automjeteve Archives - 55 News https://55news.al/tag/automjeteve/ Mon, 11 Feb 2019 17:24:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png automjeteve Archives - 55 News https://55news.al/tag/automjeteve/ 32 32 Ndryshimi/ Targat e automjeteve, Drejtoria e Transportit Rrugor: Nga 11 shkurti aplikimi online https://55news.al/aktualitet/ndryshimi-targat-e-automjeteve-drejtoria-e-transportit-rrugor-nga-11-shkurti-aplikimi-online/ Mon, 11 Feb 2019 17:24:14 +0000 https://new.55news.al/?p=84917 Nga dita e sotme, 11 shkurt, aplikimi për targat e provës mund të bëhet online. “Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare. Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet  online me qëllim shmangien […]

The post Ndryshimi/ Targat e automjeteve, Drejtoria e Transportit Rrugor: Nga 11 shkurti aplikimi online appeared first on 55 News.

]]>
Nga dita e sotme, 11 shkurt, aplikimi për targat e provës mund të bëhet online.

Zgjidhet një tjetër shqetësim i shumë subjekteve tregtare. Subjektet nuk do të sorrollaten më për të siguruar për automjetin e tyre një Targë Prove. Nga data 11 shkurt, aplikimi dhe ndjekja e procedurës do të bëhet  online me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas DPSHTRR-së subjektet do të mund të aplikojnë online edhe për rinovimin e autorizimeve të dhëna para 2018-s apo nëse do të bëjnë një aplikim të ri për sipas Licensës/Aktivitetit. Në kuadër të procesit të reformave për lehtësimin e shërbimeve, shumë aprovime e praktika po bëhen online.

Nga 11.2.2019 Aplikimi për Targë Prove Online!

✔Rinovim i Autorizimeve të dhëna para 2018!

✔Aplikim i ri për subjektet sipas Licensës/Aktivitetit!

✔Aprovimi/Informimi me email! FUND sekserëve e sorrollatjeve!

✔Kategorizim i TPL sipas mjeteve”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nga 1 shkurti, targat e Provës po jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem. Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do të dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)!

DPSHTRR do të rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja. Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime!” njofton DPSHTRR.

The post Ndryshimi/ Targat e automjeteve, Drejtoria e Transportit Rrugor: Nga 11 shkurti aplikimi online appeared first on 55 News.

]]>
Procedura e re/Zëvëndësimi i targave të automjeteve, jo më kontroll fizik e dokumente! https://55news.al/aktualitet/procedura-e-re-zevendesimi-i-targave-te-automjeteve-jo-me-kontroll-fizik-e-dokumente/ Sun, 20 Jan 2019 13:38:00 +0000 https://new.55news.al/?p=80941 Zëvëndësimi i targave të automjeteve tashmë do të mund të bëhet pa kaluar në kontrollin fizik të automjetit. “Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndërron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston […]

The post Procedura e re/Zëvëndësimi i targave të automjeteve, jo më kontroll fizik e dokumente! appeared first on 55 News.

]]>
Zëvëndësimi i targave të automjeteve tashmë do të mund të bëhet pa kaluar në kontrollin fizik të automjetit.

“Tjetër lehtësim: Kur ju dëmtojnë targën mjafton ta ktheni dhe ne do ju paisim me targën e njëjtë! Nuk ke pse ndërron komplet dokumentacionin, as pse bën më kontroll fizik dhe më e rëndësishmja, paguan vetëm koston e 1 targe, me po ato numra e gërma! JO stres! JO angarira dublikatesh. Kursim kohe e lekësh!” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Praktika e re në fjalë nuk mundësohet për rastet e humbjes së targës/targave dhe jo për formatet e dala nga prodhimi!

The post Procedura e re/Zëvëndësimi i targave të automjeteve, jo më kontroll fizik e dokumente! appeared first on 55 News.

]]>
Prodhimi i automjeteve elektrike – Kina, e pa konkurrueshme! https://55news.al/aktualitet/prodhimi-i-automjeteve-elektrike-kina-e-pa-konkurrueshme/ Wed, 05 Dec 2018 13:58:26 +0000 https://new.55news.al/?p=72118 Prodhuesit kinezë prodhuan 99% të autobusëve elektrikë të shpërndarë globalisht nga 2014 në 2017. Një projekt kombëtar për të zëvendësuar miliona taksi, autobusë dhe kamionë me benzinë ​​në modele të reja elektrike është duke rritur ambiciet e Kinës për të udhëhequr ndryshimet globale në transportin me bateri. Shenjat e progresit tashmë mund të gjenden në […]

The post Prodhimi i automjeteve elektrike – Kina, e pa konkurrueshme! appeared first on 55 News.

]]>
Prodhuesit kinezë prodhuan 99% të autobusëve elektrikë të shpërndarë globalisht nga 2014 në 2017. Një projekt kombëtar për të zëvendësuar miliona taksi, autobusë dhe kamionë me benzinë ​​në modele të reja elektrike është duke rritur ambiciet e Kinës për të udhëhequr ndryshimet globale në transportin me bateri.

Shenjat e progresit tashmë mund të gjenden në rrugët amerikane dhe kineze në formën e autobusëve dhe kamionëve elektrikë të ndërtuara nga krijuesit kinezë. Sipas Independent, kur është fjala për tregun komercial të automjeteve elektrike, Kina është e vetmja në garë, janë të gjithë prodhues kinezë.
Automjetet elektrike janë në qendër të strategjisë industriale të Pekinit në 2025, e cila kërkon që prodhuesit të arrijnë suksesin jashtë vendit në teknologjitë e ardhshme.Kina gjithashtu po bën përparime në miratimin e makinave elektrike: 746,000 janë shitur brenda vendit në periudhën janar-tetor, krahasuar me 114,000 automjete elektrike komerciale. Por, ndërsa miratimi i automjeteve elektrike të pasagjerëve në masë të madhe varet nga kërkesa e konsumatorit, në hapësirën tregtare, autoritetet kineze dhe firmat shtetërore të transportit mund të nxisin marrjen.
Në qendrën jugore të teknologjisë së Kinës në Shenzhen, për shembull, të gjitha autobusët dhe taksitë do të jenë elektrike deri në fund të këtij viti, me subvencione bujare. Një prodhues autobusësh merr deri në 25,900 dollarë  stimuj për mjetin e shitur. Kina shpenzoi më shumë se 48 miliardë dollarë subvencione të automjeteve elektrike nga 2009 në 2017, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut studimesh amerikane, ndonëse subvencionet do të përfundojnë në vitin 2020.
Kompanitë amerikane gjithashtu po blejnë makina elektrike kineze. Në nëntor, FedEx tha se do të shtonte 1000 kamionë të shpërndarjes elektrike të ndërtuar nga prodhuesi i bazuar në Hangzhou në Kaliforni. Megjithatë, plumbi i hershëm i krijuesit kinez nuk mund të zgjasë. Markat e huaja komerciale të automjeteve, si Volkswagen, Scania dhe Volvo, dominojnë shitjet me vlerë të lartë të kamionëve dhe furgonëve me gaz në Kinë, dhe shumica po zhvillojnë modele elektrike për shitje në vend.
Ndërkohë, krijuesit e makinave të huaja dhe vendas po rreshtohen për të zhvilluar taksi elektrike të gjeneratës së ardhshme për sektorin masiv të makinave në Kinë.

The post Prodhimi i automjeteve elektrike – Kina, e pa konkurrueshme! appeared first on 55 News.

]]>
Tirana me numrin më të madh të automjeteve për banorë, Dibra më të ultin https://55news.al/aktualitet/tirana-me-numrin-me-te-madh-te-automjeteve-per-banore-dibra-me-te-ultin/ Wed, 10 Oct 2018 11:44:20 +0000 https://new.55news.al/?p=56647 Ashtu si edhe në tregues të tjerë të zhvillimit ekonomik qendra e vendit ka diferencë të madhe me rajonet e tjera edhe për numrin e lartë të automjeteve për banorë. Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi […]

The post Tirana me numrin më të madh të automjeteve për banorë, Dibra më të ultin appeared first on 55 News.

]]>
Ashtu si edhe në tregues të tjerë të zhvillimit ekonomik qendra e vendit ka diferencë të madhe me rajonet e tjera edhe për numrin e lartë të automjeteve për banorë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Në vitin 2017 Tirana numëroi 233 automjete për 1000 banorë, ose sa dyfishi i makinave për 100 banorë në qarkun e Dibrës.

Me pas shihet se Durrësi ka numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, me rreth 213 automjete për 1000 banorë.

Gjithashtu Vlora renditet ndër qarqet me numër të lartë makinash në raport me popullsisë, me rreth 203 të tilla për 1 mijë banorë.

Numër të lartë automjetesh mbi 190 të tilla për 1000 banorë kanë edhe qarqet e Lezhës, Gjirokastrës dhe Shkodrës.

Dibra rezulton të ketë numrin më të ulët me vetëm 101 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Korça me 119 dhe nga Elbasani me 121 automjete për 1000 banorë.

Shihet se qarqet që kanë numrin më të lartë te të papunëve si Lezha dhe Vlora kanë numër të lartë automjetesh për frymë në raport me qarqet e tjera.

Shqipëria vijon të jetë vendi europian me numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë, tregues ky që tregon se niveli i jetesës në vendin tonë vijon të ketë një diferencë të madhe nga kontinenti ku jemi të pozicionuar gjeografikisht.

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016, BE kishte mesatarisht 505 autovetura për 100 banorë, ndërsa sipas të dhënave kombëtare të INSTAT, Shqipëria kishte 420 mijë autovetura më 2016 ose 146 automjete për 1000 banorë me një rritje te lehte nga viti 2015.

Gjithashtu sipas të dhënave të Nation Master Shqipëria, vijon të ketë numrin më të ulët të automjeteve për 1000 banorë edhe në krahasim me rajonin, ku shihet se me 2016 në Malin e Zi u regjistruan 309 makina, në Serbi 288 autovetura për 1000 banorë dhe në Bosnjë 2014 automjete për 1000 banorë, teksa të dhënat për Kosovën mungojnë.

 

The post Tirana me numrin më të madh të automjeteve për banorë, Dibra më të ultin appeared first on 55 News.

]]>
Shitjet e automjeteve në Europë rriten me 2.9% https://55news.al/aktualitet/shitjet-e-automjeteve-ne-europe-rriten-me-2-9/ Tue, 17 Jul 2018 08:09:16 +0000 https://new.55news.al/?p=35537 Regjistrimet e automjeteve të reja në Europë u rritën me 2.9% për gjysmën e parë të vitit, falë rritjes së ndjeshme të shitjeve në vendet e Europës Lindore. Në total, shitjet arritën në 8.45 milionë njësi, rreth 238 mijë njësi më shumë se viti i mëparshëm. Në Rumani shitjet u rritën me mbi 1/3, ndjekur […]

The post Shitjet e automjeteve në Europë rriten me 2.9% appeared first on 55 News.

]]>
Regjistrimet e automjeteve të reja në Europë u rritën me 2.9% për gjysmën e parë të vitit, falë rritjes së ndjeshme të shitjeve në vendet e Europës Lindore. Në total, shitjet arritën në 8.45 milionë njësi, rreth 238 mijë njësi më shumë se viti i mëparshëm.

Në Rumani shitjet u rritën me mbi 1/3, ndjekur nga Hungaria me 29%, Lituania me 24.6% dhe Greqia me 23.7%. Për Greqinë, ky është një tregues i mirë për ekonominë e vendit dhe sigurinë e individëve për të bërë investime të tilla.

Sa i takon prodhuese të automjeteve, grupi Volkswagen raporton edhe ndryshimi më të madh pozitiv me 7.5% rritje të njësive të shitura. Rritja për Volkswagen vjen falë pjesës më të madhe të markave që përfshin grupi, si: Volkswagen, Seat, Porsche dhe Skoda.

Rritje pozitive raporton edhe grupi PSA, i cili ka shtuar shitjet e markës Peugeot me 8.7%. Edhe francezja tjetër Renault ka pasur rezultate pozitive, sidomos sa i përket markës Dacia, e cila është shumë popullore pikërisht në vendet e Europës Lindore.

Ndërkohë, grupi italian FCA ka pësuar një rënie me 2.1%, për shkak të performacës së dobët të shitjeve të njësive Fiat dhe Lancia/Chrysler. Megjithatë brenda grupit, marka Jeep ka shënuar një rritje të konsiderueshme me 67.6%, duke shitur në total mbi 90 mijë njësi për 6 muaj e parë të vitit.

Rënie kanë shënuar edhe grupet gjermane Daimler (Mercedes, Smart) dhe BMW (BMW, Mini). Terren kanë humbur edhe marka amerikane Ford dhe japonezja Nissan. Ndërkohë aziatike e tjera Toyota, Hyundai dhe Kia kanë shënuar të gjitha rritje mbi 5%.

The post Shitjet e automjeteve në Europë rriten me 2.9% appeared first on 55 News.

]]>
Ngut i madh për të zhvatur, pse kontrata e qirasë së automjeteve, duhet të jetë 4-vjeçare https://55news.al/aktualitet/ngut-i-madh-per-te-zhvatur-pse-kontrata-e-qirase-se-automjeteve-duhet-te-jete-4-vjecare/ Mon, 14 May 2018 08:40:29 +0000 https://new.55news.al/?p=15433 Shefja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku ka reaguar përmes një statusi në FB të Departamentit duke hedhur dyshime për korrupsion sa I përket qerasë së automjeteve të makinave. Ja cfarë shkruhet në faqen FB “Ngut i madh për të zhvatur ç’të ketë e ç’do të ketë thesari i shtetit. Se cila është arsyeja […]

The post Ngut i madh për të zhvatur, pse kontrata e qirasë së automjeteve, duhet të jetë 4-vjeçare appeared first on 55 News.

]]>
Shefja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku ka reaguar përmes një statusi në FB të Departamentit duke hedhur dyshime për korrupsion sa I përket qerasë së automjeteve të makinave.

Ja cfarë shkruhet në faqen FB
Ngut i madh për të zhvatur ç’të ketë e ç’do të ketë thesari i shtetit.
Se cila është arsyeja që kontrata e qirasë së automjeteve, duhet të jetë 4-vjeçare, dhe skema duhet të jetë ajo e qiramarrjes, e kanë të qartë të gjithë, por kupola e MPB duhet të japë një shpjegim…jo i llojit “vend dhe kohë e gabuar”.

The post Ngut i madh për të zhvatur, pse kontrata e qirasë së automjeteve, duhet të jetë 4-vjeçare appeared first on 55 News.

]]>