austri Archives - 55 News https://55news.al/tag/austri/ Sun, 16 Feb 2020 07:31:18 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png austri Archives - 55 News https://55news.al/tag/austri/ 32 32 Kurz kritikon BE-në për “paaftësi” https://55news.al/politike/kurz-kritikon-be-ne-per-paaftesi/ Sun, 16 Feb 2020 07:31:18 +0000 https://new.55news.al/?p=145154 Kancelari i Austrisë Sebastion Kurz kritikoi ashpër Bashkimin Evropian (BE) për “paaftësinë” për vendimmarrjet ekonomike dhe argumentoi se rënia ekonomike e Evropës gjithashtu dëmton mbështetjen e demokracive perëndimore. “Nëse e shohim Kinën për shembull, ata janë në gjendje të ndërtojnë një spital brenda dhjetë ditësh, ndërsa në Evropë do të zhvillonim një debat rreth dhjetë […]

The post Kurz kritikon BE-në për “paaftësi” appeared first on 55 News.

]]>
Kancelari i Austrisë Sebastion Kurz kritikoi ashpër Bashkimin Evropian (BE) për “paaftësinë” për vendimmarrjet ekonomike dhe argumentoi se rënia ekonomike e Evropës gjithashtu dëmton mbështetjen e demokracive perëndimore.

“Nëse e shohim Kinën për shembull, ata janë në gjendje të ndërtojnë një spital brenda dhjetë ditësh, ndërsa në Evropë do të zhvillonim një debat rreth dhjetë ditë se kur do të caktojmë takimin e parë për ta diskutuar”, tha Kurz të premten, në fjalimin e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Dhe pastaj do të duheshin vite për të vendosur dhe më pas me siguri do të duheshin vite për ta ndërtuar”, shtoi ai.

Politikani konservator 31-vjeçar argumentoi se demokracitë perëndimore ishin më atraktive në të kaluarën dhe kjo ishte e lidhur ngushtë me suksesin ekonomik të vendeve perëndimore.

“Në të kaluarën, demokracia, sundimi i ligjit, liria e fjalës, gjithnjë shoqëroheshin me sukses ekonomik, me rritje, me pasuri. Kurse tani, ne jetojmë në një kohë kur sistemet e tjera mund të jenë më të sukseshme ekonomikisht. Dhe unë mendoj se kjo është diçka që ndryshon gjithë lojën”, tha Kurz.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, konferenca më e madhe në botë e sigurisë, ka mbledhur udhëheqës politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota në Mynih dhe mbahet në periudhën 14-16 shkurt.

Këtë vit, konferenca është përqëndruar në sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare për rendin botëror dhe krizat me të cilat përballen demokracitë perëndimore.

Më shumë se 35 krerë qeverish dhe shtetesh dhe rreth 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes po marrin pjesë në konferencë.

The post Kurz kritikon BE-në për “paaftësi” appeared first on 55 News.

]]>
Austri, një mjek 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve https://55news.al/globi/austri-nje-mjek-57-vjecar-akuzohet-per-abuzime-seksuale-ndaj-109-djemve/ Tue, 11 Feb 2020 10:07:22 +0000 https://new.55news.al/?p=144257 Prokura e Wels, në Austri, ka nisur një hetim për një mjek austriak që ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj. Hetuesit ndër të tjera kanë kërkuar shtrimin në një spital psikiatrik për 57-vjeçarin, që vuan nga shqetësime të rënda psikike. Mes viktimave, 40 prej tyre ishin më pak se 14 vjeç në momentin e […]

The post Austri, një mjek 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve appeared first on 55 News.

]]>
Prokura e Wels, në Austri, ka nisur një hetim për një mjek austriak që ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj.

Hetuesit ndër të tjera kanë kërkuar shtrimin në një spital psikiatrik për 57-vjeçarin, që vuan nga shqetësime të rënda psikike.

Mes viktimave, 40 prej tyre ishin më pak se 14 vjeç në momentin e përdhunimit, që ka vazhduar për të gjithë periudhën e aktivitetit të tij, që prej vitit 2000 deri në janar të këtij viti kur është zbuluar.

Denoncimi i një nënë-Vetëm së fundmi, në janar të këtij viti, nëna e një 15-vjeçari ka ngritur një akuzë , duke treguar kalvarin e gjatë të abuzimeve seksuale. Sipas dëshmisë së saj burri ka abuzuar me djemtë, duke shfrytëzuar trajtimet mjekësore.

Në disa raste ai i kishte dhënë atyre kanabis, për ti çuar më pas në rezidencën e tij, pranë liqenit Attersse, në Alta Austria. Gjithashtu burri, sipas dëshmive ka çuar një 12 vjeçar, në Detin e kuq për disa ‘kura’.

The post Austri, një mjek 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve appeared first on 55 News.

]]>
Mjeku 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve https://55news.al/kronike/mjeku-57-vjecar-akuzohet-per-abuzime-seksuale-ndaj-109-djemve/ Tue, 11 Feb 2020 10:05:53 +0000 https://new.55news.al/?p=144261 Prokura e Wels, në Austri, ka nisur një hetim për një mjek austriak që ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj. Hetuesit ndër të tjera kanë kërkuar shtrimin në një spital psikiatrik për 57-vjeçarin, që vuan nga shqetësime të rënda psikike. Mes viktimave, 40 prej tyre ishin më pak se 14 vjeç në momentin e […]

The post Mjeku 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve appeared first on 55 News.

]]>
Prokura e Wels, në Austri, ka nisur një hetim për një mjek austriak që ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj.

Hetuesit ndër të tjera kanë kërkuar shtrimin në një spital psikiatrik për 57-vjeçarin, që vuan nga shqetësime të rënda psikike.

Mes viktimave, 40 prej tyre ishin më pak se 14 vjeç në momentin e përdhunimit, që ka vazhduar për të gjithë periudhën e aktivitetit të tij, që prej vitit 2000 deri në janar të këtij viti kur është zbuluar.

Denoncimi i një nënë-Vetëm së fundmi, në janar të këtij viti, nëna e një 15-vjeçari ka ngritur një akuzë , duke treguar kalvarin e gjatë të abuzimeve seksuale. Sipas dëshmisë së saj burri ka abuzuar me djemtë, duke shfrytëzuar trajtimet mjekësore.

Në disa raste ai i kishte dhënë atyre kanabis, për ti çuar më pas në rezidencën e tij, pranë liqenit Attersse, në Alta Austria. Gjithashtu burri, sipas dëshmive ka çuar një 12 vjeçar, në Detin e kuq për disa ‘kura’.

The post Mjeku 57-vjeçar akuzohet për abuzime seksuale ndaj 109 djemve appeared first on 55 News.

]]>
Policia i çon letrat për dëbimin, por vajza shqiptare zhduket. Ky është cilësuar rasti më i famshëm i azilit në Austri https://55news.al/kronike/policia-i-con-letrat-per-debimin-por-vajza-shqiptare-zhduket-ky-eshte-cilesuar-rasti-me-i-famshem-i-azilit-ne-austri/ Sat, 08 Feb 2020 09:09:06 +0000 https://new.55news.al/?p=143752 Rasti më i njohur i azilit në historinë e re të Austrisë është ai i vajzës së re shqiptare, Arigona Zogaj, shkruan gazeta Wiener Zeitung. Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t`i ikur dëbimit. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj Nuria bashkë ne vëllain Albinin dhe […]

The post Policia i çon letrat për dëbimin, por vajza shqiptare zhduket. Ky është cilësuar rasti më i famshëm i azilit në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Rasti më i njohur i azilit në historinë e re të Austrisë është ai i vajzës së re shqiptare, Arigona Zogaj, shkruan gazeta Wiener Zeitung.

Më 26 shtator të vitit 2007, Arigona Zogaj ishte fshehur për t`i ikur dëbimit. Ndërkohë, pasi kanë kaluar disa vite, ajo, nëna e saj Nuria bashkë ne vëllain Albinin dhe motrën, Albonën, të dytë më të rinj se ajo, jetojnë të qetë dhe në mënyrë tërësisht të ligjshme në Austrinë e Epërme. Arigona, veç tjerash, ishte shpallur Njeriu i Vitit 2009 në Austri.

Kjo është kronologjia e kësaj historie:

Maj 2001: Babai Zogaj hyn në Austri në mënyrë të paligjshme dhe aplikon për azil, transmeton albinfo.ch. Gruaja Nuria dhe pesë fëmijët iu bashkuan në shtator të  vitit 2002. Të gjitha aplikimet do të refuzohen në vitet në vijim, rast pas rasti.

26 shtator 2007: Policia bën gati familjen për dëbim, por Arigona zhduket. Për pasojë, nëna e saj mund të qëndrojë në Austri për të gjetur 15-vjeçaren. Pak kohë më vonë, shfaqet një letër dhe më pas edhe një video përmes të cilave Arigona kërcënon se do të bëjë vetëvrasje. Më 10 tetor, bëhet i njohur qëndrimi i Arigonës tek pastori Josef Friedl, nën mbrojtjen e tij.

14 dhjetor 2007: Gjykata Kushtetuese e Austrisë (VfGH)kundërshton një ankesë të bërë nga Zogajt – por njëherësh e bën të qartë se kjo nuk do të thotë që Arigona dhe nëna e saj duhet të dëbohen, përcjell albinfo.ch. Ministri i i atëhershëm i punëve të brendshme, Günther Platter, mohon të drejtën humanitare të qëndrimit, por Arigona dhe e ëma mund të qëndrojnë deri në përfundim të vitit shkollor, në vitin 2008.

Qershor 2008: Arigona dhe Nurie Zogajt u kërkohet me shkrim të largohen nga vendi që në fillim të pushimeve verore. Ndërkaq, një raport psikiatrik vërteton se Nuria kishte tentuar të bënte vetëvrasje ndërsa  vajza e saj në korrik kishte nevojë për trajtim. Kështu, ato mund të qëndronin për momentin. Babai ndërkohë kishte ikur në Kosovë.

12 nëntor 2009: Ministria e Brendshme vendos të deportojë Arigonën, nënën dhe dy motrat më të reja për shkak të një vendimi negativ të azilit, pëfcjell albinfo.ch. Avokati i Zogajve, Helmut Blum ushtron një ankesë në Gjykatën e Azilit.

18 Mars 2010: Gjykata e Azilit kundërshton ankesën. Blum njofton se do të bëjë një ankesë në VfGH. Në muajin prill bëhet kërkesa për efekt pezullues, dhe kështu dëbimi pezullohet deri në përfundim të procedurës.

14 qershor 2010: VfGH hedh poshtë ankesat. Ministrja e Brendshme Maria Fekter (PVP) rekomandon largimin vullnetar dhe një ditë më vonë i referohet edhe mundësisë së një kthimi ligjor.

15 korrik 2010: Familja udhëton në Kosovë pas përfundimit të vitit shkollor.

22 nëntor 2010: BH (autoritetet e qarkut) Vöcklabruck pranojnë aplikimet për vizë të nënës tani të divorcuar Nuries, Arigonës si dhe vëllait të saj, Albinit dhe motrës, Albonës, transmeton albinfo.ch. Kështu,  menjëherë pas kësaj, të katër anëtarët e familjes kthehen në Austri.

6 shkurt 2012: Arigona, Albini dhe Albona marrin vizat me leje qëndrimi. Nëna e tyre e kishte marrë vendimin në fund të vitit 2011. Familja ka jetuar e pavarur që nga ajo kohë dhe nuk ka marrë fare ndihma nga shteti. Vizat fillimisht ishin të vlefshme për një vit, por më pas ato janë zgjatur për dy vjet, përcjell albinfo.ch. Sot Arigona, nëna e saj dhe dy vëllezërit e motrat e saj të vegjël jetojnë ligjërisht dhe pa probleme në Austri.

The post Policia i çon letrat për dëbimin, por vajza shqiptare zhduket. Ky është cilësuar rasti më i famshëm i azilit në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian https://55news.al/opinion/presidenti-i-parlamentit-austriak-sobotka-konfirmon-mbeshtetjen-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-ne-viziten-zyrtare-ne-parlamentin-italian/ Sat, 01 Feb 2020 09:26:29 +0000 https://new.55news.al/?p=142353 Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, në një takim në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, takim pas të cilit patën edhe një konferencë të përbashkët shtypi, konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. […]

The post Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, në një takim në Romë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në parlamentin italian, Roberto Fico, takim pas të cilit patën edhe një konferencë të përbashkët shtypi, konfirmoi qëndrimin e mëhershëm të Austrisë për të mbështetur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Sa i përket projektit të paqes për të cilin punon Evropa, ai nuk mund të përmbushet nëse nuk bëjnë pjesë në të edhe vendet e Evropës Juglindore, kështu që mendoj se është e rëndësishme edhe aty të ndërmarrim diçka, e dua të them që ne jemi në të njëjtën gjatësi vale. Në fakt, si unë, si president i parlamentit austriak, ashtu edhe presidenti i dhomës italiane të deputetëve, do të vizitojmë Shqipërinë për ta bërë të qartë rëndësinë e këtij vendi”, deklaroi Sobotka nga Italia.

Më herët, z. Sobotka ishte shprehur se bllokimi i negociatave për procesin e anëtarësimit dëmtonte perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe besueshmërinë e vetë Bashkimit Evropian.

The post Presidenti i parlamentit austriak, Sobotka, konfirmon mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vizitën zyrtare në parlamentin italian appeared first on 55 News.

]]>
“Aleat dhe model për politikën shqiptare”, Basha uron Kurz për fitoren në zgjedhjet në Austri https://55news.al/politike/aleat-dhe-model-per-politiken-shqiptare-basha-uron-kurz-per-fitoren-ne-zgjedhjet-ne-austri/ Mon, 30 Sep 2019 11:21:34 +0000 https://new.55news.al/?p=120413 Nga Lulezim Basha Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri. Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurtz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave […]

The post “Aleat dhe model për politikën shqiptare”, Basha uron Kurz për fitoren në zgjedhjet në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Nga Lulezim Basha

Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurtz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare.

The post “Aleat dhe model për politikën shqiptare”, Basha uron Kurz për fitoren në zgjedhjet në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Dimri ngrin Australinë, temperatura rekord https://55news.al/globi/dimri-ngrin-australine-temperatura-rekord/ Sun, 15 Jul 2018 18:09:38 +0000 https://new.55news.al/?p=35119 Dimri ka mbërthyer Australinë, e cila po kalon një fundjavë me temperatura që shënuan ulje rekord. Sipas autoriteteve atje, përgjatë natës temperaturat në Sidnei arritën në 5 gradë, më e ulët për muajin Korrik që prej vitit 2007. Zona të tjera si Camden ishin më të ftohta, me temperatura që shkuan deri në -3.8 gradë, […]

The post Dimri ngrin Australinë, temperatura rekord appeared first on 55 News.

]]>
Dimri ka mbërthyer Australinë, e cila po kalon një fundjavë me temperatura që shënuan ulje rekord. Sipas autoriteteve atje, përgjatë natës temperaturat në Sidnei arritën në 5 gradë, më e ulët për muajin Korrik që prej vitit 2007.

Zona të tjera si Camden ishin më të ftohta, me temperatura që shkuan deri në -3.8 gradë, ndërsa në Richmond ato shkuan në -4.3.

Rajonet e Inland thyen rekordet, pasi termometri shkoi në -8.1, një rekord i pa shënuar më parë në asnjë prej muajve të vitit.

Sipas Jordan Notaro, nga byroja e meteorologjisë, pritet që edhe të hënën situata të jetë e njëjtë, me temperatura që do të vijojnë të mbeten të ulëta.

The post Dimri ngrin Australinë, temperatura rekord appeared first on 55 News.

]]>
Përgjimet gjermane në Austri, ironia e Manjanit: Lojë e opozitës https://55news.al/politike/pergjimet-gjermane-ne-austri-ironia-e-manjanit-loje-e-opozites/ Mon, 18 Jun 2018 08:16:30 +0000 https://new.55news.al/?p=27083 Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke bërë një reagim në rrjetet sociale mbi ccështjen e përgjimit të shërbimit gjerman të zbulimit. Manjani ironizon duke bërë një paralele me lajmet për përgjimet në Shqipëri dhe pyet nëse përgjimet do të jenë autentike apo ajo apo do të jetë një lojë e opozitës gjermane dhe asaj austriake. […]

The post Përgjimet gjermane në Austri, ironia e Manjanit: Lojë e opozitës appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke bërë një reagim në rrjetet sociale mbi ccështjen e përgjimit të shërbimit gjerman të zbulimit. Manjani ironizon duke bërë një paralele me lajmet për përgjimet në Shqipëri dhe pyet nëse përgjimet do të jenë autentike apo ajo apo do të jetë një lojë e opozitës gjermane dhe asaj austriake.

“Gjermanët paskan përgjuar Austriakët, mu në Vjenë!

Të jenë autentike këto përgjime?!

Me siguri ka qenë ndonjë lojë e opozitës Gjermane me Opozitën Austriake…

Qeveritë s’kanë rol”, shkruan ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Kujtojmë se pak ditë më parë u publikua lajmi se shërbimi gjerman i zbulimit ka përgjuar për disa vjet rreth 2 mijë entitete, ndër to edhe kompani dhe ministri austriake.

The post Përgjimet gjermane në Austri, ironia e Manjanit: Lojë e opozitës appeared first on 55 News.

]]>
Volejboll, Shqipëria triumfon në Austri https://55news.al/sport/volejboll-shqiperia-triumfon-ne-austri/ Sun, 03 Jun 2018 10:41:08 +0000 https://new.55news.al/?p=22206 Shqipëria fitoi me përmbysje ndaj Austrisë në sfidën e luajtur të shtunën në Ens e vlefshme për Ligën e Europës së argjendtë në volejboll për femra. Vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 3 – 2 me sete, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën finale të aktivitetit. Shqipëria nuk u dorëzua edhe pse humbi 2 setet e […]

The post Volejboll, Shqipëria triumfon në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëria fitoi me përmbysje ndaj Austrisë në sfidën e luajtur të shtunën në Ens e vlefshme për Ligën e Europës së argjendtë në volejboll për femra. Vajzat kuqezi triumfuan me rezultatin 3 – 2 me sete, duke siguruar matematikisht kualifikimin në fazën finale të aktivitetit. Shqipëria nuk u dorëzua edhe pse humbi 2 setet e para.

Një kthesë e volejbollisteve të drejtuara nga Altin Martiri dhe Roland Tarja që bënë të harrohej humbja me përfaqësueses austriake disa ditë më parë në Tiranë. Triumfi e mban Shqipërinë në vendin e dytë me 2 pikë më pak se Austria kryesuese.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve do të luhet të mërkurën ndaj Gjeorgjisë në sallën “Feti Borova” në kryeqytet. Takimet finale do të luhen më 16 dhe 17 qershor në Suedi.

The post Volejboll, Shqipëria triumfon në Austri appeared first on 55 News.

]]>
Kontroll kundër emigrantëve në kufirin austro-gjerman https://55news.al/globi/kontroll-kunder-emigranteve-ne-kufirin-austro-gjerman/ Sat, 02 Jun 2018 11:48:14 +0000 https://new.55news.al/?p=21974 Nga 1 qershori, policia federale austriake, ajo gjermane dhe policia e landit të Bavarisë kanë nisur për herë të parë kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve. Fokusi është në vendkalimin Austri-Itali-Brenner, aty ku ka pasur dhe probleme më të mëdha me emigrantët. Ndonëse normalisht në hapësirën “Schengen” nuk duhet të […]

The post Kontroll kundër emigrantëve në kufirin austro-gjerman appeared first on 55 News.

]]>
Nga 1 qershori, policia federale austriake, ajo gjermane dhe policia e landit të Bavarisë kanë nisur për herë të parë kontrollet me patrulla treshe në zonën kufitare mes të dy vendeve.

Fokusi është në vendkalimin Austri-Itali-Brenner, aty ku ka pasur dhe probleme më të mëdha me emigrantët. Ndonëse normalisht në hapësirën “Schengen” nuk duhet të ketë kontrolle kufitare, mjaft shtete të BE-së i kanë zgjatur masat e verifikimeve në kufi, në kundërshtim me dëshirën e Komisionit Europian.

Kontrollet e përbashkëta, sipas tyre, përforcojnë gjithmonë e më shumë veprimet kundër krimit dhe emigracionit të paligjshëm.

Bilanci i parë i kësaj nisme do të bëhet pas 3 muajsh. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Federale në Mynih, Thomas Borowik sqaroi se konsiderohet në mënyrë të veçantë e rëndësishme që të ketë një koordinim të masave në zonat kufitare.

Patrullat do të kontrollojnë intensivisht, sidomos trenat e mallrave. Vitin e kaluar, përmes tyre kaluan në zonën e Mynihut rreth 1.000 refugjatë.

Në zonën “Schengen” të 26 vendeve europiane kontrollohen zakonisht vetëm kufijtë e jashtëm. Megjithatë, që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, Gjermania dhe vendet e tjera kanë rivendosur kontrollet edhe në kufijtë e tyre të brendshëm.

Kundër dëshirës së Komisionit Europian, këto kontrolle do të vazhdojnë edhe për 6 muaj të tjerë, nisur nga maji. /tch/

The post Kontroll kundër emigrantëve në kufirin austro-gjerman appeared first on 55 News.

]]>