bajren Archives - 55 News https://55news.al/tag/bajren/ Fri, 04 May 2018 15:22:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png bajren Archives - 55 News https://55news.al/tag/bajren/ 32 32 Bajren ofron 100 milion euro për Dybalan https://55news.al/sport/bajren-ofron-100-milion-euro-per-dybalan/ Fri, 04 May 2018 15:22:38 +0000 https://new.55news.al/?p=12249 Shtohet edhe një tjetër nga klubet më të mëdha të Europës që interesohet për Paulo Dybala. Sipas “Bild”, Bajreni i Mynihut e sheh sulmuesin argjentinas si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit. Për t’ia marrë argjentinasin Juventusit, Bajreni është gati të shpenzojë 100 milionë euro. Drejtuesit e Juventusit duhet ta mendojnë mirë këtë ofertë, që me […]

The post Bajren ofron 100 milion euro për Dybalan appeared first on 55 News.

]]>
Shtohet edhe një tjetër nga klubet më të mëdha të Europës që interesohet për Paulo Dybala. Sipas “Bild”, Bajreni i Mynihut e sheh sulmuesin argjentinas si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit.

Për t’ia marrë argjentinasin Juventusit, Bajreni është gati të shpenzojë 100 milionë euro.

Drejtuesit e Juventusit duhet ta mendojnë mirë këtë ofertë, që me shifrat stratosferike të shpenzuara vitet e fundit në merkato duket e ulët. Por, nga ana tjetër, Dybala ka pasur ulje-ngritjet e tij përgjatë sezonit, madje edhe marrëdhëniet me Allegrin nuk kanë qenë ndër më të mirat.

Tekniku livornez që në shumë raste e ka lënë stol, duke e konsideruar zgjedhje të dytë për sulmin. Juventusi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në grupin e tij, pasi dihet që Gigi Buffon pritet t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur, ndërsa Alex Sandro është me valixhe në duar. Edhe Mandzukic me shumë mundësi po jeton ditët e fundit në Torino, pasi drejtuesit po mendojnë për rifreskimin e skuadrës me lojtarë të rinj dhe tepër cilësorë. Për këtë arsye edhe ofertat për Dybalan mund të merren në konsideratë, pikërisht në funksion të riorganizimit të kampionëve të Italisë për sezonin e ardhshëm.

The post Bajren ofron 100 milion euro për Dybalan appeared first on 55 News.

]]>
Bajern kërkon hakmarrje https://55news.al/sport/bajren-kerkon-hakmarrje/ Wed, 25 Apr 2018 12:17:02 +0000 https://new.55news.al/?p=9120 E gjithë vëmendja e mbrëmjes së sotme do jetë në  “Allianz Arena”, ku Bajren do të presë Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Për kampionët e rikonfirmuar të Gjermanisë kjo është mundësia për të marrë hakun ndaj madrilenëve, pas eliminimit që këta të fundit i shkaktuan sezonin e kaluar në […]

The post Bajern kërkon hakmarrje appeared first on 55 News.

]]>
E gjithë vëmendja e mbrëmjes së sotme do jetë në  “Allianz Arena”, ku Bajren do të presë Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Për kampionët e rikonfirmuar të Gjermanisë kjo është mundësia për të marrë hakun ndaj madrilenëve, pas eliminimit që këta të fundit i shkaktuan sezonin e kaluar në çerekfinale. Tekniku i bavarezëve këtë radhë është Jupp Heynckes, i fundit që eliminoi Realin në vitin 2012. Me rikthimin e tij në pankinën e bavarezëve, futbollistët kanë fituar shumë besim.

 Po në këtë takim Bajren nuk do të ketë dy nga superyjet e  tij Neuer dhe Arturo Vidal të dëmtuar, ndërkohë që edhe Alaba është në dyshim, por te kjo skuadër janë të bindur se mund të eliminojnë Realin. Arma më e fortë e bavarezëve është Robert Lewandowski, i cili e di shumë mirë si ti acarojë spanjollët.

Ndërkohë nga spanjollët, duket se trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të besojë te Benzema për të qenë përkrah Cristiano Ronaldos në repartin e avancuar të kampionëve në fuqi të Evropës, ndërkohë që Bale edhe këtë radhë duket se do ta nisë sfidën nga stoli. Padiskutim, kërcënimi më i madh për mbrojtjen bavareze do të jetë Cristiano Ronaldo. Portugezi është në formën më optimale të tij, duke u bërë vendimtar për Realin e Madridit në këtë pjesë të dytë të sezonit. Ndër të tjera, Ronaldo duket se është pothuajse i vetmi lojtar që shënon gola për Zidane, sidomos në Ligën e Kampioneve ku po thyen çdo rekord. Bajreni është një ndër viktimat e preferuara të Ronaldos, me 33-vjeçarin që ka shënuar 9 gola në 6 përballje me bavarezët.

The post Bajern kërkon hakmarrje appeared first on 55 News.

]]>
Hoeness: Bajern synon hakmarrje ndaj Realit https://55news.al/sport/hoeness-bajren-synon-hakmarrje-ndaj-realit/ Tue, 24 Apr 2018 13:47:24 +0000 https://new.55news.al/?p=8834 Menyja e javës e Bajrenit ka si pjatë të parë hakmarrjen ndaj Realit. Formacioni bavarez do të përballet me atë që e cilësonte kundërshtari më i vështirë para finales së madhe në Champions. Kampionët e Bundesligës, edhe këtë sezon do të luajnë ndaj “Los Blancos”, por ndryshe nga viti i kaluar, tashmë përballë janë takimet […]

The post Hoeness: Bajern synon hakmarrje ndaj Realit appeared first on 55 News.

]]>
Menyja e javës e Bajrenit ka si pjatë të parë hakmarrjen ndaj Realit. Formacioni bavarez do të përballet me atë që e cilësonte kundërshtari më i vështirë para finales së madhe në Champions.

Kampionët e Bundesligës, edhe këtë sezon do të luajnë ndaj “Los Blancos”, por ndryshe nga viti i kaluar, tashmë përballë janë takimet e gjysmëfinaleve.

Të dy ekipet eliminuan respektivisht Sevillan dhe Juventusin, e tani synojnë finalen “epike” të Kievit në Ukrainë.

Formacioni i Jupp Heynckes synon sërish “tripletë”, që e ka fituar më parë në vitin 2013. Uli Hoeness, presidenti i Bajrenit paralajmëroi Realin se llogaritë tani bëhen ndryshe.

“Jemi më në formë sesa sezonin e kaluar dhe nuk do të bëjmë llogari me dëmtimet, si në vitin 2017. Manuel Neuer ka një zëvendësues si Sven Ulreich, që është shumë i mirë. Kemi lojtarë në formë si Thomas Mueller, apo të tjerë që janë rigjeneruar nga trajneri Heynckes. Vitin e kaluar, arbitri Kassai bëri 3-4 gabime të mëdha dhe gjykimi i tij ishte i sikletshëm”, tha Hoeness.

Ky takim do të jetë gjithashtu një sfidë e drejtpërdrejtë edhe mes dy sulmuesve më në formë të momentit, Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo. Polaku ka mundësinë të joshë sërish ekipin që kërkon me ngulm në merkato, ndërsa portugezi synon të shtojë një tjetër Champions në muzeun prestigjioz të trofeve.

The post Hoeness: Bajern synon hakmarrje ndaj Realit appeared first on 55 News.

]]>