arsye Archives - 55 News https://55news.al/tag/arsye/ Wed, 06 Feb 2019 09:31:29 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png arsye Archives - 55 News https://55news.al/tag/arsye/ 32 32 Ne, rinia kemi një arsye më shumë për të protestuar më 16 Shkurt! https://55news.al/aktualitet/ne-rinia-kemi-nje-arsye-me-shume-per-te-protestuar-me-16-shkurt/ Wed, 06 Feb 2019 09:31:29 +0000 https://new.55news.al/?p=84004 Nga Klodian Marku Kur unë mbarova studimet universitare, si çdo student i sapo diplomuar prisja nga momenti në moment me dëshirën e madhe, që të ushtroja profesionin tim të cilit i kisha kushtuar plot 9-vite të jetës time. Por e gjitha kjo dëshirë shumë shpejt u zbeh, sepse këtu nuk ka shtet që ti krijoj […]

The post Ne, rinia kemi një arsye më shumë për të protestuar më 16 Shkurt! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Klodian Marku

Kur unë mbarova studimet universitare, si çdo student i sapo diplomuar prisja nga momenti në moment me dëshirën e madhe, që të ushtroja profesionin tim të cilit i kisha kushtuar plot 9-vite të jetës time. Por e gjitha kjo dëshirë shumë shpejt u zbeh, sepse këtu nuk ka shtet që ti krijoj kushte, të lehtësojë e të ndihmojë një të ri të sapo dalë nga auditoret e universitetit.
E nisa fjalën me rastin tim konkret, për të arritur tek ata studentë të cilët janë sot në auditore dhe po presin të diplomohen, por që nuk e dinë se ku do të shkojnë nesër, ku do të punësohen, ku do kërkojnë të drejtat e tyre që ligji jua jep?!
Ju studentëve që do të diplomoheni sot, askush nuk di që t’ju japë një përgjigje për këto e të tjera si këto, sepse jetojmë në vendin ku nuk ka përgjegjës për padrejtësitë, që ju bëhen çdo ditë juve dhe gjithë shqiptarëve.
Unë personalisht kur isha student e kujtoj veten shumë herë pa para, por jo pa shpresë. Sot ne të gjithë jemi pa para e mbi të gjitha pa shpresë!
Mosha jonë sot është çelësi që hap çdo derë, ndaj ne duhet ta përdorim me efikasitet dhe në shërbim të shoqërisë dhe të ardhmes tonë këtë çelës magjik, që buron nga vitaliteti i vetë moshës që ne kemi.
Ne të rinjtë sot kemi në dorë një çelës shumë të rëndësishëm për familjen dhe njerëzit tanë dhe mbi të gjitha për gjithë shoqërinë shqiptare, sepse ky çelës është mosha dhe potenciali për t’ju treguar atyre të pashkolluarve, atyre të korruptuarve, atyre kriminelëve, që na drejtojnë se ne jemi ata të cilet ju zbrapsim, sepse na vodhët, poshtëruat, dhe mbi të gjitha na kriminalizuat rininë!
Ndokush mbase nuk e di se e ka këtë çelës, por ama secili prej nesh jemi vetë çelësi!
Ne sot kemi mundësinë të bëjmë ndryshimin që nuk pret dot për nesër.
Ai kryeministër do ta provojë se çfarë vlere ka mosha jonë, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që ne do t’i përdorim dhe nuk do t’i lëmë të na digjen.
Ne kemi gjithë jetën përpara për të jetuar, por kemi vetëm këtë çast për të bërë ndryshimin e madh, në radhë të parë për veten tonë, për familjen tonë, e në këtë mënyrë kemi bërë ndryshimin e madh edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ne jemi të vetëdijshëm se: Nuk ka sistem që nuk i ka frikë të rinjtë.
Prandaj ne duhet ta dëshmojmë këtë me guxim dhe krenari. Boll më me realitetin e sotëm që ne ti qajmë hallet në kafe, instagram e facebook, por duhet të bëhemi të gjithë grup e t’ja plasim në fytyrë hallet tona këtij kryeministri tallës e përçmues dhe dashakeq ndaj rinisë dhe popullit të vet.
Sot të rinjtë i shohim në call center, kazino, lloto (të cilat gjasme u mbyllen) dhe të dorëzuar përpara këtij sistemi, në pritje të një mundësie për të ikur, sepse e vetmja mundësi që kjo qeveri ofron është pamundësia për të jetuar këtu dhe detyrim për të marrë udhët e emigrimit!
Në këto kushte ne nuk kemi çfarë të humbasim duke ngritur zërin dhe protestuar, por ata që nuk reagojnë sot, nuk e kanë idenë se çfarë po humbasin vetë ato, ne dhe gjithë shoqëria së bashku me mos ngritjen e zërit të tyre dhe bashkimit me ne në protestën e madhe të 16 Shkurtit!
Prandaj është koha që secili prej nesh duhet të zgjohet dhe të kërkojë të drejtat e veta.
Sot secili prej nesh dhe të gjithë se bashku, duhet të kërkojmë të drejtat tona!
Ketu kemi vendin tonë, këtu kemi diplomën dhe djersën që kemi derdhur për marrjen e saj, këtu kemi familjen, rininë e fëmijërinë dhe të ardhmen tonë…

Çasti jonë është tani, që duke nisur nga sot të bashkohemi edhe më shumë për në protestën e madhe të 16 Shkurtit, që do të zhvillohet përpara kryeministrisë për të kërkuar të drejtat tona!
Ne i meritojmë këto të drejta, ndaj duhet të protestojmë për të mos na i marrë peng askush dhe aq më tepër kjo qeveri bastarde.

The post Ne, rinia kemi një arsye më shumë për të protestuar më 16 Shkurt! appeared first on 55 News.

]]>
10 arsye pse studentët kane te drejte te jene politike https://55news.al/opinion/10-arsye-pse-studentet-kane-te-drejte-te-jene-politike/ Mon, 10 Dec 2018 18:04:43 +0000 https://new.55news.al/?p=73191 Nga Oerd Bylybashi 1- Studentet enderrojne te jetojnë me mire. ‎ ‎2- Arsimi i larte është nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.‎ ‎3- Arsimi i larte nuk është vetëm per ata qe kane para, por për këdo qe ëndërron te jete qytetar me i […]

The post 10 arsye pse studentët kane te drejte te jene politike appeared first on 55 News.

]]>
Nga Oerd Bylybashi

1- Studentet enderrojne te jetojnë me mire. ‎

‎2- Arsimi i larte është nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.‎

‎3- Arsimi i larte nuk është vetëm per ata qe kane para, por për këdo qe ëndërron te jete qytetar me i mire. Kushteta vendos vetëm nje kriter: aftësitë e te rinjve.

‎4- Ligji i arsimit ‎universitar i Edi Rames po shkatërron arsimin publik universitar.

‎5- Te shfuqizosh kete ligj eshte jo vetem e drejte, por eshte politike e paster.

‎6- Kryeministri Rama nuk e shfuqizon ate ligj, sepse e ka bere vete, e kishte qellim politik te kufizonte aksesin ne arsimin e larte vetem tek ata qe kane para.

‎7- Parlamenti nuk e shfuqizon ligjin sepse si noter i Rames, mazhoranca e tij noterizoi ligjin qe ai deshi.

‎8- Ligji eshte antikushtetues, por sot eshte e kote ta ankosh ne Gjykate Kushtetuese, sepse ate gjykate e ka mbyllur Rama pikerisht qe ligjet e tij te mos rrezohen.

‎9- Ligji i arsimit te larte nuk shfuqizohet me referendum sepse ne vitin 2000, socialistet miratuan nje ligj referendumesh qe vret cdo referendum dhe qe atehere kane refuzuar ta ndryshojne ligjin per referendumet.

‎10- Ndaj, ligji i Rames qe vret endrrat e studenteve per nje jete me te mire SHFUQIZOHET vetem nga studentet aty tek sheshi i protestes. Aty, mes studenteve ne ate shesh, jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi se bashku.

‎Politika qe prodhojne sot studentet, edhe pse thone qe ‎protesta nuk eshte politike, eshte nje Wind of Change qe mund te ndryshoje politiken.

‎#DhjetoriDyte‎

The post 10 arsye pse studentët kane te drejte te jene politike appeared first on 55 News.

]]>
Ja arsyet përse përfundojnë dashuritë e madhe https://55news.al/lifestyle/ja-arsyet-perse-perfundojne-dashurite-e-madhe/ Mon, 12 Nov 2018 11:59:24 +0000 https://new.55news.al/?p=66647 Kur i sheh mendon se sa shumë shkojnë bashkë dhe të krijohet ideja #couplegoals, por kur ndahen pas disa kohësh nuk e besojmë dot. Besoj të gjithë kemi dëgjuar për këto raste, por edhe mund t’ju ketë ndodhur edhe ju vetë. Ndërkohë që dashuria ekziston dhe nuk ka mbaruar, pse përfundon atëherë një lidhje? Mungesa […]

The post Ja arsyet përse përfundojnë dashuritë e madhe appeared first on 55 News.

]]>
Kur i sheh mendon se sa shumë shkojnë bashkë dhe të krijohet ideja #couplegoals, por kur ndahen pas disa kohësh nuk e besojmë dot.

Besoj të gjithë kemi dëgjuar për këto raste, por edhe mund t’ju ketë ndodhur edhe ju vetë. Ndërkohë që dashuria ekziston dhe nuk ka mbaruar, pse përfundon atëherë një lidhje?

Mungesa e besimit
Mungesa e besimit është vrasësi më i madh i lidhjeve. Nëse ndokush tradhëton tjetrin, mund t’i kushtojë vite të mosbesimit.

 

Keni stile të ndryshme të jetesës
Njëri prej jush del çdo natë të javës ndërsa tjetri qëndron në shtëpi, njëri shpenzon të holla ndërsa tjetri është koprac.

Nuk është i duhuri
Është i trishtueshëm fakti, që një person të jetë shtrirë afër personit tjetër me të cilin është në marrëdhënie, mirëpo është në dijeni se ai nuk është “i duhuri”. Vetëm se lidhja është e fortë nuk do të thotë se është personi i duhur për ju.

Keni vlera të ndryshme
Vetëm për shkak se një çift duket mirë së bashku apo duket sikur kënaqen me praninë e njëri-tjetrit, nuk do të thotë se ata janë ashtu edhe pas dyerve të mbyllura. Nëse një person e vlerëson punën e tij më shumë se lidhjen, apo një person dëshiron të fillojë familje ndërsa tjetri jo, jeni të drejtuar për në rrugë të vështirë.

Seksi gjithnjë e më i rrallë dhe rutinë
Ndonjëherë seksi është gjëja e fundit e cila u bie në mend në fund të ditës së lodhshme. Mirë do të ishte arratia në fundjavë, silluni sikur nuk keni shqetësime, detyrime, harrojini një çast dhe bëhuni dashnorë të mirë.

The post Ja arsyet përse përfundojnë dashuritë e madhe appeared first on 55 News.

]]>
12 arsye bindëse përse guaja jote duhet të jetë me profesion mësuese https://55news.al/aktualitet/12-arsye-bindese-perse-guaja-jote-duhet-te-jete-me-profesion-mesuese/ Thu, 08 Nov 2018 08:21:26 +0000 https://new.55news.al/?p=65442 Besoj se të gjithë kemi patur “dobësi” për një mësues . Ne të gjithë kemi patur një mësues/e që e adhuronim dhe ishim kokë e këmbë “të dashuruar” me të. Dhe tani që ju lejohet ligjërisht të dilni në takime dhe të lidheni me një mësuese pa ndonjë problem, më poshtë ju listojmë 12 arsye […]

The post 12 arsye bindëse përse guaja jote duhet të jetë me profesion mësuese appeared first on 55 News.

]]>
Besoj se të gjithë kemi patur “dobësi” për një mësues . Ne të gjithë kemi patur një mësues/e që e adhuronim dhe ishim kokë e këmbë “të dashuruar” me të.

Dhe tani që ju lejohet ligjërisht të dilni në takime dhe të lidheni me një mësuese pa ndonjë problem, më poshtë ju listojmë 12 arsye pse një mësuese mund të jetë një kandidate e shkëlqyer për ju.

Le të fillojmë:

1. Ato janë tërheqëse dhe seksi!
(Natyrisht.)

2. Ato i kanë gjërat nën kontroll!
Kush mund t’i rezistojë dikujt që mban kontrollin dhe (me shumë gjasa) ka një jetë të mbledhur dhe të sistemuar!

3. Ato janë të mençura dhe inteligjente!

Ato janë mësuese, apo jo? Ndaj, patjetër do të keni shumë gjëra për të mësuar prej tyre dhe (më në fund!) do të gjeni personin ideal për të bërë biseda të denja.

4. Do t’ju lënë vetëm!
Ato shpesh do të largohen nga ju vetëm që të keni ‘kohën vetëm për veten tuaj‘ ndërkohë që ato po korrigjojnë njëqind ese. Plus, do të keni kontroll të plotë të telekomandës së televizorit. Epo, ku ka më mirë!

5. Ato veprojnë me shpërblime!
Ndaj, çdo herë që të bëni diçka të mirë, prisni që të shpërbleheni shumë mirë, në gjithçka.

6. Festat dhe fundjavat!

Është emocionuese të planifikoni takimet dhe pushimet e fundjavës me një mësuese, sepse ato janë të lira gjatë netëve, fundjavave dhe të gjitha festave.

7. Ato do t’i ndajnë gjithmonë gjërat me ju!
8. Do t’ju mbajnë të përditësuar!
Ato janë të përditësuara me trendet më të fundit të modës dhe gjithmonë kanë veshjet më elegante, përfshirë edhe ato më sensualet.

9. Vetëm me standarde të larta!
Ato do të sigurohen që t’i mbani lart standardet tuaja. Ato do të korrigjojnë gabimet tuaja gramatikore dhe do t’ju mësojnë diçka të re çdo ditë.

10. Ato i njohin të gjithë!
Ato i njohin të gjithë vendasit. Shanset janë, që personat në zonën tuaj që kanë fëmijë e kanë takuar ndoshta partneren tuaj. Dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo? Skonto dhe favore!

11. Ato i marrin gjërat me nge në dhomën e gjumit!
Dhe me këtë, do të thotë se do të keni lojëra e paralojëra. Për shkak se mësueset e jetojnë jetën e tyre duke planifikuar një mësim tre-pjesësh – një hyrje, pjesën kryesore dhe përfundimin.

Receta e përsosur!

12. Dhe sigurisht, ato gjithmonë e kanë një stilolaps në çantën e tyre!
Është kaq i dobishëm në shumë situata, na besoni. Kush mban në ditët e sotme stilolaps, përveç mësueseve!

The post 12 arsye bindëse përse guaja jote duhet të jetë me profesion mësuese appeared first on 55 News.

]]>
Mattarela tregon arsyen pse pranoi ftesën e Ilir Metës për Kalabri https://55news.al/politike/mattarela-tregon-arsyen-pse-pranoi-ftesen-e-ilir-metes-per-kalabri/ Wed, 07 Nov 2018 14:35:30 +0000 https://new.55news.al/?p=65232 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela janë bërë bashkë sot në Kalabri ku kanë nderuar Heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun. Gjatë fjalëve të tij presidenti i Italisë Mattarela ka treguar edhe arsyet se pse ka pranuar ftesën e presidentit të Shqipërisë për të vizituar Kalabrinë dhe për të nderuar […]

The post Mattarela tregon arsyen pse pranoi ftesën e Ilir Metës për Kalabri appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela janë bërë bashkë sot në Kalabri ku kanë nderuar Heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun.

Gjatë fjalëve të tij presidenti i Italisë Mattarela ka treguar edhe arsyet se pse ka pranuar ftesën e presidentit të Shqipërisë për të vizituar Kalabrinë dhe për të nderuar Skënderbeun.

Sipas Mattarelës, lidhjet mes dy vendeve janë shumë të thella.

‘I dashur President Meta, e prita me shumë entuziazëm ftesën tënde për t’u takuar së bashku në një kuadër që të na lejonte të dëshmonin në një mënyrë shumë të qartë lidhjet e thella historike, kulturore politike dhe ekonomike që bashkojnë dy vendet tona dhe mbi të gjitha dy popujt tanë: në Kalabri në përvjetorin e 550-të të Heroit kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut’, tha gjatë fjalës së tij presidenti i Italisë, Sergio Mattarela.

The post Mattarela tregon arsyen pse pranoi ftesën e Ilir Metës për Kalabri appeared first on 55 News.

]]>
Tetë arsye shëndetësore përse duhet të hani vezë çdo ditë https://55news.al/aktualitet/tete-arsye-shendetesore-perse-duhet-te-hani-veze-cdo-dite/ Thu, 11 Oct 2018 06:53:59 +0000 https://new.55news.al/?p=56885 Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin. Vezët ofrojnë Proteina të plota Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës. Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi. Veza përmban […]

The post Tetë arsye shëndetësore përse duhet të hani vezë çdo ditë appeared first on 55 News.

]]>
Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.
Vezët ofrojnë Proteina të plota
Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.
Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.
Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.
Vezët Janë Të Pasura Me Ushqyes
Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.
Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.
Vezët Ulin Trigliceridet
Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë.
Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.
Vezët Ulin Gjasat E Shfaqjes Së Ishemisë
Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë.
Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30%  më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.
Vezët Janë Të Mira Për Zemrën
Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët.
Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Vezët të ngopin
Njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës.
Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.
Vezët për shëndetin e syve
Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme.
Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.
Vezët Për Një Mendje Të Mprehtë
Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore.
Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit.
Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.
Mungesa e kolinës shkakton përkeqësim të kujtesës./AgroWeb.org

The post Tetë arsye shëndetësore përse duhet të hani vezë çdo ditë appeared first on 55 News.

]]>
10 arsye pse shoku Alket Hyseni duhet të heshtë përgjithnjë! https://55news.al/politike/10-arsye-pse-shoku-alket-hyseni-duhet-te-heshte-pergjithnje/ Sun, 09 Sep 2018 17:19:37 +0000 https://new.55news.al/?p=47870   Nga Matilda Qurku Deputeti i Sarandes, Alket Hyseni, akuzoi sot nga mjediset e një biznesi privat (ku ne sfond ekspozonte shezlonget qe u jepen me para qytetareve), se ne Sarande nuk ka opozite dhe se shume qytetare i thonë “sa rehat jeni”. Pergjigjen deklaratës për mediat te ish-doganierit, shokut Keti, ia jap si Sekretare […]

The post 10 arsye pse shoku Alket Hyseni duhet të heshtë përgjithnjë! appeared first on 55 News.

]]>
 

Nga Matilda Qurku

Deputeti i Sarandes, Alket Hyseni, akuzoi sot nga mjediset e një biznesi privat (ku ne sfond ekspozonte shezlonget qe u jepen me para qytetareve), se ne Sarande nuk ka opozite dhe se shume qytetare i thonë “sa rehat jeni”.

Pergjigjen deklaratës për mediat te ish-doganierit, shokut Keti, ia jap si Sekretare e degës se Partisë Demokratike e si qytetare e Sarandës. Ti zotëri nuk e dëgjon zërin e opozitës, ndaj mos shpif duke thënë se e kërkon me ngulm oponencën ndaj projekteve te tua.

1. Asgje nuk bere ti zoteri kur opozita reagoi për shkallaret e reja qe janë turp i këtij qyteti. Nëse opozita nuk kishte te drejte, lexo komentet e mijëra qytetareve ne rrjetet sociale për ato shkallare apo emisionin me te fundit investigativ ne një televizion Kombëtar. Meqë një zë nuk te bën pune, ti nuk dëgjon as tre. Por te paktën, duar e mend paske për t’ja gjetur vendin gurëve te shkalleve te vjetra te qytetit.

2. Asgjë nuk bere ti zotëri kur publikisht akuzova ne mars gjate një emisioni televiziv, Bashkine tende për mbylljen e portës se qytetareve, për mungesën e investimeve ne qytet, për papastërtinë gangrene e Sarandës e Ksamilit, për arrogancën e indiferentizmin e Kryetares ndaj qytetareve e shërbimit ndaj tyre. E njëjta situate vazhdon edhe sot.

3. Asgjë nuk bere ti zotëri kur te akuzova ne mars se e ke mbushur administratën me te paafte, me militante, me te korruptuar e me njerëz te dënuar. Asgjë nuk bere as për pensionistet e administratës. Po te njëjtët vazhdojnë 6 muaj me pas neper institucionet e qytetit, asnjë ndryshim, veçse me keq po shkon.

4. Çfarë bere ti zotëri kur opozita denoncoi falangat e tatimeve gjate verës, qe grabiten gjeten e c’nuk gjeten ne çdo biznes te Sarandës? Qe e merrnin ryshfetin nga pronaret duke u thënë: “Mi jep leket ne banje” apo “Mi fut tek paketa e cigareve dhe mi jep”. Pse e thirre ti një biznesmen nga Ksamili duke i thënë: “E mbyllim ne tavoline këtë muhabet vetëm mos na flliq te denoncosh ata te tatimeve qe te kërkuan 1000 euro”? Opozita foli e sterfoli, ti asgjë.

5. Çfarë bere ti zotëri kur deputetja jone denoncoi turpin me koncesionarin ne portin e mallrave? Sot mburresh se iu shtuan turistet Sarandës, po a e di sa jahte e sa turiste u larguan se miku juaj biznesmen u mbylli portën operatoreve turistike e kompanive te naftës duke u vene takse sipas qejfit te vete? Pergjigju te lutem publikisht kësaj pyetjeje se besoj se nuk ta mban.

6. Çfarë bere ti zotëri kur publikisht ne qershor te akuzova se ke emëruar ne krye te ZVRPP Sarande një person qe nuk plotëson kriteret te këtë asnjë detyre ne atë institucion jo me drejtor? Pse nuk i je përgjigjur akuzave qe prej 3 muajsh bën Partia Demokratike dhe media për situatën ku është katandisur ZVRPP Sarande pasi emërove drejtorin e ri ne qershor?

7. Çfare bere ti zotëri kur publikisht ne mars akuzova se nga skema e ndihmës ekonomike ne Sarande janë hequr 120 familje. I njeh ti ato familje? Ndërhyrë ti për to? Mos u dhe sot ndonjë libër “falas”?

8. Po për ndërtimin e paligjshëm brenda Parkut te Butrintit, mos reagove gjë ti zotëri? Se opozita ta denoncoi direkt nga vendi i ngjarjes dhe me fakte madje.

9. Po për akuzën e grabitjes se pronave ne Dhërmi çfare ke për te na thënë ti zotëri, se qytetaret ende nuk i ke sqaruar si duhet ndërkohë qe hetimi për ty vazhdon?

10. Dhe e fundit, meqë opozita nuk ta mbush syrin, te lutem lexo komentet e qytetareve këto 24 orët e fundit ne rrjetet sociale, qe te ulesh me këmbë ne toke dhe te kuptosh sa shume te mbështesin.

The post 10 arsye pse shoku Alket Hyseni duhet të heshtë përgjithnjë! appeared first on 55 News.

]]>
Jeni gjithnjë të mërzitur pa arsye? Ja cfarë duhet të bëni https://55news.al/lifestyle/jeni-gjithnje-te-merzitur-pa-arsye-ja-cfare-duhet-te-beni/ Sun, 02 Sep 2018 17:15:36 +0000 https://new.55news.al/?p=46115 Shpesh gjendeni të mërzitur dhe pyesin veten po për çfarë arsye jam. Ndodh që edhe nuk keni një përgjigje për këtë. Është një ndjesi jo shumë e këndshme, por mos u bëni kurrë mik me mërzitjen dhe trishtimin sepse vështirë se do të shkëputeni një ditë prej tij.  Ne po rendisim për ju disa gjëra […]

The post Jeni gjithnjë të mërzitur pa arsye? Ja cfarë duhet të bëni appeared first on 55 News.

]]>
Shpesh gjendeni të mërzitur dhe pyesin veten po për çfarë arsye jam.

Ndodh që edhe nuk keni një përgjigje për këtë. Është një ndjesi jo shumë e këndshme, por mos u bëni kurrë mik me mërzitjen dhe trishtimin sepse vështirë se do të shkëputeni një ditë prej tij. 

Ne po rendisim për ju disa gjëra shumë të rëndësishme që duhet të bëni për t’u ndjerë më mirë:
1.Dil jashtë në natyrë për një shëtitje
2.Luaj me një qen
3.Bëj një dush të ngrohtë
4.Shko pi një kafe tek kafja juaj e preferuar
5.Lexo një libër
6.Merr një bllok dhe përpiqu të vizatosh
7.Mbyll telefenonin dhe qëndro larg rrjeteve sociale
8.Dëgjo muzikë relaksuese dhe këngët tuaja të preferuara
9.Hidh në letër mendimet dhe ndjenjat tuaja
10.Merr frymë thellë
11.Merr 10 minuta pushim nga gjëja që je duke bërë për momentin
12.Kalo kohë me njerëzit e tu të dashur
13.Shiko filma dhe seriale ose TV Show
14.Vish rrobat që pëlqen dhe ushqehu mirë. Mos harro ujë për hidratim!

The post Jeni gjithnjë të mërzitur pa arsye? Ja cfarë duhet të bëni appeared first on 55 News.

]]>
5 arsye pse Amazon do të vazhdojë rritjen e tij të fuqishme https://55news.al/aktualitet/5-arsye-pse-amazon-do-te-vazhdoje-rritjen-e-tij-te-fuqishme/ Thu, 30 Aug 2018 05:17:02 +0000 https://new.55news.al/?p=45283 Kompania e cila zotëron rreth 916.64 miliard dollar është e dyta më e madhe në aspektin e kapitalizmit të tregut. Kjo është një nga arsyet se pse Amazon ka shkuar përpara duke u bërë një nga kompanitë lider. Tregtia e sotme elektronike përbën vetëm majën e ajsbergutMe vetëm 9% të totalit të tregut të shitjes […]

The post 5 arsye pse Amazon do të vazhdojë rritjen e tij të fuqishme appeared first on 55 News.

]]>
Kompania e cila zotëron rreth 916.64 miliard dollar është e dyta më e madhe në aspektin e kapitalizmit të tregut. Kjo është një nga arsyet se pse Amazon ka shkuar përpara duke u bërë një nga kompanitë lider.

Tregtia e sotme elektronike përbën vetëm majën e ajsbergut
Me vetëm 9% të totalit të tregut të shitjes me pakicë në SHBA, tregtia elektronike ka hapësirë të mjaftueshme për rritje. Të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të Departamentit të Tregtisë tregojnë se përqindja e shitjeve të tregtisë elektronike është mesatarisht në 8.9%, ose 451.5 miliardë dollarë nga shitjet totale me pakicë prej 5.08 trilionë dollarësh në vitin 2017. FTI Consulting projekton shitjet me pakicë në SHBA me 600 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe do të kalojë 1 trilionë dollarë në vitin 2027, duke përfaqësuar një normë rritjeje vjetore prej 12% deri në vitin 2020 dhe 9% gjatë dekadës së ardhshme.

A mund të jetë Amazon Prime në një rrugë të ngadaltë
Prime Video, muzikë pa limit, ruajtje fotografish dhe më shumë për një abonim vjetor prej 119 dollarësh, Amazon Prime po fiton mjaft popullaritet. Numri i pajtimeve të paguara për Amazon Prime ka tejkaluar 100 milionë me më shumë se pesë miliardë artikuj të dërguar në mbarë botën vetëm në vitin 2017. Gjatë vitit, rritja në përqindje e numrit të anëtarëve të rinj që u bashkuan me Kryeministrin ishte më i lartë se në vitin e kaluar, si në SHBA ashtu edhe në mbarë botën. Abonimet e kryeministrit janë një segment i rëndësishëm në ekosistemin e Amazonit, pasi solidifikon marrëdhënien e klientit duke sjellë një tarifë të rregullt. Një raport i Morgan Stanley nxjerr në pah se klientët kryesorë shpenzojnë deri në 4.6 herë më shumë se abonentët jo-prime ($ 2,486 kundrejt $ 544).

India është tregu më i shpejtë në rritje për Amazon
India është tregu i dytë më i madh i smartfonëve pas Kinës. Numri i përdoruesve të internetit në Indi pritet të arrijë në 500 milionë deri në qershor 2018, sipas Internetit dhe Shoqatës Mobile të Indisë (IAMAI). Sondazhet e ndryshme sugjerojnë se Amazon ishte vendi më i vizituar si në desktop dhe celularët gjatë vitit 2017 dhe aplikacioni më i shkarkuar për të bërë Pazar në Indi në vitin 2017. Tregu indian i tregtisë elektronike po përjeton një rritje; megjithatë, ecommerce me pakicë është ende vetëm 2.9% e totalit të shitjeve me pakicë në 2018. EMarketer pret që sektori i ecommerce të Indisë të jetë me vlerë 71.94 miliardë dollarë deri në vitin 2022, ndërsa një raport nga Citi parashikon madhësinë e tregut për të prekur 200 miliard dollarë në dhjetë vjet. Ndër zhvillimet e fundit, Amazon është në bisedime për blerjen e 42-49% në Aditya Birla Retail Limited (ABRL) – krahu i shitjes me pakicë i Aditya Birla Group, një kompani prej 43 miliardë dollarësh.

Me më shumë se një milion klientë aktiv, Amazon Web Services (AWS) është lider i padiskutueshëm në cloud-computing
AWS dominon 40% të tregut me klientë si Airbnb, FINRA, FDA, Kellogg, Unilever, Vodafone, Doë Jones, Expedia, Siemens, Adobe, Comcast, Novartis, AirAsia, Samsung Heavy Industries dhe GE. Të dhënat nga Synergy Research rivendosin AWS – cloud computing të Amazon.com si udhëheqës i qartë në rajonet kryesore të botës, renditur nga të ardhurat publike të IaaS dhe PaaS – segmentet më të shquara të cloud computing. Gartner projekton tregun botëror të shërbimeve cloud për të prekur $ 186.4 miliardë në vitin 2018 dhe të kalojë vlerën prej 300 miliardë dollarësh deri në vitin 2021. AËS, një biznes me vlerë prej 20 miliardë dollarësh vazhdon të rritet me një ritëm të shëndetshëm dhe kontribuon rreth 10% e të ardhurave të Amazon.

Inovacioni qëndron në zemër të Amazon
Kompania u dha 1.963 patenta vetëm gjatë vitit 2017; një rritje prej 18% gjatë vitit të kaluar. Amazon është agresiv me hulumtimet dhe zhvillimin e saj me një investim të madh prej 22.62 miliardë dollarë në vitin 2017 në krahasim me 16.08 miliardë dollarë në vitin 2016 respektivisht. Shpenzimet e kërkimit dhe të zhvillimit të Amazon janë vendosur brenda “teknologjisë dhe përmbajtjes” në pasqyrat financiare. Inteligjenca artificiale (AI), të mësuarit e makinës, vizioni kompjuterik janë thelbi i ndërmarrjeve të saj për parashikimin e kërkesës, renditjen e produkteve të bazuara në kërkimin, zbulimin e mashtrimeve ose duke e bërë më të mençur kompjuterin e saj cloud. Në Amazon, mbetet Dita e Dytë, dhe kjo qasje ka siguruar që vetëkënaqësia nuk është vendosur, duke e bërë atë një nga kompanitë më premtuese gjatë kësaj periudhe.

The post 5 arsye pse Amazon do të vazhdojë rritjen e tij të fuqishme appeared first on 55 News.

]]>
4 arsyet përse keni probleme me kapsllëkun më shpesh gjatë verës dhe jo në dimër https://55news.al/shendeti/4-arsyet-perse-keni-probleme-me-kapsllekun-me-shpesh-gjate-veres-dhe-jo-ne-dimer/ Sat, 07 Jul 2018 10:45:33 +0000 https://new.55news.al/?p=32777 Le ta pranojmë: kapsllëku është gjëja më e tmerrshme që mund t’ju ndodhë, sidomos gjatë pushimeve. Por, fatmirësisht, nuk jeni të vetmit. Rreth 16% e njerëzve mbi 20 vjeç kanë simptoma të kapsllëkut, dhe gratë janë më të rrezikuara se burrat. Por e dini cilat janë disa nga arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen, më […]

The post 4 arsyet përse keni probleme me kapsllëkun më shpesh gjatë verës dhe jo në dimër appeared first on 55 News.

]]>
Le ta pranojmë: kapsllëku është gjëja më e tmerrshme që mund t’ju ndodhë, sidomos gjatë pushimeve.

Por, fatmirësisht, nuk jeni të vetmit. Rreth 16% e njerëzve mbi 20 vjeç kanë simptoma të kapsllëkut, dhe gratë janë më të rrezikuara se burrat. Por e dini cilat janë disa nga arsyet përse keni probleme me jashtëqitjen, më shpesh gjatë verës krahasuar me stinët e tjera?

1.Jeni me pushime: Kur shkon në një udhëtim, gjëja e fundit që do të mendosh është nëse ndryshimet në dietë do të ndërhyjnë në sistemin digjestiv. Por, ndodh. Kur shkon në një vend tjetër dhe konsumon gjëra me të cilat nuk je mësuar, do të kesh ndryshime në zakonet e jashtëqitjes.

2.Nuk po pini mjaftueshëm ujë: Hidratimi i mirë është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e kapsllëkut. Uji në këtë rast është shumë i domosdoshëm, dhe nuk përfshihet kafeja apo pijet e tjera të gazuara. Edhe pse mund të përmirësojnë jashtëqitjen, ato janë dehidratuese.

3.Keni ndaluar së stërvituri: Ka shumë njerëz që për një kohë të gjatë stërviten rregullisht, dhe kur ndalojnë së stërvituri zhvillojnë kapsllëk. Ndryshimet mund të ndikojnë në sisteme të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin tretës.

4.Tiroidja është jashtë kontrollit: Hipotiroidizmi, një gjendje shëndetësore ku gjëndra e tiroides nuk është aktive mjaftueshëm, është një ndër shkaqet e kapsllëkut gjatë verës.  Funksionimi i duhur i tiroides ndihmon në prodhimin e hormoneve që janë të lidhura me procese të ndryshme në trup, përfshirë edhe sistemin digjestiv. Nëse nivelet e këtyre hormoneve janë të ulëta, atëherë zorrët mund të dobësohen dhe ngadalësohet procesi i tretjes, duke shkaktuar kështu kapsllëk.

The post 4 arsyet përse keni probleme me kapsllëkun më shpesh gjatë verës dhe jo në dimër appeared first on 55 News.

]]>