhe jo e artit dhe firmoset nga kryeministri përkatës, do të thotë që kemi një shtet dhe pushtet që vendos politikën e tij mbi institucionin bazë siç është Teatri Kombëtar. Ata e dinë fare mirë që arti, teatri dhe çdo lloj gjinie tjetër ka qenë dhe do të mbetet në opozitë  me shtetin dhe pushtetin.  Drejtorin e Teatrit Kombëtarë duhet ta zgjedhë një përfaqësi artistike, jashtë ndikimeve politike. Artistët, në qoftë se janë të lirë, mundet të krijojnë institucionet e tyre të pavarura. Vetëm atëherë nuk do të pinë më ujë shantazhet politike dhe opinionistët e blerë nga pushteti, që na japin mend duke mos pasur mend dhe njohuri mbi problematikat e vërteta. Komuniteti teatror, është e vërtetë që është i përçarë, por na kanë përçarë duke na joshur ose duke na bërë presione. Në qoftëse Teatri Kombëtar dhe ata që e përfaqësojnë realisht atë, do të heqin dorë nga shfrytëzimi politik, do të jenë më të besueshëm dhe më rehat me veten e tyre. Është normale që çdo njeri në gjumë, shikon ëndrra. Çfarë lloj ëndrrash i shfaqen në gjumë atyre që duan të shembin teatrin? Në qoftëse ata shohin buldozerë, që shembin teatrin, duhet të zgjohen të llahtarisur.

-Dramaturgët kërkojnë stimulimin për dramën shqipe, çfarë ka munguar sipas jush deri tani në politikat e institucioneve?

Drama ose komedia ose çfarë do lloj vepre e shkruajtur për tu vënë në skenë është brumi me të cilin merren regjisorët skenografët dhe aktorët për të bërë petulla pica ose byrek. Pa këtë brum nuk bëhet dot asnjë nga këto të tria. Mendoj, që dramaturgët shqiptarë janë heronj të vërtetë që vazhdojnë të shkruajnë për skenat shqiptare, pavarësisht vlerësimit qesharak që ju bëhet.

-Kur pohoni se përballë problemeve që janë sot në fushën teatrit dramaturgët nuk kanë stimulim për veprat kombëtare, por vlerësim qesharak, sipas jush çfarë mungon?

Nuk ka asnjë politikë kombëtare për stimulimin e dramës shqipe. Asnjë dramaturg nuk është i motivuar financiarisht , për të shkruar një dramë shqiptare. Veprat e vërteta teatrore kombëtare lindin dhe marrin jetë në teatër. Dramaturgët, ata që kanë mbetur, duhen ftuar pranë teatrit për të qenë pjesë organike, që në bashkëpunim me regjisorët përkatës të krijojnë vepra të mirëfillta teatrore. Autori nuk bën dot shfaqje pa regjisorin si kundër dhe regjisori nuk bën dot pa materialin baze, që është dramaturgjia. Kjo lloj politike i mungon teatrit.

-Keni deklaruar në media se i keni lënë armët ngrehur pas falimentimit dhe paktizimit të aktorëve me shtetin. Keni pasur reagime nga kolegët?

Me keqardhje po ju them që nuk ka më komunitet teatror. Kur më pyesin rëndom njerëz të çfarë do lloji se çfarë po bëjmë ne artistët, unë i përgjigjem: “Nuk ka më ne”. Jemi katandisur si arrat kur i ndan kaqoli. Çdo kush mund të thotë çfarë të dojë, mund ta dredhi sa herë ti dojë interesi, sa herë që interesi i vet prevalon mbi atë të përgjithshmin. Unë nuk dua të luftoj. Nuk jam natyrë luftarake. Dua të debatoj, të bisedoj, të dëgjoj dhe në qoftë se mund të më dëgjojnë të them argumentet e mia personale. Nuk jam ai që mendon për veten se është kriteri i së vërtetës. Të vërtetat janë gjithmonë relative dhe ato marrin vlerë nga gjykimi i brezave që do të vijnë. Unë shpresoj që e vërteta ime për atë çka them dhe mendoj, dikur do të vlerësohet dhe do të përkrahet, pavarësisht nga opinionet e kundërta që mbizotërojnë sot në tregun mediatik.

-Nëse do kishit takim me kryebashkiakun, si mendoni se do ishte reagimi juaj?

Për ato çka unë mendoj dhe them mbaj përgjegjësi personale. Mendimet dhe pikëpamjet e mia ja gati t’ia them sy më sy, jo vetëm Veliajt, por edhe kryeministrit dhe vetë presidentit. Unë ndjehem rehat me jetën time të varfër dhe nuk më tundon asnjë ofertë fitimprurëse, për arsyen e thjeshtë, sepse unë jam ky që jam. Nuk bëj dot ndryshe. Mos u përpiqni të më korruptoni. Nuk korruptohem për asnjë gjë! Në varfërinë time, dua të jem ky që jam. Nuk i vë faj atyre që devijuan nga ato çka kishin thënë dhe deklaruar. Kush e di si e kanë pasur hallin?! Nuk i dënoj por nuk jam me ta. Fali o zot se nuk di çka bëjnë. /Sot.com.

The post Shpërthen Naun Shundi: Jemi bërë si arrat kur i ndan kaqoli appeared first on 55 News.

]]>
E dhimbshme/ Ndërron jetë aktori I njohur shqiptar (FOTO) https://55news.al/aktualitet/e-dhimbshme-nderron-jete-aktori-i-njohur-shqiptar-foto/ Mon, 16 Jul 2018 08:34:25 +0000 https://new.55news.al/?p=35215 Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i njohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa. Fadil Hasa është nderuar 4 herë si aktori më i mire i humorit. Hasa ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.  Ai ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Ai është i shquar më shumë në role komike […]

The post E dhimbshme/ Ndërron jetë aktori I njohur shqiptar (FOTO) appeared first on 55 News.

]]>
Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori i njohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa.

Fadil Hasa është nderuar 4 herë si aktori më i mire i humorit. Hasa ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. 

Ai ka lindur në Durrës me 8 prill 1940. Ai është i shquar më shumë në role komike ne estradën e Durrësit, por edhe me role të shumë në kinematografi. Homazhet për aktorin e humorit do të mbahen ditë e nesërme në teatrin e Durrësit.

maxresdefault.jpg867c97656ad87e6dfcadacbd89e0ad6d.jpg

The post E dhimbshme/ Ndërron jetë aktori I njohur shqiptar (FOTO) appeared first on 55 News.

]]>
Dikur shumë i njohur, sot aktori shqiptar punon taksist https://55news.al/show-biz/dikur-shume-i-njohur-sot-aktori-shqiptar-punon-taksist/ Mon, 16 Jul 2018 07:14:09 +0000 https://new.55news.al/?p=35177 Dikur ishte një ndër aktorët më të pëlqyer shqiptarMe rolet e tij në “Tingujt e Vendlindjes” apo “Sofra Gjakovare”, Abedin Morina u kthye në një emër të njohur të ekranit, mirëpo ai prej vitesh e ka lënë aktrimin dhe sot punon taksist. “Ishte iniciativa e shokëve të mi që të bëhesha aktor. Ata e shihnin se […]

The post Dikur shumë i njohur, sot aktori shqiptar punon taksist appeared first on 55 News.

]]>
Dikur ishte një ndër aktorët më të pëlqyer shqiptarMe rolet e tij në “Tingujt e Vendlindjes” apo “Sofra Gjakovare”, Abedin Morina u kthye në një emër të njohur të ekranit, mirëpo ai prej vitesh e ka lënë aktrimin dhe sot punon taksist.

“Ishte iniciativa e shokëve të mi që të bëhesha aktor. Ata e shihnin se kisha talent. Kam bërë shumë role. Nuk di kë të veçoj. Kam pasur një stil që të tjerët nuk mundeshin. Unë qaja shumë lehtë, njerëzit mendonin se po qaja me të vërtet. Sot humori është bastarduar”, tregoi Morina 

“Prej dy vitesh punoj rregullisht taksist, ça të bëjmë. Edhe pse sot jam taksist në shpirt e kam humorin”, u shpreh aktori.

The post Dikur shumë i njohur, sot aktori shqiptar punon taksist appeared first on 55 News.

]]>