babalen Archives - 55 News https://55news.al/tag/babalen/ Sun, 14 Oct 2018 16:38:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png babalen Archives - 55 News https://55news.al/tag/babalen/ 32 32 Ish-drejtuesi i policisë: Oficerët që hetojnë “Babalen” janë nën presion https://55news.al/aktualitet/ish-drejtuesi-i-policise-oficeret-qe-hetojne-babalen-jane-nen-presion/ Sun, 14 Oct 2018 16:38:09 +0000 https://new.55news.al/?p=57801 Ish-drejtuesi i lartë në polici, Arjan Hoxha, aktualisht sekretari i Shoqatës së Policëve në Lirim i ftuar në studion e Fax News ka komentuar çështjen e audio-përgjimit ‘Babale’. Sipas Hoxhës oficerët e policët janë në një trysni të madhe, duke qenë se personi nën hetim është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni Për […]

The post Ish-drejtuesi i policisë: Oficerët që hetojnë “Babalen” janë nën presion appeared first on 55 News.

]]>
Ish-drejtuesi i lartë në polici, Arjan Hoxha, aktualisht sekretari i Shoqatës së Policëve në Lirim i ftuar në studion e Fax News ka komentuar çështjen e audio-përgjimit ‘Babale’.

Sipas Hoxhës oficerët e policët janë në një trysni të madhe, duke qenë se personi nën hetim është vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni

Për sekretarin e Shoqatës së Policëve në Lirim, ndërhyrja e kryeministrit dhe deklaratat e tij janë flagrante dhe të pakumtimta dhe tregojnë haptazi sesa e kapur është Policia e Shtetit.

‘Unë do ta trajtoja më tepër nga ana e aspektit teknik, si duhet trajtuara kjo e dhënë për kryerjen e veprës penale për të shkuar sa më shpejt në zbulimin e së vërtetës dhe autorëve të mundshme të kësaj vepre penale.

Në opinionin tim është e pakuptimtë ndërhyrja e menjëhershme e kryeministrit të vendit në veprime që janë tërësisht teknike të organit të akuzës pra prokurorisë, duke i paraprirë hetimit.

Deklarata e kryeministrit që kemi të bëjmë me një spekulim ishte shumë e shpejtë dhe vetë institucionet e specializuara për të bërë verifikimin do ta kishte mjaft të pamundur që të arrinte në një rezultat të tillë, sepse duheshin marrë kampionet e zërit të Agron Xhafës të krahasoheshin me komunikime të tjera të tij, atë ç’ka ishte vënë në dispozicion të prokurorisë.

Ata do dilnin me një akt të argumentuar me fakte konkrete. Kemi edhe prova të tjera si këqyrja e tabulateve telefonike, apo qelizave të vendndodhjes së personave në momentin që pretendohet se është kryer ky përgjim komunikim. Do arrihej një konkluzion të saktë nëse është manipuluar përgjimi.

Asnjë nga oficerët e policisë gjyqësore që gjenden nën juridiksionin e ministrit të Brendshëm nuk duhet të merrte pjesë në veprime procedurale sepse organi i Prokurorisë ka mjaft burime njerëzore, duke qenë se ky rast ishte specifik, jo i ngjashëm me raste të tjera.

Të jemi realist oficerët ndodhen në një trysni të madhe. Përgjigja është evazive nëse mund të jetë zëri apo jo i Agron Xhafës. Ekspertët nuk janë të qartë por të ndërthur me prova të tjera mund të japim një version më të qartë.

Ka telefonata ka përgjime që tregojnë se janë prova që nuk mund të cënohen. Ne nuk jemi këtu për t’i besuar asnjërit prej dëshmive, vetëm provat shkencore.

Kam qenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe aq sa kam qenë unë nuk ka patur raste kaq flagrance. Ku të ketë ndërhyrje për të prishur këtë balancë. Nuk e di në çfarë presionin janë oficerët e policisë. Natyrisht që ka presion. Kemi dy tre raste që janë të përfshirë politikanët’, tha ai.

The post Ish-drejtuesi i policisë: Oficerët që hetojnë “Babalen” janë nën presion appeared first on 55 News.

]]>
Qytetari-Ramës: “Pasha”, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta sesa demagogjinë tënde https://55news.al/politike/qytetari-rames-pasha-me-mire-degjoj-babalen-qe-thote-ca-te-verteta-sesa-demagogjine-tende/ Mon, 21 May 2018 15:21:08 +0000 https://new.55news.al/?p=18137 S’kanë të mbaruar komentet e qytetarëve në takimet e “hapura” të qeverisë. Pasditen e sotme shtabi qeveritar ka shkuar në Gjirokastër për të ashtuquajturën llogaridhënie publike. Gjatë bisedimit që Rama është duke zhvilluar me qytetarët, njëri ndër to i quajtur Jozef Kulig, e thërriti Ramën “pasha”, në të njëjtën mënyrë si Albert Veliu quante vëllain […]

The post Qytetari-Ramës: “Pasha”, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta sesa demagogjinë tënde appeared first on 55 News.

]]>
S’kanë të mbaruar komentet e qytetarëve në takimet e “hapura” të qeverisë.

Pasditen e sotme shtabi qeveritar ka shkuar në Gjirokastër për të ashtuquajturën llogaridhënie publike.

Gjatë bisedimit që Rama është duke zhvilluar me qytetarët, njëri ndër to i quajtur Jozef Kulig, e thërriti Ramën “pasha”, në të njëjtën mënyrë si Albert Veliu quante vëllain e ministrit të Brendshëm, në audio-përgjimin e publikuar.

Rama duke iu përgjigjur këtij komentuesi shkruan se shumë shpejt do t’i dalë tymi kësaj historie besoj se s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta.

Debati:

Jozef Kulig: Do shohim AJSBERGUN Pasha,ka me shume rendesi Babalja qe thote ca te verteta dhe pse pi raki,se sa te degjojme demagogji

Edi Rama: Jemi vend i lire dhe gjithkush eshte i lire te shohe cfare te doje, ndersa e verteta pastaj eshte ca me e komplikuar per shume njerez, pikerisht sepse eshte shume e thjeshte! Pa merak se do t’i dale tymi shpejt kesaj historie besoj dhe s’me thote dot askush si ti pastaj qe s’ua thashe si qendron e verteta… Sa per demagogjine, nuk jam i sigurte qe i’a di kuptimin kesaj fjale, po une nuk bej demagogji, them ato qe mendoj e bej ato qe them, me mundime sa te duash e ndonjehere ka gjera qe vonojne, po do ti s’do ti, ne punen time ka ndershmeri e perkushtim pa rezerve! Shikim te mbare dhe mos pi ti raki te pakten se edhe keshtu pa raki esell nuk je.

The post Qytetari-Ramës: “Pasha”, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta sesa demagogjinë tënde appeared first on 55 News.

]]>