arrestim Archives - 55 News https://55news.al/tag/arrestim/ Mon, 08 Jun 2020 14:49:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png arrestim Archives - 55 News https://55news.al/tag/arrestim/ 32 32 Epidemia e drogës/ Kapet shqiptari, ishte furnizuesi kryesor https://55news.al/aktualitet/epidemia-e-droges-kapet-shqiptari-ishte-furnizuesi-kryesor/ Mon, 08 Jun 2020 14:49:36 +0000 https://new.55news.al/?p=164098 Prej kohësh, autoritetet në Këln të Gjermanisë ishin të shqetësuara për epideminë e drogës në zonën e njohur si Neumarkt. Skenat ishin të frikshme. Por tashmë policia beson se ka kapur personin që akuzohet si autori kryesor i furnizimit me drogë të kësaj zone. Ai është jnë shqiptar, që ishte i njohur për policinë për […]

The post Epidemia e drogës/ Kapet shqiptari, ishte furnizuesi kryesor appeared first on 55 News.

]]>
Prej kohësh, autoritetet në Këln të Gjermanisë ishin të shqetësuara për epideminë e drogës në zonën e njohur si Neumarkt.

Skenat ishin të frikshme. Por tashmë policia beson se ka kapur personin që akuzohet si autori kryesor i furnizimit me drogë të kësaj zone.

Ai është jnë shqiptar, që ishte i njohur për policinë për shkak se ishte kapur njëherë me letra të falsifikuara italiane

Shqiptari 31-vjeçar u kap në flagrancë duke shitur kokainë një vajze

Pas kontrollit në banesë, atij iu gjetën edhe 120 doza kokainë dhe 1300 euro.

Shqiptari pritet të dalë në gjyq.

The post Epidemia e drogës/ Kapet shqiptari, ishte furnizuesi kryesor appeared first on 55 News.

]]>
Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj https://55news.al/aktualitet/pas-drejtoreshes-se-kufirit-arrestohet-edhe-motra-e-saj/ Fri, 05 Jun 2020 14:47:08 +0000 https://new.55news.al/?p=163791 Vazhdojnë arrestimet për grupin e përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e Lindjes në Shqipëri, për të vijuar në shtetet e Bashkimit Europian Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjuterë, 2 celularë, disa […]

The post Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj appeared first on 55 News.

]]>
Vazhdojnë arrestimet për grupin e përfshirë në trafikun e emigrantëve nga vendet e Lindjes në Shqipëri, për të vijuar në shtetet e Bashkimit Europian

Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, dy persona janë ndaluar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kompjuterë, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Të ndaluarit janë një 41-vjeçar nga Palestina dhe Suela Kaçabani, 41 vjeçe.

Kjo e fundit është motra e Drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit Enkeleida Toska e pezulluar dy ditë më parë nga detyra pas dyshimeve se ajo ka favorizuar trafikun.

Dyshohet se Toska së bashku me të tjerë, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.

Me herët SHÇBA ka arrestuar dhe pezulluar nga detyra zyrtarët e tjerë që janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.

Zyrtarët e lartë të policisë pritet të dalin para gjykatës për masë sigurie, por me arrestimet e kësaj të premteje, 5 qershor 2020, çështja pritet dhe t’i kalojë SPAK duke qenë se bëhet fjalë për implikim të funksionarëve shtetërorë.

The post Pas drejtoreshës së Kufirit, arrestohet edhe motra e saj appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet shqiptari në Greqi, ja përse është dënuar https://55news.al/aktualitet/arrestohet-shqiptari-ne-greqi-ja-perse-eshte-denuar/ Wed, 06 May 2020 12:28:15 +0000 https://new.55news.al/?p=159574 Shtetasi shqiptar 51 vjeçar Bernard Bylykbashi është arrestuar në Greqi pasi Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për kalim të paligjshëm kufiri. Dënimi i tij u dha në mungesë në vitin 2012, teksa u shpall më pas në kërkim ndërkombëtar dhe 5 […]

The post Arrestohet shqiptari në Greqi, ja përse është dënuar appeared first on 55 News.

]]>
Shtetasi shqiptar 51 vjeçar Bernard Bylykbashi është arrestuar në Greqi pasi Gjykata e Korçës e kishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe për kalim të paligjshëm kufiri.

Dënimi i tij u dha në mungesë në vitin 2012, teksa u shpall më pas në kërkim ndërkombëtar dhe 5 vite më vonë u kap në shtetin fqinj. Ai do të ekstradohet në Shqipëri nëpërmjet Kapshticës për të vuajtur dënimin e caktuar.

 

Ndërkohë një tjetër person, 49- vjeçari A.D, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Gjykata e Korçës kishte dhënë për të arrest me burg.

 

Njoftimi nga policia:

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana, Strukturave të Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe Policisë Greke, u bë e mundur kapja e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi dhe ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

Gjithashtu nga shërbimet e DVP Korçë, kapet një shtetas tjetër në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në Greqi e shtetasit Bernard Bylykbashi, 51 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, si edhe ekstradimi i tij në drejtim të vendit tonë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr. 190, datë 26.04.2012, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufijve”

Gjithashtu nga Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korçë, falë informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe veprimeve të mirëorganizuara, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr. 304, datë 18.07.2016, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

The post Arrestohet shqiptari në Greqi, ja përse është dënuar appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet 63-vjeçari vlonjat, jug jet 11 kg kanabis në lokal https://55news.al/aktualitet/arrestohet-63-vjecari-vlonjat-jug-jet-11-kg-kanabis-ne-lokal/ Tue, 21 Apr 2020 07:18:31 +0000 https://new.55news.al/?p=157041 Policia e Vlorës vuri në pranga këtë të martë një 63-vjeçar nga Vlora. Arrestimi i tij u krye gjatë operacionit “Panaja” pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.   Ai u kap në lokalin, ku u gjetën 11 kg e 500 gr. kanabis sativa dhe një armë gjahu pa leje.

The post Arrestohet 63-vjeçari vlonjat, jug jet 11 kg kanabis në lokal appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Vlorës vuri në pranga këtë të martë një 63-vjeçar nga Vlora.

Arrestimi i tij u krye gjatë operacionit “Panaja” pasi akuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 

Ai u kap në lokalin, ku u gjetën 11 kg e 500 gr. kanabis sativa dhe një armë gjahu pa leje.

The post Arrestohet 63-vjeçari vlonjat, jug jet 11 kg kanabis në lokal appeared first on 55 News.

]]>
Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë https://55news.al/kronike/mbante-arme-zjarri-pa-leje-arrestohet-26-vjecari-ne-tirane/ Sat, 29 Feb 2020 08:45:57 +0000 https://new.55news.al/?p=147616 Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë […]

The post Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar i cili mbante në banesë armë zjarri pa leje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që mbajnë në banesë sende të kundraligjshme, mbi bazën dhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një i ri mbante armë zjarri në banesë, organizuan punën për arrestimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i ushtrimit kontrollit të befasishëm në banesën e shtetasit V. M., 26 vjeç, në rrugën “Frosina Plaku”, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore ky shtetas u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg.

The post Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Humbën jetën 2 emigrantë dhe 7 të tjerë u plagosën, arrestohet 28 vjeçari. Transportonte 9 persona me “Fuoristradë” https://55news.al/aktualitet/humben-jeten-2-emigrante-dhe-7-te-tjere-u-plagosen-arrestohet-28-vjecari-transportonte-9-persona-me-fuoristrade/ Sun, 23 Feb 2020 13:18:44 +0000 https://new.55news.al/?p=146521 Një 28 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas aksidentit të mbrëmshëm ku humbën jetën 2 emigrantë dhe u plagosën 8 të tjerë, ngjarje e ndodhur në rrugor Korçë-Gramsh. Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Gj., banues në Tiranë. I riu po transportonte emigrantët me mjetin tip “Fuoristradë” Në  lidhje me aksidentin […]

The post Humbën jetën 2 emigrantë dhe 7 të tjerë u plagosën, arrestohet 28 vjeçari. Transportonte 9 persona me “Fuoristradë” appeared first on 55 News.

]]>
Një 28 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pas aksidentit të mbrëmshëm ku humbën jetën 2 emigrantë dhe u plagosën 8 të tjerë, ngjarje e ndodhur në rrugor Korçë-Gramsh.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale M.Gj., banues në Tiranë. I riu po transportonte emigrantët me mjetin tip “Fuoristradë”

Në  lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

Shtetasi M.Gj., mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin mbi mjetin “Fuoristradë”  që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.

The post Humbën jetën 2 emigrantë dhe 7 të tjerë u plagosën, arrestohet 28 vjeçari. Transportonte 9 persona me “Fuoristradë” appeared first on 55 News.

]]>
Shkatërrimi i stolave në stadium, prangosen 3 persona, shpallen në kërkim 9 të tjerë https://55news.al/politike/shkaterrimi-i-stolave-ne-stadium-prangosen-3-persona-shpallen-ne-kerkim-9-te-tjere/ Sun, 23 Feb 2020 09:30:13 +0000 https://new.55news.al/?p=146465 Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht.  NJOFTIMI ZYRTAR Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja […]

The post Shkatërrimi i stolave në stadium, prangosen 3 persona, shpallen në kërkim 9 të tjerë appeared first on 55 News.

]]>

Shkatërruan stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhën sende të forta në fushë gjatë dy ndjeshje të futbollit më datë 21 e 22 shkurt, vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 të tjerë, si dhe 6 procedohen penalisht. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 22.02.2020, në orën 17:00, në stadiumin “Air Albania” është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet skuadrave të Partizani dhe Bylisit dhe më datë 21 shkurt është zhvilluar ndeshja midis ekipeve Tirana-Kukësi. 

Gjatë zhvillimit të ndeshjeve, disa tifozë të këtyre skuadrave kanë hedhur sende të forta në fushë dhe kanë thyer stolat e stadiumit.

Pas veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ana e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, për ngjarjet e ndodhura, është bërë i mundur zbulimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe  “Shkatërrimi i pronës”, i shtetasve:

G. M., 39 vjeç, K. B, 26 vjeç, tifozë të skuadrës së Bylysit, si dhe L. G, 35 vjeç tifoz i skuadrë së Tiranës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 9 tifozë të skuadrës së Tiranës dhe konkretisht shtetasit E.M, J.S, A.T, M.H, M.B, A.S, E.S, G.M dhe F.SH.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 6 tifozë të Tiranës konkretisht shtetasit J.K, A.LL, E.Z, T.A, A.R dhe D.T

Nga terësia e veprimeve proceduariale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer veprime të dhunshme gjatë zhvillimit të ndeshjeve duke dëmtuar stolat dhe hedhur sende të forta në fushën e futbollit “Air Albania”, Tiranë. 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e prsonave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet Sportive” dhe “Shkatërrimi pronës”.

  

The post Shkatërrimi i stolave në stadium, prangosen 3 persona, shpallen në kërkim 9 të tjerë appeared first on 55 News.

]]>
Durrës/ Arrestohet adoleshenti, u kap me pistoletë në lokal https://55news.al/politike/durres-arrestohet-adoleshenti-u-kap-me-pistolete-ne-lokal/ Sun, 23 Feb 2020 08:23:30 +0000 https://new.55news.al/?p=146453 Kapet një adoleshent në Durrës pas sinjalizimeve se lëvizte i armatosur. 19-vjeçarit iu gjet një pistoletë në një lokal të qytetit. NJOFTIMI ZYRTAR Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në […]

The post Durrës/ Arrestohet adoleshenti, u kap me pistoletë në lokal appeared first on 55 News.

]]>

Kapet një adoleshent në Durrës pas sinjalizimeve se lëvizte i armatosur. 19-vjeçarit iu gjet një pistoletë në një lokal të qytetit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me forcën “Shqiponja”, pas informacioneve të marra se në ambientet e një lokali ndodhej një person i armatosur, organizuan punën dhe menjëherë shkuan në adresën e dhënë. 

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.K.,19 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë “Ekol” të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

The post Durrës/ Arrestohet adoleshenti, u kap me pistoletë në lokal appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet e reja në Vlorë, falsifikonte dokumenta https://55news.al/kronike/arrestohet-e-reja-ne-vlore-falsifikonte-dokumenta/ Wed, 19 Feb 2020 08:26:49 +0000 https://new.55news.al/?p=145687 Policia e kufitare në Vlorë ka vënë në pranga një 26-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim. Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. NJOFTIMI Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., […]

The post Arrestohet e reja në Vlorë, falsifikonte dokumenta appeared first on 55 News.

]]>
Policia e kufitare në Vlorë ka vënë në pranga një 26-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim. Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

NJOFTIMI

Policia Kufitare ka bërë kapjen e shtetases në kërkim Sh.A., 26 vjeçe, banuese në Fier.

Ndalimi i saj u bë pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar 26-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg”.

The post Arrestohet e reja në Vlorë, falsifikonte dokumenta appeared first on 55 News.

]]>
Mashtroi tre persona se do t’i çonte në Gjermani dhe iu kishte marrë paratë,arrestohet i riu https://55news.al/kronike/mashtroi-tre-persona-se-do-t-i-conte-ne-gjermani-dhe-iu-kishte-marre-parate-arrestohet-i-riu/ Tue, 18 Feb 2020 08:37:06 +0000 https://new.55news.al/?p=145495 Policia e Sarandës ka ndaluar një të ri me akuzën se ka mashtruar tre persona dhe iu ka marrë paratë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për […]

The post Mashtroi tre persona se do t’i çonte në Gjermani dhe iu kishte marrë paratë,arrestohet i riu appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Sarandës ka ndaluar një të ri me akuzën se ka mashtruar tre persona dhe iu ka marrë paratë. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për t’i çuar në shtetin Gjerman.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Mashtroi tre persona se do t’i çonte në Gjermani dhe iu kishte marrë paratë,arrestohet i riu appeared first on 55 News.

]]>