Aurel Plasari Archives - 55 News https://55news.al/tag/aurel-plasari/ Sat, 16 May 2020 12:19:13 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Aurel Plasari Archives - 55 News https://55news.al/tag/aurel-plasari/ 32 32 ANALIZA/ “’Kush e zhvati tokën’, ‘sa futi në xhep ai’”- Aurel Plasari: Si u thjeshtua debati për Teatrin Kombëtar, pse iu shmangën përgjegjësisë për heqjen nga monument kulture https://55news.al/politike/analiza-kush-e-zhvati-token-sa-futi-ne-xhep-ai-aurel-plasari-si-u-thjeshtua-debati-per-teatrin-kombetar-pse-iu-shmangen-pergjegjesise-per-heqjen-nga-monument-kulture/ Sat, 16 May 2020 12:19:13 +0000 https://new.55news.al/?p=161167 Studiuesi Aurel Plasari është bërë pjesë e debatit të ashpër për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Plasari thekson se i duhet shkuar krimit në zanafillë, për t’u marrë me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti. “Edi […]

The post ANALIZA/ “’Kush e zhvati tokën’, ‘sa futi në xhep ai’”- Aurel Plasari: Si u thjeshtua debati për Teatrin Kombëtar, pse iu shmangën përgjegjësisë për heqjen nga monument kulture appeared first on 55 News.

]]>
Studiuesi Aurel Plasari është bërë pjesë e debatit të ashpër për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar. Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Plasari thekson se i duhet shkuar krimit në zanafillë, për t’u marrë me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti.

“Edi Rama “i bën” të gjitha sepse qeveris në Shqipëri, ku edhe rrënimi i monumenteve historike është punë e lehtë, në kuptimin që nuk kërkon ndonjë farë guximi a trimërie. Është ves që qeveritarëve rrënimtarë ua ka lënë lija. Janë rrënuar në Shqipëri deri edhe monumente ndër më të rrallat të Mesjetës arbërore”, shkruan mes të tjerash studiuesi.

Mesazhi i plotë:

Në debatet për mbrojtjen dhe ruajtjen e ndërtesës kulturore shumëfish historike, në të cilën funksionojnë sot “Teatri Kombëtar” dhe “Teatri Eksperimental”, kam ngulmuar më se një herë që t’i shkohet krimit në zanafillë. Të merremi me përgjegjësit që e hoqën atë ndërtesë nga listat e monumenteve të kulturës, të cilat mbrohen nga shteti. Përpos mirëkuptimit nga dy ose tre kolegë të nderuar, kam ndeshur në një skepticizëm zhgënjyes.

Po ashtu jam bezdisur kur shikoja që beteja thjeshtohej te “si u tenderua”, “sa u tenderua”, “kush fiton më shumë”, “kush zhvat tokën”, “sa fut në xhep ky”, “sa fut në xhep ai”. Mbi 12 herë mund të kem shkruar për nevojën e ruajtjes dhe mbrojtjes së asaj ndërtese kulturore shumëfish historike pa u marrë me shifra dhe xhepa. Nëse dokumente hedhin dritë mbi cilëndo forcë politike që është përgjegjëse për nxjerrjen nga lista e monumenteve të kulturës, pra nga mbrojtja shtetërore e monumentit në fjalë – po e përsëris: të shpallur tanimë me vlerë kulturore europiane, – asaj force do t’i llogaritet përgjegjësia historike e krimit.

Kur në një intervistë të 9 qershorit 2019 më ka pas pyetur z. Krasta nëse do të bëheshin dot zgjedhje më 30 qershor, ndryshe nga të ftuar të tjerë i kam qenë përgjigjur “po”. E mbani mend? Dhe nuk ma vunë veshin. Të tjerët bënin be e rrufe që ato zgjedhje nuk do të bëheshin kurrën e kurrës. Jam përgjigjur që Edi Rama “i bën” dhe kam shpjeguar edhe se përse Edi Rama “i bën”. Siç i bëri.

Dhe “i bën” të gjitha sepse qeveris në Shqipëri, ku edhe rrënimi i monumenteve historike është punë e lehtë, në kuptimin që nuk kërkon ndonjë farë guximi a trimërie. Është ves që qeveritarëve rrënimtarë ua ka lënë lija. Janë rrënuar në Shqipëri deri edhe monumente ndër më të rrallat të Mesjetës arbërore. Edhe duke qenë të përfshira në listat e monumenteve të kulturës, pra që mbroheshin nga “shteti”, ndërsa prisheshin po nga “shteti”. Si për të përmbushur ndezullinë e rrënimtarëve xhahilë, është bërë kujdes edhe që të regjistroheshin në pelikulë. Mund ta shohim të regjistruar krejt ngjashëm, në suport elektromagnetik, edhe kryerjen e krimit të ri.

Shfletoni historinë dhe hapni faqen e zezë të rrënimit të kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës, asaj ngrehine të rrallë të kultit të shek. XIII, të vlerësuar nga specialistët për arkitekturën gotiko-romanike etj. Për të thoshte legjenda – jo Barleti – që aty pati vënë kurorë vetë Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Rrënimtarët shtetërorë e hodhën në erë me dinamit, ndonëse ajo ishte e përfshirë në listën e monumenteve të kulturës që mbroheshin nga “shteti”. Nëse nuk ia dini historikun, shfletoni dhe lexojeni diku.

Dhe ngushëllohuni që e kemi ruajtur të stampuar si “souvenir” në kartëmonedhën 1000-lekëshe të Bankës sonë Kombëtare, emision i vitit 1996 dhe rishtypje e viteve 2001, 2007 etj. Pra mund të duhen pritur disa vite për ta pasur, të stampuar në një kartëmonedhë të ngjashme, edhe ndërtesën kulturore shumëfish historike – këtë që pret rrënimtarët – në mënyrë që të mburremi me çfarë na ishte një herë.

Një hollësi më shumë, meqë kujtova historikun e rrënimit të Shën Mërisë në Vaun e Dejës. Nuk ka mbetur vetëm stampimi i saj në 1000-lekëshin bashkëkohor. Së paku një arkitekt, ish-drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës, edhe nën regjimin diktatorial guxoi të dorëzonte në prokurori një padi kundër atij rrënimi kriminal, pavarësisht se asaj padie nuk iu vu veshi. Quhej Gani Strazimiri. Në historinë e betejave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore-historike të shqiptarëve ka mbetur i regjistruar edhe akti i tij vetmitar.

 

The post ANALIZA/ “’Kush e zhvati tokën’, ‘sa futi në xhep ai’”- Aurel Plasari: Si u thjeshtua debati për Teatrin Kombëtar, pse iu shmangën përgjegjësisë për heqjen nga monument kulture appeared first on 55 News.

]]>
Plasari i përgjigjet Ramës me data dhe dokumente: Pse Teatri nuk është “dopolavoro”. Kryeshërbëtori meriton të thosha që ka gënjyer, mashtruar, por… https://55news.al/politike/plasari-i-pergjigjet-rames-me-data-dhe-dokumente-pse-teatri-nuk-eshte-dopolavoro-kryesherbetori-meriton-te-thosha-qe-ka-genjyer-mashtruar-por/ Sat, 27 Jul 2019 11:53:32 +0000 https://new.55news.al/?p=111428 AUREL PLASARI Kryeshërbëtori ka gabuar përsëri. Ai e meriton të thosha që ka gënjyer, ka mashtruar, ka manipuluar, por po ia kursej ende fytyrën duke thënë që ka gabuar. Të cituar nga mediat, lexoj që lidhur me korpusin kulturor-historik, atë në të cilin funksionojnë sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental, ai i është përgjigjur një […]

The post Plasari i përgjigjet Ramës me data dhe dokumente: Pse Teatri nuk është “dopolavoro”. Kryeshërbëtori meriton të thosha që ka gënjyer, mashtruar, por… appeared first on 55 News.

]]>
AUREL PLASARI

Kryeshërbëtori ka gabuar përsëri. Ai e meriton të thosha që ka gënjyer, ka mashtruar, ka manipuluar, por po ia kursej ende fytyrën duke thënë që ka gabuar. Të cituar nga mediat, lexoj që lidhur me korpusin kulturor-historik, atë në të cilin funksionojnë sot Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental, ai i është përgjigjur një qytetari me avazin e “dopolavoros”:

“Si rikonstruktohet një godinë e bërë me tallash dhe e cila qëkur u ndërtua, u ndërtua nga ushtria italiane si kompleks i përkohshëm për argëtim pas pune!… Po kështu është kur flet njeriu për diçka që s’e di dhe s’e kupton, në vend se të flasë për ato që di dhe kupton! Përqafime”.

Nuk di në ia ka kthyer përqafimin qytetari, por di atë thënien e moçme: “Kush të lyen, kush të lan, kush avazin ty ta mban, të bën varrnë dhe të qan…”. Prandaj për interesin publik sqaroj sa vijon:

E para: ato që përgjatë “Njëzetvjetëshit” fashist u quajtën në gjuhën popullore “dopolavoro”, shqip “paspunë”, ishin në fakt institucione përbërëse të së quajturës “Opera Nazionale del Dopolavoro” (OND). Ajo kishte për detyrë të kujdesej për kohën e lirë të “njerëzve të punës” nëpërmjet sportit, ekskursionizmit, turizmit, edukimit artistik dhe kulturor, por edhe asistencës sociale, sanitare, higjienike, si edhe aftësimit profesional. OND ishte organizuar si një rrjet asociativ në varësi të drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë, d.m.th. në Itali të Mussolinit, në Shqipëri të kryeministrit përkatës nën fashizëm. Pra e organizuar në mënyrë shumë më serioze se institucionet përgjegjëse sot nën autoritetin e ministreshave kryesisht të padijshme të Kryeshërbëtorit.

Kjo do të thotë që të quajturat “dopolavoro” nuk paskëshin qenë as dylberhane, sikundër e kam thënë një intervistë, as “scopatoio” , sikurse quajti një herë në mllef e sipër i madhi D’Annunzio deri teatrin Alla Scala të Milanos. Edhe një mendje e zakonshme e kupton se ata që orvaten të përdorin sot konceptin “dopolavoro”, duke e veshur me një tis qejfllëku, zbulojnë vetëm çfarë zien në fantazinë e tyre. Nuk besoj ende të jenë fantazitë e Kryeshërbëtorit, janë të bishtrave të tij, por të atilla fantazive u gjendet dermani gjetiu, jo në “dopolavoro”.

E dyta: kompleksi këtu në diskutim as ka qenë konceptuar, as ka qenë ndërtuar si “paspunë”, it. “dopolavoro”. Monumenti në fjalë, i konceptuar, projektuar dhe realizuar në kryen e herës si Rrethi italo-shqiptar “SKANDERBEG”, ishte nismë e qeverisë shqiptare nën mbretin Zog. Për organizmin e tij, të “komitetit konsultativ” të tij, të statutit të tij, si dhe për ndërtimin e kompleksit ku ai do të vendosej shkruhet në aktet dokumentare të shtetit shqiptar qysh në vitin 1938, ndërsa themelimi zyrtar i Rrethit italo-shqiptar “SKANDERBEG” del i regjistruar në datën 5 janar 1939. Ushtria italiane nuk kishte ardhur ende dhe nuk kishte se ç’të ndërtonte për t’u argëtuar “paspune”.

Në Shqipërinë e aneksuar në të njëjtën “perandori” me Italinë fashiste, autoritetet italiane e respektuan vullnetin e shtetit shqiptar për Rrethin në fjalë. Përfundimin e ndërtimit të kompleksit shtypi shqiptar e ka njoftuar më 31 maj 1939 (“Rrethi “SKANDERBEG”. Ngrehinë e madhe kulturore, artistike dhe argëtimore” etj.), ndërsa përurimin e Rrethit më 8 gusht të po atij viti.

Më 1940, me financimet e miratuara nga ministri i punëve të jashtme Galeazzo Ciano dhe me një dekretligj të 8 prillit, u themelua në Tiranë Fondacioni “SKANDERBEG” si ent kombëtar për zhvillimin e mëtejshëm (l’incremento) të kulturës (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114).

Tanimë ai përbëhej nga dy seksione autonome me funksione të ndryshme: Rrethi italo-shqiptar “SKANDERBEG”, me detyrë të promovonte marrëdhëniet kulturore dhe artistike italo-shqiptare me dekretet përkatëse (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114, d.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 142, e d.lgt. Albania 30 ott. 1941, n. 304 etj.) dhe Instituti i Studimeve Shqiptare me detyrë zhvillimin dhe mbështetjen e dijeve albanologjike, si dhe të Letrave dhe Arteve (D.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 114, d.lgt. Albania 8 apr. 1940, n. 141), i shndërruar më vonë në Institut mbretëror të Studimeve Shqiptare (D.lgt. Albania 10 ago. 1942, n. 221).

Do të ishte nëpërkëmbje të papërgjegjshmish t’i konceptosh sot si “dopolavoro” strukturat që atë e përbënin. Jo vetëm atë krah që funksiononte si “Kinema-teatrin SAVOJA” e më vonë “Kosova”, të klasifikuar në kohën e tij si “i cilësisë së parë”. Por si mund të quash “dopolavoro” fondacionin që punonte aty nën motto-n “PRO CULTURA”? Të quash “dopolavoro” atë institucion tanimë që tanimë ka mbresuar historinë e albanologjisë si “Instituti i Studimeve Shqiptare”, ku kontribuuan emra të shquar si Dhimitër Berati, Aleksandër Drenova (Asdreni), Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Etëhem Haxhiademi, Kolë Kamsi, Sotir Kolea, Xhevat Korça, Nikollë Lako, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Odhise Paskali, Vincenc Prennushi, Ilo-Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, Justin Rrota, Eqrem Vlora, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj.? “Dopolavoro” ta quash atë ngrehinë ku ai institucion i parë shtetëror albanologjik pati zyrat, bibliotekat dhe sallat e mbledhjeve, si dhe ku më 9 më 13 prill 1940 u mblodh “Ma i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare”? “Dopolavoro” ta quash Institutin e Studimeve Shqiptare, të drejtuar aty nga At Anton Harapi, ku u përpunua edhe ajo platformë e re veprimtarie e njohur dhe e botuar si “Programi i ‘Seksionit Kosova’ (1944)”? Etj.

E treta: për një fat të keq të Kryeshërbëtorit, nëse pati në Tiranë, në ndërkohën e fashizmit, një “dopolavoro”, ajo ndodhej disa pak qindra metra më përtej Rrethit italo-shqiptar “SKANDERBEG”, pikërisht aty ku Kryeshërbëtori nuk do ta kishte dashur: ishte ndërtesa në të cilën funksionon sot Akademia e Arteve ose Universiteti i Arteve. A mundemi ne ta aktualizojmë sot emërtesën e dikurshme fashiste të ndërtesës në fjalë që të përligjnim prishjen e saj? Me një aktualizim si ky do t’i binte që vetë z. Kryeshërbëtor të ketë shërbyer në “dopolavoro”, duke dhënë mësim si pedagog në “dopolavoro”, si edhe të këtë kryer studimet në “dopolavoro” dhe të jetë diplomuar pikërisht në “dopolavoro”. Për të mos kujtuar që edhe ati i tij ta pakësh shkrirë mësimdhënien e jetës në po atë “dopolavoro”. Etj.

E katërta: aktualizime të tilla manipulative paralajmërojnë edhe më zi, paralajmërojnë kazmën kundër mbarë bërthamës arkitekturore dhe urbanistike të kryeqytetit të Shqipërisë, të konceptuar dhe projektuar nga emra të mëdhenj të arkitekturës italiane: Bosio, Berte’, Morpurgo, Brasini, Di Fausto etj. A t’ia vëmë kazmën ndërtesës së Universitetit të Tiranës ngaqë ajo ka qenë “La Casa del Fascio”? A t’ia vëmë kazmën, po në atë shesh, dy ndërtesave të Rektoratit dhe të Akademisë së Studimeve Albanologjike sepse aty paskësh qenë “Gioventù del Litrtorio Albanese”? Apo edhe ndërtesës ku sot funksionojnë strukturat e Kuvendit të Shqipërisë ngaqë ishte një herë e një kohë “Istituto Nazionale Fascista per l’Assicurazione degli Infortuni sul Lavoro”, madje më vonë edhe pak “Komitet Qendror” i PPSh? Dhe, më në fund, përse mos të ngrihet një kazmë e mirë mbi vetë kryet e Kryeshërbëtorit në ndërtesën ku ai mban qeverinë: sepse dikur ajo ndërtesë ka qenë “Palazzo del Lugotenenza”?

Pata paralajmëruar, këtu e një mot të shkruar, që kazma e ngritur kundër kujtesës historike të kthehet kundër vetes.

The post Plasari i përgjigjet Ramës me data dhe dokumente: Pse Teatri nuk është “dopolavoro”. Kryeshërbëtori meriton të thosha që ka gënjyer, mashtruar, por… appeared first on 55 News.

]]>
SKËNDERBEU, HEROI SEMANTIK I SHQIPTARËVE TË ÇDO KOHE https://55news.al/opinion/skenderbeu-heroi-semantik-i-shqiptareve-te-cdo-kohe/ Fri, 07 Dec 2018 22:59:41 +0000 https://new.55news.al/?p=72616  Studiuesi Aurel Plasari është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për librin “SKËNDERBEU. Një histori politike”.  – Cilat janë pikëpamjet që kanë ndryshuar, për sa i takon historisë së jetës dhe veprës së Skënderbeut, dhe që i bëjnë të nevojshme rishkrimet historike, si në rastin e kthimit te […]

The post SKËNDERBEU, HEROI SEMANTIK I SHQIPTARËVE TË ÇDO KOHE appeared first on 55 News.

]]>
 Studiuesi Aurel Plasari është vlerësuar më 2018 me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për librin “SKËNDERBEU. Një histori politike”. 

– Cilat janë pikëpamjet që kanë ndryshuar, për sa i takon historisë së jetës dhe veprës së Skënderbeut, dhe që i bëjnë të nevojshme rishkrimet historike, si në rastin e kthimit te figura e tij?

– Nëse historia në përgjithësi lypset rishkruar kohë më kohë, kjo nuk ndodh thjesht a vetëm prej zbulimit të “të dhënave” të reja. Kultura e një kombi ndryshon. Bashkë me të, konceptet zotëruese në kulturë ndryshojnë edhe ato. Pikëpamje të reja shfaqen domosdo, për të përfshirë, për të vlerësuar dhe për t’i renduar “të dhënat”, të vjetrat dhe të rejat. Bashkëkohësit e një epoke në zhvillim progresiv mbërrijnë në pikën e pamjes nga e cila mund të rishikohet dhe të rivlerësohet e kaluara në një modalitet të ri: edhe atëherë historia rishkruhet. Parashikues, ndërsa shkruante pikërisht për Skënderbeun, këtë të vërtetë e pohonte, për shembul, Aleks Buda, edhe pse duke e mëveshur me pakëz “marksizëm”: “Çdo epokë e shtron rishtas problemin e rëndësisë dhe të funksionit historik të një heroi dhe çdo epokë i përgjigjet ndryshe këtij problemi”.

Dhe, meqë ra fjala, për një histori politike si kjo për të cilën po bisedojmë punime monografike si Arbëria dhe pushtimi turk në shek. XV i Athanas Gegajt (Louvain 1937), Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468 i Fan S. Nolit (New York 1947), studimet skënderbegiane të Aleks Budës, deri tek ato më të fundit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra 1405-1468 e Kristo Frashërit (Tiranë 2002), Skënderbeu (Tiranë 2005) dhe Për Skënderbeun (Tiranë 2005) të Kasem Biçokut, jo që nuk kanë qenë pengesa, por kanë shërbyer si ndihma me mjaft vlerë.

– Përse keni parapëlqyer, në gjetjen tuaj të trajtesës, pikërisht formatin e një historie politike për Skënderbeun?

– Sepse kam konstatuar që ajo mungonte. Prandaj edhe e kam pohuar qysh në fillim të këtij punimi që nuk ishte fjala për një tjetër jetëshkrim të Skënderbeut simbas modelit “jeta dhe vepra”. Ishte përpjekje për të hartuar një histori politike të Skënderbeut duke kuptuar me historinë politike njërën nga degët kryesore të hulumtimit në histori, që trajton faktet politike, me përparësi ato të historisë së shteteve dhe/ose të shtetarëve. Për kohë të gjatë e lidhur me historinë fetare, e shndërruar në “histori zyrtare” gjatë regjimeve totalitare, sot në kuptim më të përgjithshëm asaj i bashkëngjiten historia ushtarake, historia administrative dhe historia diplomatike.

Kryepersoni historik i këtij punimi, Gjergj Kastrioti, është një hero tanimë i imponuar në historinë e Shqipërisë si figurë “heroi kombëtar”, madje si simbol i identitetit të shqiptarëve arbërorë dhe i qëndresës së tyre dhe/ose i luftërave të tyre, deri edhe në nivelin e informacionit enciklopedik botëror. Kuptohet vetiu që figura si e tija, në historinë e çdo kombi, vuajnë jo vetëm rrezikun e ngatërrimit të kufijve mes historisë dhe legjendës, por edhe të shpjegimit të njëanshëm të tyre: jashtë kontekstit të kohës ose pa lidhje me idetë e zhvilluara a me lëvizjet e organizuara përbrenda të cilave ata vetë kanë jetuar, vepruar, luftuar. Është edhe kjo një arsye që “historia e Skënderbeut” jo vetëm ka shtruar, por vijon të shtrojë pyetje para specialistëve shumëfarësh, dhe për të cilën ajo lypset rishkruar: jo vetëm duke rishikuar sa për të është shkruar, por duke verifikuar tezat dhe kundërtezat në ballafaqim me burimet, enkas për sa i përket anës politike të saj.

– Qysh në hyrjen e kësaj historie thuhet se, prej kohës së Marin Barletit, panegjiristët e Skënderbeut, nga njëra anë, dhe detraktuesit e tij, nga ana tjetër, janë ndarë në dy palësh duke ngulmuar në bindjet e veta. Si e keni përkapur në punimin tuaj të ashtuquajturin “debat mbi Skënderbeun”?

– Është një nga pyetjet më të rëndësishme që më është bërë. Sepse përzgjedhja e profilit të trajtesës – si histori politike – lidhet me një shtysë rrethanash të realiteteve shqiptare të fillimit të viteve ’90. Ato e provokuan punimin që të lindej si një libër polemike, edhe pse, mbas mbarimit të punës, ai është çliruar enkas prej elementeve të dukshme të polemikës, ashtu siç hiqen skelat e punimit në zbatimin e një projekti ndërtimi mbas përfundimit të tij.

Prej vitit 1994 u shfaq në shtypin shqiptar i ashtuquajturi “Mbi debatin për Skënderbeun”. Në të vërtetë nuk ishte ndonjë ndërhyrje në ndonjë “debat”, sepse një i tillë nuk ekzistonte ende në vitet ’90. Ishte truku për provokimin e një debati. Ai ndërtohej mbi një varg akuzash. E shumta syresh të vjetra, qysh prej kronistëve osmanë, që e urrenin Gjergj Kastriotin si armik të sulltanëve të cilëve vetë kronistët u shërbenin me tekstet e tyre servile, pavarësisht se pikërisht prandaj me vlerë si burime. Publikut i shërbeheshin nga e para akuzat e tyre, të ambalazhuara me letra të shndritshme karameleje. U shtoheshin edhe akuza prej ndonjë autori perëndimor skeptik, si Gibbon e ndonjë tjetër. Vargu i akuzave vijon të qarkullojë në mjetet e komunikimit social edhe sot e gjithë ditën sa do t’i jepte shkas një tjetër libri – mundësisht kësaj here në regjistër divulgativ – me titull “Për çfarë akuzohet ende sot Skënderbeu”, si me thënë një kthim 80 e ca vite mbrapa kur skënderbegologu i hershëm Marin Sirdani publikonte me disa vijime polemikën e tij historike “Per shka fajiset Skanderbegu”.

– Ciklin e kapitujve të këtij libri, të botuara në shtypin e kohës qysh gjatë viteve 2002-2003, ju e keni pas mbititulluar “Skënderbeu sipas dokumenteve”. Si janë vendosur marrëdhëniet tuaja me burimet dokumentare, aq të larmishme, me sa kuptohet nga leximi i këtij punimi?

– Nëse e kini vënë re, ndër të falenderuarit në fund të punimit është edhe Injac Zamputi me shënimin “për konceptimin e këtij libri”. Zamputi, që në ato vite kishte rifilluar bashkëpunimin me edicionin e ri të revistës “Hylli i Dritës”, ishte shprehimisht i tronditur nga debati artificialisht i provokuar “për Skënderbeun”. Ideja e tij ishte që artikujve të shtypit të kinse-“debatit” nuk u duhej përgjigjur thjesht me artikuj, por me një libër: një variant të ri të historisë së Skënderbeut, mundësisht të profilit politik. I jam shprehur edhe në publik mirënjohës sepse pati parashikimin që mund t’ia dilja një sipërmarrjeje të tillë: “sepse ke edhe moshën edhe mundësitë”, siç më llogariste. Moshën në të vërtetë e kisha, por mundësitë jo. Isha mësimdhënës universitar, por jo i integruar në ndonjë institucion kërkimor-shkencor, as mund të përfitoja nga ndonjë “projekt”, sikur qe bërë “modë shkencore”, si dhe as të siguroja ndonjë mbështetje financiare.

Megjithëkëtë më 1995-1996 m’u krijua mundësia e parë: të shërbeja si i ftuar në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (Paris), strukturë e pajisur me njërën nga bibliotekat “orientale” më të pasura të Europës. Mundësia e dytë, që e favorizonte sipërmarrjen për një punim të këtillë, ishte një bursë kërkimore-shkencore TEMPUS / PHARE, Programme: Transeuropéen de Coopération pour l’Enseignement Supérieur, Période 1 septembre 1995 – 31 août 1996, Recherches dans Archives et Bibliothèques etc. Kjo mundësi e dytë pati të bënte jo vetëm me qasje edhe më të afërta ndaj burimeve aq të pasura për Arbërinë, arbërorët dhe Skënderbeun, por edhe me plotësimin e informacioneve që i quajmë të teorisë së historisë ose të filozofisë së historisë. Është ngutur njëri nga anëtarët e Akademisë së Shkencave kur, në akuza e sipër ndaj kolegëve të kërkimit shkencor, ka lëshuar akuzën përgjithësuese kinse ja: në fushën e historisë këtu në Shqipëri nuk njohkan as teoricienët e rëndësishëm të historiografisë, që i njohka zotëria e tij. Mundësia e tretë më qëlloi prej vitit 1998, kur m’u ofrua detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Tiranë, një institucion që ofron mundësi edhe më të mëdha për të komunikuar, sa me biblioteka të tjera anembanë botës, aq edhe me shumë arkiva. Parashikimi i Injac Zamputit pra më ka rezultuar i mbarë e i mbrothët.

– A do të mund ta themi ne sot, me pak fjalë, rëndësinë e ngritjes në historinë e Arbërisë dhe njëherësh të kontinentit europian të Gjergj Kastriotit?

– Duke iu druar rrezikut për t’i mëveshur historisë aftësi parathënëse, në “konkluzionet” e kësaj historie politike Skënderbeu në relacion me mbasardhësit është theksuar si hero semantik. Për autorin e kësaj historie kjo do të thotë që, prej gjithë asaj çfarë Skënderbeu përftoi me një vizion gjenial të rrethanave, diçka mbeti. Nuk është fjala për “mësime”, por për atë diçka – sema – që do të zhvillohej dhe u zhvillua historikisht qoftë edhe në forma nga më të larmishmet, siç ndodh në çdo fushë të vështruar semantikisht si sistem shenjash.

– Ky është, sipas jush, momenti më i rëndësishëm, ai që ka vendosur fatin e Arbërisë, në gjithë historinë politike të Skënderbeut?

– Besoj të kem mundur të argumentoj se si, përtej rezultatit të realizimit të formacionit politiko-fetar që Šufflay dhe Jirečeku e quajtën “shtetin më të madh të krishterë të Ballkanit”, si dhe përtej amortizimit të impaktit turko-osman ndaj Europës, pikërisht në atë që e quajmë “Shekulli i Skënderbeut”, arbërorët e tij, si popull bashkëndihmues në qëndresën e armatosur dhe në luftërat antiturke, e ndien veten kryekëput europianë. Me të tjera fjalë: e ndien veten pjesëdhënës e pjesëmarrës të një sistemi të përbashkët të menduari e të vepruari.

Šufflay, që e zura në gojë, ka pas dalë në përfundimin se qenë pikërisht “luftërat e Skënderbeut” ato që i dhanë shkas formimit në mbarë Europën të konceptit të një “Arbërie më vete”, e cila për të kishte indicie të ketë vijuar deri në shek. XVII. Do të thotë kjo se, mbi një konstruksion që sot mund të na duket thjesht “fetar”, erdhi e u ngrit në ato kontingjenca një konstruksion i mirëfilltë politik. Ky është një fakt që në historinë e Europës nuk mund të shuhet, si dhe që në historinë e Arbërisë – edhe në u rrekshin – nuk do ta fshijnë dot. Askush, as ndër arbërorët modernë, nuk do të mundë t’i shpëtojë më ngashënjimit nga ky mnesis politik që rihet e përtërihet prej njërit shekull në tjetrin: është fjala jo për kujtimin e asaj që u quajt Arnavudi apo Arnawutluk, por për Arbërinë e kohës skënderbegiane. “Gjithçka dëfton se deri në pushtimin osman Arbëria kishte ndjekur zhvillimin civil të Europës së atyre kohëve”, ka pas vënë re Francesco Chetta-Schiròi në hyrjen e një punimi të tij rreth familjes së Kastriotëve. Te specialistë të Mesjetës së Arbërisë, si Gelcich, Jorga, Šufflay, Jireček etj., gjenden dendur përshkrimet e kancelarive të zhvilluara të dinastëve arbërorë, si dhe të dhëna për “shkallën mesatarisht të lartë” të viseve ku ata sundonin, për nivelin e tyre të arsimimit, deri edhe përcaktime si: “fisnikët arbërorë ishin të barabartë me aristokracinë e lartë të Italisë”.

– Mendoni që ky konstruksion paraqet edhe vlerë aktuale për shqiptarët për sa i përket identitetit të tyre dhe raportit të tyre me pjesën tjetër të kontinentit europian?

– Padyshim: pa përfilljen e këtij konstruksioni të ri, asokohe në përftim e sipër, nuk do të kuptohej dot pozicioni i arbërorëve në raport me kontinentin europian, jo vetëm gjatë periudhës së luftërave antiturke të udhëhequra nga Gjergj Kastrioti, – besoj që në këtë histori politike është dëftuar, – por edhe mbas tyre. Në një kontekst si ky qëndresa dhe luftërat antiturke të Skënderbeut ngrenë peshë si për ç’i përket përfshirjes së tij në historinë e madhe të kontinentit, ashtu edhe për pozicionin ndërkombëtar në të cilin, në kapërcyellin e Mesjetës dhe Kohës së Re, ai e vendosi Arbërinë e tij. Prej një kësi pozicioni për autorin e këtij punimi ai rezulton jo vetëm personaliteti më i madh politik e ushtarak i historisë së Arbërisë, jo vetëm figura arbërore më e spikatur e historisë së Europës së kohës së tij, por edhe heroi semantik i shqiptarëve të çdo kohe.

A mendoni që mund të jepet tani, në shekullin e XXI, për shqiptarët e sotëm një profil, portret politik e njerëzor, fetar i Gjergj Kastriotit, krejt i çliruar nga propaganda?

– Zhvillimi i atyre që quajmë në gjuhën profesionale Studime skënderbegiane, si degë shumëdisiplinore e albanologjisë, do të varet nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit të shoqërisë sonë. Është i njohur parimi: sa më shumë zhvillohet një shoqëri, aq më shumë studimi i historisë përparon dhe përparimi i dijes historike shoqërohet domosdoshmërisht nga një objektivitet në rritje i saj. Mbaj mend që në konferencat shumë të njohura të mbajtura në Universitetin e Kembrixhit, nën titullin “What is History?”, teoricieni i historisë Edward H. Carr i vështroi pakashumë kështu këto marrëdhënie: Një shoqërie që është në pështjellim të plotë për ç’i takon të tanishmes, dhe që e ka humbur besimin në të ardhmen, historia e së kaluarës do t’i duket si një rrëmim ngjarjesh pa farë lidhjeje dhe pa pikë kuptimi. Nëse shoqëria e rekuperon zotërimin e së tanishmes dhe vizionin e saj për të ardhmen, ajo në të njëjtën kohë do të rifitojë edhe aftësinë për të depërtuar në të kaluarën.

Të shtoj edhe një faktor që ndodh të shpërfillet: ai që shkruan histori, qysh kur historia është mëvetësuar si histori, nuk shkruan nga koha e ndodhjes së ngjarjeve, por nga koha e vet. Në këtë kohë të vet asnjë historian nuk mund të zhvishet nga pozicioni i tij qytetar, nga formimi i tij kulturor, nga idealet e tij sociale, edhe politike qofshin. Objektivitet absolut dhe atemporal në historiografi as ka pasur ndonjëherë dhe as mund të ketë, prandaj kur flitet për aq të diskutuarin “objektivitet” në histori bëhet fjalë gjithnjë për një objektivitet relativ. Rëndësi ka të mos manipulosh e të mos deformosh faktet, të ruash mirëfunksionimin mes fakteve dhe interpretimeve të tua, sikurse vazhdimisht porositet nëpër mësimet e teorisë së historisë, çfarë me të tjera fjalë do të thotë të modelosh me profesionalitet interpretimet ndaj fakteve dhe faktet ndaj interpretimeve, ose siç këshillonte profesori i përmendur i Leksioneve të Kembrixhit: t’i lësh me barrë këto me ato dhe ato me këto.

Intervistoi: Violeta Murati

(Marrë nga “ExLibris”)

47684227_2772800452945480_1062990163648446464_n.jpg

The post SKËNDERBEU, HEROI SEMANTIK I SHQIPTARËVE TË ÇDO KOHE appeared first on 55 News.

]]>
ÇMENDURIA E PROPAGANDËS https://55news.al/politike/cmenduria-e-propagandes/ Sat, 01 Dec 2018 15:36:40 +0000 https://new.55news.al/?p=71334 Edhe po të të ketë pëlqyer ndonjë gjë nga Majakovski, për shembull nga periudha e tij futuriste e pararevolucionit, Partia ta zvjerdh gjithçka me mënyrën si i ka përdorur (“përdorur” në kuptimin më përkeqësues) poetët e vet. Çmenduria e propagandës sovjetike, siç e ka regjistruar në portretin për Majakovskin shkrimtari rus i arratisur nga revolucioni, […]

The post ÇMENDURIA E PROPAGANDËS appeared first on 55 News.

]]>
Edhe po të të ketë pëlqyer ndonjë gjë nga Majakovski, për shembull nga periudha e tij futuriste e pararevolucionit, Partia ta zvjerdh gjithçka me mënyrën si i ka përdorur (“përdorur” në kuptimin më përkeqësues) poetët e vet. Çmenduria e propagandës sovjetike, siç e ka regjistruar në portretin për Majakovskin shkrimtari rus i arratisur nga revolucioni, nobelisti Ivan Bunin, sot ngjan përnjëmend e pabesueshme:

“Me rastin e njëzetvjetorit të vetëvrasjes së tij “Literaturnaja gazeta” e Moskës deklaronte se emri i Majakovskit është përjetësuar në rrugë, shkolla, anije, teatro etj. Dhjetë avullore “Majakovski” lundrojnë nëpër dete dhe lumenj. “Majakovski” ishte shkruar në faqet e tri tankeve, njëri nga të cilët vajti deri në Rajhshtag të Berlinit. Avioni sulmues “Majakovski” rrëzoi nga qielli një avion armik. Nëndetësja “Majakovski” fundoste anijet në Atlantik. Emrin e poetit e mbajtën: sheshi në qendër të Moskës, një stacion metroje, rrugica, biblioteka, një muze, një rajon në Gjeorgji, një fshat një Armeni, një qendër banimi në rrethin e Kaluzhës, një majë mali në Pamir, klubi i letrarëve të Leningradit, rrugë në pesëmbëdhjetë qytete, pesë teatro, tre parqe qytetesh, shkolla, kolkoze…”.

Nga: Ivan Bunin, Memories and Portraits, London 1951 (John Lehmann Edition).

Marrë nga Facebook i Aurel Plasarit

The post ÇMENDURIA E PROPAGANDËS appeared first on 55 News.

]]>
Aurel Plasari: Mid’hat Frashëri, i patjetërsueshmi! https://55news.al/kulture/aurel-plasari-mid-hat-frasheri-i-patjetersueshmi/ Wed, 14 Nov 2018 14:08:38 +0000 https://new.55news.al/?p=67305 Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit u zhvillua në parkun e liqenit Artificial në Tiranë, me pjesëmarrjen e figurave të njohura, studiues, historianë, personalitete të artit, autoriteteteve shtetërore dhe familjarëve, bën të ditur ATSH. Eshtrat e patriotit Mid’hat Frashëri do të prehen pranë vëllezërve Frashëri, në Parkun Artificial të Liqenit në Tiranë. Në fjalën […]

The post Aurel Plasari: Mid’hat Frashëri, i patjetërsueshmi! appeared first on 55 News.

]]>
Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit u zhvillua në parkun e liqenit Artificial në Tiranë, me pjesëmarrjen e figurave të njohura, studiues, historianë, personalitete të artit, autoriteteteve shtetërore dhe familjarëve, bën të ditur ATSH.

Eshtrat e patriotit Mid’hat Frashëri do të prehen pranë vëllezërve Frashëri, në Parkun Artificial të Liqenit në Tiranë. Në fjalën e hapjes në këtë ceremoni studiuesi Aurel Plasari e cilësoi Mid’hat Frashëri si një ndër figurat e shquara të kulturës shqiptare, me kontribute të çmuara në shumë lëmi. ”Ai ishte një djalosh gjenial”, theksoi Plasari duke cituar dy shkrime të thjeshta që datojnë në vitin 1887, të parat e botuara prej tij, ku njëri prej tyre i kushtohet Skënderbeut kurse tjetri dallimit mes koncepteve fe dhe komb.

”Pasioni i tij prej 17 vjeçari qe përkthimi i letërsisë dhe përkthente një kryevepër botërore ”Vilhem Telin” e Shilerit. Ky 17 vjeçar u ka dhuruar lexuesve të shqipes modelin e luftës për çlirim të një populli me dëshirë dhe dashuri të mëmëdheut, të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme që e bën të lumtur dhe të pasur”, vijoi Plasari.

”Mid’hat Frashërit quhet me bindje të plotë i patjetërsueshmi duke qëndruar mbi jetën dhe vdekjen ,duke ruajtur balancën e shpirtit dhe në fatkeqësi ai mbeti i patjetërsushëm në përmbushjen e misionit në tokë me të cilin e kishte ngarkuar veten. Kryevepra që Mid’hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vet personaliteti i tij. Ai personalitet që te njerëzit e mëdhenj funksionon si thelb i tyre dinamik”, u shpreh ai.

”Mid’hat Frashëri ishte i pajisur me dhuntinë e krijimit. Për të, krijmtaria dhe politika nuk qenë entitete të barabarta, citojmë se ”zgjimi dhe përparimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”. Frashëri qe promovues i kultit të kombit, promovimi i të cilit lexohet si mision që ia ka përshkruar tej e tej veprimtarinë, të shkruarën dhe të folurën. Ai ishte europian mes europianëve sepse dëshmoi që mundi të merrte pjesë me denjësi në debatet e mëdha të politikës europiane të kohës me tekstet e veta mjeshtërore të mbrojtjes së të drejtave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Plasari.

”Të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese që Frashëri ia këshillonte çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmërinë dhe integritetin duhet të kesh aristokracizëm intelektual të cilin ai e ruajti deri në fund. Ky burrë pasurinë e vetme që pati, pra, librat ia la Shqipërisë”, përfundoi studiuesi Aurel Plasari.

auto_14mifr21542203758.jpg

The post Aurel Plasari: Mid’hat Frashëri, i patjetërsueshmi! appeared first on 55 News.

]]>
Koleksioni i gravurave dhe i librave, dhuratë për Bibliotekën Kombëtare https://55news.al/kulture/koleksioni-i-gravurave-dhe-i-librave-dhurate-per-biblioteken-kombetare/ Tue, 23 Oct 2018 15:41:33 +0000 https://new.55news.al/?p=60501 “Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”,  me larmishmërinë e librave të vet, me epokat që ngërthen, me titujt që trajton dhe me tematikën e saj të pasur, nxiti organizimin e një konference shkencore. Ky është një bashkëpunim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm që Muzeu Historik Kombëtar ka filluar […]

The post Koleksioni i gravurave dhe i librave, dhuratë për Bibliotekën Kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
“Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët nga Skënderbeu tek Pavarësia”,  me larmishmërinë e librave të vet, me epokat që ngërthen, me titujt që trajton dhe me tematikën e saj të pasur, nxiti organizimin e një konference shkencore.

Ky është një bashkëpunim shumë i frytshëm dhe i rëndësishëm që Muzeu Historik Kombëtar ka filluar me koleksionistin Ylli Sula. Një pjesë e rëndësishme e këtij koleksioni dhe të librave që mungojnë në Bibliotekën Kombëtare do të digjitalizohen dhe do t’i dhurohen Bibliotekës Kombëtare. Në këtë mënyrë studiuesit e disiplinave të ndryshme, shkencore e historike, do të kenë mundësi për t’i trajtuar në studimet e tyre.

Konferenca shkencore e sotme përbëhej nga kumtesat albanologjike të studiuesve: Aurel Plasari, “Skënderbe në dashurinë e një bibliofili”; Xhevat Lloshi, “Visaret befasuese të një koleksioni të rrallë”; Skënder Blakaj, “Kontributi shqiptar i Papë Albanit, përfshirë kryeveprën ‘Illyricum Sacrum’ dhe Skënderbeu”; Pëllumb Xhufi, “Epiri dhe Kosova në literaturën historike të shek. XV-XVII”; Irakli Koçollari, “Një epokë dhe një personazh që pruri në vëmendjen e Europës dhe më gjerë Shqipërinë dhe shqiptarët”; dhe Dorian Koçi: “Grand Tour”- Udhëtime dhe zonjat angleze në Shqipëri”.

Në këto kumtesa u trajtuan me detaje dhe me hollësi pjesët më të rëndësishme të koleksionit të Ylli Sulës, sesi këta libra ndërthuren për të krijuar një panoramë të përgjithshme të studimeve historike në Shqipëri.

Për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar janë ekspozuar për publikun, një koleksion unik librash, hartash dhe gravurash të vjetra të shekujve XV – XIX, shkruar për Shqipërinë dhe shqiparët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 Tetor 2018, në ambientet e Sallës së madhe të ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

The post Koleksioni i gravurave dhe i librave, dhuratë për Bibliotekën Kombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Aurel Plasari: Teatri Kombëtar mbart kujtesën historike të shtetit shqiptar https://55news.al/kulture/aurel-plasari-teatri-kombetar-mbart-kujtesen-historike-te-shtetit-shqiptar/ Tue, 18 Sep 2018 16:03:28 +0000 https://new.55news.al/?p=50185 Artistë, juristë, personalitete të artit e kulturës, politikanë, gazetarë e qytetarë, dashamirës të teatrit,  janë mbledhur sot paradite në sallën “Gëte” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një tryezë të rrumbullakët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Profesor Edmond Tupja, Fatos Lubonja, Maks Velo, Bashkim Zahaj, Aurel Plasari, Edmond Budina, Kastriot Çipi etj që morën fjalën […]

The post Aurel Plasari: Teatri Kombëtar mbart kujtesën historike të shtetit shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Artistë, juristë, personalitete të artit e kulturës, politikanë, gazetarë e qytetarë, dashamirës të teatrit,  janë mbledhur sot paradite në sallën “Gëte” në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një tryezë të rrumbullakët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Profesor Edmond Tupja, Fatos Lubonja, Maks Velo, Bashkim Zahaj, Aurel Plasari, Edmond Budina, Kastriot Çipi etj që morën fjalën në këtë tryezë theksuan edhe një herë rëndësinë e këtij teatri dhe domosdoshmërinë e rikonstruksionit të tij dhe jo të prishjes. Arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo theksoi se “Fajin e kemi vetë. Ne presim çdo gjë nga ndërkombëtarët. Ne nuk e kapërcejmë dot vjedhjen dhe kjo këtu është aferë vjedhjeje, nuk është aferë teatri. Prandaj është vështirë dhe nuk di si ta kapërcejmë këtë gjë, këtë gjendje ku jemi katandisur”. Ndërsa profesor Aurel Plasari, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se “unë do të shkruaj një artikull ku të them se ai projekt që na paraqiti arkitekti danez është bizhu europiane, botërore. Ai arikteti, që thotë Rama, unë do të shkruaj se është më i madhi. Po kjo nuk ka asnjë lidhje me peshën e kompleksit të këtushëm. Dhe ky është kurthi ku të fut Rama. Kjo është hile. Unë nuk di ndonjë shoqatë apo organizatë që të thotë unë nuk dua teatër. Kauza këtu është që të mos prishet kjo ndërtesë, që mbart kujtesën historike të shtetit shqiptar. Nuk ka shteti shqiptar ndërtesë më të vjetër me të gjitha ngarkesat historike”. Tryeza zgjati rreth tre orë dhe diskutantët e shumtë konverguan një pikë të vetme, ruajtjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar!

Tryeza e sotme pasoi protestat e shumta të artistëve në mbortje të godinës. Ndërsa zhvillohej kjo tryezë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për ligjin për teatrit, duke shkëmbyer akuza të forta.  Maxhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit dhe ka bërë amendime në ligjin për teatrin duke pranuar tashmë garë, ndërsa opozita ka kërkuar të mos bëhen arnime në ligj. Pas debateve deputetët e opozitës kanë lënë mbledhjen, ndërsa maxhoranca ka votuar e vetme nen për nen ndryshimet ligjore.

The post Aurel Plasari: Teatri Kombëtar mbart kujtesën historike të shtetit shqiptar appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet dokumenti/ Plasari: Ndriçon historinë e pas vdekjes së Skënderbeut https://55news.al/aktualitet/zbulohet-dokumenti-plasari-ndricon-historine-e-pas-vdekjes-se-skenderbeut/ Fri, 22 Jun 2018 10:39:47 +0000 https://new.55news.al/?p=28394 Në vitin Ndërkombëtar të Skënderbeut, studiuesi, prof. Aurel Plasari sjell për historianët dorëshkrimin që do të provokojë rivendosjen e një pjese të historisë pas vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti. Sot, ai publikoi dorëshkrimin që hedh dritë mbi rrethanat e mbërritjes në Shqipëri të Skënderbeut të Ri në Arbëri, nipit të heroit Kombëtar.  Si njihet në […]

The post Zbulohet dokumenti/ Plasari: Ndriçon historinë e pas vdekjes së Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>
Në vitin Ndërkombëtar të Skënderbeut, studiuesi, prof. Aurel Plasari sjell për historianët dorëshkrimin që do të provokojë rivendosjen e një pjese të historisë pas vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti. Sot, ai publikoi dorëshkrimin që hedh dritë mbi rrethanat e mbërritjes në Shqipëri të Skënderbeut të Ri në Arbëri, nipit të heroit Kombëtar. 

de3716ed-1ece-4337-93a8-2cb7c8d2398f.jpg

Si njihet në histori

“Në fund të shek. XV sulltanët osmanë i shtuan përpjekjet për të zgjeruar pushtimet e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Për të përballuar këtë rrezik, shtetet evropiane u përpoqën të organizonin operacione ushtarake të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane dhe të nxitnin popujt e Gadishullit Ballkanik të hidheshin në kryengritje. Iniciativën për të zbarkuar në Ballkan e mori mbreti i Francës, Karli VIII, i cili bashkë me ushtrinë e tij kishte pushtuar një pjesë të madhe të Italisë dhe në fund të vitit 1494 mori Napolin. Përgatitjet e Karlit VIII ngjallën entuziazëm në popujt e shtypur të Ballkanit dhe qenë një nxitje për shqiptarët që të rrëmbenin përsëri armët. Në planet e këtij mbreti lëvizja shqiptare ishte llogaritur si një faktor politik shumë i rëndësishëm.

Kryengritja që filloi në Shqipëri mori përpjesëtime të mëdha veçanërisht në krahinën e Himarës dhe në viset pranë Durrësit. Shqiptarët ishin të gatshëm të sulmonin forcat osmane dhe të përkrahnin zbarkimin e ushtrive frënge. Ato riaktivizuan lidhjet me fisnikët shqiptarë të mërguar në Itali për t’i vënë në krye të luftës së tyre. Për këtë qëllim si dhe për të krijuar lidhje me Karlin VIII, shkoi në Itali kryepeshkopi i Durrësit, Martin Firmano. Por, kur po kthehej nga Italia, ai u kap në det prej venecianëve, të cilët nuk e shikonin me sy të mirë as ardhjen e ushtrive frënge në Itali, as zbarkimin e tyre në Ballkan dhe as kryengritjen në Shqipëri. Kundërshtimet që gjeti në Itali e detyruan Karlin VIII të hiqte dorë nga ekspedita dhe të kthehej në Francë më 1495. Me largimin e rrezikut frëng, në verën e vitit 1495 disa sanxhakbejlerë osmanë, që nga Vlora ku kishin sjell forcat e tyre, filluan ekspeditat ndëshkimore kundër shqiptarëve, për të rivendosur sundimin e tyre në rajonet e kryengritjeve. Por edhe këto ekspedita nuk e shuan dot qëndresën shqiptare.

Për shkak se Perandoria Osmane kishte filluar të ndërtonte një flotë të madhe në kuadrin e përgatitjeve për të sulmuar Italinë, marrëdhëniet e saj me Venedikun u acaruan në vitin 1498. Në këto rrethana, duke pasur nevojë për qëndresën antiosmane të shqiptarëve, Senati i Venedikut u përpoq të lidhej me të. Për këtë qëllim ai e nxori nga burgu Martin Firmanon dhe në qershor të vitit 1499 e nisi për në Shqipëri bashkë me emisarët e vet. Midis krerëve shqiptarë dhe të dërguarve venecianë lindën mosmarrëveshje për qëllimet, vendin dhe për shtrirjen që do të kishte kryengritja në Shqipëri. Senati ishte kundër shpërthimit të një lëvizjeje të përgjithshme dhe kërkonte vetëm një kryengritje lokale në rajonin e Lezhës. Këtu Venediku parashikonte të zbarkonte forcat e veta për të ruajtur zotërimin e Durrësit. Kurse shqiptarët ishin për një kryengritje sa më të gjerë për çlirimin e vendit. Në takimin që bënë krerët shqiptarë me emisarët venecianë në shtëpinë e Martin Firmanos në afërsi të Durrësit, mosmarrëveshjet midis tyre u acaruan në atë shkallë, saqë Republika me anën e bajlit të saj të Durrësit e helmoi Martin Firmanon.

Një muaj më vonë, në shtator 1499, shpërtheu kryengritja në rrethin e Lezhës. Rrugët për në Shkodër dhe në Dukagjin u prenë dhe funksionarët osmanë u dëbuan. Kryengritësit kërkuan që pasardhësit e Skënderbeut të viheshin në krye të lëvizjes antiosmane. Në vend të Gjon Kastriotit, që ishte i sëmurë, ata iu drejtuan birit të tij, Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbeu i Ri. Për të pasur nën kontroll zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, Senati i Venedikut shpalli se merrte përsipër dërgimin e Gjergj Kastriotit dhe të forcave të tij në Shqipëri. Nga Mbretëria e Napolit Gjergj Kastrioti shkoi në Venedik, ku me premtime të ndryshme, u mbajt gjatë, për më tepër se një vit.

Gjergji u nis për në Shqipëri vetëm në pranverë të vitit 1501 kur Durrësi, që ishte nën zotërimin venecian, u rrezikua seriozisht nga sulmet e ushtrive osmane. Nisjen e Gjergj Kastriotit në Shqipëri e organizoi Venediku.”

Të paktën kështu është njohur deri më tani. 

Por dorëshkrimi i zbuluar, sipas Plasarit, ndryshon këtë të dhënë dhe duhet të bëjmë një rivendosje tjetër.

“Cfarë na ndodh në këtë rivendosje, pra rreth vitit 1499-1501 kur është shkruar në të vërtetë dora e parë e veprës së Barletit “Rrethimi i Shkodrës”. është e kundërta. Nuk janë rrethanat e paqes, në Shqipëri ka ndodhur kryengritja e Lezhës, ka ndodhur zbritja në Arbëri e Skënderbeut të Ri, i ftuar në Arbëri, me prpojektin për marrjen e Krujës dhe të Shkodrës. Çfarë ndryshon në kontekstin historik. Vendosja në rethana të tjera, në rethanat e kundërta, të kryengritjes. Këtë e ka përmendur edhe biografi I Barletit, Francesk Pali, i cili e vendos edhe ai në rethanat e paqes por që shkruan më poshtë se mund të jetë shkruar edhe më parpara. Mendja igjenioze e Francesk Palit ka kuptuar edhe më përpara kur kishte shpërthyer kryengritje në Arbëri dhe signoria (Autoriteti politik suprem I republikes se Venedikut ishte nje grup prej 10 te zgjedhurish, te cilet quhesh “Signoria”, shprehje qe me kalimin e kohes filloi te simbolizonte qeverine e Venedikut.) dërgoi Skënderbeun. Ai e jep të përmbysur situatën, se nuk ishte një kryengritje e provokuar nga signoria por kryengritja e kishte filluar në Lezhë dhe kishin 2 vjet arbërit që kërkonin me këmbngulje që të vinte nipi i Skënderbeut që ishte Skënderbeu i Ri” tha Plasari.

67571f56-9ba9-4cac-8368-ea48b38daebf.jpg0e5e4616-758f-4463-9831-a8e1894acc02.jpg

 

 

The post Zbulohet dokumenti/ Plasari: Ndriçon historinë e pas vdekjes së Skënderbeut appeared first on 55 News.

]]>