azilkerkuesve Archives - 55 News https://55news.al/tag/azilkerkuesve/ Tue, 30 Oct 2018 10:43:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png azilkerkuesve Archives - 55 News https://55news.al/tag/azilkerkuesve/ 32 32 Shqiptarët drejt Holandës 5-fishohen – Gusht – Shtator, numri i azilkërkuesve sa i gjithë viti 2017 https://55news.al/aktualitet/shqiptaret-drejt-holandes-5-fishohen-gusht-shtator-numri-i-azilkerkuesve-sa-i-gjithe-viti-2017/ Tue, 30 Oct 2018 10:43:20 +0000 https://new.55news.al/?p=62511 Gjatë muajve Gusht-Shtator, numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Holandë është i njëjtë me të gjithë vitin e kaluar. Të dhënat e Zyrës së Statistikave në Holandë flasin kështu për një tendencë të re të shqiptarëve, të cilët gjatë muajve të fundit janë dyndur në Holandë. Gjatë tremujorit të tretë të vitit, […]

The post Shqiptarët drejt Holandës 5-fishohen – Gusht – Shtator, numri i azilkërkuesve sa i gjithë viti 2017 appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë muajve Gusht-Shtator, numri i shqiptarëve të cilët kanë kërkuar azil në Holandë është i njëjtë me të gjithë vitin e kaluar. Të dhënat e Zyrës së Statistikave në Holandë flasin kështu për një tendencë të re të shqiptarëve, të cilët gjatë muajve të fundit janë dyndur në Holandë. Gjatë tremujorit të tretë të vitit, numri i shqiptarëve azilkërkues në Holandë është pesëfishuar në krahasim me tremujorin paraardhës tregojnë të dhënat zyrtare.

Kështu, vetëm gjatë tremujorit të dytë, në Holandë kanë aplikuar për herë të parë për azil 345 shqiptarë, nga 70 të tillë gjatë tremujorit paraardhës. Muaji shtator mban rekordin, me rreth 200 shqiptarë. Të dhënat bëhen edhe më alarmante po të kemi parasysh faktin se, thuajse gjysma e azilkërkuesve janë nën 18 vjeç, ç`ka do të thotë se, në pjesën dërrmuese, shqiptarët azilkërkues janë familje, pra çifte me fëmijë. Ndër 345, 150 prej tyre janë djem dhe vajza, thonë të dhënat zyrtare të Zyrës së Statistikave në Holandë.

Paçka se, shifrat janë ende larg atyre të viteve 2015-2016, kur numri i shqiptarëve azilkërkues i kalonte 1 mijë, shifrat e dy muajve të fundit flasin për një tendencë të re të shqiptarëve nëpër Europë. Përgjatë të gjithë 2018-ës, numri ngjitet në 460, ndërsa shqiptarët vijojnë të jenë grupimi i 5-të më i madh i azilkërkuesve në vend. Diçka duket se ka ndodhur me kanalet e kalimit të paligjshëm të kufijve, nga Shqipëria në Europë, dhe shqiptarët po e shfrytëzojnë këtë për t`u larguar drejt një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në kontinentin e vjetër, siç është Holanda.

The post Shqiptarët drejt Holandës 5-fishohen – Gusht – Shtator, numri i azilkërkuesve sa i gjithë viti 2017 appeared first on 55 News.

]]>
Azilkërkuesit për vendin më të varfër në Francë: Këtu jemi më mirë se në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/azilkerkuesit-per-vendin-me-te-varfer-ne-france-ketu-jemi-me-mire-se-ne-shqiperi/ Thu, 05 Jul 2018 16:20:28 +0000 https://new.55news.al/?p=32293 Një media franceze ka vendosur që të vendosë si titull të saj fjalë të dala nga goja e azilkërkuesve shqiptarë: Këtu jemi më mirë se në Shqipëri. Vendi që shqiptarët krahasojnë me vendin tonë është një nga lagjet më të varfra të Bordosë, qytetit të dytë më të madh në Francë. Në foton e kësaj […]

The post Azilkërkuesit për vendin më të varfër në Francë: Këtu jemi më mirë se në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Një media franceze ka vendosur që të vendosë si titull të saj fjalë të dala nga goja e azilkërkuesve shqiptarë: Këtu jemi më mirë se në Shqipëri.

Vendi që shqiptarët krahasojnë me vendin tonë është një nga lagjet më të varfra të Bordosë, qytetit të dytë më të madh në Francë. Në foton e kësaj pjese të qytetit që quhet Bidonvile vihen re karvanë të dalë jashtë përdorimi të kthyer në shtëpi banimi, makina të vjetra që nuk funksionojnë, mbeturina të hedhura në mënyrë të çrregullt dhe goma të skaduara.

Nga janari i vitit 2017 disa shqiptarë kanë zaptuar mjediset e një marketi Lidl dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme. Por sidoqoftë ata kërkojnë azil në Francë duke pranuar të jetojnë në ato kushte te mjerueshme sepse siç shprehen edhe vetë “aty është më mirë se në Shqipëri…

fr

The post Azilkërkuesit për vendin më të varfër në Francë: Këtu jemi më mirë se në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Suedi/ Parlamenti u jep mundësi të dytë azilkërkuesve, përçan opozitën https://55news.al/globi/suedi-parlamenti-u-jep-mundesi-te-dyte-azilkerkuesve-percan-opoziten/ Thu, 07 Jun 2018 18:27:16 +0000 https://new.55news.al/?p=23777 Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet. Ky ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit. Shteti suedez ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, […]

The post Suedi/ Parlamenti u jep mundësi të dytë azilkërkuesve, përçan opozitën appeared first on 55 News.

]]>
Parlamenti suedez ka miratuar një projektligj për t’iu dhënë një rast të dytë 9,000 azilkërkuesve, duke iu ofruar mundësinë e qëndrimit në këtë shtet.

Ky ka ndarë opozitën lidhur me çështjen e imigrimit në zgjedhjet e shtatorit.

Shteti suedez ka pranuar më shumë se 160,000 azilkërkues më 2015, duke krijuar pakënaqësi në mesin e votuesve, gjë që ka detyruar qeverinë Social-Demokrate, të vendosë rregulla më të ashpra për ata që kërkojnë qëndrim afatgjatë.

Duke mos marrë parasysh masat e marra, tema e imigrimit ka vazhduar të dominojë debatin politik duke nxitur çarje në partinë opozitare të qendrës së djathtë, Aleanca, e cila shpreson të formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve.

“Pasojat njerëzore do të ishin shumë më të mëdha nëse ne do të ndalonim këtë propozim”, u shpreh liderja e Partisë Qendrore, Annie Loof, transmeton Reuters.

Ndasitë në mesin e opozitës do të bëjnë shumë më të vështirë për Aleancën që të krijojë qeverinë, derisa partia Demokratët e Suedisë, ka premtuar se do të rrëzojë secilën qeveri që nuk vendosë linjë të ashpër kundër imigrantëve.

The post Suedi/ Parlamenti u jep mundësi të dytë azilkërkuesve, përçan opozitën appeared first on 55 News.

]]>