askident Archives - 55 News https://55news.al/tag/askident/ Mon, 08 Oct 2018 10:35:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png askident Archives - 55 News https://55news.al/tag/askident/ 32 32 “Përse dua që të gjithë ta shohin këtë foto” https://55news.al/globi/perse-dua-qe-te-gjithe-ta-shohin-kete-foto/ Mon, 08 Oct 2018 10:35:16 +0000 https://new.55news.al/?p=55951 Kërkon ashpërsim të ligjeve ndaj atyre që i japin makinës në gjendje të dehur dhe që zëri i tij të dëgjohet, vendosi që të postojë në rrjetet sociale trupin e pajetë të bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Zach Kincaid i postoi imazhet më 26 Shtator. Në to shfaqej në arkivol bashkëshortja e tij Krystil Kincaid, […]

The post “Përse dua që të gjithë ta shohin këtë foto” appeared first on 55 News.

]]>
Kërkon ashpërsim të ligjeve ndaj atyre që i japin makinës në gjendje të dehur dhe që zëri i tij të dëgjohet, vendosi që të postojë në rrjetet sociale trupin e pajetë të bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Zach Kincaid i postoi imazhet më 26 Shtator. Në to shfaqej në arkivol bashkëshortja e tij Krystil Kincaid, 29-vjeç dhe vajza e tyre që nuk kishte lindur ende.

“Një drejtues i dehur, që ecte me shpejtësi në një autostradë me dy korsi, në kahun e gabuar dhe në një kthesë qorre, shkatërroi familjen time“, shkruajti ai teksa postoi imazhet e rënda.

Zach tha gjithashtu se duke qenë se bashkëshortja e tij ishte 8 muajshe shtatzënë, Marcos Forestal, 28-vjeçari që shkaktoi aksidentin, nuk do të kryejë shumë vite pas hekurave për vrasjen e të bijës.

Maksimumi i dënimit për vrasjen e time shoqe dhe vajzës time është 10 vjet. Shteti i Kalifornisë nuk mendon se ishte i qëllimshëm, por unë e di që t’i japësh makinës në atë mënyrë, nuk ke për qëllim asgjë të mirë… Vajza ime pritej të lindte më 9 Tetor dhe një bebe 36 javësh, totalisht e zhvilluar nuk konsiderohet person në shtetin e Kalifornisë”.

Zach dhe Krystil ishin prindër të një vajze 11-vjeçare dhe 2 djemve të moshës 8 e 4 vjeç.

 

 

 

The post “Përse dua që të gjithë ta shohin këtë foto” appeared first on 55 News.

]]>
Aksident në 2 të natës, Enca hedh tutje “Range Roverin” me “Scoda-n” e saj https://55news.al/show-biz/aksident-ne-2-te-nates-enca-hedh-tutje-range-roverin-me-scoda-n-e-saj/ Tue, 11 Sep 2018 06:09:36 +0000 https://new.55news.al/?p=48186 Aksidenteve të shumta rrugore si duket nuk u ka shpëtuar as këngëtarja Enca, e cila është filmuar mbrëmë vonë nga qytetarët në rrugët e Tiranës. Sipas qytetarit që ka dërguar videon për JOQ.al, Enca është përplasur pak metra larg qendrës së Tiranës me mjetin e saj tip “Scoda”, teksa ka goditur një “Range Rover”. Përshëndetje […]

The post Aksident në 2 të natës, Enca hedh tutje “Range Roverin” me “Scoda-n” e saj appeared first on 55 News.

]]>
Aksidenteve të shumta rrugore si duket nuk u ka shpëtuar as këngëtarja Enca, e cila është filmuar mbrëmë vonë nga qytetarët në rrugët e Tiranës.

Sipas qytetarit që ka dërguar videon për JOQ.al, Enca është përplasur pak metra larg qendrës së Tiranës me mjetin e saj tip “Scoda”, teksa ka goditur një “Range Rover”.

Përshëndetje JOQ! Enca bën aksident tek Taivani me mjetin Skoda dhe i ra Range Roverit që është nga krahu tjetër. Edhe pse nuk dallohet qartë ne video, ishte Enca.”

Nga pamjet duket që nuk ka qenë diçka serioze për këngëtaren, ndërsa në një komunikim të redaksisë JOQ.al me zëdhënësen e Policisë Tiranë, ajo shprehet se nuk kanë raportim aksidenti për personin në fjalë.

The post Aksident në 2 të natës, Enca hedh tutje “Range Roverin” me “Scoda-n” e saj appeared first on 55 News.

]]>
Elbasan, 25-vjeçari përplas me makinë familjen https://55news.al/aktualitet/elbasan-25-vjecari-perplas-me-makine-familjen/ Thu, 09 Aug 2018 07:18:25 +0000 https://new.55news.al/?p=41251 Një aksident rrugor ndodhi sot në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Nje 25-vjecar, Indrit S, teksa drejtonte mjetin tip “Seat” me targa AA 041 BO në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ka aksidentur dy këmbësorë, burrë e grua, dhe fëmijën e tyre 1 vjeç. Ngjarja ndodhi në fshatin Mengël, ndërsa tre të aksidentuarit, çifti […]

The post Elbasan, 25-vjeçari përplas me makinë familjen appeared first on 55 News.

]]>
Një aksident rrugor ndodhi sot në qytetin e Elbasanit, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Nje 25-vjecar, Indrit S, teksa drejtonte mjetin tip “Seat” me targa AA 041 BO në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ka aksidentur dy këmbësorë, burrë e grua, dhe fëmijën e tyre 1 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mengël, ndërsa tre të aksidentuarit, çifti i bashkëshortëve K.V., 26 vjeç, dhe M.Sh., 25 vjeçe, dhe fëmija, të tre banues në lagjen “Skëndërbej”, janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Elbasan, 25-vjeçari përplas me makinë familjen appeared first on 55 News.

]]>