armet Archives - 55 News https://55news.al/tag/armet/ Tue, 12 Feb 2019 15:18:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png armet Archives - 55 News https://55news.al/tag/armet/ 32 32 A mos i vodhën armët në Pashaliman për të hequr Dogjanin dhe vënë Artur Meçollarin https://55news.al/opinion/a-mos-i-vodhen-armet-ne-pashaliman-per-te-hequr-dogjanin-dhe-vene-artur-mecollarin/ Tue, 12 Feb 2019 15:18:03 +0000 https://new.55news.al/?p=85095 Paraditen e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili është thotë se Artur Mecollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja, është emëruar de facto nga Rama në krye të Forcave Detare të vendit. Ky denoncim bërë të z.Berisha është një alarm jo i vogël i njerzëve të ndërshëm […]

The post A mos i vodhën armët në Pashaliman për të hequr Dogjanin dhe vënë Artur Meçollarin appeared first on 55 News.

]]>
Paraditen e sotme ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili është thotë se Artur Mecollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja, është emëruar de facto nga Rama në krye të Forcave Detare të vendit. Ky denoncim bërë të z.Berisha është një alarm jo i vogël i njerzëve të ndërshëm brenda Forcave të Armatosura të cilat sikurse edhe ato të rendit nën Rilindjen janë kthyer në baza të partisë dhe grupeve kriminale të cilat i kanë nën kontroll sa herë duan. 

Deti Adriatik ishte kthyer në autostradën e transportit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë dhe më tej drejt vendeve të tjera Europiane, porse me Ylber Dogjanin situata ndryshoi pasi edhe pse me vështirësi duke qenë se brenda FA kishte elementë që para emërimti të tij nuk ishin në gatishmëri dhe radarët fikeshin që grupet kriminale të kalonin lehtësisht drogën.
Por çështja është se edhe pse ka rënë disi kultivimi i drogës, ajoe  prodhuar është ende brenda territorit të vendit dhe qëllimi i grupeve kriminale është ta transportojnë atë matanë Adriatikut.
Rilindasit jo vetëm që kanë abuzuar me radarët ku tenderi i Ministres Kodheli kushtoi 3 miliardë e 750 milionë por dhe si kanë përdorur ato. KLSH konstatoi në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje të rënda në procedurat e tenderit për radarët, ministria Kodheli nuk i merr parasysh.
Siç duket, ministria dhe qeveria kërkojnë të kenë një kontroll më të plotë dhe më të sigurtë në hapësirën detare në interes të tyre ndaj dhe tashmë kanë bërë gati dhe personin që do ta përdorin në këtë rast, sic vjen dhe denoncimi të ish kryeministri Berisha. Ndaj dhe ngjarja e vjedhjes së armëve në Pashaliman duket krejt e stisur vetëm për arritjen e këtij rezultati.
Denoncimi te ish kryeministri Berisha: Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. Sb
Përshëndetje dr.Ju bëjmë me dije se Artur Mecollari, i perfolur si spiun i agjenturave te huaja(biles i liruar njehere nga ushtria per kete fakt) dhe se fundi i perfolur si sherbetor e spiun i grekeve gjate angazhimit te tij ne grupin teknik te Shqiperise per demilitimin e ujrave ndërmjet Shqiperise dhe Greqise, sapo u emerua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emerim i bere nga ministrja Xhacka behet ne nje kohe kur Ministrja i ka kerkuar Presidentit te Republikës shkarkimin e Komandantit te Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qellimi eshte i qarte, parapërgatitjen e zotit Mecollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundesuar keshtu, ushtrimin e kompetencave te plota nga ana e tij, ne ushtrimin e pergjegjesive te komandi-kontrollit ne drejtimin e Forces Detare, e cila ne misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojes Bregdetare.
Ju lutem nderhyni sa me pare, pasi nuk mundet ti besohet nje përgjegjësi kaq e rëndësishme nje njeriu te dyshimte per lidhje agjenturore dhe plot rekorde te tjera negative te njohura tashme nga gjithë korpusi ushtarakeve dhe pse jo opinioni publik.
Nje veprim i tille cenon rende integritetin moral dhe besueshmërinë e Forcave te Armatosura, si nje strukturat me serioze te shtetit.

The post A mos i vodhën armët në Pashaliman për të hequr Dogjanin dhe vënë Artur Meçollarin appeared first on 55 News.

]]>
Grabitet depoja e armëve në Pashaliman https://55news.al/aktualitet/grabitet-depoja-e-armeve-ne-pashaliman/ Fri, 11 Jan 2019 12:32:39 +0000 https://new.55news.al/?p=79184 Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur. Depoja e armëve në Pashaliman është grabitur. Siç bëhet e ditur në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës dhe janë vjedhur 3 armë automatike. Mësohet se janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje të paprecedentë në […]

The post Grabitet depoja e armëve në Pashaliman appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka ndodhur. Depoja e armëve në Pashaliman është grabitur. Siç bëhet e ditur në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës dhe janë vjedhur 3 armë automatike.

Mësohet se janë shoqëruar pesë ushtarakë në lidhje me këtë grabitje të paprecedentë në historinë e ushtrisë shqiptare.

The post Grabitet depoja e armëve në Pashaliman appeared first on 55 News.

]]>
NATO: Rusia po e shkelë marrëveshjen për armët nukleare https://55news.al/globi/nato-rusia-po-e-shkele-marreveshjen-per-armet-nukleare/ Mon, 22 Oct 2018 16:43:48 +0000 https://new.55news.al/?p=60177 Të gjitha 29 anëtaret e NATO-s janë të bindura se Rusia po shkel marrëveshjen e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike, Oana Lungescu. Duke marrë parasysh mungesën e ndonjë informacioni rreth raketës së re ruse, anëtarët e NATO-s besojnë se është e mundur të arrihet në përfundimin se Rusia […]

The post NATO: Rusia po e shkelë marrëveshjen për armët nukleare appeared first on 55 News.

]]>
Të gjitha 29 anëtaret e NATO-s janë të bindura se Rusia po shkel marrëveshjen e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike, Oana Lungescu.

Duke marrë parasysh mungesën e ndonjë informacioni rreth raketës së re ruse, anëtarët e NATO-s besojnë se është e mundur të arrihet në përfundimin se Rusia shkel marrëveshjen, tha sot zëdhënësja e Aleancës, raporton AP, shkruan Ksp.

Ajo nuk ka komentuar mbi deklaratat e presidentit Donald Trump se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja, por tha vetëm se anëtarët “vazhdojnë konsultimet”.

Trump tha më herët se SHBA do të tërhiqet nga një marrëveshje për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimit, pasi Rusia shkeli këtë marrëveshje, por nuk ofroi ndonjë shkelje.

Marrëveshja për shkatërrimin e raketave me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi e vitit 1987 ndalon prodhimin, testimin dhe vendosjen e raketave bërthamore dhe konvencionale që variojnë nga 500 në 5.500 km, dhe i referohet raketave balistike dhe kryqëzueset që lansohen nga toka.

The post NATO: Rusia po e shkelë marrëveshjen për armët nukleare appeared first on 55 News.

]]>
Shitja e armëve Sirisë, Izraeli kërcënon Putinin https://55news.al/globi/shitja-e-armeve-sirise-izraeli-kercenon-putinin/ Tue, 25 Sep 2018 20:14:47 +0000 https://new.55news.al/?p=52333 Kujdes me shitjen e armëve! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta. Pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve te henen, […]

The post Shitja e armëve Sirisë, Izraeli kërcënon Putinin appeared first on 55 News.

]]>
Kujdes me shitjen e armëve! Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin mbi rreziqet e shitjes së sistemeve ajrore për mbrojtje në Siri, S-300, me pretendimin se kjo do të ndikojë në destabilizimin e shtetit të shkatërruar nga lufta.

Pas një bisede telefonike të zhvilluar mes të dy liderëve te henen, zyra e shefit te ekzekutivit izraelit njoftoi se ai I druhet transferimit te sistemeve te avancuara te armeve ne duar te papërgjegjshme dhe këtë shqetësim ia ka përcjellë edhe shefit të Kremlinit.

Pavarësisht kundërshtimit të shtetit hebre, Moska e ka bërë të qartë se dorëzimi i sistemit raketor ajror do të bëhet brenda dy javësh; e gjithë kjo vetëm pak ditë pasi Rusia e akuzoi Izraelin për rrëzimin jo të drejtpërdrejtë të një avioni luftarak rus në Siri.

Kundër lëvizjes së parashikuar që të ndodhë shumë shpejt është edhe Shtëpia e Bardhë; Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton arriti deri aty sa ta cilësonte këtë shitje armesh si “moment që shënon përshkallëzim të ndjeshëm” në luftën civile 7 vjeçare të vendit.

Avionët izraelitë deri më sot kanë ndërmarrë sulme ndaj forcave iraniane në Siri pa u penguar nga rusët. Shteti hebre deklaroi pas incidentit të avionit rus se do të përpiqet të shmangë episode të tilla në të ardhmen, por nuk ka ndërmend t’i ndalojë plotësisht misionet e tij në Siri. TCH

The post Shitja e armëve Sirisë, Izraeli kërcënon Putinin appeared first on 55 News.

]]>