babale Archives - 55 News https://55news.al/tag/babale/ Fri, 06 Mar 2020 15:22:10 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png babale Archives - 55 News https://55news.al/tag/babale/ 32 32 Letra e Bashës për ndërkombëtarët/ Salianji: Pritet një monitorim më i shtuar për çështjen ‘Babale-Xhafaj’ https://55news.al/politike/letra-e-bashes-per-nderkombetaret-salianji-pritet-nje-monitorim-me-i-shtuar-per-ceshtjen-babale-xhafaj/ Fri, 06 Mar 2020 15:22:10 +0000 https://new.55news.al/?p=148775 Një ditë pas letrës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, dërguar ndërkombëtarëve, ku shprehte shqetësimin e tij lidhur me procesin ndaj ish deputetit Ervin Salianji, sipas tij, i montuar, ky i fundit në një intervistë për Syri Tv është shprehur se, gjatë ditëve në vijim do të publikohen fakte të reja mbi gjyqtarët që janë […]

The post Letra e Bashës për ndërkombëtarët/ Salianji: Pritet një monitorim më i shtuar për çështjen ‘Babale-Xhafaj’ appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pas letrës së kryetarit të PD, Lulzim Basha, dërguar ndërkombëtarëve, ku shprehte shqetësimin e tij lidhur me procesin ndaj ish deputetit Ervin Salianji, sipas tij, i montuar, ky i fundit në një intervistë për Syri Tv është shprehur se, gjatë ditëve në vijim do të publikohen fakte të reja mbi gjyqtarët që janë pranë qeverisë dhe PS.

“Menduan dy prokurorë që duke i shërbyer Xhafës do ta hidhnin paq, por as Vettingun nuk e kaluan edhe për shkak të komunikimit me Alizotin.  Shpëtimi i një grupi të struktura kriminal e vazhdon aktivitetin. Edhe në gusht janë kapur me tonelata drogë. Do të publikojmë fakte të reja. Nesër, ose në momentin  që do të vijmë në qeveri do të procedojmë personat që kanë shkelur ligjin dhe kanë bashkëpunuar me bandat.

Nuk i ka kapur qeveria, i kemi kapur ne. Xhafaj kishte 16 vjet dhe asnjë njeri nuk e arrestonte. Kemi denoncuar ne dhe i kemi arrestuar po ne. Rama i mori dhe i vuri në parlament, në polici etj”, u shpreh Salianji

Çfarë pritet nga ndërkombëtarët?

“Duke qenë se është folur shpesh për reformën në drejtësi, është një informacion që i ve në dijeni. Pa diskutim pritet një monitorim më i shtuar për rastin në fjalë”, deklaroi ish deputeti demokrat.

Shqetësimin për ndërhyrje politike në gjyqin ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia shprehu ambasadorëve në Tiranë. Në letrën dërguar atyre, lideri i opozitës thekson se “nën presionin politik të qeverisë, sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për krimet e dyshuara”.

Sipas Bashës, Partia Demokratike nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Ervin Salianji, ka denoncuar publikisht përmes provave përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në trafikun e lëndëve narkotike.

“Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji”, thotë Basha.

Bashkë me letrën, kreu demokrat u dërgoi ambasadorëve dhe argumentet, që sipas tij, tregojnë abuzimin që ka çuar në një drejtësi qesharake duke dënuar denoncuesit e krimit dhe mbrojtur autorët e krimit.

The post Letra e Bashës për ndërkombëtarët/ Salianji: Pritet një monitorim më i shtuar për çështjen ‘Babale-Xhafaj’ appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pas dënimit nga gjykata, Presidenti Meta pret ish deputetin Ervin Salianji: Mos humb besimin tek drejtësia, do ta ndjek me vëmendje këtë çështje https://55news.al/politike/nje-dite-pas-denimit-nga-gjykata-presidenti-meta-pret-ish-deputetin-ervin-salianji-mos-humb-besimin-tek-drejtesia-do-ta-ndjek-me-vemendje-kete-ceshtje/ Thu, 19 Dec 2019 12:22:49 +0000 https://new.55news.al/?p=135492 Një ditë pasi gjykata e dënoi me 1 vit burg për çështjen e ‘Babale’, ish deputeti i PD Ervin Salianji është thirrur nga kreu i shtetit. Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale.   “Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e […]

The post Një ditë pas dënimit nga gjykata, Presidenti Meta pret ish deputetin Ervin Salianji: Mos humb besimin tek drejtësia, do ta ndjek me vëmendje këtë çështje appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pasi gjykata e dënoi me 1 vit burg për çështjen e ‘Babale’, ish deputeti i PD Ervin Salianji është thirrur nga kreu i shtetit. Lajmin e bën me dije zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale.

 

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi Salianjin, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi Salianjin se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”.

The post Një ditë pas dënimit nga gjykata, Presidenti Meta pret ish deputetin Ervin Salianji: Mos humb besimin tek drejtësia, do ta ndjek me vëmendje këtë çështje appeared first on 55 News.

]]>
Salianji nxjerr prova të reja për ‘Babalen’: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt, Alizoti 4 herë i dënuar https://55news.al/politike/salianji-nxjerr-prova-te-reja-per-babalen-si-u-manipulua-zeri-i-agron-xhafajt-alizoti-4-here-i-denuar/ Wed, 09 Oct 2019 12:45:16 +0000 https://new.55news.al/?p=122027 Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë publike prova të reja sipas tij që rëndojnë ndaj procesit gjyqësor ‘Babalja’, ku u akuzua vëllai i ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj për trafik droge. Në një dalje publike për mediat Salianji tha se mostrat e zërit të Xhafajt u manipuluan, ndërsa shtoi se PD ka zbuluar të […]

The post Salianji nxjerr prova të reja për ‘Babalen’: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt, Alizoti 4 herë i dënuar appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë publike prova të reja sipas tij që rëndojnë ndaj procesit gjyqësor ‘Babalja’, ku u akuzua vëllai i ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj për trafik droge.

Në një dalje publike për mediat Salianji tha se mostrat e zërit të Xhafajt u manipuluan, ndërsa shtoi se PD ka zbuluar të tjera fakte komprometuese kundër Fredi Alizotit. Demokrati tha se për dëshmitarin Alizoti ka fshehur 4 dënime, për dhunë, vjedhje e pengmarrje.

“Në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar për falsifikime të herë pas hershme dhe të pafundme të dosjes Xhafaj, sot jemi në një situatë të re, me prova të reja të dala edhe gjatë gjykimit për këtë çështje, në një superskandal, falsifikimit të procesit jo për të çuar para përgjegjësisë denocnduesit e aferave mafioze në Shqipëri, por për të shmangur nga hetimi për trafik droge të mafias qeveritare dhe Agron alias Geron Xhafaj.

Mos harroni dhe të kthejmë në vëmendje të publikut tonelata me drogë të kapura këto ditë në Greqi dhe lidhjet prej punëmarrësi dhe punëdhënësi me Agron Xhafajn, por për këtë do të kemi një ditë tjetër për të denoncuar sepse ka ikur nga vëmendja e medias në mënyrë të shpejtë.

Sot dua t’ju paraqes disa prova të reja, më kryesorja është falsifikimi i aktit të ekspertimit, nga ana e prokurorisë dhe avokatit të Agron Geron Xhafajt.

Më datë 15, sipas prokurorisë në orën 14:15 Agron Geron Xhafaj jep mostrat e zërit Prokurorinë e Tiranës pranë OPGJ-së, Gabon Vrioni dhe ekspertit të kriminalistikës Dritan Zota. Proçedurialisht është marrë zëri në rregull duke pasur oficerë të policisë gjyqsore, ekspertë kriminalistikë dhe në prani të prokurorit.

Në datë 16, një ditë pasi ne kishim bërë publikimin e skandalit, Agron Xhafaj dorëzohet vullnetarisht për të kryer dënimin në Itali prej 7 viteve dhe 4 muaj burg, pavarësisht se kishte 10 vite që jetonte i lirë në Shqipëri.

Për ekspertizë në Itali dhe pas refuzimit të Italisë sepse nuk ishte marrë zëri në mënyrën e duhur nga ana proçeduriale, në Angli nuk dorëzohet dhe nuk dërgohet kampioni i zërit të marra nga ana e prokurorisë Tiranë sipas proçedurës, por dërgohen dy mostra të tjera të marra më 22.07.2018 dhe 25.07.2018, kohë në të cilën Agron Xhafaj nuk ndodhej në Shqipëri, por në burg në Romë.

Në procesverbalin që kemi kërkuar në Gjykatë, të marrjes së mostrave, kemi kërkuar se kush është oficeri apo prokurori, apo eksperti kriminalistik që ka marrë modelet e zërit në Agron Xhafajt, dhe ku i mori. I mori në burg në Romë, apo në Tiranë?

Në dosje është administruar vetëm mostra e marrë më datë 22.07.2018e cila po ju citoj: “Është një bisedë midis Geron Xhafajt me një shtetas tjetër”.

Nuk e di se si në burg mund të bëhet një bisedë me një shtetas tjetër dhe këtë e ka dorëzuar vetëm avokati i Geron Xhafajt, Ardian Visha.

Pra prokuroria në shkelje të ligjit dhe në falsifikim të plotë, ka çuar për akt ekspertim në Angli jo mostrat e zërit që janë marrë vetë nga ana e prokurorisë, por ka dërguar një mostër zëri e cila nuk dihet nga vjen, nuk është marrë në formën e duhur ligjore dhe për të cilën nuk dihet nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt apo është i Alfred Alizotit.

Ekspertiza britanike, për të cilën do t’ju vendos në dispozicion materialin, pasi është refuzuar nga laboratori shtetëror i kriminalistikës italiane për shkak të klësaj shkelje, ka marrë dhe ka analizuar mostrat e zërit të çuara në mënyrë të kundraligjshme nga prokuroria të cilat nuk dihet nëse janë Agron Xhafaj, apo Alfred Alizoti.

Për herë të parë bëjmë publike të katër dënimet që kemi gjetur deri tani të dëshmitarit të rremë, të një prej llumit të shoqërisë që zhytet ditë pas dite Edi Rama, të dëshmitarit të rremë me të cilin kanë shpëtuar nga dënimi një grup të strukturuar kriminal dhe mafioz, Alfred Alizoti, siç po e shihni ka të paktën 4 dënime për vjedhje me dhunë, për pengmarrje, etj.

Në një prej rasteve policia e ka gjetur të stërvitur sepse e ka bërë pikërisht fiks rolin që po kryen sot.

Në vendimin e gjykatës thuhet: “Shtetasi Alfred Alizoti, apo Alfred Rama, se njësoj janë, ka krijuar një situatë të rreme me shtetasin Artur Bregu sikur grindeshin me njëri-tjetrin dhe kur janë afruar, kanë vjedhur me dhunë qytetarin në makinë. Të njëjtin rol që po kryen sot me dëshmi të rreme për llogari të Edi Ramës e ka kryer për llogari të banditëve të tjerë, të llumit tjetër për të vjedhur qytetarët. Dje ka vjedhur qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejt, sot bashkë me Edi Ramën dhe me Ballën, Xhafën, Ard Veliun, Andon Markon dhe Alfred Nushin, drejtues të lartë të policisë, kanë krijuar një situatë të rreme për të shpëtuar një grup mafioz nga procedimi penal, dhe kanë devijuar vëmendjen e publikut dhe organeve ligjzbatuese, aty ku nuk duhet të jetë.

Pavarësisht se kemi instituar në Gjykatë, pavarësisht se kemi çuar kallzim penal, prokuroria nuk merr asnjë masë, qoftë për shpërdorimin e detyrës të bërë nga Balla, Xhafa, Veliu, Marko dhe Nushi, por nuk merr asnjë veprim tjetër, as për shpërdorim detyre të kryeprokurorit Gentian Osmani dhe për t’i çuar ata përpara përgjegjësisë penale, për një rast i cili duhet të kishte çuar prapara hekurave disa prej mafiozëve më të mëdhenj që edhe sot kontrollojnë trafikun e drogës në Shqipëri dhe që dje kishin mbështetjen e ish-ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe sot kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit të Republikës Edi Rama.”, tha ai.

The post Salianji nxjerr prova të reja për ‘Babalen’: Si u manipulua zëri i Agron Xhafajt, Alizoti 4 herë i dënuar appeared first on 55 News.

]]>
Dosja Babale/ Debati i plotë ja si avokati nxjerr zbuluar Alizotin, telefonatat e tij me Ballën… https://55news.al/politike/dosja-babale-debati-i-plote-ja-si-avokati-nxjerr-zbuluar-alizotin-telefonatat-e-tij-me-ballen/ Tue, 24 Sep 2019 11:28:44 +0000 https://new.55news.al/?p=119425 Eshtë zbardhur debati që ka barë në gjygj avokati Ledio Braho me njërin nga personazhet e dosjes babale, Fredi Alizotin. Fredi Alizoti gënjen pë kohën e kryerjes së përgjimit nga Albert Veliu me Agron Xhafaj, i cili, siç dëshmojnë dokumentat nga prokuroria e krimeve të rënda, është kryer në tetor.  Fredi Alizoti: Nga fillimi i […]

The post Dosja Babale/ Debati i plotë ja si avokati nxjerr zbuluar Alizotin, telefonatat e tij me Ballën… appeared first on 55 News.

]]>
Eshtë zbardhur debati që ka barë në gjygj avokati Ledio Braho me njërin nga personazhet e dosjes babale, Fredi Alizotin.

Fredi Alizoti gënjen pë kohën e kryerjes së përgjimit nga Albert Veliu me Agron Xhafaj, i cili, siç dëshmojnë dokumentat nga prokuroria e krimeve të rënda, është kryer në tetor. 

Fredi Alizoti: Nga fillimi i janarit e vendosëm. Realizimin e detyrës e kishte marrë ai (Albert Veliu) përsipër, po kishte frikë ta bënte me njerëzit e gruas, se mos i dilnin llafe në Vlorë, e merrte vesh Agroni dhe e vriste. 

Fredi Alizoti gënjen për njohjen mes Agron Xhafës dhe Albert Veliut. tabulatet telefonike dhe deshmia e Agron Xhafajt provojnë njohjen mes tyre

Avokat Ledio Braho: A njihej realisht Albert Veliu me Agron Xhafën?

Fredi Alizoti: Jo, me sa di unë vetëm numrin e telefonit i kishte, nuk kishte lidhje.

Fredi Alizoti gënjen për takimin. nuk ka patur kurrë kontakt me Salianjin apo Gazment Bardhin.

Avokat Ledio Braho: E ke takuar ndonjehere Ervin Salianjin? Ne çfare kushtesh jeni takuar dhe ka pasur bisede mes jush? Pra nuk te ka thene gje per 200,000€?

Fredi Alizoti: E kam takuar te Partia Demokratike, ka qënë së bashku me Gazment Bardhin, thjesht ça bën si kalove, si i ke nga shtëpia. S’kemi biseduar ndonjë herë për lekët, s’më ka thënë asgjë. 

Kundërthënie e Fredi Alizotit me deklaratën për njohjen me Ervin Salianjin.

Avokat Ledio Braho: Personalisht a ke biseduar ndonjehere me Salianjin qofte dhe me telefon? Nese ke telefonuar Taulant Ballen, si eshte e mundur qe nuk e ke telefonuar asnjehere Salianjin qe supozohet qe ishte dhe ne borxh kundrejt teje e për më tepër nuk rezulton që të kesh kërkuar as numrin e tij të telefonit?

Fredi Alizoti: E kam telefonuar, po nuk ma ka hapur.

Avokat Ledio Braho: Pas regjistrimit të bisedës, çfarë verpimesh keni kryer? I bie ka qenë data 16 janar 2018 sipas jush. Rreth çfarë ore keni shkuar tek selia e PD që Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin?

Fredi Alizoti: Kam ardhur në Tiranë, po nuk e mbaj mend mirë, nga mbasditja, dhe kemi shkuar në selinë e PD. Unë kam ndenjur në lokalin e PD. Unë personalisht s’e kam takuar ndonjëherë Ervin Salianjin. (Ka përplasje me deklarimet e mëparshme ku ka deklaruar që atë ditë ai ka shkuar në Fier, kurse Albert Veliu ka qendruar në Vlorë)

Gjykata nuk lejon Fredi Alizotin të përgjigjet për Taulant Ballën dhe disa episode të tjera për njohjen me Ballën.

Avokat Ledio Braho: Si ka mundësi që ju nuk keni kërkuar paratë në Janar kur pretendoni se bëtë regjistrimin? Si ka mundësi që s’ka asnje kontakt mes jush dhe PD gjatë kësaj periudhe por vetem pasi ke telefonuar nr e Taulant Ballës ke folur ne cel për “aktrimin”?”

Gjykatësi nuk lejon Fredi Alizotin të përgjigjet.

Avokat Ledio Braho:  Nese emrin e Taulant Balles e permendje vetem per te vene ne levizje perfaqesuesit e PD per marre shumen e premtuar, pse e ke kerkuar numrin e Taulantit dhe pse e ke marre dhjetra here ne telefon perpara takimit ne seline e PD ku dhe je regjistruar duke pranuar qe kishe marre para nga Taulant Balla?

Fredi Alizoti: E kërkova numrin e Taulant Ballës për mbrojtje se ndjehesha i rrezikuar, vetëm ai më shkoi në mend.

Avokat Ledio Braho: Deri ne momentin qe bere telefonaten te 129 kur dhe u rrefeve per rolin si aktor ne audiopergjim, ka pasur persona te tjere qe kane qene ne dijeni te ketij fakti?

Fredi Alizoti:Asnjeri, përveç shokut tim nga Elbasani që e përmenda dhe në seancën e kaluar (personi është Çelik Biba, që sipas Alizotit, ka qEnë dhe ndërmjetesi me Ballën) 

Përgjigje të tjera interesante nga seanca gjyqësore

Avokat Ledio Braho:Pasi audiopergjimi u be publik, ishit kurioz per te ndjekur ecurine e fatit te Agron Xhafes e vellait te tij Fatmir Xhafa dhe vete ceshtjes se audiopergjimit ne pergjithesi? Kryeministrin Edi Rama (ne daten 16.05.2018) e keni degjuar kur beri deklaraten se zeri tjeter nuk ishte ai i Agron Xhafes, por i nje aktori? 

Fredi Alizoti:S’e kam dëgjuar fare, me tetë klasë shkollë jam unë. 

Avokat Ledio Braho:Cili eshte shefi i madh qe ke takuar ti dhe kerkoje ta takoje serish?

Fredi Alizoti: Për Ardi Veliun e kisha, drejtorin e përgjithshëm.

Avokat Ledio Braho: Ti ke deklaruar me zë dhe me figurë se në një moment të ka marrë me makinë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe të ka dërguar te një kafë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda ku je takuar me Taulant Ballën, vendndodhje kjo që përputhet edhe me vendbanimin e Taulant Ballës gjatë kësaj periudhe. Po ashtu telefonatat e tua në drejtim të Taulant Ballës që janë dhjetra, janëbërë para datës 01.06.2018 dhe ndërkohë në fillim të qershorit 2018, në lidhje me takimin me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën, ke deklaruar se “po, ore më vdekshin të dy pleqtë po të betohem qëështë e vërtetë”, “po ore, po vlla. Ore unë po të them kështu tani. Po ju betohem edhe një herë më vdekshin ça kam në shtëpi, në ju gënjej”, “unë s’të gënjej vlla”, “po ka ardhë ore, se më vjen shumëkeq, po betohem për pleqtë”, “unë s’ju gënjej ore”, “ore mos tëgjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla”. Si e shpjegon që data e takimit me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën përputhet edhe me datën që je rrëfyer në lidhje me faktin që ke qenë ti zëri i Agron Xhafës?

Fredi Alizoti: Këto muhabete i kam bërë me Sali Lushën;

Avokat Ledio Braho: Jo, i ke bërë me Florenc Hoxhën në Qershor, pasi ke komunikuar me Ballên;

Fredi Alizoti: E kam bërë për t’i nxitur, i kam thënë me qëllim që t’i nxisja t’i vija në lëvizje; 

Avokat Ledio Braho:Domethënë kanë qënë të vërteta takimi me Ardi Veliun dhe Taulant Ballën afër banesës së tij; 

Fredi Alizoti: – Jo jo, nuk jam takuar ndonjëherë, kanë qënë thjesht për t’i nxitur, këtë kisha qëllim.

Avokat Ledio Braho:Pra në njërin nga rastet ke gënjyer. Po numrin e Taulantit ku e gjete?

Fredi Alizoti: Numrin e Taulantit ja kam marrë një shokut tim nga Elbasani, isha në rrezik nga PD, nga Ervin Salianji dhe nga njerëzit e tij të PD; 

Avokat Ledio Braho:Të kanë kërcënuar ndonjëherë?

Fredi Alizoti:  Jo, e mendoja unë se jam i zgjuar, ndihesha i rrezikuar; 

Avokat Ledio Braho:Telefonatat e tua ndaj Taulant Ballës kanë ndodhur një javë më parë se të regjistroheshe të video në PD, nga se ndiheshe i kërcënuar dhe përpara se të bëje rrëfimin në polici?

Fredi Alizoti: – E dinin krahu tjetër, e morën vesh të gjithë; 

Avokat Ledio Braho:Citove disa herë se ke bërë 18 vite burg deri tani. Për çfarëveprash je dënuar me parë?

Fredi Alizoti:S’të jap shpjegime o vlla. (e ndërpreu gjykata pyetjen)

The post Dosja Babale/ Debati i plotë ja si avokati nxjerr zbuluar Alizotin, telefonatat e tij me Ballën… appeared first on 55 News.

]]>
“Babale”/ “S’kam pasur njoftim për seancën”, ja dëshmia e Bardhit në gjyq për audiopërgjimin https://55news.al/politike/babale-s-kam-pasur-njoftim-per-seancen-ja-deshmia-e-bardhit-ne-gjyq-per-audiopergjimin/ Wed, 04 Sep 2019 11:09:19 +0000 https://new.55news.al/?p=116396 Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për procesin e njohur si “Babalja”, sot për të dhënë dëshminë e tij. Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë për në gjyq por Bardhi ka mohuar sot se është thirrur nga Gjykata. Ai ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.“S’kam pasur njoftim […]

The post “Babale”/ “S’kam pasur njoftim për seancën”, ja dëshmia e Bardhit në gjyq për audiopërgjimin appeared first on 55 News.

]]>
Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për procesin e njohur si “Babalja”, sot për të dhënë dëshminë e tij.

Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë për në gjyq por Bardhi ka mohuar sot se është thirrur nga Gjykata. Ai ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm.
“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, deklaroi Bardhi.

Ndërsa më tej, i pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.

The post “Babale”/ “S’kam pasur njoftim për seancën”, ja dëshmia e Bardhit në gjyq për audiopërgjimin appeared first on 55 News.

]]>
Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për çështjen e “Babale” https://55news.al/aktualitet/krimet-e-renda-shpallin-moskompetence-per-ceshtjen-e-babale/ Fri, 26 Oct 2018 09:01:46 +0000 https://new.55news.al/?p=61371 Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskopetencën për çështjen ‘Babale’. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Gent Osmani dhe Përparim Kulluri kanë dorëzuar të gjitha materialet në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vazhdoj hetimet vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike dhe për kallëzimin e Rrem Shpalli mos kompetencë dhe hetimet […]

The post Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për çështjen e “Babale” appeared first on 55 News.

]]>
Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskopetencën për çështjen ‘Babale’. Dy prokurorët e Krimeve të Rënda Gent Osmani dhe Përparim Kulluri kanë dorëzuar të gjitha materialet në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vazhdoj hetimet vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike dhe për kallëzimin e Rrem Shpalli mos kompetencë dhe hetimet do vazhdojnë nga Prokuroria e Tiranës.

The post Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për çështjen e “Babale” appeared first on 55 News.

]]>
“Më mbajtën 3 orë peng, më thanë se do më shuanin familjen”, Babale thotë emrat https://55news.al/aktualitet/me-mbajten-3-ore-peng-me-thane-se-do-me-shuanin-familjen-babale-thote-emrat/ Mon, 15 Oct 2018 19:43:12 +0000 https://new.55news.al/?p=58205 Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open”. Gjatë intervistës “Babale” ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se e ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë familje.  “X që nuk dua t’i zë emrin më kërcënoi. […]

The post “Më mbajtën 3 orë peng, më thanë se do më shuanin familjen”, Babale thotë emrat appeared first on 55 News.

]]>
Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open”.

Gjatë intervistës “Babale” ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se e ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë familje.

 “X që nuk dua t’i zë emrin më kërcënoi. Ku je se do të shuaj të gjithë familjen”, tha Albert Veliu. Lidhur me ndalimin e tij në Kosovë, ku akuzohej për kalim të paligjshëm, tha se e kishin ndaluar persona me makina me targa të huaj dhe e kanë mbajtën peng rreth 3 orë.

“Kërkova azil në Kosovë se më kërcënohet jeta Në datën 18 maj isha nisur për një punë time në Tropojë. Rrugës më dolën 4 veta me makina me targa angleze dhe më mbajtën tre orë peng në mes të autostradës, në Laç, ku erdhën shefa police dhe më kërcënonin.

Më pas më çuan te Prokuroria e Krimeve të rënda ku më morën kampionet e zërit”. Sipas tij, kalimi nuk ka qenë i paligjshëm.

Në Kosovë ika në datën 24 maj, nuk kalova kufirin në mënyrë të paligjshme, por me djalin kaluam përmes doganës, rregullisht dhe sapo hymë morëm kontakt me Policinë dhe kërkuam azil politik se na rrezikohej jeta.

Të heqin dorë nga kërcënimi im dhe familjes sime. Edhe këtu në kamp në Kosovë më kanë kërcënuar dhe më kanë ofruar mijëra euro dhe më kanë thënë ta pajisim djalin me pasaportë maqedonase dhe ta nismi jashtë”, deklaroi Babale.

The post “Më mbajtën 3 orë peng, më thanë se do më shuanin familjen”, Babale thotë emrat appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ “Babale” lirohet nga burgu, ja vendimi i gjykatës https://55news.al/aktualitet/foto-babale-lirohet-nga-burgu-ja-vendimi-i-gjykates/ Fri, 12 Oct 2018 16:03:52 +0000 https://new.55news.al/?p=57383 Albert Veliu, i njohur ndryshme me pseudonimin “Babalja”, është liruar sot nga paraburgimi në Kosovë. Menjëherë pas lirimit, avokati Tomë Gashi, ka publikuar edhe një fotografi me “Babalen” dhe djalin e tij, së bashku me vendimin e gjykatës. Pak më herët avokati dhe vetë Albert Veliu, folën ekskluzivisht për Fax News. Në një lidhje të […]

The post Foto/ “Babale” lirohet nga burgu, ja vendimi i gjykatës appeared first on 55 News.

]]>
Albert Veliu, i njohur ndryshme me pseudonimin “Babalja”, është liruar sot nga paraburgimi në Kosovë. Menjëherë pas lirimit, avokati Tomë Gashi, ka publikuar edhe një fotografi me “Babalen” dhe djalin e tij, së bashku me vendimin e gjykatës.

Pak më herët avokati dhe vetë Albert Veliu, folën ekskluzivisht për Fax News.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Fax News”, avokati i Albert Veliut, Tomë Gashi, u shpreh se arrestimi i tij është bërë gabimisht dhe në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Veliu ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë.

“Kemi dëshmuar se arrestimi i tij ka qenë krejtësisht i paligjshëm. Ka qenë një arrestim i gabuar, pasi këtij i takon në bazë të drejtës ndërkombëtare të jetë i lirë.

Klienti im ndihet i rrezikuar në burgjet e Shqipërisë. Tashmë gjithçka është në rregull, është thjeshtë gabim.

Atij duhet t’i pranohet kërkesa për azil në Kosovë, pasi parishikohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Ka qenë i arrestuar ditën e djeshme me kërkesën e Interpolit të Shqipërisë. Ai është plotësisht i sigurtë, është me mua”, – tha avokati Gashi.

Ndërkohë në linjë të drejtëpërdrejtë ka hyrë edhe vetë “Babale” i cili është shprehur shkurt: ” Jam i liruar, jam mirë, jam me avokatin bashkë. Për mua do të flasë ai. Ju faleminderit dhe mirëupafshim!”

The post Foto/ “Babale” lirohet nga burgu, ja vendimi i gjykatës appeared first on 55 News.

]]>
VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi https://55news.al/politike/voa-dosja-babale-merr-nje-rrjedhe-te-re-hetimi/ Wed, 10 Oct 2018 12:11:36 +0000 https://new.55news.al/?p=56653 Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në […]

The post VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi appeared first on 55 News.

]]>
Në Shqipëri, çështja e audiopërgjimit që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duket se mori një rrjedhë të re, pasi deputeti demokrat Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” një video të një bisede me Fredi Alizotin, i arrestuar si personi që sipas prokurorisë ka “luajtur rolin” e Agron Xhafajt. Në dosjen që prokuroria dërgoi në gjykatë javën e shkuar, rezultonte se gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 Qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, Alizoti ka pranuar se Albert Veliu, personi që pretendon se ka folur me vëllanë e ministrit, i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, dhe se në këmbim do të merrte një shumë prej 200 mijë eurosh.

Në bisedën e transmetuar mbrëmë, Alizoti tregon se ai është marrë me makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu i cili e ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas Alizotit kjo ka ndodhur në datën 1 (pa përcaktuar muajin) por që duket se korrespondon me datën kur ai ka dhënë dëshminë e parë në Prokurori. Alizoti ka shtuar gjithashtu se pranë Prokurorisë ka takuar dhe deputetin socialist Taulant Balla. Gjatë bisedës, ai shprehet se i është kërkuar që të mbështeste shumicën. Sipas tij, Balla i ka thënë “Hidhu me ne”, dhe se i ka ofruar dhe para.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, mohoi sot përmes një deklarate publike variantin e Alizotit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se “në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës. Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, saktëson deklarata e Policisë./zëri i amerikës

The post VOA: Dosja ‘Babale’ merr një rrjedhë të re hetimi appeared first on 55 News.

]]>
PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS https://55news.al/aktualitet/po-alizotit-iu-premtuan-100-mije-euro-por-nga-ps/ Tue, 09 Oct 2018 17:18:00 +0000 https://new.55news.al/?p=56448 Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje.  Ai ka pranuar […]

The post PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS appeared first on 55 News.

]]>
Kush është Fredi Alizoti? Kjo pyetje po bën kuriozë të gjithë shqiptarët që ditët e fundit janë njohur me një personazh që u vetë-ofrua të pranojë se zërin e Agron Xhafajt e bëri ai. Fredi Alizoti, në dosjen hetimore të prokurorëve të çështjes rezulton të jetë i dënuar më parë, për vjedhje. 

Ai ka pranuar se në bashkëpunim me Albert Veliun (dëshmitarin X) kanë realizuar një bashkëbisedim dhe roli i tij ishte të bënte Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Fredi, thuhet në fashikujt e prokurorisë rezulton të ketë folur me shumë personazhe dhe ku u thotë se ai eshtë aktori dhe të gjithë këtë e bëri për të marrë 100 mijë euro.

Skema është mjaft e bukur për tu besuar. Nëpërmjet kësaj strategjie bie poshtë kauza se vëllai i Ministrit merret me trafik droge, Partia Demokratike del se ka dashur të shfrytëzojë sajesën e “Dëshmitarit X” për përfitime elektorale, një deputet i opozitës do të akuzohet për mbështetje të këtij plani, një gazetar që i shkel në kallo mazhorancës do të zhduket, dhe Rama me oborrin do të vazhdojnë të pa shqetësuara qeverisjen e këtij vendi.

Por, disa pikëpyetje ngrihen edhe në këtë skenar të bukur me “Happy End” për socialistët.

Pyetja e parë është, si ka mundësi që një njeri që e di se mund të hajë burg për kallëzim të rremë del e merr përsipër që ka kryer një krim?

Si ka mundësi që Fredi Alizoti, aktori i pretenduar se ka bërë zërin e Geron Xhafajt, del në skenë vetëm pas publikimit të audio përgjimit në media. (Sipas kërkesës së prokurorisë, tabulatet ndaj tij nisin vetëm pas zotimit të Edi Ramës se në audio-përgjim nuk është zëri i Geron Xhafajt)

Sipas skenarit, Fredi Alizoti u vu nën përgjim në datën 22 maj 2018, një javë pasi PD publikoi në media audio përgjimin ku Geron Xhafaj i premton “Dëshmitarit X” se do t’i mundësojë një rrugë me kanabis për në Itali. Dhe çuditërisht në datën 1 qershor (data të konfirmuara nga dosja hetimore) vetë Fredi Alizoti telefonon Drejtorin e Policisë së Qarkut Fier, për ti treguar se ai e ka bërë zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm. Alizoti (aktori) merr përsipër të tregojë se ka bërë krim. Në këto raste , krimineli tenton që ti fshihet krimit të bërë dhe jo të marrë në telefon policinë e ti tregojë se ka bërë krim.

Ndërkohë që po thurej ky skenar, Rama e Xhafaj paralelisht bënin dalje publike në mbrojtje të Geron Xhafajt dhe paralajmëronin se audio përgjimi ishte një film i montuar dhe se shqiptarët do të shokoheshin me përfundimet. (Përfundime të cilat shokuan vërtet opinionin publik me daljen në skenë të aktorit Fredi)

Skenari i filmit “Fredi” u la në harresë, siç e thotë edhe prokuroria në dosjen e saj, pasi që nga data 1 qershor 2018 kur Alizoti u vetë shpall se ka bërë krim, ai u thirr për të dëshmuar para prokurorëve në datën 27 shtator 2018, pra ai u thirr të vazhdonte skenarin tre muaj pasi organi i akuzës ishte në dijeni të bisedës së Alizotit me drejtorin e Policisë së Fierit.

Pse Prokuroria priti tre muaj që ta thërriste Alizotin?

Nëse marrim parasysh hapësirën kohore që nga dalja e audio-përgjimit e deri në fund të shtatorit, kohë kur është rithirur aktori “Fredi” për të vazhduar pjesën e dytë të xhirimeve “Rama”, kanë rrjedhur shumë ngjarje.
Geron Xhafaj iu dorëzua Italisë për të vazhduar në një dënim të tij për trafikim të lëndëve narkotike, prokuroria kishte nisur një hetim mbi denoncimin e vëllait të ministrit të Brendshëm që pretendon se iu prish imazhi, Rama vazhdonte të bënte deklarata publike se zëri nuk ishte i Geron Xhafajt, dhe CD me audio-përgjimin shkonte nga një shtet në tjetrin për t’iu nënshtruar ekspertizës. Ndonëse u refuzua në disa shtete të Bashkimit Europian, Rama me prokurorët e Arta Markut gjetën një kompani private në Britani që mori përsipër të kryente ekspertizën.

Në të njëjtën kohë, skenari “Rama” me aktor “Fredin” mbeti pezull.

Thirrja e Alizotit në prokurori për të dëshmuar rreth denoncimit që i bëri vetes, tre muaj pas 1 qershorit kur ai telefonoi Drejtorin e Policisë së Fierit, përkon edhe me kohën kur në Tiranë mbërriti përgjigja e britanikëve mbi audio-përgjimin.
Ekspertiza deklaron se e ka të pamundur të japë një konkluzion se i kujt është zëri në audio-përgjim, pasi cilësia është e dobët. ( e vërtetuar nga përgjigja e akt ekspertimit britanik)

Tashmë Rama ishte i qetë. Shkencërisht nuk vërtetohet dot se Geron Xhafaj ishte në audio përgjim, sikundër shkencërisht nuk mund të hidhet dot poshtë pretendimi i Fredi Alizotit se është ai që ka bërë aktorin në audio-përgjim.
Dhe me këto gjëra të sigurta, iu hap rruga pjesës së dytë të skenarit “Rama-Fredi”. Në bazë të skenarit, Fredi Alizoti do të këmbëngulë se opozita i ka ofruar 100 mijë euro që ai të luante rolin e Geronit.

Dhe në përfundim të “filmit”, Fredi Alizoti do të kryejë pak muaj burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Dhe pak muaj ia vlejnë për një pagesë të majme për të shpëtuar lëkurën e mazhorancës në këtë situatë denoncimesh./ Redaksionale 55news.al

 

The post PO! Alizotit iu premtuan 100 mijë euro, por nga PS appeared first on 55 News.

]]>