atdheu Archives - 55 News https://55news.al/tag/atdheu/ Mon, 24 Dec 2018 16:05:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png atdheu Archives - 55 News https://55news.al/tag/atdheu/ 32 32 Emigrim masiv nga Atdheu i Dijes https://55news.al/opinion/emigrim-masiv-nga-atdheu-i-dijes/ Mon, 24 Dec 2018 16:05:39 +0000 https://new.55news.al/?p=76158 Nga Qemal SAKAJEVA Te hyrja e Pallatit të Kulturës, nga ana e Kullës së Sahatit, ka një pllakë të mbërthye në mur, mbi të cilën, përveç siglës së stilizuar është shkruar Biblioteka Kombëtare. Njerëzit që ecin përpjetë për nga tregu, ose zbresin teposhtë për në sheshin Skënderbej, në të rrallë kthejnë te porta hyrëse, pikërisht […]

The post Emigrim masiv nga Atdheu i Dijes appeared first on 55 News.

]]>
Nga Qemal SAKAJEVA

Te hyrja e Pallatit të Kulturës, nga ana e Kullës së Sahatit, ka një pllakë të mbërthye në mur, mbi të cilën, përveç siglës së stilizuar është shkruar Biblioteka Kombëtare. Njerëzit që ecin përpjetë për nga tregu, ose zbresin teposhtë për në sheshin Skënderbej, në të rrallë kthejnë te porta hyrëse, pikërisht aty, ku mund të lexosh Biblioteka  Kombëtare.

Dy burra, njëri nga ata që përshkoi gjithë gjatësinë e rrugës, siç  duke për nga tregu, dhe tjetri nga ata që ktheheshin për në Bibilotekë, ndaluan përballë hyrjes. Ata nuk ishin parë me njëri-tjetrin qyshkur,  ndaj dhe u takuan disi të përmalluar. Të dy ishin mbi mesoburra dhe me universitet të kryer.

-Për ku  kështu? – pyeti njeriu që merrej me biznes.

-Në Bibliotekë – u  përgjigj njeriu me disa libra në dorë.

(Ndërhyrje para kohë për lexuesin: besojeni se u tha si më poshtë dhe se nuk ka kurrfarë sajimi të bashkëbisedimit).

-Akoma në bibliotekë, ti?!

-Po.

-Të ketë ende njerëz që shkojnë aty?!

-Ka disa si puna ime.

 Ata u ndanë pikërisht aty.

Njëri nxitoi  pas parave.

Tjetri për te librat.

Kjo nuk ishte ndarje mes dy vetëve. Aty ishte kufiri i rrënimit: në këtë vend prej të cilit ka emigruar 40 përqind e popullsisë, është e sigurtë se numri i intelektualëve dhe të shkolluarve të larguar ia kalon kësaj përqindjeje. Por edhe për të mbeturit këtu është shërbyer një statistikë trishtuese: 1 000 000 veta nuk kishin lexuar asnjë libër gjatë vitit të kaluar. Por nuk ka një statistikë,  për të bërë me dije,  se sa është numri i atyre që i kanë braktisuar bibilotekat, atë kombetare, të qyteteve, të lagjeve nëse ka, dhe ato vetjake nëpër shtëpitë e tyre. Domethënë nuk dihet sa është numri i vërtetë i  të emigruarve nga “Atdheu i Dijes” – Libri.

Kombit, për shkak të emigrimit akapoliptik nga dijet dhe i të diturive, i është dëmtuar kompleksi imunitar për t’u mbrojtur nga çdo e keqe. Inteligjenca ka mbetur kështu, në minorancë numerike dhe të cilësisë së vet. Kjo është një nga arsyet, që shthurja e vlerave morale ka marrë trajta të epidemisë së kolerës. Kjo është një nga arsyet, siç shihet kudo e çdo ditë,  ka kaq shumë individë që shoqëria  i thërret me përcaktime shumë të të rënda.

Të gjithë e besojnë se ka një tronditje serioze të imunitetit në “kodin gjenetik” të kombit. Të shkolluarit e këtij vendi mbeten përgjegjës për frenimin e saj. Vetëmënjanimi përmes heshtjes, vetëlargimi duke emigruar nga atdheu dhe libri, heqin gurë nga  diga mbrojtëse. Të diturit ndahen mes tyre nga sjellja kundër së keqes, si detyrë për t’u përballuar.

The post Emigrim masiv nga Atdheu i Dijes appeared first on 55 News.

]]>
Jemi në krah të Lulzim Bashës, kur Atdheu thërret mblidhemi kudo që jemi për t’i dal zot https://55news.al/politike/jemi-ne-krah-te-lulzim-bashes-kur-atdheu-therret-mblidhemi-kudo-qe-jemi-per-t-i-dal-zot/ Fri, 30 Nov 2018 22:41:38 +0000 https://new.55news.al/?p=71216 Nga Gazmend Cufaj Një vit më parë ne u mblodhëm dhe formuam sipas bindjes dhe përkushtimit tonë Grupseksionin e Parë të Degës së PD në Londër për zonën tonë. Pas një viti jemi më të fortë së kurrë dhe më të vendosur  në rrugën dhe misionin tonë për të ndihmuar kauzën e Demokracisë në Shqipëri. […]

The post Jemi në krah të Lulzim Bashës, kur Atdheu thërret mblidhemi kudo që jemi për t’i dal zot appeared first on 55 News.

]]>
Nga Gazmend Cufaj

Një vit më parë ne u mblodhëm dhe formuam sipas bindjes dhe përkushtimit tonë Grupseksionin e Parë të Degës së PD në Londër për zonën tonë. Pas një viti jemi më të fortë së kurrë dhe më të vendosur  në rrugën dhe misionin tonë për të ndihmuar kauzën e Demokracisë në Shqipëri. Ne jemi dhe do të jemi në krah të liderit të PD, Lulzim Basha në të gjitha drejtimet dhe udhëzimet, për t’i rikthyer popullit tonë, Atdheut, fitoren e merituar për të rikthyer besimin dhe rrugën e demokracisë, me forcimin e rendit dhe ligjit që të jenë njësoj për të gjithë. Kemi kështu punën dhe përkushtimin tonë për të shtuar radhët tona. Vetëm kështu ne realizojmë atë që i duhet forcës sonë politike progresive. Ndaj që nga kjo ditë feste, ne do të bëjmë realitet angazhimin tonë individual për të shtuar rradhët tona.
Duke parë statusin e PD, Neni 3, që thotë për Qëllimet politike, ne jemi të gatshëm që të zhvillojmë aktivitetin tonë ligjor edhe këtu në Britaninë e Madhe. Partia Demokratike e Shqipërisë njeh dhe promovon pjesmarrjen e gjerë në jetën politike, shoqërore si dhe institucione. Forca jonë politike kujdeset për formimimin e një vullneti të gjerë dhe të qëndrueshëm popullor në dobi të mbrojtjes dhe zhvillimit të traditave më të larta shoqërore, politike dhe kulturore të shqiptarëve në dobi të realizimit dhe zhvillimit të shpejt të aspiratave euroatlantike të Shqipërisë si dhe prezantimit pozitiv të imazhit të vendit kudo në botë, për përjetësimin e Kombit Shqiptar, identitetin e kulturës së tij.  Së shpejti unë, bashkë me kryesinë e grupseksionit do të delegojmë direktivat tona dhe ecurinë e mëtejshme.
Demokratët kanë nis organizimin kudo që janë jashtë apo brenda Shqipërisë për të dhënë më të mirën për vendin, për të dhënë alternativën, për t’u organizuar dita-ditës më objektivin e vetëm: Largimin nga qeverisja të Rilindjes e cila rrënon çdo ditë vendin,  i zhyt qytetarët në varfëri, i detyron të braktisin vendlindjen duke iu vrarë dhe shpresën.  E kur Atdheu i thërret,  duhet te jemi gati dhe mblidhemi kudo që jemi për ti dal zot.
Partisë Demokratike si e vetmja shpresë për të nxjerrë vendin nga kolapsi ku ndodhet, për të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri të zhvilluar, pa drogë, krim dhe korrupsion.  
Rroftë PD!. Suksese liderit të PD dhe kryeministrit të Ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha. Rroftë Shqipëria. Fitore, Fitore…
Autori është Kryetar i Grupseksionit të PD, Barking dhe Dagenham, pjesë e Degës së PD-së Britaninë e Madhe. Fjala e mbajtur në 1-vjetorin e këtij Grupseksioni.

The post Jemi në krah të Lulzim Bashës, kur Atdheu thërret mblidhemi kudo që jemi për t’i dal zot appeared first on 55 News.

]]>
Gafa/ Rama feston vdekjen e dëshmorëve të atdheut https://55news.al/politike/gafa-rama-feston-vdekjen-e-deshmoreve-te-atdheut/ Sat, 05 May 2018 17:14:11 +0000 https://new.55news.al/?p=12637 Dita e Dëshmorëve është shoqëruar me dy gafa të rënda, ku njëra është bërë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tjetra nga zv/kryeministrja, Senida Mesi. Pas homazheve të bëra në varrezat e ‘Dëshmorëve të Kombit’, kryeministri Rama publikoi disa foto nga ceremonia, ku si dixhiturë kishte zgjedhur të shkruante “Gëzuar 5 Majin”. Për këtë gafë, Luan Rama zëvendës […]

The post Gafa/ Rama feston vdekjen e dëshmorëve të atdheut appeared first on 55 News.

]]>
Dita e Dëshmorëve është shoqëruar me dy gafa të rënda, ku njëra është bërë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa tjetra nga zv/kryeministrja, Senida Mesi.

Pas homazheve të bëra në varrezat e ‘Dëshmorëve të Kombit’, kryeministri Rama publikoi disa foto nga ceremonia, ku si dixhiturë kishte zgjedhur të shkruante “Gëzuar 5 Majin”.

Për këtë gafë, Luan Rama zëvendës kryetari i Lsi reagoi në rrjetin social Facebook.

Ai i kujton kryeministrit se 5 Maji nuk është festë, pasi kjo ditë është e shenjtë, ku dhembja, nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut, nuk mund të shoqërohen më fjalën ‘Gazuar”.

Nderim, përulje, heshtje, krenari dhe solemnitet! Ky është “protokolli” i 5 majit, i ditës së përkujtimit dhe nderimit shtetëror, kombëtar e popullor të dëshmorëve të atdheut!

Mirëpo ja që edhe në këtë ditë të shenjtë, ku dhembja, nderimi, mirënjohja e krenaria për të rënët në altarin e lirisë së atdheut përbëjnë homazhin për ta, nuk mund të mungonin edhe episodet e injorancës si dëshmi hipokrizie e për të na risjellë në kujtesë shprehjen “injoranca nuk ka brirë”! Shikoni postimin e Kryeministrit në profilin e tij ne facebook: shkruan “Gëzuar 5 majin!”

Po 5 maji nuk është festë more Kryeministri ynë që të na thuash gëzuar! Eshtë ditë përkujtimi për të rënët! Eshtë ditë nderimi për ta! E në një ditë të tillë fjala “gëzuar” është e pavend! Ndaj mësoje që gëzuar thuhet në ditë feste apo gëzimi, jo në ditë përkujtimi!”, thotë Luan Rama.\

rama 2

The post Gafa/ Rama feston vdekjen e dëshmorëve të atdheut appeared first on 55 News.

]]>