aluizni Archives - 55 News https://55news.al/tag/aluizni/ Tue, 01 Oct 2019 11:41:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png aluizni Archives - 55 News https://55news.al/tag/aluizni/ 32 32 Shpallet në kërkim kreu i ALUIZNI-t Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre https://55news.al/politike/shpallet-ne-kerkim-kreu-i-aluizni-t-durres-akuzohet-per-shperdorim-detyre/ Tue, 01 Oct 2019 11:41:54 +0000 https://new.55news.al/?p=120612 Shpallet në kerkim për shpërdorim detyre ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit Flamur Gjuzi, ndërsa po me të njëjtën akuzë u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë. Kola u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata […]

The post Shpallet në kërkim kreu i ALUIZNI-t Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre appeared first on 55 News.

]]>
Shpallet në kerkim për shpërdorim detyre ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit Flamur Gjuzi, ndërsa po me të njëjtën akuzë u arrestua punonjësja e këtij institucioni Lusiena Kola, e cila u lirua sërish nga gjykata dhe do të hetohet në gjendje të lirë.

Kola u arrestua nga policia me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata vendosi ‘Detyrim paraqitje’ per te, ndërsa Gjuzi vijon të jetë në kërkim.

Burimet bëjnë me dije se zyrtarët e ALUIZNI-t kanë shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.

The post Shpallet në kërkim kreu i ALUIZNI-t Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre appeared first on 55 News.

]]>
Operacion policor në Dibër, nën akuzë 2 ish-drejtuesit e ALUIZNI-t dhe 4 zyrtarë të tjerë https://55news.al/politike/operacion-policor-ne-diber-nen-akuze-2-ish-drejtuesit-e-aluizni-t-dhe-4-zyrtare-te-tjere/ Sat, 14 Sep 2019 09:05:51 +0000 https://new.55news.al/?p=117824 Policia e Dibrës, në kuadrin e operacionit kundër informalitetit, ka proceduar penalisht dy ish-drejtues të ALUIZNI-t në Dibër: N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish- drejtor i ALUIZNI-t në Dibër dhe E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish- përgjegjës në këtë institucion Këta drejtues dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta për […]

The post Operacion policor në Dibër, nën akuzë 2 ish-drejtuesit e ALUIZNI-t dhe 4 zyrtarë të tjerë appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Dibrës, në kuadrin e operacionit kundër informalitetit, ka proceduar penalisht dy ish-drejtues të ALUIZNI-t në Dibër: N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish- drejtor i ALUIZNI-t në Dibër dhe E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish- përgjegjës në këtë institucion

Këta drejtues dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta për persona të tjerë si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht edhe katër zyrtarë të tjerë në Dibër:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta drejtues,  me veprimet  e tyre në kundërshtim me ligjin,  kanë shkaktuar mosfunksionimin normal ekonomik dhe administrativ të qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

The post Operacion policor në Dibër, nën akuzë 2 ish-drejtuesit e ALUIZNI-t dhe 4 zyrtarë të tjerë appeared first on 55 News.

]]>
Skandali ne Fier/Bashkia dhe Aluzni prishin ndërtimin i ligjshem (dokumentet) https://55news.al/aktualitet/skandali-ne-fier-bashkia-dhe-aluzni-prishin-ndertimin-i-ligjshem-dokumentet/ Fri, 11 Jan 2019 18:34:04 +0000 https://new.55news.al/?p=79268 Arroganca e pushtetit të Rilindjes nuk njeh kufijë. Rastet kur shteti dhunon qytetarin në rastin e pronës nuk mungojnë dhe pse kulmi ka arritur me banorët e Unazës së Re. Zagarët e pushtetit sillen me detyrën shtetërore si të iu dojë qejfi dhe nuk zbatojnë kriteret që janë të përcaktuara në ligj dhe VKM. Rasti […]

The post Skandali ne Fier/Bashkia dhe Aluzni prishin ndërtimin i ligjshem (dokumentet) appeared first on 55 News.

]]>
Arroganca e pushtetit të Rilindjes nuk njeh kufijë. Rastet kur shteti dhunon qytetarin në rastin e pronës nuk mungojnë dhe pse kulmi ka arritur me banorët e Unazës së Re. Zagarët e pushtetit sillen me detyrën shtetërore si të iu dojë qejfi dhe nuk zbatojnë kriteret që janë të përcaktuara në ligj dhe VKM.

Rasti konkret është me një qytetar në Fier, të cilit edhe pse i është njohur e drejta e legalizimit të pronës me VKM, si dhe me pas ai ka bërë pagesat dhe lidhur kontratën me degën e ALUIZNI-it Fier, Bashkia Fier me arrogancën e pashoqë ia ka hedhur në tokë objektin edhe pse ai e kishte ankimuar në gjykatë njoftimin që i ishte çuar.
Rasti konkret ka të bëjë me qytetaren Marinaqi Pelari e cila pas kalimit me VKM të ndërtimit dhe parcelës për tu legalizuar, është paraqitur pranë noterit Gazmir Begaj për të bërë kontratën e kalimit të pronësisë të parcelës dhe ndërtimit ku përfaqësues ligjor i Drejtorisë Rajonale të Aluiznit ka qenë Drejtori Rajonal Arjan Hasani. Pas lidhjes së kontratës shtetasja Marinaqi Pelari ka bërë dhe pagesat përkatëse sipas detyrimit për të qenë më pas pronarja e pronës.
Bashkia Fier me pretekstin e rehabilitimit të lumit Gjallica iu ka çuar urdhër për shembje të ndërtesës pa marrë parasysh të drejtën e pronës. Pronari menjëherë është ankuar në Gjykatë, ka bërë kallëzim penal në prokurori kryetarit të bashkisë Fier Armando Subashi, kryeinspektorit të IKMT, Julian Poçaj,  Ervin Bushit drejtor i ALUIZN-it Fier, si dhe shtetasve, Xhaferr Lushka, Elton Kote, Robert Barxhaj, inspektorë të IKMT Fier.
Kallëzuesi Marinaqi Pelari kërkon ndjekjen penale të personave të akuzuar dhe kërkimin e dëmit pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar kallëzuesve nga prishja e objektit të tyre të ligjshëm ndodhur në lagjen “11 janari” Fier duke konsumuar veprat penale mashtrimit dhe shkatërrimit të pronës, shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimit të krye në bashkëpunim.

The post Skandali ne Fier/Bashkia dhe Aluzni prishin ndërtimin i ligjshem (dokumentet) appeared first on 55 News.

]]>
ALUIZNI publikon listën emërore- Kush janë 1144 pronarët që përfitojnë nga fondi 802 milion lekë! https://55news.al/aktualitet/aluizni-publikon-listen-emerore-kush-jane-1144-pronaret-qe-perfitojne-nga-fondi-802-milion-leke/ Fri, 14 Dec 2018 13:37:58 +0000 https://new.55news.al/?p=74065 ALUIZNI publikon listën emërore- Kush janë 1144 pronarët që përfitojnë nga fondi 802 milion lekë! Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, […]

The post ALUIZNI publikon listën emërore- Kush janë 1144 pronarët që përfitojnë nga fondi 802 milion lekë! appeared first on 55 News.

]]>
ALUIZNI publikon listën emërore- Kush janë 1144 pronarët që përfitojnë nga fondi 802 milion lekë!

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Fshatra Turistikë dhe Kamëz Vorë. Agjencia e Legalizimeve kapublikuar edhe vendimin përkatës sëbashku me listën e qytetarëve në 6 qarqe të vendit të cilëve u legalizohen ndërtimet pa leje.

Masa e kompensimit është 59 mijë e 975 metra katrorë dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 801 milion e 927 mijë lekë.

Lista emërore, kliko linkun: http://www.aluizni.gov.al/wp-content/uploads/2018/12/Shtojca-nr.1.pdf

The post ALUIZNI publikon listën emërore- Kush janë 1144 pronarët që përfitojnë nga fondi 802 milion lekë! appeared first on 55 News.

]]>
Rama e Lame, “komplot ndaj pronës private”, projekt “sekret” për fatin e mijëra pronave https://55news.al/politike/rama-e-lame-komplot-ndaj-prones-private-projekt-sekret-per-fatin-e-mijera-pronave/ Sat, 24 Nov 2018 14:21:40 +0000 https://new.55news.al/?p=69695 Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek protesta e banorëve të Unazës së Re, qeveria po punon që tu mbyllë gojën mijëra të tjerëve që mund të kenë fatin e tyre me vijimin e projektit të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Kaloi pa u vënë re, por pikërisht një ditë pasi protesta […]

The post Rama e Lame, “komplot ndaj pronës private”, projekt “sekret” për fatin e mijëra pronave appeared first on 55 News.

]]>
Në një kohë kur e gjithë vëmendja është përqendruar tek protesta e banorëve të Unazës së Re, qeveria po punon që tu mbyllë gojën mijëra të tjerëve që mund të kenë fatin e tyre me vijimin e projektit të Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Kaloi pa u vënë re, por pikërisht një ditë pasi protesta arriti kulmin e saj Kryeministri Edi Rama lancoi reformën e cila mban emrin e madh atë të “zgjidhjes së çështjes së pronës”, por që në të vërtetë mund ta fusë përfundimisht në kolaps atë. Një burim pranë ALUIZNI-t, bën me dije për televizionin Faxnews se ky “komplot” ndaj pronës private daton afro 1 vit e gjysmë më parë, kur iu dha zë fillimisht idesë së bashkimit të Hipotekës me ALUIZNI-n, në emër të zgjidhjes përfundimtare të konflikteve të pronës. Por edhe pse projektligji, mjaft i komplikuar sa i takon ngërçit të madh, për shkak të historisë që dihet tashmë me ligjet e panumërta të pronave të hartuara në gjithë këto vite dhe që shpesh bien ndesh me njëri-tjetrin, u tha se do të përfundonte në shtator të këtij viti, ai nuk është ende gati. Dhe kjo për një arsye aspak të zakontë, pasi në hartimin e tij është treguar kujdes i veçantë që të marrin pjesë sa më pak duar dhe jo siç do të duhej në një rast të tillë me një ligj kaq të rëndësishëm, i cili kërkon ekspertë mjaft të kualifikuar dhe grupe pune të mirëfillta për hartimin e tij nga Ministria e Drejtësisë. Konkretisht, projektligji i bashkimit të këtyre dy institucioneve kyçe të trajtimit të pronës gjatë gjithë kësaj kohe është mbajtur mjaft diskret gjatë gjithë procesit të hartimit të tij në zyrën e një njeriu të vetëm i cili është kreu aktual i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Edhe kjo e ka një motiv, pasi ky ligj për herë të parë minon ndarjen e pushteteve, duke i dhënë një Agjencie të vetme funksionet dhe kompetencat e një gjyqësori. E në fakt, një gjë të tillë e konfirmoi në një lloj mënyre edhe vetë Kryeministri Edi Rama në Libofshë, nga ku shpalli të hapur procesin e komunikimit publik të reformës së pronës.

“Brenda këtij mekanizmi do të ketë dhe një mekanizëm të ri, avokat të qytetarit, një mekanizëm brenda institucionit që do ta përdorin qytetarët për të mos humbur kohë e për të mos qëndruar në pritje, apo për të mos shkuar në Gjykatë, përpara sesa të gjejnë gjuhën e përbashkët me institucionin, apo me palën në konflikt aty,” u shpreh Kryeministri, deklaratë e cila nuk u kuptua qartë dhe nuk u nënvizua nga mediat. 

Ajo që në të vërtetë fshihet pas saj është skandaloze, pasi Agjencia Kombëtare e Titujve të Pronësisë që do të ngrihet pas shkrirjes së Hipotekës dhe ALUIZNI-t, nuk do të merret me atë që i takon një institucioni të tillë, i cili ka thjesht rolin e regjistrimit të titujve të pronësisë që kanë krijuar organet e parashikuara sipas ligjeve në fuqi, por do të shqyrtojë dhe do të vendosë vetë mbi titujt e pronësisë, duke vepruar pothuajse si një Gjykatë, gjë që është një gabim ligjor fatal.

The post Rama e Lame, “komplot ndaj pronës private”, projekt “sekret” për fatin e mijëra pronave appeared first on 55 News.

]]>
Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr “listën e zezë” https://55news.al/aktualitet/dalin-emrat-e-ndertuesve-problematike-artan-lame-nxjerr-listen-e-zeze/ Wed, 06 Jun 2018 16:33:16 +0000 https://new.55news.al/?p=23386 Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t publikoi të ashtuquajturën “lista e zezë”, e ndërtuesve që kishin shitur apartamentet pa i legalizuar më parë pallatet. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha se deri sa të mbyllin procedurat e legalizimit, këto ndërtues nuk do të marrin më leje ndërtimi. Lista u tërhoq pak ditë më pas për t’u […]

The post Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr “listën e zezë” appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t publikoi të ashtuquajturën “lista e zezë”, e ndërtuesve që kishin shitur apartamentet pa i legalizuar më parë pallatet. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha se deri sa të mbyllin procedurat e legalizimit, këto ndërtues nuk do të marrin më leje ndërtimi. Lista u tërhoq pak ditë më pas për t’u korrigjuar dhe në përfundim, ALUIZNI njoftoi se: “122 subjekte ndërtues ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedural”.

Si përfundim, sot, Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t bën publike rezultatet përfundimtare:

I. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).

II. Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes së ALUINIT për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. (122 subjekte).

III. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. (57 subjekte).

IV. Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë nga ALUIZNI në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura.

Për këtë kategori, AKUZINI i “kërkon ndjesë këtyre subjekteve për shqetësimin e krijuar” dhe shton se mbeten “në dispozicion për sqarime të mëtejshme” (9 subjekte).

The post Dalin emrat e ndërtuesve problematikë, Artan Lame nxjerr “listën e zezë” appeared first on 55 News.

]]>
Abuzime me legalizimet, KLSH kallëzon në prokurori ish-kreun e ALUIZNI-t dhe disa zyrtarë https://55news.al/aktualitet/abuzime-me-legalizimet-klsh-kallezon-ne-prokurori-ish-kreun-e-aluizni-t-dhe-disa-zyrtare/ Sat, 21 Apr 2018 09:11:46 +0000 https://new.55news.al/?p=8045 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë, si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj drejtorie vendore, pasi janë konstatuar shkelje dhe abuzime me detyrën. Ata akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër […]

The post Abuzime me legalizimet, KLSH kallëzon në prokurori ish-kreun e ALUIZNI-t dhe disa zyrtarë appeared first on 55 News.

]]>
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë, si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj drejtorie vendore, pasi janë konstatuar shkelje dhe abuzime me detyrën.

Ata akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, si dhe nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, Gjithashtu ata kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në zbatim të programit të auditimit nr. 1040/1, datë 12.10.2017, ka audituar  Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kamëz-Vorë (Fshat) për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH me Vendimin nr.12, datë 28.02.2018 të Kryetarit, ku janë gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

– Në 11 raste, për  sipërfaqen  3842 m2, komuna Paskuqan, ka kryer legalizime të objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “Shtet” dhe privat, në afërsi të rezervuarit të Paskuqanit, për truall të shitur dhe tjetërsuar në truall privat, ku distanca e objekteve nga bregu i rezervuarit të Paskuqanit është  më e vogël se 100 ml.

-Në 12  raste me sipërfaqe prej 5603m2 në komunën Paskuqan, kan kryer legalizime të  objekteve informalë, në tokë Arë, pronë “SHTET” dhe privat, në afërsi të Lumit të Tiranës, ku distanca e objekteve nga bregu i Lumit të Tiranës është më pak se 100 ml, distanca brenda të cilave pasuria shtetërore është e patjetërsueshme dhe e paparashkrueshme.

-Në 2  raste, kanë kryer legalizime të ndërtimeve informale të cilat kufizohen me rrugë  automobilistike të kategorive B dhe C, në distancë prej rrugëve deri në 10 m, kur distancat e lejuara nga rrugët interurbane të këtyre kategorive janë: 20 m për rrugët e kategorisë B dhe 10 m për rrugët e kategorisë C.

– Në të gjitha rastet  e audituara kanë kryer legalizimin e objekteve informale, në kushtet kur në praktika mungojnë vërtetimet për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit  në vlerën 175,886 mijë lekë.

-Në 28 raste, kanë kryer legalizimin e objekteve në mungesë, pa nënshkrim të deklaratës personale për shkak të faktorëve që ndikojnë në qëndrueshmërinë e objektit, për marrjen përsipër të përgjegjësisë për çdo pasojë.

-Kanë shkelur afatet kohore në kundërshtim me urdhrin, duke krijuar vonesa  në likujdimin e tarifave të parcelave ndërtimore, për vlerën 1,556,400,000 lekë + bono privatizimi, si  e ardhur e munguar  në buxhetin e shtetit.

-Mungon dokumentacioni shkresor për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur dhe nuk ka dokumentacion për informimin e DP të ALUIZNI-t Tiranë dhe Bashkinë Vorë e Kamëz. Nuk kanë respektuar afatin prej 60 ditësh për marrjen e vendimit për kualifikimin ose jo të objektit nga konstatimi.

-Për periudhën e 6-mujorit të parë 2017 kanë dhënë me vonesë lejet e legalizimit për 1635 leje legalizimi për ndërtime dhe shtesa informale, pasi vetdeklarimet janë bërë në vitin 2006, konstatimi, kualifikimi dhe VKM janë bërë mbi 1 vit më parë.

-Mungesë të vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit  në vlerën 175,886,000 lekë.

– Nuk ka dokumentacion shkresor  në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë për skualifikimin e 1200 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e objekte të mbrojtura dhe nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe bashkinë Vorë e Kamëz.

 – Nuk ka mbajtur evidenca mbi sipërfaqet e lira në pronësi shtet, lënë jashtë procesit të legalizimit dhe të pamundura për parcelizim për vetë pozicionin gjeografik që kanë, por që posedohen nga subjektet pa asnjë detyrim financiar apo qiraje, pra nuk ka marrë asnjë masë për të njoftuar dhe bashkëpunuar me institucionet vendore, konfirmimin e tyre në pronësi shtet apo vlerësimin e tyre si troje që përdoren nga qytetarët, pa u taksuar ose për kthim në ambiente publike.

-Këto parcela janë zvogëluar me qëllim përfitimi për të qenë në kufirin deri në 300/500 m2,për të cilat mungojnë genplanet e hartës fushore, ortofotot digjitale dhe hartat vektoriale të pronësive dhe në 4 raste nuk përcaktohet hyrja në parcelën ndërtimore ose në objekt.

– Në 3 raste u konstatua ndryshim i numrit të zërit kadastral dhe në 1 rast ndryshim i numrit të  pasurisë për sipërfaqe 401,4 m2 për interesa të caktuara.

– Në 7 raste mungon statusi juridik i pasurisë me sipërfaqe 1780.7 m2, në kundërshtim me nenin 27/d  të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 , i ndryshuar me ligjin 50/2014, dhe nr. 62/2015.

-Në 2 raste me sipërfaqe 680 m2 nuk është legalizuar ngrehina funksionale (mur rrethues ose ngrehinë ndihmëse) brenda sipërfaqes parcelës ndërtimore.

-Në 4 raste me sipërfaqe të legalizuar prej 1684.9m2, u konstatua mosrespektim i distancës së ndërtimit informal nga rruga kombëtare( autostrada Tiranë-Durrës).

– Në 1 rast objekti informal 1- kat paraqitet karabina pa mbulesë me çati ose soletë për parcelën ndërtimore me sipërfaqe 274,5 m2, në ZK 2066, pasuria 82/88), sipas fotove të vet deklaruesit.

-Në 3 raste; objekti i legalizuar 1 kat + bodrum, rezulton ndryshe sipas fotove të objektit, pasi është 2 kate mbi tokë, një rast ka ngushtuar trotuarin pranë rrugës nacionale Bulevardi Blu (B) dhe në 1 rast objekti i legalizuar është ngjitur me kolektorin në ZK 2066, pasuria 82/88.

Është konstatuar se kërkohet përmirësim ligjor, të cilin e kemi rikërkuar si KLSH, pasi është krijuar raport i zhdrejtë midis subjekteve objekt legalizimi dhe pronarëve të tokës, për:

a. Lejimi i legalizimit të ndërtimeve informale pa paguar të gjitha detyrimet financiare, në vend që legalizimi të kushtëzohej me shlyerjen e të gjitha detyrimeve.

b. Lënia jashtë legalizimit të sipërfaqeve të lira të parcelave ndërtimore, në posedim nga subjektet informale, në vend që të legalizoheshin me pagesë sipas çmimeve të tregut.

-Për 2594 objekte është zbatuar  VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015, për dhënien e lejes së legalizimit vetëm për objektin, pa u likuiduar parcelat ndërtimore, duke zgjatur procesin e legalizimit dhe afatet kohore.

Në dhënien e shërbimit të matjeve në terren është konstatuar se është paguar subjekti privat më tepër në vlerën +1,981,760 lekë, si llogaritje gabim TVSH dhe vlerën prej 3,999,552 lekë si penalitet i pa llogaritur për mosrespektim kontrate.

KLSH i ka kërkuar  Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 13 punonjës: E.B, I.SH, E.T  me detyrë përgjegjës sektori, z. A.B juristi i institucionit dhe J.N, N.M, N.V, I,K A.T, K.SH, SH.K, N.V, E.P, Z.L dhe S.S me detyrë specialistë.

Për z. S.B dhe znj. E.B përgjegjëse sektori të legalizimit, A.J, F.G, F.G ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, F.P me detyrë specialist dhe znj. N.K. specialiste, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH me shkresë nr. 1040/12 prot., datë 06.04.2018 ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

The post Abuzime me legalizimet, KLSH kallëzon në prokurori ish-kreun e ALUIZNI-t dhe disa zyrtarë appeared first on 55 News.

]]>